Insitituti IDEA » Çështje Sociale

Shpesh e kërkojmë lumturinë te gjërat materiale, por thelbi i saj mbetet shpirtëror.
Siç thuhet me mençuri:

‘Lumturia, është dhuratë prej Zotit…, dhe si e tillë, nuk zbret në zemrën ku ka arrogancë dhe egoizëm’

Kjo nuk është vetëm filozofi fetare, por edhe një e vërtetë psikologjike

Serotonina dhe Oksitocina janë hormonet që na bëjnë të ndihemi mirë. Por truri ynë i lëshon këto kimikate kur ne sillemi në mënyra të caktuara…, pra nuk dhurohen ‘kot’, por vetëm kur kujdesemi për të tjerët.

Nëse lejojmë që arroganca dhe egoizmi të zënë vend në zemrat tona, ne sabotojmë aftësinë tonë për të ndjerë lumturi. Këto dy gjendje janë armiq të mirëqenies sonë.

Egoizmi dhe arroganca pengojnë dhe dëmtojnë elementet kyçe të lumturisë tonë:

* Forcimin e marrëdhënieve sociale

* Kultivimin e përulësisë dhe mirënjohjes

* Shfaqjen e thellë të empatisë (ndjeshmërisë)

* Gëzimin e bamirësisë dhe kontributit

* Arritjen e qartësisë dhe urtësisë

* Gjetjen e paqes dhe rehatisë shpirtërore, etj.

Lute Zotin me sinqeritet, që të ruaj prej arrogancës dhe egoizmit që mund të shfaqet në zemrën tënde.

Jeta pa lumturi është sikur dita pa diell!

Vehbi Zeqiri

Sprova e TikTok-ut
Në kohët e fundit, platforma TikTok është përhapur në të gjithë botën dhe është bërë një nga angazhimet kryesore të të rinjve. Ky aplikacion, i cili u lançua në Kinë disa vite më parë, fitoi famë me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Problemi kryesor i tij është se i mban njerëzit të zënë për orë të tëra, pasi përmban video të shkurtra që nuk i kalojnë dhjetë minuta. TikTok-u i jep mundësinë çdokujt të ngarkojë përmbajtjen e tij lehtësisht nga telefoni, duke krijuar kështu një shumëllojshmëri videosh të shkurtra nga e gjithë bota, të cilat tërheqin shikuesit dhe i bëjnë ata të kalojnë nga një video në tjetrën, derisa minutat dhe orët u ikin pa u ndier.

Për këtë arsye, e gjithë bota është magjepsur pas këtij aplikacioni, dhe këtu nuk përjashtohen as myslimanët. Shumë të rinj ndjekin gjithçka që gjejnë në internet, pa marrë parasysh vlefshmërinë apo ndalimin e saj. Sapo një person hyn për të eksploruar TikTok-un, ai përballet me përmbajtje të dobët dhe një nivel të ulët etik. Ky aplikacion duket sikur ka mbledhur të gjitha gjërat negative të internetit nëpërmjet videove të shumta, duke e shndërruar atë në një “depozitë mbeturinash” të botës virtuale.

Është për të ardhur keq teksa shohim shumë të rinj myslimanë të cilët shikojnë lloj – lloj videosh me përmbajtje që goja nuk t’i zë t’i thuash. Djemtë ndajnë video me përmbajtje pa asnjë vlerë dhe imitojnë Perëndimin dhe elementët më të degjeneruar të shoqërisë së tyre në çdo gjë. Ndërsa tek vajzat, situata është edhe më e rëndë; ato kanë braktisur hixhabin, bisedojnë me djemtë në chat dhe në dhoma zanore pa pikë turpi. Duket sikur të gjithëve u është dhënë liri e pakufizuar, si djemve ashtu edhe vajzave, pa asnjë kufizim, pa ndonjë mbikëqyrje apo përgjegjësi. A thua vallë ka ardhur Dita e Gjykimit dhe të gjithë ne kemi hyrë në Xhenet?! Tashmë nuk po e dimë çfarë është hallall dhe haram, sepse mëkatet jo vetëm që bëhen haptazi, por askush nuk pendohet dhe askush nuk i trembet ndëshkimit të Zotit. Allahu i Madhëruar thotë: “A mos vallë ndihen të sigurt nga dënimi i Allahut? Nuk ndihet i sigurt nga dënimi i Allahut përveç populli i humbur.”[1]

Kështu ne i shohim të rinjtë tanë teksa humbin orë e ditë të tëra në këtë aplikacion, duke shpërdoruar vitet më të rëndësishme të jetës së tyre, duke mos i kushtuar vëmendjen e duhur faljes së namazit, leximit të Kuranit, kërkimit të dijes apo qoftë edhe studimit të mësimeve.

Çuditë e TikTok-ut

Ndër gjërat më të çuditshme që kemi parë në këtë aplikacion është shfaqja e vajzave me hixhab duke kërcyer, djem dhe burra që vendosin grim, pleq që kërcënojnë me këngët më të ulëta, nëna që filmojnë vajzat e tyre për të fituar para, dhe shumë gjëra të tjera të habitshme. Vallë ku është devotshmëria dhe frika nga Allahu? Ku janë zhdukur morali dhe vlerat? A kanë harruar ata se Allahu është i Plotfuqishëm të na zhdukë të gjithëve në një çast, dhe se zemërimit të Tij nuk mund t’i bëj ballë askush? Apo kanë harruar mësimet e Islamit? Ata ose nuk dinë, ose nuk u intereson fare, ose nuk e marrin në konsideratë faktin se Allahu i sheh. Allahu i Madhëruar thotë:”Dhe Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që ata veprojnë.”[2]

Sa e çuditshme është mënyra se si interneti po i ndryshon njerëzit me një shpejtësi të frikshme! Rrjetet sociale i kanë devijuar shumë prej tyre, teksa – lehtësisht – i shohim të rinjtë myslimanë që po imitojnë Perëndimin dhe jobesimtarët në gjithçka. Madje, është bërë e vështirë të dallosh një mysliman nga një jo-mysliman. Këtë e ka parashikuar edhe Profeti (a.s) kur ka thënë: “Do të ndiqni rrugën e atyre që ishin para jush pëllëmbë pas pëllëmbe dhe krah pas krahu, derisa edhe sikur të hynin në vrimën e hardhucës, ju ju do t’i ndiqnit ata.” Sahabët e pyetën: “O i Dërguari i Allahut, a e ke fjalën për hebrenjtë dhe të krishterët?” Ai tha: “Po, për kë tjetër?”[3]

Sigurisht, ne nuk mund të mohojmë se TikTok-u ka video me përmbajtje të dobishme,siç janë recitimet e bukura të Kuranit dhe ligjëratat e dijetarëve. Allahu i shpërbleftë ata që i publikojnë këto video. Allahu i Madhëruar thotë: “E kush ka fjalë më të mirë se ai që thërret në rrugën e Allahut, bën vepra të mira dhe thotë: Unë jam prej myslimanëve?”[4] Megjithatë, vërehet se shumica e videove kanë përmbajtje të dëmshme dhe nuk përcjellin asnjë dobi. Prandaj, është e këshillueshme që të shtohen kanalet islame në këtë platformë dhe të zgjerohet aktiviteti i tyre. Kjo duhet të bëhet nën mbikëqyrjen e dijetarëve dhe studentëve të dijes, në mënyrë që të përhapet sa më shumë e mira dhe të zvogëlohet ndikimi i përmbajtjeve të pahijshme.

Problemet e TikTok-ut

TikTok-u ndikon negativisht në përqendrimin tonë dhe e zvogëlon ndjeshëm përqendrimin. Kjo dukuri është quajtur “Truri i TikTok-ut” (TikTok Brain). Për shkak të çlirimit të shpejtë të hormonit të dopaminës nga videot e shkurtra dhe të pafundme, bëhet më e vështirë për shikuesit e rinj që të përqendrohen në aktivitete më intesitet më të ngadaltë. Efekti që TikTok – u ka lënë tek njerëzit është sikur t’i kishim futur fëmijët në një dyqan ëmbëlsirash ku gjithçka është shumë tërheqëse dhe e shpejtë.

