Rrezatimi elektromagnetik i telefonave celularë, rrjeti wireless LAN, thirrëset për foshnjat si dhe pajisjet e tjera pa tel, të bazuara në mikrovalë mund të ndikojnë në qarkullimin e gjakut, në trupin e njeriut, sistemin e frymëmarrjes.
Njerëzit përballen me shumë sëmundje, nga tumoret e trurit dhe leuçemisë deri në dëmtime të kujtesës dhe të përqëndrimit për shkak të rritjes së të ashtuquajturës ‘elektrondotje’, siç është në rritje përhapja e rrjetit Wi-Fi në nivel global, paralajmërojnë shkencëtarët skandinavë.
”Rrezatimi elektromagnetik i telefonave celularë, rrjeti wireless LAN, thirrëset për foshnjat si dhe pajisjet e tjera pa tel, të bazuara në mikrovalë mund të ndikojnë në qarkullimin e gjakut, në trupin e njeriut, sistemin e frymëmarrjes, në balancimin e temperaturës trupore dhe ujit në organizëm si dhe funksioneve tjera të metabolizmit”, thonë këta shkencëtarë.
Shkencëtari danez, Olle Johansson thotë se rreziku i sëmundjeve është rritur në mënyrë të konsiderueshme me nismën për të rritur gamën e rrjetit Wi-Fi në gjithë botën.
“Komuniteti Wireless paraqet eksperimentin më të lartë në mesin e eksperimenteve të kryera ndonjëherë që njerëzit kanë kryer dhe urgjentisht duhet të karakterizohet si i tillë”, tha Johansson, profesor i asocuar në Departamentin e Neuroshkencës në institutin ”Karolina” në Stokholm.
”Ne jemi të mbështjellë nga elektrondotja që kontribuon në rritjen e mundësisë së sëmundjeve”, thekson ai.
“Popullsia nuk është e mbrojtur sa duhet nga rritja e transmetimit të të dhënave dhe komunikimit teknologjik të cilat janë të shpërndara nëpër botë dhe ndikojnë në miliarda njerëz”, shton Johansson.
Në bashkëpunim me kolegun e tij, profesor i asocuar në Departamentin Telematik në universitetin norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë në Trondheim, Einar Flydalom, kohët e fundit botoi një artikull që i referohet fenomenit të quajtur “Wireless rrezik shëndetësor? Debati ka përfunduar!”.
“Spektri i problemeve të mundshme shëndetësore është shumë i gjerë, nga tumori në tru dhe leuçemia deri te lodhjet, dobësimi i kujtesës dhe përqendrimit, si dhe ndjenja e thjeshtë e jorehatisë,” shpjegoi Johansson.
“Shkencëtarët: Wi-Fi tepër e rrezikshme për shëndetin”
“Kufijtë e rrezatimit në botë janë të pamata. Flasim për vlera që arrijnë 1 000 000 000 000 000 000 herë më të larta sesa rrezatimi natyror që trupi i njeriut është përshtatur për më shumë se 100 000 vjet, ndërsa vetëm dekadave të fundit, ne të gjithë jemi të rrethuar nga nivelet e larta të radiovalëve artificiale, duke e ditur fare mirë se ata kanë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e njeriut dhe të kafshëve”, përforcon mendimin e tij Johansson.
Ai bën thirrje për miratim urgjent të parimeve parandaluese duke thënë se nuk pajtohet me konkluzionin e vendimit të Komisionit Evropian që lidhen me ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
Mjeku danez Helge Volkmann, i cili për një kohë të gjatë kundërshtoi përhapjen e përshpejtuar të Wi-Fi, pajtohet me Johanssonin.
“Industritë dhe qeveritë mbështeten në studimet e financuara nga industria e komunikimit celular, në të njëjtën kohë nuk e vënë në dukje rrezikun. Megjithatë, ka dëshmi se sinjalet e telefonave celularë mund të shkaktojë kancer,” tha Volkmann.
Pas shfaqjeve të shqetësimeve për shëndetin, gjithnjë e më shumë qytete në Perëndim, po përpiqen ta kufizojnë ekspozimin ndaj rrezatimit.
Sipas shkencëtarëve skandinavë, kufijtë më të ulët të rrezatimit tashmë janë diskutuar dhe propozuar në Vjenë dhe Bruksel.
Franca në mars të vitit të kaluar miratoi legjislacion mbi heqjen e Wi-Fi në shkolla derisa të konstatohet se nuk është “e dëmshme për njerëzit”.
Që nga viti 2008, në Bibliotekën Kombëtare Franceze dhe në bibliotekat e tjera në Paris, si dhe në universitete të shumta, është ndërprerë qasja në Wi-Fi.
Në Izrael, Ministria e Arsimit ka pezulluar instalimin e wireless në mësimoret paraklasore dhe gjithashtu ka kufizuar përdorimin e njëjtë nga klasa e parë në të tretë.
Mësuesit në Izrael duhet të fikin telefonët dhe ruterat Wi-Fi kur nuk përdoren.
Gjermania që nga 2007 propozon përdorimin e internetit kabllor në vend të Wi-Fi.
Duke bërë thirrje që Wi-Fi të hiqet në të gjithë botën, Johansson paralajmëron se “kjo do të ndikojë tek brezat e ardhshëm dhe tani është koha për të vepruar”.