Instituti IDEA shpreh respekt të gjithë atyre mësuesve të cilët, përkundër vështirësive, pengesave dhe ndalesave, po gjejnë mënyra, që nxënësve në shkolla t‘ju mësojnë historinë e të parëve tanë.
Në këtë ditë ne ju nderojmë ju për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë, jepni e do të jepni për mësimin e gjuhës sonë të pastër shqipe të asaj gjuhe që na e lanë amanet të paret dhe detyra jonë është ta përcjellim ashtu të pastër tek brezat e ardhshëm.
Ne jemi krenar me ju dhe ne me gjithë zemër ju urojmë shëndet e jetë të gjatë në të mirë të kombit e të atdheut tonë të shtrenjtë. Ne e ruajmë me nostalgji mësimet e këshillat që na keni dhënë mësuesit tonë të shtrenjtë. Ju ftoj që ta vazhdoni me përkushtim punën tuaj fisnike, të edukoni brezat e rinj me frymën kombëtare, me dashurin për dituri, liri dhe qytetari.
Detyrim i jonë fetar, kombëtarë, njerëzor e human është që t’i ruajmë lidhjet dhe raportet e mësuesit me nxënësin dhe anasjelltas. Ato janë lidhje të shenjta që duhet të ruhen me fanatizëm. Çdo kush që tenton t’i rrënojë këto lidhje, duhet ta dijë se ka rrënuar vlerat njerëzore, fetare e kombëtare, e në fund të fundit ka rrënuar mirëqenien e tij individuale, familjare e shoqërore.
Zoti ju bekoftë në misionin e juaj të shenjtë.
Urime 7 marsi 2022
Departamenti i Institutit IDEA
Zyra për informim, Ulqin – Mali i Zi