Insitituti IDEA » Opinione

“Fëmijët tanë në rrezik nga shkollat”
Jemi mësuar të dëgjojmë se fëmijët janë sot në rrezik:

nga qentë endacakë,

nga makinat që voziten pa kontroll,

nga akulli dhe vërshimet,

nga çantat e stërngarkuara (që po u shkaktojnë spondilozë dhe shtrembërim të unazave kurrizore),

nga planprogramet e mbingarkuara (ku futen lëndë dhe lektura për të plotësuar interesa tenderësh të drejtorive komunale dhe të mësimdhënësve që i paguajnë këto tenderë për t’i futur librat e tyre në planprogramet e Ministrisë).

Mirëpo, të themi se “fëmijët janë sot në rrezik nga vetë nxënësit në shkolla” — si kuptohet kjo?

Po flas jo vetëm me kompetencë si mësimdhënës, por edhe me zemër si prind. Ngado që më bie të vizitoj shkollat fillore dhe të mesme, më duhet t’i mbyll sytë dhe veshët, ose të mos i besoj asaj që shoh e dëgjoj.

Pjesa dërrmuese e nxënësve, pa dallim moshe dhe gjinie:

kanë fjalor të pistë, vulgar, bullizues, linçues dhe pervers;

shfaqin sjellje banale, ecje somnambule (me telefona të mençur në dorë) dhe veprime amorale, të pakontrolluara;

përdorin duhan apo edhe lloje të ndryshme substancash në ato “kuti elektronike”. Këtë e bëjnë në oborrin e shkollës, në rrugë, në autobus — nuk e di saktësisht nëse kjo ndodh edhe në shtëpitë e tyre.

I brengosur deri në shpirt, pyes veten:

Ku jemi si shkollë dhe si institucione edukative-arsimore?

Ku jemi si shtet, që nuk kontrollon çfarë shitet në kioskat afër shkollave dhe çfarë përdoret në oborret dhe rrethinat e tyre?

Ku jemi si shtëpi dhe si familje, që fatin e së ardhmes sonë e kemi lënë në dorë të drogës, të rrugës, të telefonave të mençur dhe të televizorit, ndërsa vetë arsyetohemi se jemi të zënë duke punuar e duke fituar?

Çfarë fitimi është ky?

Po i dërgojmë fëmijët në shkollë me plis, e po kthehen me shapka (shishe).

Pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë, kishte brengë te gjyshërit për fëmijët e tyre, që po “edukoheshin” nga komunizmi. Ata u thoshin: “Bijtë tanë të dashur, kujdes ku po shkoni dhe ku po edukoheni, se po shkoni me plis e po ktheheni me shapka.”

Dilema hamletiane sot shtrohet kështu:

Si po shkojnë fëmijët tanë në shkollë (a kanë edukim familjar?)

dhe si po kthehen nga shkolla (a po e zvogëlon apo po e shton ambienti shkollor ndikimin social pozitiv, apo përkundrazi, po e thellon degjenerimin)?

Kjo është një pyetje që kërkon përgjigje individuale dhe institucionale.

Për kë, atëherë, duhet të ndizet alarmi?

Prof.Dr. Rrahman Ferizi/mesazhi/

Mitet dhe gënjeshtrat për raportin e shqiptarëve me Perandorinë Osmane
Nga fundi i shekullit XIV deri në vitin 1912, pjesa dërrmuese e trojeve shqiptare ishte pjesë organike e Perandorisë Osmane, e njohur në dokumentet osmane si Arnavutluk.

Rreth vitit 1430, hapësira gjeografike shqiptare ndahej mes sferës veneciane në Veri dhe kontrollit të drejtpërdrejtë osman në Jug, kontroll që më pas u zgjerua. Pas vdekjes së Skënderbeut dhe rënies së Shkodrës më 1479, rezistenca e organizuar përfundoi, duke çuar në integrimin e plotë të territoreve në sistemin osman.

Shqiptarët nuk ishin thjesht “të sunduar” gjatë këtyre pesë shekujve. Ata ishin pjesë aktive e aparatit perandorak: oficerë, jeniçerë, pashallarë, vezirë të mëdhenj, deri tek dinasti me origjinë shqiptare si familja Qyprilli apo Mehmet Ali Pasha, themelues i Egjiptit modern, i cili krijoi një dinasti 150-vjeçare. Dhjetëra vezirë të mëdhenj ishin me origjinë shqiptare. (Ju nuk keni qenë anëtarë të Perandorisë, por sundimtarët të saj i tërhiqte vërejtje Eqerem Bej Vlorës, ministri Brendshëm osman më 1908). Kjo krijoi një disbalancë: shqiptarët ishin të mbipërfaqësuar në elitën osmane, ndërkohë që territori i tyre mbetej në skaj të Perandorisë dhe i pazhvilluar.

Miti 1. Osmanët barbarë

Historiografia e periudhës komuniste e paraqiste pushtimin osman si një akt të egër ushtarak, pa asnjë implikim apo “lojë” lokale. Për komunizmin kemi vetëm “osmane që bien nga qielli”. Studimet bashkëkohore e sfidojnë këtë narrativë: shumë princër ballkanikë, përfshirë edhe shqiptarë, i ftuan trupat osmane si aleatë në konfliktet e tyre dinastike dhe lokale. Rasti klasik për hapjen e derës së pasme është beteja e Savrës 1385, ku osmanët hyjnë si aleatë të njërit krah shqiptar kundër tjetrit.

Elitat lokale shpesh ruajtën pronat duke u integruar në sistemin osman të timarit. Pushtimi ishte real, por nuk ishte një histori “bardh e zi” (100% viktima kundër 100% barbarëve), por një proces me llogari, interesa, aleanca dhe tradhti.

Miti 2. Rezistencë e pandërprerë

Versioni i mësuar në shkolla promovon idenë e një rezistence të vazhdueshme kombëtare nga Skënderbeu deri më 1912. (400 kryengritje ne 500 vjet).Në të vërtetë, pas vitit 1479, vërehen rreth tre shekuj ku elitat shqiptare ishin kryesisht pjesë e sistemit osman. Rebelimet e mëvonshme (Pashallëqet, Ali Pasha, Bushatllinjtë) ishin luftëra për pushtet, taksa dhe privilegje, dhe jo kryengritje “kombëtare” në kuptimin modern.

Miti 3: Islamizimi erdhi me shpatë

Narrativa komuniste theksonte se feja “na u ndërrua me zjarr e hekur”: Historianët bashkëkohorë (Oliver Jens Schmitt, Noel Malcolm, Nathalie Clayer) argumentojnë se Islamizimi zgjati rreth 4-5 shekuj.

Konvertimi nisi shpesh nga lart-poshtë, kryesisht te elitat që synonin ruajtjen e pasurisë dhe bërjen e karrierës ushtarake ose administrative. Për shumëkënd, ishte një akt politik besnikërie, jo përjetim mistik.

Feja Islame shërbente edhe si shenjë statusi, pasi vetëm myslimanët gëzonin paketën e plotë të të drejtave politike. Edhe pse pati presion dhe diskriminim ndaj të krishterëve, tabloja është shumë më komplekse.

Miti 4: Shqiptarët vetëm vuajtën

Në versionin komunist shqiptarët janë vetëm viktima.

Në fakt nga shek. XVII e më tej, shumica e garnizoneve osmane në disa pika kyçe perandorie kishin kontingjent të madh shqiptar, deri te mbrojtja e Budës në 1688 ku burimet europiane theksojnë se mbrojtësit myslimanë ishin kryesisht shqiptarë.

Dhjetëra vezirë të mëdhenj dhe pashallarë të fuqishëm janë me origjinë shqiptare

Si individë shqiptarët kanë përfituar nga “kullotat e pafundme të perandorisë” siç i thoshte me 1908 ministri i Brendshëm Eqerem Bej Vlorës.

Miti 5: Shqiptarët më të shtypurit

Ne jemi më të varfërit se grekët, serbët etj sepse ishim “halë në sy” për osmanet.

Studimet flasin ndryshe: prapambetja erdhi sepse pjesa më e madhe e trojeve shqiptare ishte zonë malore, e vështirë për t’u integruar në qendrat tregtare. Perandoria investonte atje ku kishte interes ekonomik dhe ushtarak (p.sh., Selaniku, Vojvodina)

Elitat shqiptare bënin karrierë në qendra si Stambolli, Kajro apo Siria, dhe jo domosdoshmërisht kanalizonin burimet në qytetet e origjinës.Nuk është se ne “hëngrëm më shumë dajak” se popujt e tjerë, por raporti elitë-territor ishte i deformuar:

Miti 6: Shqipëria e gjitha myslimane

Ideologjia komuniste e trajtoi Islamin thuajse si “fe shtetërore osmane të shqiptarëve”. Deri në shekullin XIX ekzistonte një mozaik: Veriu dypalësh (katolikë/myslimanë), Qendra/Lindja me shumicë sunite, Jugu tri-fetar (ortodoksë/myslimanë/bektashinj).

Shqiptarët nuk kanë qenë as “komb mysliman”, as “komb martir i krishterë”. Ky mozaik u kthye në forcë të nacionalizmit, kur Rilindasit ndërtuan me sukses identitetin mbi gjuhën: “Feja e shqiptarit është shqiptaria.” (Pashko Vasa).

Miti 7: Identiteti kombëtar i pastër që nga Mesjeta

Komunizmi hoqi një vijë të drejtë: nga ilirët te Skënderbeu, te Rilindja, te Partia Komuniste.

Ndërkohë, sipas shumë studiuesve ne shekujt. XVI–XVIII: shumë shqiptarë identifikohen më fort me fenë, fshatin, klanin, rrethin e pashait se me “kombin” në kuptimin modern.

Vetë emërtimi shqiptar dhe Shqipëri që zëvendësoi Arbër / Arbëri erdhi relativisht vonë.

Elitë e pasur, Shqipëri e varfër

Perandoria ishte projektuar për të ushqyer makinerinë ushtarake dhe burokratike, jo për të zhvilluar periferitë. Karriera bëhej në Stamboll, Kajro, apo Selanik. Elitat shqiptare u “globalizuan osmanisht” (duke i dhënë “Besën e Madhe Perandorisë”) dhe rrallë u kthyen për të investuar në “vendin e vogël të origjinës” (“Besën e Vogël”) siç shkruante Sami Frashëri. Kombinuar me terrenin malor dhe prishjen e lidhjeve tregtare veneciane, këto faktorë e lanë Shqipërinë në periferi ekonomike.