Padyshim kjo dukuri ka një ndikim negativ në procesin e tyre të mësuarit dhe aftësisë për të kuptuar gjërat, duke e kundërshtuar kështu objektivin e përgjithshëm të Kuranit, i cili është përmirësimi i jetës individuale dhe shoqërore. Dëmi i kësaj dukurie është i madh, veçanërisht te fëmijët. Profeti (a.s) ka thënë: “Nuk ka dëm dhe as shkaktim të dëmit (në Islam).”[5] Për këtë arsye, është më e udhës që të largohemi prej tij dhe të mos i mësojmë fëmijët të jenë të varur nga ai.

Një nga problemet e TikTok-ut është gjithashtu se ai përzien videot e mira dhe të këqija për shikuesin, dhe duket se kompania e bën këtë qëllimisht. Teksa përdoruesi hyn për të parë një temë të caktuar, ai vëren se lloji i përmbajtjes ndryshon papritur në videon e radhës në diçka krejtësisht pa lidhje dhe shpeshherë edhe gjëra të ndaluara. Për këtë arsye, është më mirë të qëndrohet larg tij, pasi ai çon në mëkate dhe shpërdoron kohën e çmuar, të cilën secili prej nesh ka nevojë që ta shfrytëzoje atë për t’u përgatitur për një Ditë kur do të ketë më shumë nevojë se kurrë për çdo vepër të mirë që mund ta ndihmojë. Si mund të ketë një përdorues i tij shqetësim për botën tjetër, kur nuk i ka mbetur më kohë për të kërkuar dije, për të falur namazin e natës, për të përmendur Allahun, për të kërkuar falje dhe për të kujtuar mëkatet e tij në mënyrë që të pendohet prej tyre?

Engjëlli i vdekjes mund të vijë dhe mund të marrë shpritin e gjithsekujt prej nesh, teksa ne po përdorim këtë aplikcion duke qenë në një gjendje pakujdesie dhe humbjeje. A nuk do të ishte më mirë që ta linin këtë aplikacion dhe të pendoheshin para se të jetë tepër vonë? Koha e një myslimani është më e çmuar sesa të humbet në këtë aplikacion. E lavdëruar qoftë Allahu që na ka lënë derën e pendimit të hapur me mirësinë e Tij, dhe nuk ka vend për dëshpërim nga falja dhe mëshira e Tij. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me mëkate! Mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Vërtet, Allahu i fal të gjitha mëkatet. Ai është Mëshiruesi, Falësi!”[6]

Le të zgjedhim burime hallall për jetesën, larg mëkateve dhe dyshimeve, dhe të kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga sprovat, ato që janë të dukshme dhe ato që janë të fshehura. I lutemi Atij të zgjojë rininë tonë për çështjet e Ahiretit dhe t’i mbrojë ata nga sprova e TikTok-ut dhe të tjera si ai.

Autor: Menal Muhamed

Përktheu: Elton Harxhi/mesazhi/

[1] – Sure A’raf: 99.

[2] – Sure En’am: 132.

[3] – Buhariu.

[4] – Sure Fussilet: 33.

[5] – Ibn Maxheh dhe Ahmedi.

[6] – Sure Zumer: 53.

Respekti i njeriut ndaj krijesave të tjera
Edhe kafshët janë një pjesë dhe amanet i kësaj jete sikurse njeriu, sepse ato kanë shpirt, ndiejnë dhembje dhe kanë nevojë për ujë dhe ushqim.

Po të shikojmë rrethin tonë, do të vërejmë se çdo gjë është krijuar me një llogari, sistem dhe masë. edhe nëse nuk e dimë shkakun, të gjitha krijesat që janë, me shpirt qofshin ato ose pa shpirt, që të gjitha kanë një qëllim dhe urtësi. Ta lëmë vetëm për një çast njeriun jashtë këtyre krijesave. E dimë se shumë krijesa dhe gjallesa jetojnë, si në tokë ashtu dhe në det. Një pjesë prej tyre, zvarriten, një pjesë tjetër ecin, një pjesë tjetër fluturojnë e një pjesë tjetër vazhdojnë jetën e tyre duke notuar në det. Secila prej tyre, të gjitha ato i sigurojnë rrethit dhe botës që jetojmë, lloje të ndryshme vlerash. Jemi dëshmitarë të llojllojshmërisë së tyre, ngjyrave të tyre, bukurive që kanë ato dhe të mënyrës së lëvizjeve të tyre. Në këtë mënyrë, bota e kafshëve dhe shpendëve është bërë një copë e jetës sonë të përditshme, prandaj jemi të obliguar që ta jetojmë dhe ta ndajmë botën me to. E edhe popujt e tjerë antikë, që kanë jetuar para nesh, kanë gdhendur, vizatuar dhe pikturuar fotografitë e tyre nëpër lisa, gurë, mure dhe nëpër shpella. Kjo tregon se ata u jepnin atyre një vlerë të madhe. E ka nga ato që një pjese të të cilave u kishin dhënë vlerë të tepruar dhe të gabuar përveç respektit, pra i kishin ngritur në shkallën e adhurimit të tyre. Në anën tjetër, këto krijesa përmenden shpesh në letërsi, poezi, legjenda, mesele dhe tekste të ndryshme. Pëllumbi, bilbili, thëllëza, kali, deveja, elefanti, drenusha etj., janë disa nga ato që përmenden. Pa asnjë dyshim, gjatë gjithë historisë ka pasur hapa e qëndrime të ndryshme ndaj botës së kafshëve. Natyrisht, edhe Feja İslame, këtë aspekt nuk e ka lënë anash, dhe, si në kuran ashtu edhe në hadithe, trajtohet kjo çështje. Të kujtojmë se një pjesë e sureve – kaptinave të Kuranit janë quajtuar me emra të disa kafshëve. Këto janë: El-Bekare (Lopa), En-Nahl (Bleta), En-Neml (Buburreci), Ankebut (Merimanga) dhe Fiil (Elefanti). Në hadithe dhe në literaturën e jurisprudencës islame është cekur në mënyrë të hollësishme se si duhet të sillemi me to, cilat dhe kur mund të vriten, nëse na dëmtojnë; janë cekur se cilave prej tyre mund t’u hahet mishi e cilave jo, cilat mund të priten kurban edhe si duhet të theren, norma e kafshëve të ngordhura, zekati për to etj.. Për shkak të përmendjes së shpeshtë të kafshëve në ajetet kuranore dhe në hadithet e Pejgamberit a. s., ne duhet të dimë dhe të kujtojmë se edhe ato janë krijuar nga Allahu xh. sh. dhe se në krijimin e tyre ka bukuri të mëdha. Një grup nga këto kafshë, njerëzve u ofrojnë ushqime, shërbejnë për bartje e hipje, kanë vlerë pasurie, dhe nga të gjitha ka ndonjë mundësi shfrytëzimi. E në anën tjetër, është cekur se të falënderosh për këto begati, është një detyrë dhe obligim ndaj Krijuesit. Sepse ka një rëndësi të veçantë që njerëzit të kenë një rezervë gjatë përdorimit të tyre, dhe të njohin të lejuarën dhe të ndaluarën për to. Përveç kësaj, një pjesë e tyre, pasi mund të shfrytëzohen për kurban dhe zekat, prandaj njerëzit, përmes atyre, arrijnë afrimin ndaj Allahut xh. sh..

