Të Fundit
Lavdi Zotit që na dha Donald Trumpin

Lavdi Zotit që na dha Donald Trumpin

Mbase mund të tingëllojë pak e çuditshme, por falënderoj Zotin që na dha Donald Trumpin. Për mua si një amerikan musliman nuk ka qenë shumë e vështirë  të ndihem si i huaj në vendin ku kam lindur dhe jam rritur. Duke ma përplasur në fytyrë vazhdimisht se vlerat islame nuk përputhen me vlerat amerikane, se duhet të jem musliman “i moderuar” meqë nuk kam kryer ndonjë vrasje, apo së fundmi, se një mënyrë për të luftuar terrorizmin është t’u ndalohet hyrja të gjithë muslimanëve. Kështu ti fillon të pyesësh veten nëse është e mundur të jesh njëkohësisht edhe musliman edhe amerikan. Në fenë Islame, nëse ti i lutesh Zotit që të të japë forcë, Ai do të bëjë që të të dalin pengesa në mënyrë që t’i kapërcesh e të bëhesh më i fortë.

Muslimanët janë lutur vazhdimisht që të dëgjohen hallet e tyre, e Zoti na dha Donald Trumpin.

Michael Moor twitterTë enjten, Michael Moor shpërndau një foto ku shfaqej përpara Kullës Trump në New York me një parullë ku shkruante “Të gjithë jemi muslimanë” (#WeAreAllMuslims). Në fillim u ndjeva i neveritur më këtë veprim, pasi dukej më shumë si një publicitet (e mbase është), si dhe me faktin se një i bardhë po rrëmbente një problematikë shumë të rëndësishme. Dukej sikur diçka për të cilën ne kemi ngritur zërin vazhdimisht, tani krejt papritur u legjitimua dhe po shpërndahet në Facebook, vetëm pse një jo-musliman iu bashkua kësaj. Të mbash një parullë nuk do të thotë aspak se e kupton eksperiencën e muslimanëve amerikanë.

Por, kohët e fundit, nuk është vetëm Michael Moor që po tregon solidaritet me muslimanët. Prezantues emisionesh, gazetarë të njohur, demokratë, e madje edhe republikanë janë bërë së bashku në mbrojtje të fqinjëve të tyre muslimanë. Asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa Donald Trumpin. Ai bëri që bota të mendonte e t’i shihte gjërat në të njëjtën mënyrë në të cilën i kanë parë muslimanët gjithë jetën e tyre – “Kemi një problem. Janë Muslimanët” – dhe kundërpërgjigjia ka qenë e jashtëzakonshme.

Na doli se Amerika paska pasur nevojë për një Donald Trump. Pa të, do të diskutohej rreth Islamit vetëm në kontekstin e dhunës dhe terrorizmit. Por, Trumpi e solli Islamofobinë në të gjitha edicionet kryesore të lajmeve dhe në rrjetet sociale.

E për herë të parë ne jetën time ndihem me të vërtetë amerikan.

Nga Aymann Ismail

Observer.al