Të fundit

Shqipëria doli e fundit nga Perandoria për disa arsye:

Mungesa e institucionit fetar kombëtar: Greqia dhe Serbia patën Kishat Ortodokse si instrumente nacionalizmi. Shqiptarët, të ndarë në tri fe, nuk patën një institucion të tillë

Një pjesë e elitës myslimane gëzonte status të privilegjuar në sistemin osman dhe nuk kishte arsye të priste “degën ku ishte ulur”.

Shpallja e Pavarësisë u shty në momentin e fundit, kur copëtimi i Perandorisë dhe interesat gjeopolitike të Fuqive të Mëdha (Italia dhe Austro-Hungaria) e bënë projektin shqiptar një mjet për të penguar zgjerimin e Serbisë në Adriatik.

Përfundimisht, Shqipëria doli e fundit nga Perandoria sepse elitat e saj ishin përfituese të sistemit dhe projekti kombëtar ishte i vonuar.

Lutfi Dervishi/mesazhi/

Fjalimi historik i Ismail Qemalit
Edhe përkundër dëshirës së Europës për t’i larguar forcat serbe e malazeze nga Shkodra, përkatësisht vendimit që pikërisht Shkodra të bëhet kryeqytet i Shqipërisë, do të ndodhë diçka e pakuptueshme – Esat Pashë Toptani do t’ua dorëzojë këtë qytet pikërisht forcave serbe e malazeze.

Shkëlzen HALIMI, Shkup

Në tetor të vitit 1913, pak para së të shënohej njëvjetori i shpalljes së pavarësisë, Ismail Qemali, atëbotë kryetar i Qeverisë së Përkohshme, para vlonjatëve do të mbajë një fjalim, në të cilin, veç tjerash, do të flasë edhe për situatën aktuale politike, përkatësisht raportin me Esat Pashë Toptanin dhe themelimin e Bankës Kombëtare. Këtë fjalim, në dy vazhdime, do ta botojë PËRLINDJA E SHQIPËNIËS (organ për me mprojtur të drejtat kombëtare), e cila dilte dy herë në javë (e mërkurë, e shtunë) në Vlorë, por që nuk pati jetë të gjatë, sepse, me rënien e Qeverisë së Përkohshme të Ismail Qemalit (më 22 janar, 1914), edhe ajo pushoi të dalë.

Çka ndodhi në Durrës!

Ismail Qemali, duke u kërkuar falje për vonesën e tij për t’iu drejtuar vlonjatëve, tha se po vinte nga një takim me konsullin austriak, i cili ka dhënë lajmin e mirë për fillimin e largimit të ushtrisë serbe nga të gjitha viset shqiptare dhe se ka shpresë se shumë shpejt do të largohen edhe grekët.

“Kërkova të piqem me ju edhe të ju thom se ç’bâni e ç’ nuk bäni qeverria gjer në ditën e sotme edhe përsë u bânë disa vepra të cilat ndofta nuk duheshin bërë. Tani mbushen njëmëdhjetë muaj që kur se po rrojmë nën hien e flamurit të Shqipëriës së lirë. Sot e një motmot, kur të huajt i shkelen të gjitha viset e Shqipëriës, po thua, pa kurrë-farë kundërshtimi, neve të bijve të këtij vendë, nuk na kishte mbetur veç se një detyrë: të përpiqemi për të formuar një qeverrië, e cila duke i mbajtur të liruara viset që nuk kishin ranë akoma nën pushtimin e të huajvet, te perpiqemi e të ngrejmë zanin t’ënë per shpëtimin e visevet të tjera e për të drejtat e Kombit Shqipëtar”, ishin fjalët e para me të cilat iu drejtua masës së tubuar, Ismail Qemali.

Ai edhe një herë do të tregojë për peripecitë e realizimit të projektit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Në rrugëtimin e tij drejt tokave shqiptare, Ismail Qemali me bashkëmendimtarët e tij kishte vlerësuar se ngritja e Flamurit dhe shpallja e kumtit të pavarësisë së Shqipërisë të bëhet në ndalesën e parë, në Durrës. Por, fatkeqësisht aty do të hasë në një rezistencë dëshpëruese.

“Unë, pa fuqië, me një tok shokë të lidhur të gjithë me një mendje, erdhëm këtu në Vlonë, jo si në vent tim, po si nde një qendrë ku munt të mbaronej puna e qëllimi për të cilët ishim duke n-përpjekur. Kishim ndër ment t’a banim në Durrës punën që bâmë këtů, po, me të vënë kâmbën n’atë qytet, pakupëtimi i Durrsakëvet na dha të marrim vesh se një punë e tillë nuk munt të mbaronej atje. E, mjerisht, nuk u-ndamë vetëm me kaq, po neve që u thoshim ejani të përpiqemi së bashku për sipe-timin e Atdheut f’ënë, na përgjigjeshin:-Ju jeni tradhëtorë, ju kërkoni humbjen e vatanit, prishjen e mbretëriës; ju gënjeni, se Turqia nuk humbi e nuk humbet; ushtëria e Turqiës ka zanë shumë qytete të Bullgariës dhe tani po i kthehet Serbies. Qysh muntnim na t’u a mbushnim kokën këtyne njerësve? Kështü u shtrënguam t’u themi të mirë mbetëshi, Zoti-u dhanët ment, edhë u-nisëm për në Vlonë.”, do të shprehet Ismal Qemali para të tubuarve në Vlorë.

Më tej ai do të tregojë edhe për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Qeverisë së Përkohshme, por edhe për sfidat e shumta që e prisnin këtë qeveri, sidomos për bashkimin e të gjitha trojeve, ndonëse, siç do të theksojë ai, “Konferenca e Londrës ua kishte dhane dënimin e vdekjes Kosovës edhë Dibrës”. Rrethanat e asaj kohe, siç dihet, nuk mundësonin që kjo Qeveri të bëjë diç më shumë, aq më tepër të kundërshtonte vendimet e Fuqive të Mëdha, të cilat kishin vendosur Kosova të mbetet jashtë, përkatësisht brenda kufijve të shtetit serb.

“S’ka dyshim, ish dëtyr e Qeverries, të perpiqej që të mos mbesë as një Shqipëtar jashtë Shqipëries. Por, fatkeqësisht nuk ishim mjaft të pregatitur dhe me gjithë që Austria mbajti 1 milion ushtarë më kâmbë, dhe Italia u perpoq me gjthe menyrat dhe Anglia desh të n’a mprojë, por që të mos kërcasë një lufte evropeane, u shtrënguan të n’a bâjnë theror. Na shpresën nuk duhet t’a humbasim: giithëmonë duhet t’a kemi parasysh që Kosova ka qënë dhe do të jetë shqiptare”.

Rasti i Shkodrës

Duke e paraqitur situatën aspak të favorshme, për shkak të bindjes së ndërkombëtarëve se shqiptarët nuk mund të qeverisin me vetveten, Ismail Qemali do të ndalet te rasti i Shkodrës, e cila atëbotë ishte e rrethuar nga serbët dhe malazezët. Edhe përkundër dëshirës së Europës për t’i larguar forcat serbe e malazeze nga Shkodra, përkatësisht vendimit që pikërisht Shkodra të bëhet kryeqytet i Shqipërisë, do të ndodhë diçka e pakuptueshme – Esat Pashë Toptani do t’ua dorëzojë këtë qytet pikërisht forcave serbe e malazeze.

“E tanë bota u çudit; as njëri nuk priste që kējo çështje të marrë një funt kaq të papandehur. N’a dhembi këjo ngjarje sa s’munt të tregohet dot me gojë; po, me gjithë këtë, e duruam, duke dashur t’i mbulojmë fajet a fajtorëve per t’a shpëtuar nderin e Shqipëtarit, thamë se Shkodra ra nga që ushtëria ish e dobëtuar, nga që skamja a hajes shkakëtonte mjerime të mëdha”.

Por, Esat Pasha, siç dihet, do të vazhdojë me shantazhet e tij, pavarësisht përpjekjeve të shumta të Ismail Qemalit për ta bindur se nuk ishte në rrugën e duhur. Kur u mendua se Pasha do të qetësohet pas përfshirjes së tij në Qeverinë e Përkohshme si ministër i Punëve të Brendshme, ai prapë u tregua tepër i papërgjegjshëm. Në kohën kur dy komisione ndërkombëtare u vendosën në Shqipëri për t’i caktuar kufijtë në veri dhe në jug dhe kur Europa filloi me realizimin e vendimit për largimin e serbëve dhe grekëve nga viset e njohura ndërkombëtarisht si shqiptare, Esat Pasha, ndonëse ishte ministër, sërish do ta turbullojë qetësinë, duke u ngritur kundër qeverisë së vet, duke kërkuar diçka që nuk përkonte me realitetin dhe që ishin kundër interesave të Atdheut të tij. Po çfarë kërkoi Esad Pasha?

“Kryeqytet i përtanishmë i Shqipëriës të ngrihet nga Vlona e të vejë në Durrës. Ministrat e qeverriës të sotme të heqin dorë dhe në vent të tyre, Pasha me mua të bëjmë një kabinet të ri. Të mshtillet një mbledhjë kombëtore e cila të marë hesap prej qeverriës së vjetër dhe të bashkëpunojë me qeverriën e re”.

Ndërkohë, Esad Pasha përfundimisht do të largohet dhe do të vendoset në Durrës, ku do ta bëjë qeverinë e tij. Gjithë kjo ndodhi në kohën kur fati i Shkodrës fare nuk ishte i qartë, kur një pjesë e madhe e tokave shqiptare, që nga Himara e deri në Korçë, sundoheshin nga grekët. Lidhur me këtë çështje, Ismail Qemali do të theksojë: “Na menduam dhe mendohemi gjithenjë qysh t’i lidhim të gjithë Shqipëtarët dhe qysh t’a forcojmë Shqipëriên. Per këtë, pa ikur Esad Pasha, bâmë një kanun, i cili, me pak kundërshtime u-pranua. Në këtë kanun do të shihni në dua t’a perçaj Shqipëriën apo dua t’a lith e t’a bashkonj ma tepër”.

Në vazhdim të fjalimit të tij, Ismail Qemali do të ndalet edhe në çështjen e qeverisjes së Shqipërisë dhe çështjes se bankës kombëtare. Duke folur për Qeverinë, ai do të shprehet se do të ishte shumë më ndryshe sikur mos të paraqiteshin disa probleme e ngatërrime. Rajoni i Durrësit, për shkak të Esad Pashës, nuk ishte më nën Qeverinë e Përkohshme, e cila e kontrollonte vetëm Vlorën me gjithë Labërinë, rajonin e Beratit dhe të Elbasanit. Shkodra, e cila kontrollohej nga Mali i Zi, me vendim të Fuqive të Mëdha u la në duart e ushtrisë së këtyre fuqive.