Ruajtja e të drejtave të tyre

Për fat të keq dhe me keqardhje, duhet të themi se zhvillimi i teknologjisë dhe dalja e saj në plan të parë, zhvillimi dhe ndërtimi i vendeve e qyteteve me një shpejtësi të madhe dhe spërkatja me ilaçe të ndryshme e kopshteve, ka ngushtuar mundësitë dhe u ka marrë kafshëve të drejtën e të jetuarit. E, në anën tjetër, duhet të dimë se çdo krijesë ka të drejtën e saj për të jetuar. Njeriu nuk duhet të ngurrojë assesi për të shfaqur dashurinë ndaj tyre, ashtu sikurse bëjnë me njerëzit tjerë. Të mos harrojmë se edhe të gjitha kafshët kanë cilësi dhe atyre u takon dashuria sikurse edhe njerëzve. Ato nuk duhet të keqpërdoren. Nuk duhet të dëmtohen dhe t’u bëhet zullum nga ne. Atyre nuk duhet t’ua ngushtojmë të drejtat e tyre për të jetuar të lira në natyrë. Këto kafshë dhe krijesa që janë të nevojshme për përkrahjen dhe ushqimin nga njeriu, duhet të ruhen dhe të gëzojnë përkujdesje. Këto nuk duhet t’i lëmë kurrsesi të etura dhe pa ushqime. Dhe as që duhen bërë lojëra apo prova fizike a psikike ndaj tyre. Këto veprime hyjnë në shkeljen e të drejtave të kafshëve. Vërejmë se në Historinë İslame, janë krijuar vakëfe dhe vende mbrojtëse për përkujdesjen e kafshëve. Po ashtu, nuk është sjellje e mirë që të bëhet gjahu ndaj tyre vetëm e vetëm për dëshirë dhe relaksim, ndoshta pa pasur fare nevojë për mishin e tyre. Nuk duhet të shkaktojmë në trupin e tyre dhembje dhe plagë e as t’i ngarkojmë me barra të rënda. Për këtë arsye, omeri r. a. i kishte dënuar ata që i kishin ngarkuar barrë të rëndë devesë. Edhe Omer ibni Abdul Azizi kishte nxjerrë një ferman që të mos ngarkoheshin kafshët me barrë të rënda, të mos rriheshin me mjete të forta, sikur janë: me gurë, dru, hekur etj.. Në anën tjetër, as juristët islamë nuk kishin lejuar dhe kishin dënuar rrahjen e kafshëve, lënien e tyre pa ushqim dhe ngarkimin e tyre me barrë të rënda. Është një detyrë dhe obligim i masës që të ndikojnë në shumëzimin dhe jetën e kafshëve. Nuk lejohet që ato të hidhen jashtë, të përzihen për shkak të forcës dhe të moshës. Derisa të jetojë, për kafshën duhen siguruar kujdesi, shërimi dhe siguria e saj. Më 15 shtator 1978 në Paris është shpallur Deklarata Ndërkombëtare për Të Drejtat dhe Mbrojtjen e Kafshëve nga UNESCO. Në këtë deklaratë, në nenet 9 e 10, është cekur se duhet të merren masa dhe siguri për mbrojtjen e tyre. Neni 9: “Është e obligueshme që të njihet e drejta e statusit të kafshëve. Çështja për sigurinë dhe mbrojtjen e kafshëve duhet të bëhet nga kujdestarët shtetërorë”. Neni 10: “Janë të obliguar t’ua bëjnë të ditur vendësve që nga fëmijëria, që t’i kenë në konsideratë kafshët dhe të kenë respekt ndaj tyre”.

Mëshirë dhe butësi ndaj tyre

Në mesin e shumë begative dhe të mirave të panumëruara që i janë dhënë njeriut, kafshët në veçanti zënë një vend të veçantë. Çdo gjë që merret prej tyre, sjell nga një dobi të veçantë.

Prej një pjese të tyre kemi dobitë për bartje, hipje dhe vajtje diku. Një pjese tjetër të tyre u shfrytëzojmë leshin, i shfrytëzojmë për ushqim ose përdorim lëkurën e tyre. E sa për dhembjen që kemi ndaj këtyre kafshëve, kjo as që diskutohet, sepse ne si njerëz ndiejmë dashuri ndaj tyre po dhe përgjegjësitë tona ndaj tyre. Me të vërtetë, ne duhet të kemi një respekt dhe mëshirë ndaj këtyre kafshëve, për të cilat nuk kujdeset askush, qofshin ato shtëpiake apo malore. sepse urdhri i Allahut xh. sh. dhe dëshira e Tij është që të jemi të drejtë dhe të mëshirshëm ndaj të gjitha krijesave. Ngase atributi i Tij si er-Raimu – i Mëshirshëm; shfaq mëshirën dhe dashurinë e Tij ndaj të gjitha krijesave të kësaj bote. Në lidhje me këtë, janë shumë me vlerë për ne këto thënie të arta të Pejgamberit a. s.: “Allahu e mëshiron atë që mëshiron tjetrin. Mëshironi ju ata që janë në tokë, që të mëshiroheni nga ata të qiellit”. (Ebu Davud, Edeb, 58.) Nuk mund të thuhet se sjellja dhe mëshira ndaj kafshëve në këtë botë moderne është shumë e mirë. thënë ndryshe, mentaliteti i sotëm është vendor dhe individual. mund të thuhet lirisht se ato që ceken në hadithe dhe zbatoheshin në historinë e jetës së myslimanëve, janë shumë më të mira. Sepse Pejgamberi a. s. ka thënë: “Një besimtar mëkatar, që i ka dhënë ujë një qeni të etur, Allahu xh. sh. ia ka falur mëkatet”. ( Buhari, Shirb, 9.) Kurse në një rast tjetër kemi momentin që na ka treguar Pejgamberi a. s.: ” Një grua kishte mbyllur një mace diku dhe ajo kishte ngordhur nga uria dhe etja, dhe për këtë shkak ajo ishte konsideruar nga banorët e Xhehenemit”.( Muslim, Selam, 151, 152.) Kemi edhe rastin tjetër kur Pejgamberi a. s. kishte parë se dikush i kishte marrë zogjtë nga foleja e tyre dhe se e ëma e tyre po qante nga dhembja për zogjtë e saj, e Muhamedi a. s. kishte urdhëruar që t’i ktheheshin menjëherë ata zogj në vendin e tyre, dhe e kishte dënuar atë që i kishte marrë. (Ebu Davud, Xhihad, 112).

Ruajtja/Mbajtja dhe kultivimi i tyre

Shpeshherë është diskutuar çështja nëse ruajtja apo kultivimi i kafshëve të bëhet në shtëpi apo jo. Dihet se në kohën e Pejgamberit a.s. një pjesë nga ashabët ruanin disa lloje zogjsh, si laraskë, kanarinë ose ndonjë tjetër si këto. (Buhari Edeb, 81, 112.) Në një transmetim tjetër theksohet se një ashabi tjetër i qe propozuar që të ruante një pëllumb apo gjel, për shkak se ishte ankuar nga vetmia. Sipas dijetarëve islamë, nuk ka ndonjë të keqe ruajtja e këtyre kafshëve a shpendëve, si macja, disa zogj që ruhen në kafaz, por me kusht që të mos shpërfillet kujdesi ndaj tyre e ato të lihen të etura e të uritura. Mirëpo, nëse bëhet kjo, atëherë duhet të kihet kujdes që të mos shqetësohet rrethi dhe ta mbrojmë mjedisin nga ndotja e tij. Mund të ruhet/të mbahet edhe qeni, për qëllim gjuetie. Mirëpo, nëse nuk ka nevojë të tillë për qenin, atëherë qeni nuk duhet mbajtur në shtëpi. Për fat të keq, jeta në kohën tonë është tkurrur dhe lidhjet farefisnore kanë f illuar të dobësohen, prandaj dikush vetmohet në jetën e tij personale duke iu shmangur të afërmeve dhe miqve. Kjo dukuri negative vjen duke u rritur çdo ditë e më tepër, dhe kjo ndikon negativisht tek individët dhe bashkësia. Krahas kësaj, çdo ditë e më tepër është përhapur edhe ruajtja/mbajtja e qenve nëpër shtëpi, si një formë argëtimi me ta. Në shikim të parë, kjo duket si respekt dhe dashuri ndaj kafshëve, por kjo sjell shumë dëme për rendin familjar, sepse në shtëpi mund të përhapen sëmundje dhe të bëhen dëme të tjera. E në anën tjetër këto sjellje, njeriun a dashurinë dhe respektin e tij, e drejtojnë në vende të gabuara dhe aty ku nuk duhet. thënë shkurt, edhe kafshët janë një pjesë dhe amanet i kësaj jete sikurse njeriu, sepse ato kanë shpirt, ndiejnë dhembje dhe kanë nevojë për ujë dhe ushqim.

