Editorial i New York Times
Ndërsa vendi vazhdon një fushatë të gjatë dhe të rrezikshme për të çrrënjosur dhe për të parandaluar kërcënimet terroriste, është për t’u shqetësuar, ppr jo për të qenë të pashpresë. Hetuesit federalë kanë filluar një hetim terrorizmi mbi të shtënat në masë në Kaliforni, dhe shumë fakte do të dalin në lidhje me sfondin e vrasësve dhe lidhjet e tyre me shtetin islamik.
Kudo ku hetimi fillon, amerikanët duhet të mbrohen kundër tejreagimit, dhe mposhtin refleksin e panikut të mosbesimit dhe të urrejtjes ndaj amerikanëve midis nesh të cilët janë muslimanë. Ky ka qenë një problem të paktën që nga 9/11 dhe do të mbetet për aq kohë sa injoranca në lidhje me Islamin mbetet e thellë dhe e përhapur. Sot injoranca është duke u nxitur në sferën politike nga kandidatët presidencialë republikanë që nuk dinë asgjë të cilët thirrje që muslimanët amerikanë të regjistrohen dhe monitorohen, dhe që xhamitë të spiunohen ose mbyllen. Guvernatorët e më shumë se 20 shteteve kanë deklaruar se kufijtë e tyre janë të mbyllur për refugjatët sirianë, në kundërshtim të hapur të sensit të përbashkët, kushtetutës dhe mirësjelljes njerëzore.
Në kontrast me këtë panik të këtyre amatorëve ne gjithashtu u përballëm me sjelljen e ekspertëve të zbatimit të ligjit, ashtu si zyrtarët e kundër-terrorizmit të Departamentit të Policisë së Los Anxhelos u takuan të enjten me udhëheqësit muslimanë-amerikanë për të siguruar se ata dhe komuniteti në përgjithësi nuk janë vetëm dhe se ata po përballen me këtë sfidë së bashku.
Komunitetet muslimane janë forca jonë – jo dobësia jonë, tha Zëvendës Shefi, Michael Douning për The Times. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të përkeqësojë marrëdhëniet tona ose të lejojë të tjerët për të izoluar apo stigmatizuar bashkësinë muslimane.
Shefi Douning tha se zbatimit i ligjit ka nevojë për besimin dhe bashkëpunimin e shumicës së muslimanëve në rrjedhë, ata që mund të ngrenë alarmin për disa të radikalizuar. Por viktimizimi dhe frikësimet janë tashmë duke ndodhur; ai tha se një Kur’an i mbushur me plumba ishte lënë në një xhami në Orange County, dhe kërcënime të dhunshme ka pasur nëpërjet telfonatave në Qendrën Islamike të Kalifornisë Jugore. Ky lloj i reagimit ndaj kasaphanës në San Bernardino, Calif., tregon një shoqëri të lirë që po dëmton veten e saj.
Kur udhëheqësit muslimanë-amerikanë qëndruan pranë Farhan Khan, kunatit të sulmuesit Syed Farook në natën e mërkurë, ata vepruan duke qëndruar krah për krah me familjet e viktimave si partnerë në vuajtjet dhe mjerimun e kësaj jave.
Unë nuk mund ta shpreh se sa i trishtuar jam për atë që ndodhi sot, tha zoti Khan, sytë e tij plot me ankth dhe tronditje. Ngushëllimet e mia për njerëzit që humbën jetën e tyre.
Amerikanët muslimanë, ashtu si amerikanët e tjerë, janë të tmerruar nga masakra dhe të frikësuar në perspektivën e terrorizmit që po godet. Ata gjithashtu mbajnë një barrë të veçantë, pasi kanë jetuar për vite të tëra nën dyshimin që ato kanë lidhje, gjerësisht dhe padrejtësisht, për mizoritë penale të kryera nga vrasësit e lidhur me Islamin. Shumë amerikanë muslimanë ishin të shqetësuar pa dyshim për sigurinë e tyre që do të kërcënohej nga ata që do nxiteshin nga frika dhe urrejtja.
Të shtënat në masë në San Bernardino mund të shkaktojnë më shumë frikë, por protestat vrastare me armë, një dukuri e përditshme në Shtetet e Bashkuara, janë shkaktuar nga fyerjet në vendin e punës, anti-abortet dhe zellit të tepruar anti-qeveritar, paranojat, megalomania e vetëvrasjes, e nga format e tjera të ndryshme të sociopatisë dhe pa asnjë arsye evidente mbi të gjitha.
Nuk ka asgjë të mençur – veçanërisht nga perspektiva e zbatimit të ligjit dhe e sigurisë – për nxitjen e izolimit dhe stigmatizimit të amerikanëve të çdo besimi apo trashëgimie.
Përktheu dhe përshtati Gazeta Impakt