“Tashti që Zoti n’a dha liriën edhe kemi një Shqipënië, jo për të huajt po për Shqipëtarët, lipset doemos që kesaj Shqipëriës shqipetare t’i apim një qeverrië krejt kombëtore, ja, má mirë, krejt shqipetare. Puna e jonë per qeverimin e Shqipëriës do të ishte shum’ e lehtë po të mos kishim perpara këto ngatrime, të cilat vinë ca nga e keqeja e disa njerëzve, ca nga natyra e disa ngjarjeve pa dashjen e kurkujt. Kemi qeverrimin e Vlorës me gjithë Laberiën e Sanxhaqet e Beratit dhe i Elbasanit nga pjesa e Shqipëriës që kish mbetur gjer sot e lirë, janë në dorën tonë e i kemi vënë n’udhë sa mundet ma mirë. Durësi me gjith kazat’ e ‘tij që, gjer dje, ishte nën qeverrimin t’onë, nga shkaku i një njeriut u-ndah, si u-thashë edhe pak ma perpara. Shkodra gjendet po thuaj, n’erë. Një komisië nderkombëtore, e formuar nga amiralët e të gjashtë Fuqiëve të mëdha, e qeverris që ditën kur e muarën prej dorës së Malit-të-Zi e gjer disa dit ma parë kur amiralët shkuan edhe qetësia e qytetit u-la në dorë t’ushtëriës së stereës të Fuqieve të mëdha. Sot duhet domosdo të mendohemi per qeverrimin e gjithë Shqipëriës. Mendimi i ynë, dëshira e jonë nuk asht që t’a çajmë e t’a ndajmë Shqipëriën, po, t’a forcojmë duke lidhur e duke bashkuar të gjitha anët e Shqipëriës nën një qeverrië qendrore, (centrale) të fortë dhe kombëtore. Per këtë shkak u-munduam shumë e jo me pak kundërshtime, bamë e vendosëm nje kanun organik të cilin do t’a shihni edhe do t’a gjykoni n’asht per ndarjen apo per lidhjen e Shqipëriës”.

Me një fjalim brilant, siç i ka hije një plaku te mençur, Ismail Qemali, të pranishmëve në Vlorë do t’u flasë për lidhjen e natyrshme të fshatit, nahisë, kazasë dhe sanxhakut, për specifikat e tyre dhe për funksionimin normal e që e fuqizojnë përparimin dhe zhvillimin e vendit.

“Si çdo njeri ka një fëmijë, e ka një shtëpië: si çdo njeri nuk do kurrë, e as që ka nevojë, as pak tjatri, që të trazohet në punërat e tij. Po gjith të zotët e shtëpiëve dhe të fëmiëve, duke ruar bashkë, kanë rrugat, kroit, xhamin a kishën, sheshin e hien edhe meranë per të cilat, të gjithë, bashkë, kanë interes t’i mprojnë e kështu lidhen e bájnë një fshat. Fshatrat, me gjith atë që duan të jenë si ç’do zot’i vet per fshatin e tij, po, nga shumë interesa si të udhrave, uravet, etj. etj., lidhen së bashku dhe bájnë atë që quhet nahie. Kështu nahiet me ca interesa të pergjithme, ndo per tregëtië, ndo per bujqësië, ndo per gjyqësië lidhen me një qytet dhe bájnë kazanë edhe kazatë, për këto shkake edhe per disa interesa ma të lartëra, mblidhen e formojnë sanxhakun. Këta sanxhaqet që formohen pas njerëziës me një mendim, me një zakon e një interes moral e lenduar, në mos qofshin të lirë per të bërë ato që do përparimi’ i vendit, a mundin të venë perpara e të forcojnë me lidhjen e ‘tyne at-dhen’ e tërë? Unë mbesoj se jo! Lidhja lipset të jëtë në mendime, bashkimi lipset në ndihmën e therorësiën per madhësiën e mprojtjen e shtetit. Nga kjo nuk del që Labi do të jesë Lap. Gega, Gegë dhe Toska Tëskë dhe seicili do të punojë vetëm per Labërien, per Gegëriën a per Toskëriën; po, të gjithë me ideale shqipëtare do të punojnë si Shqipëtarë dhe do të vriten si Shqipëtarë per Shqipëriën duke marrë fuqië prej perparimit të vendit të vet”.

Banka kombëtare

Në vazhdim të fjalimit të tij Ismail Qemali do të flasë për rëndësinë e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, e cila atëbotë ishte themeluar vetëm disa ditë para këtij fjalimi. Por, kjo, natyrisht akoma nuk perceptohej si diçka e rëndësishme për shtetin e ri, ndaj dhe shumë njerëzve ky projekt ua kishte trazuar mendjen.

“Mbetet tani një nga punërat që bëri má në funt Qeverria Shqipëtare për të cilën shumë gjëra jane thasë edhe shumë njerëzve n-kanë trazuar mendjen. Kjo punë asht Banka Kombëtore e Shqipëriës q’u themelua disa dittë perpara, Si s’ka njëri, sa do i pasur të jëtë, që të mos ketë nevojë për kredit edhe, pas kre-ditit që të ketë, të dëftejë gjër më sa vete nder i ‘tij, kështu edhe shtetët kanë nevojë per kredit edhe lavdurohem me kredi-tin që kanë në mes të bursave të pergjithme. E dini fort mirë së fuqia ma e madhe në këtë jetë asht Ingliterra edhe ma i pasuri komp asht inglizi. Po kjo fuqië kaq e madhe, ky popull kaq i pasur, mundet të rrojë pa kredit? Jo! Se vjen kohë që, per një luftë, per një çeshtje të drejtit e të nderit të prishin nje qint, dy qint e tre qint miliunë lira, si ngjajti në luften e Transvalit. Shqipëria, ate dite kur pati fatin e bardhë të bane shtet në mes të shteteve të Ballkanit e t’Evropës, kishte dreitë të ketë një edhe má tepër banka per të siguruar kredein ebotshëm si popull edhe kreditin e veçantë per seicilin Shqipetar, si njëri. Qysh të mos gëzonet njëriu, kur në kohë që një njeri si Esad Pasha bje një turbullim dhë s’e lë të mjerën Shqipënie t mendonet as per vellezërit tonë të Malësiës e të Dibrës që iken, burra e gra, nga zjar’i anmikut e muarën malet e brigjet, ku, pa bukë, pa mbulesë dhe pa strehë munden me vdekjen; as kufinjt e Shqipënies së Poshtme që Evropa e tërë kërkon t’i shënojë pas interesit t’onë. Në ajë kohë të ketillë e ardhura e kapitalistave në Shqipënië e dhania e tyre mjaft e madhe pas kohes që gjen demi i dëften gjithë botës sa e shëndoshë asht Shqipëria dhe se sa besim mandet t’i epet jetës së saj per ma tutje”.

Është evidente përpjekja e Ismail Qemalit për të dhënë sqarime sa më të kuptueshme për rëndësinë e Bankës Kombëtare Shqiptare, për kreditit, për kamatën. Do të flasë edhe për lehtësitë e ndryshme.

“E para e punës asht që banka, me para të huaja, do të jetë fis kombetore Sqipëtare, nën kontrollin e një komisari t’emenuar prej Qeverriës shqipëtare me administratarë të cilët do të jenë shqipëtarë të emënuar edhe ata prej Qeverries shqipëtare. Puma e kasës së Qeverriës, per dhanie e marrje do te banët prej bankës, e cila, pa një sigurim ka me dhanë Qeverriës një kredit jo ma pak se 50.000 lira në vit, pa menduar kreditet e tiëre që do të jepen me sigurime. Dhjetë miliune frangat të saj do të perdoren prej shqipëtarëve per ç’ do punë me një fajis, jo si sot 20, 30 70 per 100, po me 4, 5 e 6 per qint. Nuk mbesoj të jetë një nga ju, i cili të helmohet se ç’ do shqipëtar, në çdo punë që të jetë të gjejë paskëtaj para me fajis kaq të lirë kur, në dashtë, nuk e mban njëri të marrë nga ato që pinë gjakun, sot, e atyre që gjenden në shtrëngim me tajis të lartër. Banka ka me marrë e me dhanë polica, çeçe, mall-tregëtë e ç’do tiater gjë, që blihet ë shitet per të lehtësuar punérat e njerëzvet. U thonë që banka ka par të marrë të gjithë mallin e dhenë duke i dhanë botës, para hua. Një pandehie e tillë ashi marēzië t’a ketë njëriu; po, më ngjan se, duk me qënë banka e duk me dhânë hua mẹ 4.25% me të paguar më 20, 30 e 50 vjet, asnjeri nuk do të gjendet në shtrëngim, si sot, t’a shesë dhenë për të dalë nga shtrëngimi. E dini fort mirë se një zot i cifligut a i zot’ i një copës së madhe dheu, kur shtrëngonet për të bërë një shtëpië, per të blerë bagëtië a per të perparuar bujqësiën e tij, huet, e, kur asht faji tepër, koha e pakët, shtrëngohet dhe e shet dhenë; po, kur fajizi asht i lirë e koha e gjatë dhe t’ardhunat të shtuara, dheu mbetet pashitur mua më ngjan se ata që thrasën, sot, kundra bankës, janë ata që prisnin të blënën nga të zotet që gjendeshin në shtrëngim, dhenë per t’a shitur ma shtrenjt të huajvet. Ishin bërë tertipe të tilla, pa ardhun unë, këtë herë, nga Europa”.

Qeverria, do të shprehet ndër të tjera Ismail Qemali, kurdoherë që të vendosë një konqesië per punera të vjejtura, si udhë të hëkurtë, si limanetj, banka do të thirret që të marrë pjesë me myshterinjt e tjerë pa pasur as një preferim (preference) duke qënë që ajo ofertë, nga kushdo që të jetë, po të jetë ma e dobishme per qeverriën, do të pranohet. Vetëm në qoftë, që qeverria kërkon t’i epen ofertat të shkruara, të mbyllur e të vulosura edhe në qoftë që oferta e bankës të gjendet një me ma të miren ofertë të tjatrit per qeverriën, ahere do të pranohet e bankës.

Pas përfundimit të fjalimit, gazeta në fjalë do të konstatojë se populli u nda i kënaqur që mund të dëgjojë nga goja e kryetarit ë Qeverisë së Përkohshme shpjegimet e nevojshme dhe të plota mbi ato çështje me interes të madh, të cilat kundërshtarët e Qeverisë i trajtojnë sipas qejfit të tyre, duke u përpjekur t’i bëjnë armë luftimi jo kundër njëri-tjetrit, por kundër atyre që kanë vuajtur e janë duke vuajtur për të drejtat e këtij kombi./mesazhi/

Тhemeltari i përndritur i pavarësisë
Valëvitja e flamurit të Skënderbeut në Vlorë nga Ismail Qemali përmbyll epokën e rezistencës disashekullore identitare shqiptare dhe hap epokën e afirmimit të kombit shqiptar në gjithë gjeografinë historike. Vizitat paraprake të Ismail Qemalit, në qendrat europiane të asaj kohe, tregojnë për koordinatat e mendjes diplomatike të tij, që paraprakisht idealitetin për shtet shqiptar e kishte vendosur në hartën historike të Europës, aty ku përkiste populli me trashëgimi të lashtë.