Ato nuk kanë gjuhë, nuk mund të flasin, nuk mund të shprehen për diçka dhe as mund të ankohen për diçka. Nëse i ofron diçka, kafsha e merr, nëse jo – mbetet duke pritur. E në anën tjetër, secila nga kafshët ka një detyrim për të kryer ndonjë nevojë dhe funksion për njeriun. Mundi i bletës për mjaltë, apo i të tjerave që u hahet mishi, u pihet qumështi, i atyre, nga leshi dhe lëkura e të cilave kemi dobi … peshqit që notojnë në ujë, zogjtë që cicërojnë në degë të lisit, në ara e livadhe, insektet që shëtisin nëpër vende të ndryshme… Të gjitha këto Allahu xh. sh. i ka krijuar me një shkas dhe një urtësi për të marrë (njeriu) mësim. Në lidhje më këtë, në Kuran thuhet: “Allahu nuk ngurron të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkonjë a diçka edhe më e imët se ajo. Për sa u përket atyre që besuan, ata e dinë se ai (shembull) është i vërtetë nga Zoti i tyre, ndërsa ata që mohuan, do të thonë: (Shih: El-Bekare,26.)

Doc. Dr. Fikret Karaman

Përktheu: Mr. Zymer Ramadani

Dituria Islame 250

Familja – Strehë e sigurisë, besnikërisë dhe mëshirës
Të nderuar besimtarë!

Ndër dhuntitë më të mëdha që Zoti ynë i Madhërishëm na ka dhënë është familja. Familja është shtëpia e sigurisë dhe besnikërisë, e themeluar nga një burrë dhe një grua të cilëve u lejohet martesa sipas urdhrit të Allahut dhe sunetit të Pejgamberit tonë Muhamed a.s. Familja bekohet me lindjen e fëmijëve dhe forcohet me prindërit, gjyshërit dhe nipërit.

Familja është vatra e dhembshurisë dhe mëshirës, siç përmendet në ajetin kuranor:

“Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.”[1]

“وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ خَلَقَ لَكُمْ مِنْ أَنْفُسِكُمْ أَزْوَاجًا لِتَسْكُنُوا إِلَيْهَا وَجَعَلَ بَيْنَكُمْ مَوَدَّةً وَرَحْمَةً ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ”

Familja është institucioni i vetëm, që nuk mund të zëvendësohet dhe vendin e saj nuk mund ta zë asgjë tjetër.

Të nderuar muslimanë!

Zoti ynë i Madhërishëm në një ajet tjetër thotë: “Allahu ju ka dhënë shtëpi për të banuar”[2]

“وَاللَّهُ جَعَلَ لَكُمْ مِنْ بُيُوتِكُمْ سَكَنًا…”

Në ndërtimin e një ambienti të qetë familjar, secili nga prindërit, nëna dhe babai, ka rol të rëndësishëm. Fëmijëve u nevojitet dhembshuria dhe përkujdesja e nënës po aq sa u nevojitet autoriteti dhe rregulli i babait. Pra, familja është burimi i lumturisë.

Për këtë arsye, edukimi dhe arsimimi i fëmijëve, rritja e tyre si individë të mirë nuk duhet t’u lihet vetëm edukatorëve, shkollave, televizorave, tabletave apo kompjuterave. Fëmijët që nuk gjejnë dashuri dhe mëshirë tek prindërit, kërkojnë siguri dhe dashuri në vende të tjera, çka mund të çojë në devijim të natyrës së tyre të pastër.

Të nderuar besimtarë!

Ruajtja e natyrës njerëzore arrihet vetëm përmes familjeve të vetëdijshme. Brezat që lidhen me vlerat e tyre shpirtërore dhe kombëtare lindin e rriten në mjedise familjare të besuara. Një shoqëri e fortë ndërtohet nga duar të familjeve që gëzojnë qetësi dhe stabilitet.

Prandaj, askush brenda familjes, çfarëdo pozite apo roli të ketë, nuk duhet të flasë apo të veprojë në mënyrë që të dëmtojë paqen familjare apo të cënojë rolin e nënës apo babait.

Të gjithë, burra e gra, të rinj e të moshuar, nuk duhet t’ia lejojnë vetes asnjë formë dhune ndaj njëri-tjetrit.

Pavarësisht justifikimeve, njeriu duhet të vetëdijesohet se nuk ka të drejtë të cenojë jetën që Allahu e ka ndaluar të preket.

Gjithashtu, të gjithë duhet të kuptojnë se të gjitha format e abuzimit, veçanërisht abuzimi ndaj fëmijëve. Çdo formë e shfrytëzimit është e ndaluar dhe e papranueshme moralisht dhe nuk lejohet në asnjë mënyrë të cenohet privatësia dhe dinjiteti i asnjë fëmije.

Të nderuar besimtarë!

Pejgamberi i Allahut a.s në një hadith thotë: “Kushdo nga ju që ka mundësi të martohet, le të martohet, sepse martesa ndihmon për ruajtjen e shikimit dhe është mbrojtëse për nderin.”[3]

Në të vërtetë, martesa është një nevojë thelbësore e natyrës njerëzore. Ajo përfaqëson një fillim të shenjtë që sjell paqe dhe lumturi në këtë botë dhe udhëheq drejt lumturisë së përjetshme në botën tjetër. Martesa është strehë e sigurt që ruan dinjitetin dhe pozitën e njeriut, e mbron atë nga e keqja dhe mëkatet.

Ajo është rruga më e sigurt për mbrojtjen e vetes dhe pasardhësve tanë, si dhe për ndërtimin e një shoqërie të pastër dhe të shëndoshë.

Prandaj, është detyrë fetare, morale dhe shoqërore që t’i mbështesim të rinjtë tanë në krijimin e një familjeje në mënyrë modeste, larg teprimit dhe shpenzimeve të panevojshme, kur të arrijnë moshën për martesë.

Paralajmërimi i Pejgamberit të Allahut a.s në këtë drejtim është i qartë dhe i prerë, kur thotë: “Martesa më e begatë është ajo që ka më pak kosto.”[4]

Pra, martesa më e suksesshme dhe më e bekuar është ajo që ka kosto më të ulët dhe më pak komplikime.

Të dashur besimtarë!

Le ta kemi si parim fjalën e Pejgamberit tonë të ndershëm a.s: “Më i miri prej jush është ai që është më i mirë ndaj familjes së tij.”[5]

Le të bëjmë që dashuria dhe mëshira, butësia dhe mirësjellja, të jenë tipare dominuese në familjet tona.

Të jemi më vigjilentë ndaj rrymave të dëmshme që rrezikojnë qenien e familjes dhe errësojnë të ardhmen tonë.

Të bashkohemi dorë për dore, zemër për zemër, për të kapërcyer çdo pengesë që pengon lumturinë tonë familjare, unitetin dhe vëllazërinë tonë.

Le të mos harrojmë se ruajtja e natyrshmërisë dhe forcimi i strukturës familjare nuk është vetëm përgjegjësi e nënës dhe babait, por është përgjegjësi e të gjithëve: individëve, institucioneve dhe organizatave. Të gjithë duhet ta përmbushin këtë detyrë me seriozitet dhe përkushtim.

Dhe për mbyllje, le të marrim këshillën e të Dërguarit tonë të dashur a.s: “Mjafton si mëkat për një njeri të neglizhojë ata që i ushqen.”[6]

Vladimir Kera

[1] Rum, 30/21.

[2] Nahl, 16/80.

[3] Bukhari, Nikah, 3.

[4] Ibn Hanbal, VI, 83.

[5] Tirmidhi, Manaqib, 63.

[6] Abu Dawud, Zakat, 45.

/mesazhi/

Edukoje sot, që të krenohesh me të përgjithmonë
I dashur prind!

