Të Fundit
Nuk është me rëndësi a je luan apo gazelë, e rëndësishme është që të vraposh

Nuk është me rëndësi a je luan apo gazelë, e rëndësishme është që të vraposh

Çdo mëngjes në Afrikë zgjohet një gazelë …

Ajo saktë e di se sot duhet të vrapojë më shpejt se çdo luan, sepse e di se përndryshe luani do ta zë dhe do ta hajë.

Luani e di shumë mirë se sot duhet të veprojë më shpejt se çdo gazelë, se përndryshe nuk ka çfarë të hajë.

Dhe në fund të fundit, kur të merret e gjitha, nuk është me rëndësi a je luan apo gazelë…

Me rëndësi është që kur të dal mëngjesi: Dil dhe vrapo!

“S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes. Të gjitha këto janë të (shënuara) në Librin qartë.” (Hud, 6).

“Ai jua ka bërë Tokën të përdorshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqeheni me atë që ju ka dhënë Ai. Kur të ringjalleni, do të ktheheni tek Ai.” (Mulk. 15).

Omer ibn Hattabi, r.a thoshte: “O të varfër, punoni për nafakën dhe mos u bëni barrë për njerëzit.”

Regjistron Buhariu nga Zubejr Avvami r.a se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Që dikush nga ju të merr litarin dhe të shkojë në mal të sjell dru në shpinë dhe t’i shes, e kështu Allahu t’ia ruaj fytyrën, është më mirë se sa të kërkojë nga njerëzit, dhe ata t’i japin apo mos t’i japin.”

Përshtati: Arsim Dauti

(Islampress)