Të Fundit
7 Marsi – Instituti IDEA vizitë shkollës fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Ostros

7 Marsi – Instituti IDEA vizitë shkollës fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Ostros

Instituti për Drejtësi, Edukim dhe Arsim – IDEA nga Ulqini, ditën e mërkurë me 04.03.2015 për nder të festës 7 marsit ditës së mësuesit, vizitoi shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Ostros, Krajë.

Ky është viti i dytë radhazi që Instituti IDEA për nder të kësaj feste dhuron libra nëpër shkollat fillore në komunën e Ulqinit.

Këtë vit bordi drejtues i Institutit IDEA vendosi që të dhuroj sasi të librave për të gjithë mësuesit dhe arsimtarët e Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Ostros duke përfshirë edhe 4 paralelet e saja të ndara në fshatrat përreth.

Instituti IDEA në shenjë respekti të veçantë për veprën, punën e tyre të palodhur dhe fisnike në misionin e mëkimit të dijës dhe fanarit ndriçues të vlerave qytetare, në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj, ka shprehur dëshirën që këto mësues e arsimtarë të iu dhurojmë nga një dhuratë simbolike, nga një libër.

 2015-03-03 19.38.182015-03-04 10.01.252015-03-03 19.43.17

Drejtori i Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” z. Beqir Berjashi, iu dëshiroj mirëseardhje anëtarëve të Institutit IDEA, duke i falënderuar për vizitën e tyre dhe për kontributin e dhënë në kujtimin e mësuesve dhe të arsimtarëve në këtë datë të shënuar dhe më rëndësi për kombin tonë. Ai gjithashtu shpalosi edhe të arriturat e kësaj shkolle ndër vite duke na e shpjeguar dhe vizituar së bashku çdo pjese të shkollës, prej klasave, sallave e deri tek biblioteka e pasur e kësaj shkolle.

Kryetari i Institutit IDEA, z. Senad Maku, falënderoj drejtorin e shkollës z. Beqir Berjashi dhe bashkpuntorët e tij për pritjen e ngrohtë që na ofruan dhe që gjetën kohë që ti kalojmë disa çaste duke iu dhuruar për shkollën fillore 14 tituj librash në shumë kopje, ku, librat e dhuruara kishin tematika dhe lëmi të ndryshme duke lënë që vetë dhuratëmarrësit të zgjedhin lëmin e tyre të preferuar për lexim.

Krahas kësaj dhurate për mësuesit, Instituti IDEA dhuroj edhe për bibliotekën e shkollës 200 libra për fëmijë. Libra të cilat përdorën dhe shfrytëzohen me të madhe nga fëmijët në shkollat tona shqipe dhe më gjerë.

2015-03-03 20.20.18 2015-03-03 20.20.48

Gjithashtu Instituti IDEA shpreh respekt të veçantë të gjithë atyre mësuesve të cilët, përkundër vështirësive, pengesave dhe ndalesave, po gjejnë mënyra, që nxënësve në shkolla t‘ju mësojnë historinë e të parëve tanë.

Në këtë ditë ne ju nderojmë ju për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë, jepni e do të jepni për mësimin e gjuhës sonë të pastër shqipe të asaj gjuhe që na e lanë amanet të paret dhe detyra jonë është ta përcjellim ashtu të pastër tek brezat e ardhshëm.

Ne jemi krenar me ju, Ne i ruajmë me nostalgji mësimet e këshillat që na keni dhënë mësuesit tonë të shtrenjtë. Ju ftojmë që ta vazhdoni me përkushtim punën tuaj fisnike, të edukoni brezat e rinj me frymën kombëtare, me dashurin për dituri, liri dhe qytetari.

Nuk e harrojmë thënien e halifit Ali ku mes tjerash tha: “Ai që ma mësoi mua një shkronjë, unë do jem shërbëtor i tij”.

Detyrimi i jonë fetar, kombëtarë, njerëzor e human është që t’i ruajmë lidhjet dhe raportet e mësuesit me nxënësin dhe anasjelltas. Ato janë lidhje të shenjta që duhet të ruhen me fanatizëm. Çdo kush që tenton t’i rrënojë këto lidhje, duhet ta dijë se ka rrënuar vlerat njerëzore, fetare e kombëtare, e në fund të fundit ka rrënuar mirëqenien e tij individuale, familjare e shoqërore.

 

Zoti ju bekoftë në misionin e juaj të shenjtë.

Departamenti i Institutit IDEA
Zyra për informim, Ulqin – Mali i Zi

2015-03-03 19.43.17 2015-03-03 19.38.55 2015-03-04 10.35.54 2015-03-04 10.33.22 2015-03-04 10.31.14 2015-03-04 10.28.15 2015-03-04 10.28.09 2015-03-04 10.26.25 2015-03-04 10.20.08 2015-03-04 10.16.42 2015-03-04 10.13.06 2015-03-04 10.11.59 2015-03-04 10.11.57 2015-03-04 10.09.52 2015-03-04 10.07.40 2015-03-04 10.07.38 2015-03-04 10.01.25 2015-03-04 09.59.09 2015-03-04 09.58.49 2015-03-04 09.58.382015-03-03 20.20.002015-03-02 15.08.37