Nesër kur të gjithë fëmijët e nxënësit iu kthehen shkollave, mos harro se:

-Fëmijët tuaj janë emanet nga Zoti juaj, nëse i edukoni e i pajisni me moral të lartë, e keni kryer emanetin e Zotit, dhe tek Ai është shpërblimi madhështor. Por nëse jo, konsideroheni që e keni thyer besën e dhënë dhe keni shkelur amanetin tuaj..

-Fëmijët tuaj, ua mbushin jetën tuaj në të ardhmen me krenari e lumturi vetëm nëse atyre sot iu keni dhuruar kujdes, edukatë e dashuri.

-Përgaditja e fëmijës për shkollë është shumë më tepër se sa sigurimi i veshmbathjes, e librave e gjërave materiale të tyre, të cilat s’dojnë asjgë më shumë se sa para. Ndërsa edukata dhe etika e mirë që ju kujdeseni që t’ua mbillni çdo ditë në shpirt është esenca edhe ai është fanari që ua ndriçon atyre rrugën e jetës.

I dashur pedagog!

-Ti, para se të mendosh se çfarë duhet t’i ofrosh një nxënësi nga dija jote e çmuar, pyete veten a je i denjë që të jesh model në sytë e tij. Model dhe shëmbëlltyrë nuk të bën vetëm dituria, por çdo minutë, çdo sjellje, madje çdo mimikë e buzëqeshje në sytë e tyre.

– Ti je një pedagog i mirëfilltë e i suksesshëm vetëm nëse nxënësit tuaj ndihen të vlerësuar në praninë tënde dhe nëse ata kanë siguri që tek ti t’i shpalosin preokupimet e tyre të përditshme.

-Mos u dëshpëro asnjëherë edhe nëse ndien në shpirt se fjalët tuaja kanë mbetur pa vlerë e pa efekt tek nxënësit tuaj, ngase edukata e arsimimi rëndom frytet e tyre i vonojnë.

-Aq sa ti u jep atyre dije e edukatë, mos përjashto mundësinë që nga ta të përfitosh gjëra madhështore. Fëmijët janë thesarë që çdo ditë na zbulojnë diç nga margaritarët e tyre…

Zoti ynë, na ndihmo në këtë mison aq të dëlirë, në këtë kohë goxha të vështirë!

Prof. Driton Arifi/mesazhi/

Punonjësin e mirë nuk e dallon diploma, por disiplina.
‘Punonjësin e mirë nuk e dallon diploma, por DISIPLINA.’

* Diploma tregon çfarë ke mësuar, por shprehia e punës tregon kush je.

* Shkollimi të jep titullin, por shprehia e punës të jep vlerën.

* Arsimi mund të hapë dyer, por është shprehia e punës ajo që i mban të hapura.

Një fjalë e urtë popullore thotë: ‘Shkolla nuk të bën ‘njeri’.’

Në këtë rast, fjala ‘njeri’ ka kuptimin e integritetit, karakterit, energjisë dhe kontributit.

Gjatë përvojës sime mbi 30-vjeçare në udhëheqje, kam punuar me njerëz të shkolluar e me më pak të shkolluar, me tituj të lartë akademik, si dhe me punëtorë pa diplomë universitare…

Kjo përvoja më ka mësuar një të vërtetë të madhe:

‘Punonjësin e mirë nuk e bën fakulteti, por përkushtimi, energjia dhe disiplina e tij.’

Punonjësi më i mirë që kam njohur, kishte fakultet të pa përfunduar. Megjithatë, asnjë punonjës tjetër nuk ka qenë më energjik, më praktik, më i përkushtuar dhe me dijeni dhe aftësi më të theksuara në shumë fusha. Ai vazhdoi karrierën me sukses të jashtëzakonshëm edhe në arenën ndërkombëtare.

Kjo nuk do të thotë se shkollimi nuk ka vlerë. Përkundrazi, arsimi është themelor… Por, pa rezultate konkrete në praktikë, titujt akademikë humbin peshë.

Punonjësit energjikë, të ndershëm dhe të përkushtuar shkëlqejnë, pavarësisht nëse kanë diplomë apo jo.

Këshilla përfundimtare:

‘Bindi me punën tënde të zellshme e pastaj trego gradat tua akademike’

Vehbi Zeqiri/mesazhi/

Dije apo arrogancë elitare?
Ka një sëmundje të vjetër që po rishfaqet në emër të dijes: arroganca e elitave që përçmojnë popullin e vet.

Disa “intelektualë” të krekosur, me libra nën sqetull dhe urrejtje në zemër, kanë guximin ta quajnë marrëzi apo turp çdo vendim historik që ka marrë ky popull në momente kritike.

Ata flasin nga maja, me shpërfillje, duke harruar se çdo komb që përçmon rrënjët e veta, thahet si pema pa ujë.

Kjo klasë e zhytur në vetëmburrje ha bukën e këtij populli dhe thotë “ Zoti bereqet” në vesh të huaj.

Zëri i tyre ngrihet jo për ta mbrojtur kombin apo për ta udhëhequr me urtësi, por thjesht për të dëshmuar një lojalitet të rremë ndaj modës ideologjike të kohës.

Siç thotë Thomas Sowell në librin Intellectuals and Society:

“Gabimi fatal i këtyre intelektualëve është se supozojnë që aftësia e tyre e lartë në një fushë të caktuar mund të zgjerohet si urtësi apo moral i epërm mbi gjithçka tjetër.”

Ata pra supozojnë se e dinë gjithçka. Supozojnë… por nuk kuptojnë.

Po a harruam se çfarë na mësuan rilindasit tanë?

“Populli nuk është i marrë…”, thoshin ata. Ai ndonjëherë sillet çuditshëm, por është arroganca e elitave ajo që mban barrën më të rëndë në historinë e një kombi.

Zoti e ruajtë këtë popull nga armiqtë që vijnë nga jashtë… por më shumë nga ata që vijnë nga brenda, me fjalë të bukura e shpirtra të zbrazët.

Prof. Driton Arifi/mesazhi/

Lumturiа që i mungonte sulltanit
Një ditë sulltani (mbreti) e thërret vezirin (ministrin) e tij dhe i thotë: Si ka mundësi që shërbetori im të jetë më i lumtur se unë, ndërkohë që mua nuk më mungon asgjë, kam kaq e kaq mall e toka, kurse ai nuk ka thuajse asgjë, dhe sërish është më i lumtur se unë?!

Veziri i tha: Shkëlqesi, zbatojeni rregullën e 99-tës!

Sulltani: Ç’është kjo rregull kështu?

Veziri: Futini në një qese 99 lira ari dhe lëreni natën te dera e tij. Mbi të lëreni këtë shënim: «Këto 100 lira floriri i ke dhuratë», trokitni në derë dhe shikoni se çfarë do të ndodhë…

Sulltani me gjithë nguti e bëri atë që e këshilloi veziri… Shërbetori e hapi derën, shikoi majtas-djathtas dhe e mori qesen. Pasi i numëroi lirat i mbushur plot emocione, vetë, me gruan e me fëmijët nisën ta kërkonin atë lirën që mungonte, me mendimin se mund të kishte rënë jashtë në rrugë.

Gjithë natën e kërkuan atë një lirën. Nuk lanë sokak e as gur pa rrotulluar e praptuar, në mos po e gjenin. I nervozuar nga kjo situatë, ai nisi të acarohej edhe me fëmijët e vet, madje edhe i sulmoi fizikisht, pse nuk e gjetën dot lirën… Lumturia e netëve të tjera mbeti histori në këtë familje gjithmonë të lumtur, plot qejf e hare…

Të nesërmen shërbetori paraqitet para sulltanit me fytyrë të varur, i lodhur, i rraskapitur dhe i pafjetur, me një sjellje ankuese e i dëshpëruar tej mase…

Sulltani tanimë e kuptoi rregullën e 99-tës si dhe çelësin e lumturisë…

P.S.: Edhe ne shpesh i harrojmë dhe nuk i shohim 99 të mirat e Zotit dhe i vihemi pas asaj që s’e kemi për momentin… Me këtë ne e humbim lumturinë dhe kënaqësinë, duke vrapuar pas asaj që na mungon dhe e cila mendojmë se do të na mbushë boshllëkun e sajuar nga lakmia jonë e pangopshme… Ejani të gëzohemi dhe t’i shijojmë 99 të mirat e Zotit, t’i jemi Atij mirënjohës për to, sepse mirënjohja, falënderimi i shtojnë të mirat dhe begatitë e Zotit.