Shkruan: Bardhyl ZAIMI, Tetovë

Historia mbetet një trajektore momentesh sublime, të cilat zakonisht e përbrendësojnë kohën me ngjarje, me emra që shënojnë pikën e ndritshme të një populli. Historia merr kuptim pikërisht nga këto momente, që artikulojnë dhe shpërfaqin një përpjekje të vazhdueshme, e cila në heshtje formëson ngadalshëm një aspiratë dhe një idealitet të brezave të tërë. Ngjarjet e mëdha determinohen nga përpjekje të panumërta, nga rënie-ngritje, që pulsojnë në universin e një populli, gjithnjë duke ruajtur përbrenda një gjakim të përhershëm për të lidhur sinapsat historike, momentet sublime që kristalizojnë një vetëdije tjetër në një kontekst të caktuar historik. Historia, ngjarjet historike, në asnjë rast nuk mund të shihen jashtë ndërvarësive kontekstuale, por edhe jashtë përpjekjeve këmbëngulëse të breznive, emrave të përveçëm, që i japin zë dhe kuptim një epoke.

Përtej detajeve historike, sfondit historik, momentet sublime shkëlqejnë me madhështinë e vet dhe shndërrohen në mite themeluese në universin e një kombi. Dhe, disa emra ngriten dhe shenjtërohen në dimensionet e shtetndërtimit dhe kombformimit si asnjëherë më parë. Ata i japin kuptim historisë, ekzistencës historike të një populli me forcën e figurës dhe përpjekjes së tyre, duke shënuar kështu një epokë, një kohë tjetër të ngjizur me vizionin dhe maturinë e tyre.

Ismail Qemali mbetet një ndër emrat më të lartësuar të historisë shqiptare, një figurë e përndritur, që me dijen, zgjuarsinë dhe përkushtimin e tij arriti që të finalizojë një përpjekje shekullore të shqiptarëve, pavarësinë e shtetit shqiptar.

Figura e Ismail Qemalit, arkitektit të pavarësisë së shtetit shqiptar gjithnjë duhet të shihet në dimensionin e thellë historik, të një paradigme historike siç ishte Rilindja Kombëtare. Siç e dimë tashmë, ideja e pavarësisë së shtetit shqiptar “vezullon” si substancë, si aspiratë tek një brez i tërë mendjesh të ndritura shqiptare, të cilët brenda kontekstit të zhvillimeve të Perandorisë Osmane po kultivonin pandërprerë dhe me shumë kujdes universin e identitet kulturor dhe historik të shqiptarëve. Ismail Qemali ishte prodhim i këtij konteksti, i formësuar në këto vlime kombëtariste, dhe njëkohësisht i stërvitur dhe i latuar me dimensionin e diplomacisë brenda Perandorisë Osmane.

Me njohje të thella të realiteteve gjeopolitike të kohës, me njohje nga afër të lëvizjeve tektonike brenda Perandorisë Osmane dhe brenda rajonit të Ballkanit, ku tashmë nacionalizmi po merrte hove agresive, diplomati kalibër i frymës shqiptare po rendte drejt një aspirate shekullore të shqiptarëve për të pasur shtetin e tyre në tokën e tyre. Vetëm shqisa e një njeriu që tashmë kishte përbrendësuar idealitetin kombëtar dhe pragmatizmin e zgjuar të një diplomati kalibër, mund të finalizonte një përpjekje mbinjerëzore të një populli, që rrezikohej nga rrënojat e rënies së një perandorie dhe ambiciet agresive territoriale të fqinjëve, që duke përfituar nga rrethanat po përpiqeshin të zhvatnin gjithçka në territoret shqiptare, që më parë gjallnonin në katër vilajete në kuadër të administrimit osman.

“Njeriu i duhur në kohën e duhur”, ky mund të jetë formulimi më i saktë për rolin e Ismail Qemalit në historinë shqiptare, në historinë e themelimit të shtetit shqiptar, që vjen si një kurorë përpjekjesh të elitës kulturore dhe politike të Rilindjes Kombëtare.

Valëvitja e flamurit të Skënderbeut në Vlorë nga Ismail Qemali përmbyll epokën e rezistencës identitare shqiptare dhe hap epokën e afirmimit të kombit shqiptar në gjithë gjeografinë historike.

Vizitat paraprake të Ismail Qemalit, në qendrat europiane të asaj kohe, tregojnë për koordinatat e mendjes diplomatike të tij, që paraprakisht idealitetin për shtet shqiptar e kishte vendosur në hartën historike të Europës, aty ku përkiste populli me trashëgimi të lashtë.

Së këndejmi, figura e Ismail Qemalit duhet të shihet në këtë planimetri veprimi, në dimensionin e idealitetit të mëvetësisë së kombit shqiptar, që ishte paradigmë e Rilindjes Kombëtare, vazhdim i shtetit të Skënderbeut dhe Lidhjes së Prizrenit, si dhe pragmatizmit të zgjuar diplomatik, që tashmë kishte përbrendësuar kontekstin europian të asaj kohe.

Gjithë trajektoren historike të përpjekjes shqiptare deri te “independenca” mund ta gjejmë te libri “Zgjimi kombëtar shqiptar” i Stauro Skendit, një libër me referenca të pafundme studimesh objektive për këtë periudhë të historisë shqiptare.

“Gjendja po ndryshonte me shpejtësi me përparimin e forcave të tjera ballkanase. Më 28 nëntor u mblodh në mënyrë solemne Asambleja Kombëtare e Jashtëzakonshme e kryesuar nga Ismail Qemali. Në një fjalim të shkurtër, ku përshkruhej situata e krijuar në Shqipëri si rezultat i luftës ballkanike, ai tha: ‘Shqiptarët kanë marrë pjesë në luftë jo aq shumë si ushtarë po si zotër të tokës për ta shpëtuar vendin e tyre’. Ai propozoi që të merreshin masa për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë, për të formuar një qeveri të përkohshme, për të zgjedhur një senat, për të kontrolluar e për të ndihmuar qeverinë dhe të krijohej një komision që do të dërgohej jashtë për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë. Gjithë propozimet e tij u miratuan dhe ai u ngarkua me formimin e qeverisë së përkohshme. Pastaj flamuri shqiptar u ngrit dhe Fuqitë e Mëdha dhe gjithashtu Porta dhe aleatët ballkanas u lajmëruan për shpalljen e pavarësisë shqiptare.”, thekson Stauro Skendi në librin e tij, duke përshkruar kështu ambientin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Kështu, thekson ai, u arrit pavarësia e Shqipërisë në rrethana të rrezikshme, pas më shumë se tri dekadash përpjekjeje për zhvillimin e ndërgjegjes kombëtare.

Historiografia shqiptare, autorë shqiptarë dhe të huaj e kanë trajtuar gjerësisht kontekstin e shpalljes së pavarësisë të shtetit shqiptar, si dhe rolin vendimtar të Ismail Qemalit. Edhe Faik Konica, që njihet tashmë për shkrimet e tij kritike edhe ndaj figurës së Ismail Qemalit, do ta pranojë se “dora e Ismail Qemalit do t’kujtohet për jetë në histori, se ngrijti e para flamurin e unjur katër shekuj më parë. Me këtë veprë Vlora u bë më tepër se një qytet historik: u bën simboll i pavdekur dhe një copë e pandarë e shpirti shqiptar”. /revistashenja/mesazhi/

Rreth fjalës KOMB
Termi komb, i përdorur gjerësisht nga rilindësit shqiptarë gjatë periudhës osmane, ka një histori të ndërlidhur me traditën leksikore të gjuhëve orientale dhe me zhvillimin e brendshëm të shqipes. Etimologjikisht, fjala lidhet me arabishten قَوْم (kaum), e cila në tekstet klasike dhe në Kur’an përdoret në shprehje si kaumu Ibrāhīm, kaumu Nūḥ etj., me kuptimin “popull, bashkësi, trup shoqëror”.

Ky term është përmendur qartë nga Kostandin Kristoforidhi (1827–1895), i cili në veprën e tij leksikografike vëren formën kom në gegërisht dhe pohon përdorimin e termit nga Sami Frashëri

(shih:- Kostandin Kristoforidhi, Fjalori i Gjuhës Shqipe, bot. i plotë, Tiranë: Akademia e Shkencave, 2005, f. 312). – Sami Frashëri, Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet, Stamboll, 1899, f. 18–19).

Parimi fonetik dhe zhvillimi dialektor

Në shqipen e vjetër dhe në gegërishten letrare, forma kom paraqitet si rezultat i një kontraksioni fonetik të krijuar për të shmangur hiatin, çka përputhet me strukturën fonologjike të fjalës arabe kaum.

Në toskërisht, ndërkaq, shfaqet forma komb, ku fonema b paraqitet si shtesë fonetike sekondare (epentezë), një dukuri e njohur në shumë raste të leksikut toskë, për të përforcuar mbylljen bilabjale pas tingullit m. Ky zhvillim përshkruhet në: – Eqrem Çabej, Studime Etimologjike në Fushë të Shqipes, vëll. I, Tiranë: ASHSH, 1976, f. 145–147.

– Shaban Demiraj, Gjuha Shqipe dhe Historija e Saj, Tiranë: ASHSH, 1988, f. 203–205.

Polemikat për tingullin “b”

Rreth 40 vite më parë në shtypin shqiptar u zhvillua një debat i gjerë midis autorëve të Jugut dhe gjuhëtarit M. Logoreci, i cili argumentonte se b në fund të fjalës ishte një shtesë e panevojshme dhe se forma kom ishte më e natyrshme për shqipen, duke qenë se kjo trajtë ishte më e përhapur në përdorim popullor dhe në gjuhët orientale huazuese.

Referenca kryesore: – Martin Camaj, Studime Gjuhësore, Minhen: Otto Sagner, 1990, f. 221–223 (analizon debatet normative të periudhës komuniste mbi standardin).

– Artikujt e M. Logorecit në revistën “Nëntori” (1978–1982), sidomos shkrimi “Rreth termit komb”, Nëntori, nr. 3, 1979, f. 45–48.

Aspekti orientalist dhe turko-arab

Në gjuhën osmane, forma përdorur ishte kavim / kavm (ترکی: kavim), e cila rrjedh drejt nga arabishtja kaum. Gjuhetari Matijas (F. M. Matja) e sqaron këtë në studimin e tij mbi elementet orientale në shqipe, duke theksuar se fjala arabe përbëhet nga tri fonema: kāf (ق), uāu (و), mīm (م).

Burimi: – F. M. Matja, Huazimet Orientale në Gjuhën Shqipe, Tiranë: Universiteti i Tiranës, 1967, f. 72–74.

– Johann Fück, Arabishe Studien, Leipzig, 1950, f. 57 (për terminologjinë kaum në arabisht).

Vladimir Kera/mesazhi/

Shqipëria i afrohet Evropës duke iu larguar vetvetes!
Si të ishin hajdiutë, në orët e vona të natës, pa diskutim dhe sa më shpejtë që të mos i kapin duke ‘vjedhur’, shtatëdhjetë e shtatë burra dhe gra, e votuan ligjin sipas të cilit në Shqipëri gjinitë nuk përcaktohen sipas tipareve që e dallojnë mashkullin nga femra, por nga rolet e ndërtuara në kontekstin shoqëror.

Në të vërtetë, këta burra e këto gra duan shqiptarëve t’ua ‘vjedhin’ e shkatërrojnë më të vlefshmen që ata i mbajti gjatë shekujve: familjen, të cilën nuk e përcakton asgjë tjetër përpos lidhjes së gjakut, e ku nënë e babë bëhesh nepërmjet shtratit e jo me marrëveshje!

Por shihet qartë se Shqipëria ngutshëm i afrohet Evropës së civilizuar dhe i largohet vetvetes, kështu që ka rrezik që një ditë të sjellë ligj sipas të cilit në plazhë shkohet vetëm pa brekë dhe se ajo nuk është atdhe i shqiptarëve, por i qytetarëve të tipit Nr. 1 dhe atyre Nr. 2.

Disa thonë se ne që e kundërshtojm këtë ligj, jo vetëm se nuk i kuptojmë vlerat e Evropës së sotme, por se e ardhmja do na mbajë mend si të prapambetur që e kanë ngadalsuar ecjen e shqiptarisë drejtë civilizimit?

Autori i këtij teksti vullnetarisht rreshtohet në anën e gabuar të historisë, ngaqë nuk ka zgjidhje tjetër përpos, o t’i pranoj normat ‘properëndimore’, o t’i mbetet besnik Lutjes së tij: O Zot, do i jepja të gjitha të nesërmet që më kanë mbetur t’i jetoj nëse do të më mundësoje që edhe njëherë të vetme ta puthja nënën dhe t’i tregoja se kurrë nuk do shkel mbi thënien e saj se jo çdokënd mund ta kesh nënë apo babë si dhe, nëse do të ma mundësoje ta ndjeja dorën e babait si më përkëdhel dhe me zërin kërcënues më udhëzon që kurrë të mos lejojë dikush të rrënojë më të vlefshmen që kemi – Familjen!

Nga: Kim Mehmeti/mesazhi/

Forca e moralit në ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë
Morali është një nga shtyllat themelore mbi të cilat mbështetet jeta e individit dhe e shoqërisë. Ai përfaqëson vlerat, normat dhe parimet që e udhëheqin sjelljen e individëve në një shoqëri.

Etika ose morali është shkenca që studion kuptimin e të mirës dhe të ligës, qartëson se si duhet të trajtojnë njerëzit njëri-tjetrin, e sqaron edhe synimin që duhet ta kenë njerëzit me anë të veprave të tyre, pra është shkencë që ua ndriçon atyre rrugën për të vepruar si duhet. S’ka dyshim se vlerat morale janë shtyllat kryesore të ruajtjes së strukturës së popujve, dhe për këtë arsye vërejmë studiuesit dhe filozofët që janë pajtuar me domosdoshmërinë e këtyre vlerave për individin që ai të jetë i dobishëm së pari për vetveten, por edhe për shoqërinë në përgjithësi. Andaj ashtu si një individ që i bën dëm vetvetes me vepra të këqija, ai po ashtu e prish edhe shoqërinë duke përhapur amoralitet dhe vepra të dëmshme shoqërore.

Në thelb, morali ndihmon në krijimin e marrëdhënieve të ndershme dhe të drejta midis njerëzve. Kur individët sillen me ndershmëri, drejtësi, përgjegjësi dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, lind besimi shoqëror, një shtyllë kyçe për unitetin dhe stabilitetin e çdo shoqërie. Shoqëritë që kultivojnë moralin kanë më pak konflikte, më shumë bashkëpunim dhe më tepër ndjeshmëri ndaj problemeve të përbashkëta. Për këtë arsye nuk e kishte ekzagjeruar Rene de Chateaubriand kur kishte deklaruar: “Morali është themeli i çdo shoqërie”.(1)

Një nga qëllimet kryesore të dërgimit të pejgamberëve ka qenë thirrja në virtyte të larta dhe përmirësimi i sjelljes së njerëzve. Kurani e ka përforcuar kërkesën për t’iu përmbajtur atyre virtyteve. Kështu që në fenë tonë islame, më shumë se çdo gjë tjetër, përparësi u jepet vlerave. Njerëzit vlerësohen për vlerat dhe virtytet që kanë, e jo pse janë të bardhë a të zi, flasin këtë apo atë gjuhë, i përkasin kësaj apo asaj shtrese.

Njeriu, qenie shoqërore

Njeriu, edhe pse është krijesa më e çmuar e Zotit xh.sh., përveç të tjerash, është edhe qenie shoqërore dhe si i tillë është i detyruar të jetojë në familje apo në bashkësi, që do të thotë se njeriu nga vetë natyra e tij është i krijuar të jetojë me të tjerët. Vetë jeta në bashkësi kërkon kushte dhe rregulla të cilat duhet t’i respektojë çdo individ me qëllim të arritjes së harmonisë në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Mirëpo nuk ka bashkësi të shëndoshë nëse nuk ka individ të shëndoshë, ndërsa nuk ka individ të shëndoshë pa moral. Pra, normat e moralit janë ato të cilat dirigjojnë sjelljet e përgjithshme të njeriut në bashkësi. Bazë e normave të moralit është feja, për arsye se ato nuk mund të respektohen nëse nuk burojnë nga ndonjë ligj i shenjtë, siç është Sheriati.

Te njeriu si individ ekzistojnë dy lloj prirje: të larta dhe të ulëta, (shpirtërore dhe emocionale), ato të lartat duhet zhvilluar, ndërsa të ulëtat (epshet) duhet kontrolluar-sunduar. Në grupin e emocioneve të ulëta bie, për shembull, emocioni i egoizmit. Ky emocion mund të kontrollohet vetëm nëpërmjet prirjes më të lartë dhe më të fortë, e cila lidhet me bindjen e vetëdijshme se njeriu i takon botës më të lartë, të cilës duhet gjithçka t’i nënshtrohet. Pa këtë bindje të njeriut do të ishte vështirë për t’u respektuar ndonjë ligj apo rregull, bile edhe atëherë kur ato rregulla janë kundër interesave personale të tij. Këtë e bënë vetëm besimi në Krijuesin-feja. Mu për këtë, me plotë të drejtë dijetari i njohur Lajbincse thotë se: “Patjetër të besojmë që moralisht të jetojmë”, ose siç thotë Gëte: “Epokat e zhvillimit dhe ngritjeve të fuqishme kanë qenë gjithmonë edhe epokat e besimit të fuqishëm”. Këtë shumë shekuj para tyre e ka thënë edhe vetë Platoni, i cili midis të tjerash thotë: “Kush shkatërron dhe sulmon fenë, ai ka shkatërruar moralin”. 2 Pra, morali është fondament më se i nevojshëm për jetën e çdo individi apo bashkësie, prandaj pa moral nuk mund të paramendohet jeta e njeriut dhe e bashkësisë. Nga kjo që u tha kuptojmë se morali është pjesë e pandashme e njeriut dhe si i tillë është i vjetër aq sa edhe vetë njeriu. Gjithmonë në histori fati i njerëzve është varur nga niveli i moralit të tyre, që do të thotë se bazë dhe kusht për jetë të lumtur në këtë botë është respektimi i normave morale.

Shoqëria e virtytit dhe moralit

Kur njerëzit udhëhiqen nga porositë hyjnore, si: ndershmëria, drejtësia, butësia dhe respekti, shoqëria funksionon në harmoni. Kurse mosrespektimi dhe mungesa e moralit sjellë padrejtësi, përçarje, korrupsion dhe dhunë. Islami nxit të gjithë njerëzit të sillen me etikë të lartë, jo vetëm ndaj myslimanëve, por edhe ndaj çdo krijese të Zotit. Andaj, kushdo që e studion shoqërinë e vërtetë myslimane dhe karakteristikat e saj dhe mendon për vlerat dhe moralin që është shumë i përhapur tek anëtarët e saj, do të shohë se kjo është shoqëri e dalluar nga shoqëritë e tjera njerëzore. Kjo është një shoqëri në të cilën, standardet fisnike dhe sjellja e mirë e përbëjnë pjesën më të rëndësishme të saj.

Nëse fillojmë t’i përmendim virtytet dhe vlerat morale, si: drejtësinë, mirësinë, mëshirën, sinqeritetin, ndershmërinë, bujarinë, dëlirësinë, pastërtinë, sakrificën, jo egoizmin dhe vlerat e tjera sublime dhe moralet e mëdha me të cilat njihet shoqëria myslimane ne nuk do të mund t’i përmendim të gjitha. Këto vlera morale nuk janë thjesht të mira shoqërore me të cilat shoqëria myslimane krenohet dhe mburret para shoqërive të tjera, por ato janë çështje të fesë për të cilat çdo anëtar i shoqërisë do të merret në llogari nëse bëhet neglizhencë ndaj tyre.(3)

Shoqëria myslimane dallohet me moralin e saj. Në këtë shoqëri standardet morale dominojnë të gjitha çështjet dhe i japin asaj karakterin e dalluar, qoftë në fushën e shkencës, politikës, artit, luftës ose paqes. Nuk ka ndarje në mes të këtyre gjërave dhe moralit, sepse Sheriati islam erdhi për t’i plotësuar këto vlera fisnike. Muhamedi a.s. ka theksuar vazhdimisht se qëllimi i misionit të tij është përmirësimi i moralit të njerëzve, siç thuhet në hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejre r.a.: “Nuk jam dërguar për tjetër përpos për t’ua përsosur moralin”.(4)

Virtytet e moralit janë porosi e fesë dhe në të njëjtën kohë ato bazohen në fe, dhe morali që bazohet në fe, i vetmi meriton të quhet moral i vërtetë. Parashtrohet pyetja, pse morali bazohet në fe dhe pse morali i tillë është më i shëndoshë dhe më i përsosur? Këtë e vërtetojnë shumë argumente, por më kryesore mund të jenë këto që do t’i përmendim në vijim.