Nga turqishtja:

Rehan Neziri

“Si mund ta kuptoj nëse jam i mërzitur, i pikëlluar dhe i trishtuar?”
Është e vërtetë që ne kemi nisur një rrugëtim drejt lumturisë, por shpeshherë ky rrugëtim ndërpritet për shkak të fatkeqësive, barrierave dhe vështirësive të shumta. Këto bëjnë që njerëzit të ndihen të braktisur, të trishtuar dhe të vuajtur, larg çdo elementi lumturie dhe gëzimi. Prandaj, këtë temë unë ua dedikoj të gjithë hallexhinjve, njerëzve në vështirësi dhe që ndodhen në fatkeqësi. Këtë temë ua dedikoj të gjithë atyre që e dëshirojnë suksesin, por nuk dinë.

Ka njerëz të cilët janë të mërzitur dhe e dinë shkakun, ndërkohë që ka shumë njerëz të tjerë, sidomos të rinj dhe të reja, të cilët nuk e dinë shkakun.

Me të drejtë, dikush mund të shtrojë pyetjen: “Si mund ta kuptoj nëse jam i mërzitur, i pikëlluar dhe i trishtuar?”

Një gjendje e tillë ka disa shenja dhe sindroma. Shenjat fillojnë që nga çasti kur zgjohesh nga gjumi në mëngjes, akoma pa u ngritur nga shtrati. Kur je i mërzitur, ndihesh i tensionuar, i ngrysur, nuk dëshiron të ngrihesh, herë ngrihesh dhe herë shtrihesh sërish, ndjen sikur të shtrëngon diçka në kraharor. Kur bën telefonatën e parë në mëngjes, ke zë të ngjirur dhe të trashë e nuk buzëqesh. Kur takohesh me njerëz, mezi u flet, përdor përgjigje të shkurtra, u rrëfen hallet dhe problemet e tua. Kur shkon në shtrat në darkë, mezi të zë gjumi.

Kompanitë celulare raportojnë se 60 % e telefonatave zhvillohen pas orës dymbëdhjetë të natës. Vallë përse ndodh diçka e tillë? Mos ngaqë të rinjtë dhe të rejat e kanë të vështirë të flenë në këto orë, apo ngaqë është koha kur janë më të lirë për të biseduar me njëri-tjetrin? Përse vallë facebook-u regjistron numër rekord vizitorësh në botën arabe pas orës dy të natës gjer në pesë? Mos vallë sepse është koha më e përshtatshme për chat dhe shfletim të fotove, apo sepse nuk i zë gjumi? Vallë çfarë kërkojnë të rinjtë që bredhin me makina deri në tre të mëngjesit? A jeni të kënaqur me jetën tuaj, o vëlla dhe oj motër, apo jeni të depresionuar dhe të mërzitur?

Shkaktarët e depresionit dhe të mërzitisë

Gjendja e mërzisë dhe e depresionit ka tre shkaktarë kryesorë:

Shkaku i parë, një fatkeqësi e rëndë si humbja e një të dashuri, problemet shëndetësore, sëmundjet kronike etj…

Shkaku i dytë është mossuksesi në jetë, mosdija si të krijosh raporte të mira me Zotin dhe si ta adhurosh etj…

Shkaku i tretë, mund të jetë një gjynah i rëndë, një gabim, faj dhe konflikt me njerëzit, të cilin nuk di ta korrigjosh dhe ta ndreqësh.

Në këtë temë, ne do të përpiqemi t’ju ofrojmë një pishtar profetik të rëndësishëm, jo për zgjidhjen e problemeve dhe të halleve, por për lehtësimin dhe ndryshimin e këndvështrimit.

Në disa tema të kaluara, ne kemi hapur dyer të ndryshme për zgjidhjen e problemeve dhe të halleve. Ndërkohë që në këtë temë, nuk kemi një portë të tillë, por ofrojmë një pishtar i cili të ndriçon udhën në errësirën e halleve dhe të fatkeqësive të kësaj bote.

Në filmat e vjetër egjiptianë, kur personazhi kryesor përballej me fatkeqësi dhe probleme të shumta, fillonte e dehej me qëllim që të harronte hallet dhe fatkeqësitë. Sot ka shumë të rinj, të cilët vazhdojnë me këtë mënyrë reagimi në raste fatkeqësish, duke ia shtuar vetes depresionin dhe hidhërimin. Kjo është njëlloj sikur të sëmurit t’i japësh helm, gjoja për ta kuruar.

Sot ne jetojmë në një epokë të re, ku zgjidhja shihet te besimi dhe përkushtimi fetar. Pishtari, të cilin do t’jua ofrojmë në këtë temë, është pishtari i durimit. Ai i përngjan melhemit që vihet mbi plagë.

Unë e di që shumë prej jush mund të mos e pëlqeni këtë, pasi prisni diçka më praktike, diçka të prekshme. Megjithatë, unë ju këshilloj të mos e mbyllni librin dhe të duroni gjer në fund të kësaj teme.

Ideja e durimit është një ide hyjnore, të cilën e këshillon Kurani, pasi është melhem dhe ilaç efekt-prurës, ai është sekreti dhe çelësi i suksesit. Betohem në Zotin që durimi (sabri) është çelësi i gjithçkaje në këtë botë. Madje, gjithçka që na rrethon në univers, operon në bazë të durimit dhe të sabrit. Të gjitha bimët dhe pemët, kanë nevojë për një kohë të konsiderueshme për të mbirë dhe për t’u zhvilluar. Vetë embrioni i njeriut, ka nevojë për nëntë muaj derisa të jetë gati për të lindur. Dielli ka nevojë për dymbëdhjetë orë, derisa të mbërrijë në kupën e qiellit. Zoti i Lartësuar e krijoi gjithësinë për gjashtë ditë, me qëllim që të na mësojë se gjithçka kërkon kohën e saj.

Në kohët moderne që jetojmë, ku gjithçka kërkohet të bëhet me shpejtësi – ushqimi i fastfood-eve të ofrohet për dy tre minuta, ushqimi ngrohet menjëherë në mikrovalë, për një çast të shkurtër u dërgon mesazhe kushedi sa miqve dhe të njohurve nëpërmjet e-mailit etj… – saqë kemi filluar ta konsiderojmë durimin si diçka të turpshme.

Nëse kërkon diçka më praktike se durimi, unë të them se nuk ka gjë më praktike se durimi, përderisa i gjithë universi operon në bazë të tij. Prandaj bëhu i durueshëm në tre raste: E para, në raste fatkeqësish. E dyta, bëj durim në përkushtimin fetar, në angazhimet e përditshme, duro edhe pse e ke rrogën e ulët, derisa të kualifikohesh dhe t’i meritosh shpërblimet. E treta, bëj durim dhe mos bëj gjynahe, sidomos gjatë Ramazanit të madhëruar.

Shpërblimi i durimit

Nuk ka moral tjetër që përmendet më shumë se nëntëdhjetë herë në Kuran, siç përmendet morali i durimit. Allahu i lartësuar deklaron se i do të duruarit. Zoti thotë në Kuran: “Allahu i do të duruarit.”[1]

Nëse je person i durueshëm, dije se bën pjesë te të dashurit e Zotit. “Në të vërtetë, Allahu është me të duruarit.”[2]

Nëse je i vendosur të durosh, të zgjohesh çdo ditë dhe të falësh sabahun në kohë, ji i përpiktë me eprorët dhe të gjithë njerëzit, nëse je e vendosur o motër ta mbash hixhabin edhe pse të gjithë të kërkojnë ta heqësh etj… dije se ke Zotin përkrah teje. Ata të rinj dhe të reja që janë të vendosur të jenë të suksesshëm në jetë, ta dinë se kanë Zotin përkrah. Ajo nënë e cila ka humbur fëmijën e saj dhe bën durim, ta dijë se ka Zotin përkrah saj.