-Morali që bazohet në fe është më i shëndoshë, sepse kur njeriu beson, jeton me vetëdije se atë e mbikëqyrë Allahu xh.sh., i Cili di, sheh dhe kontrollon çdo vepër të tij, qoftë ajo e fshehtë apo e hapur. Ai mund të fshihet nga të tjerët, por jo edhe nga Zoti Fuqiplotë. Ai mund t’i mashtrojë njerëzit, por jo edhe Allahun xh.sh..

-Besimtari beson në këtë botë edhe në botën tjetër. Besimi në botën tjetër-Ahiret, e bën njeriun më të moralshëm se kurdoherë, për arsye se ai një ditë do të vdesë, pastaj do të ringjallet dhe padyshim që do të japë llogari për veprat e bëra dhe do t’i jepet shpërblimi vetëm në bazë të asaj që e ka merituar. Pra, frika që të mos dënohet për veprat e këqija si dhe dëshira për t’u shpërblyer, janë thellë të vendosura në zemrën e besimtarit dhe bën që ai gjithmonë të sillet në bazë të normave morale, qoftë në vetmi ku nuk e sheh askush, qoftë edhe haptazi.

Fetaria dhe virtytet

Fetaria e vërtetë nuk është pretendim, por praktikë. Të qenit në piedestalin e besimtarëve më të mirë, nënkupton që duhet të dallohesh jo vetëm me përkushtimin për adhurime, por edhe për vlerat dhe virtytet. Kjo për faktin se këto të fundit janë fryt dhe produkt i adhurimeve, prandaj personaliteti i besimtarit vlerësohet sipas tyre. Virtytet morale tregojnë për nivelin e fetarisë dhe për pozitën që besimtari ka tek Allahu i Madhëruar.(5) Muhamedi a.s., është shëmbëlltyrë, dhe na porositë për vlerat morale duke na thënë: “Më i miri prej jush është ai që e ka moralin më të mirë.”(6) Si dhe: “Robi më i dashur për Allahun është ai me moralin më të mirë.”;(7) “Besimtari më i përsosur në besim është ai që ka moralin më të mirë.”(8)

Këto hadithe tregojnë qartë se morali nuk është diçka dytësore në Islam, por është thelbësorë për të qenë një mysliman i vërtetë dhe për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe të begatë. Pra, nga kjo mund të konkludojmë se nuk ka moral pa besim dhe as besim pa moral. Mu për këtë morali është pjesë e pandashme e fesë dhe ai që ka fe ka edhe moral. Mirëpo, fatkeqësisht, ka njerëz të cilët besojnë, por janë pak të moralshëm. Kjo është rezultat i mosbindjes dhe besimit të dobët. Sa më e fortë është bindja e njeriut në ekzistimin e Zotit xh.sh., aq më tepër rritet dhe forcohet moralisht njeriu.

Etika dhe roli i saj

Etika islame është pjesë thelbësore e fesë, e cila përfshin parimet morale dhe sjelljet e drejta që një mysliman duhet të ndjekë në jetën e përditshme. Ajo është e ndërtuar mbi mësimet e Kuranit dhe Sunetin e Muhamedit a.s.. Rolin e etikës islame e ka paraparë edhe enciklopedisti i njohur Volteri, i cili ka thënë: “Edhe sikur të mos ekzistojë, Zotin duhet ta paramendojmë”. “Vërtet roli i Zotit dhe jetës tjetër është shumë i madh, për shkak se këto dyja janë themele të platformës së moralit.”(9) Gjithashtu do ta përmendim edhe fjalën e dr. Gustav Le Bon, kur thotë: “Vërtet bazat e moralit në Kuran janë aq të larta e sublime sa që ato janë lartësia e të gjitha vlerave morale që theksohen në të gjitha fetë tjera së bashku”. Kjo dëshmi e dr. Gustav Le Bon-it për vlerat morale në Islam ka domethënien e vet shkencore, ngase një gjë të tillë nuk ia ka dedikuar atij dashuria për principin ose urrejtja për tjetrin, por është një dëshmi për të vërtetën, dhe është kryerje e misionit shkencor të cilin ai i shërben. Vërtet fjala e tij është thënë vetëm pasi ai e ka studiuar Kuranin dhe është informuar me vlerat morale që gjinden në të. Dihet mirëfilli se dr. Gustaf Le Bon i ka studiuar fetë dhe ai është argument ose referencë e qëndrueshme në sociologji, andaj dëshmia e tij ka vlerë të madhe në këtë fushë.(10)

Gjërat e ndaluara në shoqërinë e virtytit dhe moralit

Është e natyrshme që shoqëria me virtyte të larta morale si shoqëria myslimane t’i ndalojë gjërat e këqija dhe karakteristikat e liga si: shtypja, tradhtia, gënjeshtra, mashtrimi, imoraliteti, pirja e alkoolit, bixhozi, shthurja morale, kamata, mos respekti ndaj prindërve, prishja e lidhjeve farefisnore, tallja me të tjerët, thirrja e njerëzve me nofka ofenduese, ngjallja e dyshimeve për ta dhe karakteristika tjera të këqija që instiktivisht të neveritin. Allahu i Madhëruar në Kuran thotë: “O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke e nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë. O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i Allahut, e Allahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.”(11)

Muhamedi a.s., është cilësuar nga Vetë Zoti Fuqiplotë me virtyte të larta, ku në Kuran thotë: “Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!”(12) si dhe “Mëshirë për të gjitha krijesat.”(13) Ai na mëson për një qëndrim etik përtej mundësive të ndërsjella: vizitën e atij që s’të viziton, dhënien atij që s’të jep, faljen e tiranit, pra mëshirën në çdo rrethanë e kontekst. I Dërguari i Allahut synonte t’i largonte shokët e vet nga mënyra egoiste e jetesës, që mendon vetëm për rehatinë vetjake. Besimtarët nuk duhet që jetën e tyre ta sistemojnë në bazë të formulës: “Si mund të jetojë i qetë”, por sipas formulës tjetër, “si mund t’i bëj njerëzit të jetojnë të qetë”. Për besimtarin preokupimi me nevojat e vëllait besimtar, të qenët me të në ditët e telasheve, duhet të shndërrohet në mënyrë jetese. Sahabiu Bera ibën Azibi r.a., thotë se Pejgamberi a.s., ua kishte mësuar shtatë gjëra: “Të vizitojmë të sëmurin, të përcjellim xhenazen, të lutemi për atë që teshtin, t’i ndihmojmë të dobëtit, t’i ndihmojmë atij që i bëhet padrejtësi, ta përhapim selamin, dhe ta përmbushim atë për të cilën dikush na është betuar.”(14) Muhamedi a.s., i edukonte shokët e vet duke treguar praktikisht se sa i ndjeshëm ishte në edukimin konform kërkesave të jetës shoqërore. Sipas etikës pejgamberike, besimtarët e fuqishëm duhet të jenë në shërbim të të pafuqishmëve. Ai na ka treguar për vlerën e atyre që janë në shërbim të njerëzve duke thënë: “Ai që kujdeset për të venë dhe për nevojtarin është sikur ai që lufton në rrugën e Allahut, ose sikurse ai që falet natën dhe agjëron ditën.”(15)

Jeta shoqërore, njeriut bashkë me të drejtat i sjellë edhe përgjegjësi të ndryshme. Për këtë arsye njeriu duhet që po aq sa vetën të marrë parasysh edhe të tjerët, duhet të jetë i vetëdijshëm për kufijtë e vetë, duhet që në kontekstin shoqëror të veprojë sipas këtyre parametrave. Pejgamberi a.s., këtë ndjenjë të përgjegjësisë e ka shprehur përmes hadithit të anijes që përfaqëson shtresat e ndryshme shoqërore. Pra, një pjesë e udhëtarëve të anijes kanë fituar të drejtën të udhëtojnë duke qenë në pjesën e sipërme, e disa në atë të poshtme. Ata që janë në katin e poshtëm, meqë kanë nevojë për ujë, duke mos dashur të mos i shqetësojnë këta të katit të sipërm, hapin një vrimë në pjesën e poshtme të anijes. Dhe nëse këta të katit të dytë i lënë që të bëjnë atë që duan, të gjithë udhëtarët pa dallim do të fundosen. Por, nëse e pengojnë aksionin e shpimit të anijes, i shpëtojnë edhe ata që duan të bëjnë dëmin dhe veten.(16) Pejgamberi a.s., përmes këtij hadithi,(17) në mënyrë shumë lakonike (të prerë) ka përshkruar proceset dhe shtresat shoqërore.

Anija tregon familjen, lagjen, katundin, qytezën, qytetin, shtetin dhe në kuptimin më të gjerë botën. Me shprehjen “ata të katit të sipërm”, nënkuptohen udhëheqësit, të pasurit, punëdhënësit, të fuqishmit dhe zotëruesit e dijes, kurse me sintagmën “ata të kati të parë”, nënkuptohen njerëzit që udhëhiqen nga të tjerët, të varfrit, punëtorët, të papunët, të pafuqishmit ose injorantët. Vrima e hapur në anije nënkupton veprimet që ndikojnë negativisht në jetën shoqërore, si: vjedhja, korrupsioni, ryshfeti dhe çdo gjë tjetër jo legjitime. Allahu xh.sh., i ka ngarkuar myslimanët të ndërtojnë një “shoqëri shembullore”, të vetëdijshme për përgjegjësitë e veta, prandaj në Kuranin famëlartë thotë: “Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në Allahun…”(18)

Përfundimi

Nga kjo që u tha mund të kuptojmë se një shoqëri e shëndoshë nuk ndërtohet vetëm mbi zhvillimin ekonomik apo fuqinë ushtarake, por mbi themelet e moralit dhe drejtësisë. Morali është ai që lidhë zemrat, ngjallë besim dhe krijon siguri dhe dashuri në marrëdhëniet shoqërore. Nëse çdo individ përpiqet të ndjekë moralin e porositur nga Kurani dhe Suneti i Muhamedit a.s., atëherë shoqëria do të lulëzojë në paqe, drejtësi dhe mirëqenie. Zoti na ndihmoftë në formimin e një shoqërie të tillë! Amin!

1. Afif Abdul Fet-tah Tabbareh, Shpirti i fesë Islame, Përktheu dhe përshtati nga arabishtja, Mr. Driton Arifi, Prishtinë, 2020, f. 276.

2. Shaqir Fetahu, Feja fenomen i vërtetë, Shkup, 1997, f, 74.

3. Dr. Muhammed Ali el Hashimi, Shoqëria ideale, Prishtinë, 2009, f, 401.

4. Muhamed Nasirud dijn el Albani, El Xhamiu Es Sagijr ve zijadetu, l. Botimi i tretë, Bejrut, 1988, H. 2833.

5. Sedat Islami, Takvim, 1446-1447. Kalendar, 2025. Prishtinë, Veprat dhe virtytet e njerëzve të mirë, f, 112.

6. Sahihu i Buhariut, 3. Harfi, Prishtinë, 2024. Buhariu, 3559.

7. Sahih el Xhami, nr. 179.

8. Tirmidhiu, 1162.

9. Shaqir Fetahu, Feja fenomen i vërtetë, Shkup, 1997. f, 78.

10. Afif Abdul Fet-tah Tabbareh. Shpirti i fesë islame, Përktheu dhe përshtati nga arabishtja, Mr. Driton Arifi, Prishtinë, 2020, f. 277.

11. El Huxhurat, 11-12.

12. El Kalem, 4.

13. El Enbija, 107.

14. Buhariu, 6235.

15. Buhariu, 5353.

16. Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë, Islami nëpërmjet haditheve, 4, f. 314.

17. Buhariu, 2493.

18. Ali Imran, 110

Dituria Islame 417/mesazhi/

Prof. Isa Tërshani

Mos jeto aty ku një votues blihet më lirë se një dele!
Me siguri e shihni se sa më shumë rritet numri i patriotëve dhe drejtuesve partiak që luftojnë për të mirën e popullit, aq më shumë shtohen autobusët me të rinjtë tanë që shtegtojnë nëpër metropolet Perëndimore.

Dhe ata të rinj me vete marrin kujtimet nga vendlindja që nuk i deshi dhe vetveten e dëshpëruar që do i shoqërojë kudo që të shkojnë dhe me këdo që të jenë.

Pa dyshim se e keni vërejtur se sa më shumë shtohen xhamitë me shumë minare ku falen drejtuesit tanë partiak pa din e iman që thirren në Zot e në fe, aq më shumë shtohet numri i politikanëve hajdutë të veshur me petkun properëndimorë dhe proamerikanë?

Dhe këta politikanë i drejtojnë shoqëritë tona ku bamirës më të mëdhenj janë narkodilerët dhe ku spektakle më të shikuar televizivë janë ato ku fukarenjtë e vajtojnë varfërinë e vet e ku grumbulluesit e kontributeve bamirëse pasurohen nga mjerimin i hallexhinjve skamnorë.

S’ka si mos ta keni dëgjuar proverbin se të vetmin që kurrë nuk mund ta zgjosh nga gjumi është ai që shtiret se është duke fjetur.

Me çka e dini se mëkot i shpjegoni çka do qoftë atij që shtiret se as sheh as dëgjon gjë nga ajo që është duke ndodhur rreth nesh.

Është e pamundur mos të dini gjë lidhur me të gjitha që u thanë më lartë, por ju ato i heshtni ngaqë nuk e dini se heshtja e të vërtetave është gënjeshtra më e madhe.

Dhe me këtë nuk e keni kuptuar se jo politikanët, por ne jemi gënjeshtarët më të mëdhenj të vetvetes, me çka edhe shtiremi që nuk e dimë se nuk duhet të jetosh në një vend ku votuesi kushton më lirë se një dele, aty ku nga çdo kund ulurin pakënaqësia, por ku është pllakosur heshtja.

Heshtje që simbolizon vdekjen e një shoqërie, heshtje që tregon se aty jetojnë shumë pakë njerëz e shumë të maskuar si të tillë.

Nga: Kim Mehmeti/mesazhi/

Ismail bej Vlora, shqiptari që e nisi shtetin
Ismail Qemali nuk mund të kuptohet kurrë me “optikën e sotme zyrtare”, pasi që ne si shqiptarë ende nuk kemi pranuar t’i bëjmë një revidim historisë, atyre librave që na kanë ngopur me ideologji dhe ksenofobi, por aspak me të vërtetën. Ne, sot, pa pasur një pasqyrë të qartë se çfarë ka ndodhur, të paktën nga reformat e Tanzimatit e këndej, nuk mund të bëjmë një vlerësim të saktë për asnjë figurë shqiptare që ka qenë në krye të Perandorisë Osmane. Duke mos ditur asgjë për Abdulhamidin e Dytë, të atij që e drejtoi Perandorinë Osmane për të paktën 33 vjet, ne nuk mund të dimë asgjë për qasjen e Ismail Qemalit pasi që veprimtaria e këtij të fundit është jashtëzakonisht e ngjeshur pikërisht në këtë periudhë. Po kështu, nëse nuk e dimë rolin e xhonturqve dhe “bashkëveprimin” e tyre me shqiptarët, e pastaj miratimin e Kushtetutës së vitit 1908 në Perandorinë Osmane, kurrë nuk do të dimë asgjë për ata burrështetas shqiptarë që e themeluan Shqipërinë dhe për shkëputjen e tyre nga Perandoria.

Nëse historianët tanë nuk shkruajnë se deri në cilin mot gjuha osmane ishte lingua franca në aparatin shtetëror në Shqipëri, nuk kemi bërë asgjë.

Ne sot mund të merremi me rrëfenja dhe mite, mund të themi gjithçka, siç kemi bërë tash e 100 vjet, por të vërtetat arkivore na flasin për shumëçka tjetër. Ngritja deri në qiell e Austro-Hungarisë dhe, sidomos, e Anglisë në raport me shqiptarët në atë kohë, nuk e zhbën faktin se ishte pikërisht Konferenca e Ambasadorëve në Londër që i la shqiptarët me një plagë mbi 100-vjeçare, diçka të ngjashme me atë që po u ndodh palestinezëve me Bregun Perëndimor dhe Gazën nga viti 1967 e këndej. Kuptohet, jo 100 për qind njësoj, ama me elemente identike gjithsesi se po.

Sot, kur flasim për Ismail bej Vlorën, siç edhe është quajtur në atë kohë, ne në asnjë mënyrë nuk guxojmë ta veçojmë atë nga kushërinjtë e tij, Syreja bej Vlora dhe Ferid Bej Vlora e, sidomos, nga pinjolli i fundit i kësaj familjeje të madhe, Eqrem bej Vlora.

Vetëm duke i parë këto katër figura bashkë në një sfond, ne mund të sjellim një përfundim më të saktë se kush ishin këta njerëz, kjo derë e madhe e me nam që i shërbeu Perandorisë Osmane mbi 400 vjet.

Përmes studimit të jetës së tyre, mund të arrijmë deri te Sinani, ai admirali i flotës osmane, që si shpërblim nga Sulltani vendoset në Vlorë e pastaj pasardhësit e tij njihen si “vlorajt”.

Nëse zhvishemi nga emocionet, ne duhet ta pranojmë se identiteti i Sinanit, “babait të parë” të vlorajve, shihet me dyshim nëse ka pasur “gjak shqiptari” – ky togfjalësh supernacionalist e ksenofob, apo ka qenë dikush nga ndonjë milet tjetër, siç ka ndodhur shpesh në Perandorinë Osmane.

Pa dyshim këto janë tema që kërkojnë gjurmime më të thella arkivore, diçka që historianët tanë, kuptohet jo të gjithë, kanë ngurruar ta bëjnë, pasi që duke qenë – pjesa dërrmuese turkofobë e osmanofobë – nuk kanë shprehur dëshirë t’i mësojnë këto dy gjuhë, e të paktën këtë të fundit, për ta parë se ku kemi qenë të renditur në “vitrinën perandorake” të shtetit osman për mbi 500 vjet.

Duke qenë të vetëmjaftueshëm, ne kemi qenë në gjendje “ta zhbijmë” këtë periudhë e jemi marrë vetëm me “tradhtarin Hamza Kastriotin”, por nuk i kemi parë figurat e tjera, ata valinj e pashallarë që i kanë drejtuar kryeqendrat kryesore të kësaj Perandorie që nga Sarajeva, Beogradi, Nishi, Shkupi, Janina, Varna, Manastiri, Libani i sotëm, Palestina, Damasku, Aleksandria, Tripoli, e deri në Jemen, atje në fund të Gadishullit Arabik.

Ne nuk e kemi kuptuar as rolin e Feridit, kushëririt të Ismail Qemalit, i cili pasi e rregullon Konjën, e bën qytet modern të ngjashëm me Sarajevën dhe Vjenën, merr drejtimin e Qeverisë në Stamboll në fillim të shekullit të njëzetë, kur Perandoria tashmë ishte në grahmat e fundit. Ndërsa nuk kemi dashur kurrë ta kuptojmë misionin diplomatik që e ka pasur Ismail Qemali duke e mbrojtur shtetin e tij, Perandorinë Osmane, nëpër Europë pasi që ka qenë një intelektual i rangut më të lartë dhe një aristokrat që ia kanë pasur zili gjithkund ku ka shkuar.

Natyrisht, çdo fjalë për të do të ishte e pakuptimtë nëse nuk e zbatojmë teorinë krahasimtare. Për shembull, dikush që i ka lexuar “Kujtimet” e Ismail Qemalit dhe i lexon kujtimet e Uinston Çurçillit, një personash që ka vepruar në kohën e Perandorisë Osmane e deri në Luftën e Dytë Botërore, e kupton se sa human, sa i dëlirë ishte Qemali ynë, e çfarë arroganti e ciniku ishte Çurçilli, emrin e të cilit kemi dëshirë ta përmendim si ndonjë vlerë të madhe e për t’u dukur më interesantë. Nëse Qemali ynë fliste për liri, demokraci, barazi mes popujve, fliste për paqe, për art, për të bukurën, Çurçilli në atë kohë, për të parën herë, pati përdorur armët kimike mbi territoret e sotme të Irakut. Edhe prova e parë e Aviacionit Mbretëror ishte bërë mbi Lindjen e Mesme. Dhe deri këtu mund të mbyllen sytë, po qe se Çurçilli nuk do të arsyetohej se “ata njerëz edhe ashtu do t’i vrisnim ndaj nuk ka fare rëndësi nëse këtë e kemi bërë me armë kimike apo me bomba”.

Kaq mjafton për ta kuptuar Qemalin tonë dhe për ta bërë dallimin.