“Prandaj, përgëzoji të duruarit,”[3]

Mos harroni se ky përgëzim dhe sihariq na vjen nga vetë Allahu i Madhëruar.

Profeti (a.s.) ka thënë: “Durimi është dritë.” pasi të orienton dhe të udhëzon drejt të mirës. Në një hadith tjetër, Profeti (a.s.) ka thënë: “Është e çuditshme çështja e besimtarit. Çdo gjë është në favor të tij dhe kjo, nuk është veçse për besimtarin. Nëse e godet ndonjë fatkeqësi, duron dhe është mirë për të. Nëse i jepet një mirësi, ai falënderon dhe është mirë për të.” “Nuk ka mirësi më të mirë dhe më të madhe që mund t’i jepet dikujt, sesa durimi“.

Personi durimtar, është personi më i madh mes njerëzve. Ai është si floriri dhe si dielli.

Shembuj praktikë

Dallimi mes një durimtari dhe një jodurimtari, është si dallimi mes një topi tenisi dhe një shisheje plastike. Nëse topin e tenisit e mban në dorën e djathtë dhe shishen plastike bosh në dorën e majtë dhe ushtron presion me gishta mbi to, do të shohësh që shishja përthyhet, ndërkohë që topi i tenisit është elastik. Njeriu i duruar, në raste fatkeqësish, tensioni dhe hallesh, është elastik, ndërkohë që i paduruari thyhet siç u përthye shishja e plastikës. Po ti, o vëlla dhe oj motër, cilit personalitet i përket?

Personi i paduruar, ashtu si dhe shishja e plastikës, thyhet që në goditjen dhe fatkeqësinë e parë. Ndërkohë që personi elastik dhe i durueshëm, ashtu si topi i tenisit, edhe pse pëson goditje, fatkeqësi dhe tension, vazhdon jetën si më parë, duke i përballuar vuajtjet dhe hallet me durim.

Këtë shembull që e sollëm, kijeni parasysh gjatë gjithë jetës. Nëse ti o motër ke veshur hixhabin dhe të gjithë, si familjarët, ashtu dhe eprorët etj… të kërkojnë ta heqësh dhe ti je gati për t’iu bindur, bëhu e fortë, duro dhe mos e hiq. Nëse presidenti i kompanisë është sjellë keq me ty dhe ushtron presion ndaj teje, duro dhe mos e humb toruan. Nëse të ka rënë një fatkeqësi, duro dhe mos e humb fillin. Mos u thyej siç thuhet shishja e plastikës, por vazhdo elastik si topi i tenisit.

Zoti i Lartësuar thotë në Kuran: “O besimtarë! Kërkoni ndihmë nëpërmjet durimit dhe namazit!”[4]

Po çfarë do të thotë të kërkosh ndihmë nëpërmjet namazit dhe lutjeve?

Nëpërmjet durimit, zemra jote dhe e gjithkujt tjetër, mund të jetë zemër e madhe, ose e vogël. Të kërkosh ndihmë nëpërmjet durimit, do të thotë ta përdorësh durimin për të pasur një zemër të madhe që nxë gjithçka.

Imagjino për një çast, një thikë, e cila ngulet në një zemër prej kartoni. Në këtë rast, thika është simbol i fatkeqësisë, kurse zemra e çarë nga thika, simbolizon zemrën dhe psikikën njerëzore në çastin e fatkeqësisë. Pa dyshim që thika (fatkeqësia) shkakton dhimbje në zemër, i shkakton hemorragji dhe dhimbje. Unë e kuptoj sa dhimbje shkakton fatkeqësia. Por nëse zemrën e zmadhon me durim, e njëjta thikë (fatkeqësi) nuk do të shkaktojë ato pasoja dhe dhimbje që shkaktonte në rastin e zemrës së vogël.

Një ditë, vajta për ngushëllim te dy nëna, vajzat e të cilave pësuan një aksident automobilistik të rëndë dhe për pasojë kishin mbetur të vdekura në vend. Humbja e fëmijës është fatkeqësia më e rëndë që mund të përjetojë një njeri. Njëra nga dy nënat, e kishte zvogëluar dhimbjen e fatkeqësisë me zemër të madhe, me durim. Ndërkohë që tjetra, e kishte rënduar me zemër të vogël. Kur hyra të ngushëlloj nënën e parë, e gjeta të buzëqeshur, edhe pse lotët i rridhnin çurg. Herë pas here, ajo thoshte: “Elhamdulilah! Zoti më bashkoftë me të në Xhenet! Në fund të fundit, të gjithë do të vdesim një ditë.”

Ndërkohë që e dyta e kishte humbur fillin fare, ajo nuk e ndjente ku ndodhej dhe përse.

Të dyja këto nëna kishin të njëjtën fatkeqësi, të dyjave u kishin vdekur vajzat në të njëjtën makinë dhe në të njëjtën ditë. Dallimi ishte vetëm te durimi dhe te zemra e madhe.

Shpërblim i pa masë

Zoti i Lartësuar thotë në Kuran: “Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë”[5]

Po çfarë do të thotë që të shpërblehesh pa masë?

Kuptimi i parë, është se do të dërgohen në Xhenet pa dhënë llogari për veprat e tyre në këtë botë. Ata nuk do ta përjetojnë qëndrimin për pesëdhjetë mijë vite, nuk do ta ndjejnë nxehtësinë e diellit dhe djersën e asaj Dite. Nëse ke qenë durimtar në këtë botë, do të dërgohesh menjëherë në Xhenet.

Kuptimi i dytë është shpërblimi i tij në Xhenet do të jetë pa masë, i pallogaritshëm.

Ajeti i mësipërm nuk është thjesht për të mpirë mendjet e atyre që janë në fatkeqësi, që ta harrojnë atë për disa çaste. Jo për Zotin! Unë e citova sepse ky ajet ka ndryshuar jetën e shumë njerëzve dhe këtë e them nga eksperienca ime personale. Njoh një femër që jetonte në Britani dhe që ishte shtatzënë në muajt e saj të parë. Gjatë kontrollove periodike, doktorët e informojnë se fëmija i saj mund të lindë me aftësi të kufizuara, prandaj nëse dëshironte ta abortonte, thjesht duhej ta kërkonte diçka të tillë.

Edhe pse një lajm i tillë ishte tronditës, ajo e refuzoi abortin si zgjidhje dhe duroi. Madje, ajo nuk vuri në dijeni as të shoqin e saj, pasi në atë kohë, ai ishte i angazhuar shumë në disa punë të tijat, të cilat kërkonin përqendrim dhe vëmendje. Për nëntë muaj me radhë, ajo e përballoi të gjithë shqetësimin dhe dhimbjen e vetme. Gjatë kësaj kohe lutej me përgjërim që fëmija i saj të lindte normal. Me të lindur, ajo thirri doktorin specialist dhe i kërkoi ta diagnostifikonte foshnjën e porsalindur. Doktori e përgëzoi se fëmija ishte normal dhe pa probleme. Vetëm atëherë ajo i tregoi të shoqit gjithçka dhe se kishte duruar e vetme për nëntë muaj.

Durimi është pishtar ndriçues, ai është lumturi dhe shpresë.

Njoh një person, i cili donte të divorcohej nga e shoqja. Shkaku që donte të divorcohej ishte se e shoqja ishte e padurueshme dhe e kishte të pamundur ta shihte në sy. Kur vajti të konsultohej me një të ditur, ai i tregoi ajetin: “Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë”[6]

I dituri i tha: “O biri im! Duroje gruan dhe do të shohësh që do të shpërblehesh si në këtë botë ashtu dhe në botën tjetër.”