Shkojmë tutje! Sot mund të ketë shumë prej atyre që janë nihilistë karshi Ismail Qemalit. Madje, nuk janë të paktë ata që thonë se “s’ka bërë asgjë, se po të kishte qenë i aftë nuk, do ta braktiste Shqipërinë pas 14 muajsh”. Por, askush nuk dëshiron ta pranojë faktin se ai vepronte në një kohë kur qarkullimi i informacionit dhe lëvizjet nëpër qendra të mëdha të (vetë)vendosjes ishin shumë më ndryshe nga koha në të cilën jetojmë ne sot. Të udhëtosh në atë kohë nga Stambolli në Bukuresht e pastaj në Budapest, e të mbërrish në Londër, e të kthehesh në Trieste e pastaj në Durrës, e në fund në Vlorë ku edhe do ta shpallë pavarësinë, e ndërkohë ta kesh parasysh se ushtria osmane po shpartallohej gjithandej nga Kumanova deri në Dibër, e grekët t’i kesh deri “te hunda” e malazezët t’i kesh mbi kokë në Shkodër, është një e arritur shumë e madhe që meriton çdo respekt.

Por, edhe ky moment duhet parë me optikën e duhur: nëse shpallja e pavarësisë ishte veprim nacionalist antiosman apo ishte veprim dëshpërues për të shpëtuar diçka nga “katër vilajetet shqiptare” në kuadër të Perandorisë.

Sot, kur e kundrojmë atë periudhë, ne e gëzojmë të drejtën edhe ta kritikojmë Ismail Qemalin se pse ka qenë aq pacifist, se pse nuk ua ka kthyer pushkën serbëve, malazezëve e grekëve në jug. S’do mend se “pacifizmi” i tij në atë periudhë sot i dëshpëron shumë njerëz, ndoshta edhe me te drejtë, por nuk duhet harruar fakti se edhe ai ishte njeri dhe deri në atë kohë, pavarësisht nivelit të tij intelektual, nuk kishte besuar kurrë se “Anglia mike” dhe “Austro-Hungaria aleate” do t’i linin shqiptarët në baltë. Ai kishte bindjen e thellë se do të ishin pikërisht këto dy fuqi që do t’u dilnin zot shqiptarëve, gjë që nuk ndodhi, të paktën jo në shkallën që e priste ai.

Megjithatë, kjo nuk ia ulë vlerën këtij personaliteti. Ai, të paktën, nuk ishte snob, ishte punëtor i zellshëm, ishte i thellë në mendime… ishte një prind, një burrë me probleme familjare…

E ne sot duhet të reflektojmë se ai meriton të quhet “babai i Shqipërisë, i kombit”, pa vizionin e të cilit ne sot ndoshta diku do të flisnim shqip e ndoshta edhe jo. Ai kishte një vizion, një ide, hodhi themelin për shtetin e parë me flamur shqiptar. Sot, mbi 100 vjet pas vdekjes së tij, ne duhet ta pyesim veten se çfarë kemi bërë ndërkohë, a kemi pasur dhe a kemi vizion se ku duam të mbërrijmë, a kemi vendosur ligj si gurin bazë të shtetit apo krejt këto i kemi kaluar përciptazi?

Ai e nisi shtetin, ndoshta nuk e përfundoi, ama e nisi!

Shkruan: Ismail SINANI

(Editoriali i revistës “Shenja”)/mesazhi/

Skënderbeu i pamohuar
Është thënë se shqiptarët e krijuan mitin për Skënderbeun. Çdo figurë e madhe historike mbështillet me veshjen e mitit. Miti për Skënderbeun nuk u krijua nga shqiptarët. Ishin autorët europianë që Skënderbeun e përqasën ose e barazuan me figurat mitike dhe historike të botës.

Salajdin SALIHU, Tetovë

Vazhdimisht pati tentime që shqiptarëve “t’u grabitet” Skënderbeu. Ipeshkvi boshnjak Ivan Tomko Marnaviq (Johannes Tomcius Marnavitius), i njohur si falsifikues i madh, i mahnitur nga lavdia e Skënderbeut në Europë, pretendoi më 1631 se Skënderbeu ishte me origjinë boshnjake nga familja e Marnaviqëve. Frang Bardhi, një prelat me shumë kulturë, i hodhi poshtë pretendimet e Marnaviqit. Duke u mbështetur në burime historiografike, arkivore e kronikalë të kohës, brenda 15 ditëve shkroi një apologji për Skënderbeun (Georgius Castriottus Epirensis vulgo Scanderbegh, Epirotarum Princeps fortissimus ac invictissimus suis et Patriae restitutus, Venedik, 1636). Frang Bardhi u zotua se, derisa shkruante për Skënderbeun, do ta çmonte të vërtetën më shumë sesa atdheun. Ai e dinte se kronikat e moçme e kishin thënë të vërtetën për origjinën arbërore të Skënderbeut.

Autorët arbër, europianë e osmanë nuk e vunë në dyshim origjinën arbërore të Skënderbeut. Madje, edhe ata që e quanin “renegat”. Kronisti osman Neshriu (shek. XV – 1520), në librin Pasqyra e botës [Cihan Numaa], gjegjësisht në shënimin “Rrëfim për luftën fetare me arnautin”, Skënderbeun e quajti “beu arnaut”.

II.

Tendencat për mohimin e origjinës arbërore të Kastriotëve u sforcuan në shekullin XIX, kur vendet fqinje e krijuan formulën “Ballkani ballkanasve”, por pa shqiptarët. Elitat e këtyre vendeve thanë se shqiptarët luftuan përkrah osmanëve, prandaj tokat e tyre duhej të aneksoheshin nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia. Por, Skënderbeu ua rrëzonte këtë tezë. A nuk ishte ai luftëtari më i njohur kundër Perandorisë Osmane? Pasi ishte i tillë, atij duhej t’i mohohej origjina arbërore.

Vendet fqinje, në prag të krijimit të shteteve kombëtare, u thirrën në vazhdimësinë shtetërore mesjetare dhe pohuan se shqiptarët nuk kishin traditë shtetërore, prandaj nuk mund të udhëhiqnin një shtet të tyre. Por, sërish Skënderbeu u bëhej pengesë, sepse e kishte pasur shtetin e tij. Bernardino De Bindoni, në librin e botuar më 1544, e quajti Skënderbeun “princ i Epirit”, kurse Jeaques de Lavardini, në librin e botuar më 1576, e quajti “mbret i mbretërve”. Që të mohohej kjo traditë shtetërore e arbërve, duhej të mohohej origjina arbërore e Skënderbeut.

Pasi dështuan “ta grabisnin” tërësisht Skënderbeun, provuan ta “grabisnin” pjesërisht. Thanë se origjina e “sinjoritës nga Pollogu”, Voisavës, nënës së Skënderbeut, ishte sllave, edhe pse nuk mundën të tregonin asnjë dokument që e vërtetonte këtë pohim.

Marin Barleti, që Voisavës ia atribuonte cilësitë më të larta morale, shkroi se ajo ishte bija e një fisniku, princit të tribalevet. Sipas Dhimitër Frangut, Vojsava ishte e bija e Princit të Pollogut. Gjon Muzaka ishte kronisti i parë që mbiemrin e Vojsavës e shënoi si Tribalda dhe Tripalda, nga një fis i mirë. “Dhe nëna e të përmendurit Skënderbe, e shoqe e të përmendurit Gjon, thirrej Zonja Voisava Tripalda dhe rridhte nga një fis i mirë. Dhe ta dini se në ç’mënyrë e kishim të afërt Zot Markezin e Tribaldës, ju them se e kishim nga ana e gruas”, shkroi Gjon Muzaka, duke na bërë të ditur se e ëma e Voisavës ishte me origjinë nga familja dinjitare arbërore e Muzakajve.

Cili historian mund ta dokumentojë që e ëma e Skënderbeut nuk kishte origjinë arbërore? Nuk ka asnjë dokument. Por, edhe sikur të kishte, sërish nuk ndryshon asgjë.

III.

Kësi tendencash kemi edhe sot. Por, shqiptarët e kanë ruajtur kujtimin për Skënderbeun si lidhje me identitetin dhe do të vazhdojnë ta ruajnë. E ruajtën këtë kujtim arbëreshët e Italisë, Kroacisë, Greqisë, Sremit, Bullgarisë, Ukrainës. Shumëkush prej tyre nuk e dinin se ku gjendej Arbëria, por e ndjenin në shpirt nëpërmjet emrit të Skënderbeut.

Figura e Skënderbeut u lartësua edhe nga poetët shqiptarë. U kujtua Skënderbeu i pafan nga De Rada dhe nga Naim Frashëri. Kur Sami Frashëri shkroi për historinë e Shqipërisë, e veçoi periudhën e Skënderbeut, kur Shqipëria funksionoi “me një mbret trim e të zotë”. Ndryshe nga shumë personalitete me origjinë shqiptare, që punuan për idealet dhe kauza të huaja, “vetëm një Skënderbe ka punuarë, në kohërat e shkuara, për Shqipërinë e vetëm ay është me të vërtetë mburje për Shqipërinë”. Por, Europa, sipas Samiut, edhe pse i vari shpresat te Skënderbeu, sërish nuk ia kurseu intrigat.

Për Skënderbeun kanë shkruar shkrimtarët shqiptarë të të gjitha periudhave, përfshirë edhe Ismail Kadarenë.

IV.

Është thënë se shqiptarët e krijuan mitin për Skënderbeun. Çdo figurë e madhe historike mbështillet me veshjen e mitit. Miti për Skënderbeun nuk u krijua nga shqiptarët. Ishin autorët europianë që Skënderbeun e përqasën ose e barazuan me figurat mitike dhe historike të botës.

Shekulli XVI. Petrus Vincentius e quajti Skënderbeun “shpirtmadhi përherë në veprim”, që as “Cezari i pamposhtur nuk i afrohej për trimëri të madhit të Epirit, që aq ndritshëm ngadhënjen”. Në të njëjtin shekull Amadisi shkroi për Kastriotin si “i përzgjedhur perëndish”. Pjer Ronsardi, ky “poet i poetëve”, këndoi për “të mbiquajturin Skënderbe, mbret të Shqipërisë”, i cili ishte fat i shekullit: “O nder i shekullit tënd! O shqiptar prej fatit sjellë!”. Edmund Spenseri e quajti Skënderbeun “të madh në emër, të madh në forcë dhe pushtet”.

Dhe gjenitë e çdo shekulli nuk e harruan Skënderbeun. Kanë shkruar për të me admirim edhe Volteri, Bajroni apo Longfellou.

Për ta studiuar “fenomenin Skënderbe”, duhet njëfarë “Skënderbegologjie”, sepse Skënderbeu nuk është vetëm fenomen historik, por edhe fenomen letrar.

Duke i shikuar gjërat nga ky prizëm, rezulton se çdo luftë kundër Skënderbeut është e humbur. Sepse është luftë kundër kujtimit të pavdekshëm. Është luftë kundër një figure të lartësuar dhe përjetësuar nga emrat më të mëdhenj të letërsisë botërore. Është luftë e përkohësisë kundër përjetësisë. Është luftë diskursesh të përkohshme kundër fjalës së përjetësuar. /revistashenja/mesazhi/