Tregon vetë personi: “Pasi dola nga i dituri, me vete thashë: “Përse të mos e provoj një herë? Një muaj rresht, e trajtova gruan me të butë dhe vetes ia ushqeja idenë se nuk duhej të divorcohesha prej saj. Pas një farë kohe, filluam të falemi rishtazi bashkë. Mandej filluam dhe të shëtisnim bashkë, gjë që nuk e bënim prej kohësh. Disa kohë më vonë, i thashë: “Për Zotin e kam të vështirë jetën pa ty.”

”Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë”.

Të gjithë ata njerëz, të cilët janë të sëmurë kronikë, le të bëjnë sabër e të durojnë. Le ta mësojnë këtë nga i dërguari i Zotit (a.s.)

Një grua që vuante nga epilepsia vajti te Profeti (a.s.) dhe i tha: “O i dërguari i Zotit, unë jam epileptike dhe kur më kap sëmundja, zhvishem pa e kuptuar. Prandaj, lute Zotin që të më shërojë!” Profeti (a.s.) ia ktheu: “Nëse dëshiron i lutem Zotit, por nëse duron do të shpërblehesh me Xhenet.” Gruaja pasi u mendua pak, ia ktheu: “Do të duroj, o Profet, por unë zhvishem gjatë sëmundjes, prandaj lute Zotin që të mos zhvishem.” Profeti (a.s.) iu lut Zotit dhe atë e kapte sëmundja, por nuk zhvishej.

Ne nuk duhet të harrojmë se disa fatkeqësi, shërbejnë si porta për një mirësi tepër të madhe dhe të paimagjinueshme.

Durim i hijshëm

Durimi që lipset në raste fatkeqësish, sëmundjesh dhe vuajtjesh, është durimi që në Kuran etiketohet i hijshëm. Të durosh gruan që ka vese jo të mira, do të thotë të sillesh me të butë, jo vetullngrysur dhe gjithë nerva. Të durosh sëmundjen, do të thotë ta pranosh caktimin e Zotit me kënaqësi dhe jo të shpërthesh në ankesa e vajtime.

Kjo botë është e shkurtër

Me qëllim që ta forcosh durimin, shihe jetën e kësaj bote në përmasat e saj reale.

“Ai do t’u thotë (jobesimtarëve): “Sa vjet keni qëndruar në Tokë?” Ata do të përgjigjen: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë dite.”[7]

Sado e gjatë të duket jeta mbi tokë, në krahasim me botën tjetër, ajo nuk është asgjë. E çfarë vlere kanë të mirat e kësaj bote, në krahasim me ato të Xhenetit të amshuar! Ditën e Kijametit, do të sillet njeriu më i vuajtur në dynja dhe do të futet dhe nxirret sa hap e mbyll sytë në xhenet. Mandej do të pyetet: “A të ka rastisur të vuash më parë?” Ai do të përgjigjet: “Jo o Zoti im! Kurrë nuk kam përjetuar vuajtje.”

Profeti (a.s.) ka thënë: “Për çdo lodhje, sëmundje, fatkeqësi, hidhërim, mërzitje, apo çdo të keqe të vogël sa edhe shpimi nga gjembi, Zoti të shlyen gjynahet. Një robi mund t’i fshihen të gjitha gjynahet, me ethet e një nate.”

Nëse ti o motër tashmë je divorcuar nga bashkëshorti, dhe ke fëmijët për të rritur dhe edukuar, duro dhe përmbaje veten. Për një grua dhe nënë të tillë, Profeti (a.s.) thotë se i takon shpërblimi i agjëruesit dhe i atij që falet natën. Me përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve, ti sikur agjëron dhe falesh gjatë gjithë viteve të jetës.

Ndonjëherë, këto vuajtje dhe dhimbje që na shkaktohen nga të tjerët, janë mesazh edhe nga Zoti, i cili sikur na thotë: “A nuk është koha të kthehesh nga Unë?”

Në kohën më të vështirë për Profetin (a.s.), atij i vdes xhaxhai, Ebu Talibi, dhe gruaja e tij e dashur Hadixheja. Të dy vdesin brenda një muaji, kur Profeti (a.s.) kishte më shumë nevojë për përkrahjen e tyre. Me këtë, sikur Zoti i thoshte: “S’të ka mbetur tjetër kush veç Meje, o Muhamed.”

Kur të gjitha portat të mbyllen, ktheju portës së Zotit, pasi do ta gjesh gjithmonë të hapur dhe në pritje. Zoti është më i dashur dhe i dhembshur me njerëzit e Tij, seç është nëna me foshnjën e saj.

Në një hadith të transmetuar nga imam Ahmedi, thuhet se një nga myslimanët gjen një harabel të vogël dhe e merr në dorë. Nëna e tij, fillon të fluturojë sipër kokave të myslimanëve e shqetësuar për të voglin e saj. Në një çast, nëna e zogut e lëshon veten dhe bie si shenjë flijimi mbi prehrin e personit që kishte zogun e saj. Profeti (a.s.) e pa këtë ndodhi dhe u drejtohet personave të tjerë: “A e vutë re atë që ndodhi?!” Të pranishmit u përgjigjën: “Po, o i Dërguari i Allahut.” Profeti (a.s.) shtoi: “Zoti është më i dashur me ju, seç është kjo nënë për zogun e saj.”

Nëse ti o prind ke humbur një fëmijë dhe duron, Zoti të ka përgatitur një shtëpi në Xhenet, të cilën e ka quajtur “Shtëpia e mirënjohjes”. Kështu, edhe ti si prind edhe ai si fëmijë, fitoni Xhenetin. Kush e di, nëse nuk do të kishte ndodhur kjo fatkeqësi, asnjëri prej jush nuk do ta fitonte këtë gradë të lartë.

Unë e di që humbja e fëmijës është fatkeqësia më e rëndë për një prind, megjithatë u këshilloj të duroni dhe të bëni sabër.

Kur njërit prej myslimanëve i vdiq djali i tij, Profeti (a.s.) u bëri thirrje myslimanëve të tjerë të shkonin ta ngushëllonin dhe t’ia lehtësonin dhimbjen. Me të mbërritur, Profeti (a.s.) e pyeti prindin: “A e humbe djalin?” Prindi u përgjigj: “Po, o i dërguari i Allahut.” Profeti (a.s.) e pyeti: “Si e përshkruan dhimbjen tënde?” Prindi u përgjigj: “Shumë e madhe, o i dërguari i Allahut.” Profeti (a.s.) e pyet: “A e doje shumë?” Prindi u përgjigj: “Më shumë se veten time, o i dërguari i Allahut.” Profeti (a.s.) i tha: “Për Zotin! Ditën e Kijametit, do ta shohësh djalin tënd te portat e Xhenetit. Sa herë që të tentosh të hysh nga një portë, ai të thërret nga porta tjetër: “O baba! Eja këtu!”

Mos harro se i Dërguari i Zotit ka humbur shtatë fëmijë dhe bëri durim. Nëse pas jetës së paqtë dhe të lumtur, qielli mbushet me re, rrufe e shkreptima, bëj durim. Zoti nuk e obligon robin e Tij me diçka që nuk e përballon dot. Ashtu siç nuk e sprovon me gjëra të cilat ai nuk i përballon. Për këtë, njerëzit më të sprovuar janë profetët dhe të dërguarit e Zotit, e kështu me radhë sipas besimit. Nëse je sprovuar shumë, dije se je pranë profetëve, ashtu siç do të jetë vendi yt në Xhenet pranë tyre.

E lusim Zotin të na japë forcë në fatkeqësi dhe të na bëjë të duruar! Amin!

Autor: Amër Halid/mesazhi/

Përktheu: Elmaz Fida

[1] – Sure Ali Imran: 146.

[2] – Sure Bekare: 153.

[3] – Sure Bekare: 155.

[4] – Sure Bekare: 153.

[5] – Sure Zumer: 10.

[6] – Sure Zumer: 10.

[7] – Sure Haxh: 112.

BËHU PJESË E KOMUNITETIT NË VIBER…