Meqë ne kemi ndikim të madh në jetën e fëmijëve tanë, është e rëndësishme t’i inkurajojmë ata dhe t’u shprehim dashurinë tonë, jo vetëm me fjalët “Unë të dua”, por edhe nëpërmjet veprimeve dhe shembujve tanë
Shumica e fëmijëve i shohin prindërit e tyre si mentorë dhe heronj madhor. Nuk është çudi që shumë fëmijë, kur i pyetën se çfarë duan të jenë kur të rriten, pohojnë se dëshirojnë të kenë të njëjtin profesion si prindërit e tyre.
Mos humbisni mundësitë e shumta që duhet çdo ditë për të inkurajuar të vegjlit tuaj. Sigurohuni që ata të rriten duke u ndjerë të dashur dhe plotësisht të aftë për të ndjekur dhe të ndjek ëndrrat e tyre.
Këtu janë tetë gjëra që ju duhet të thënë fëmijëve tuaj për çdo ditë:
1. TI MUND TA BËSH
Detyrat e vogla që duhet të bëhen në shkollë, ose rreth shtëpisë mund të duken të vështira apo të pamundura për të vegjlit tuaj, sepse ata kanë pamje të kufizuar të aftësive të tyre. Në këtë pikë, është e rëndësishme që prindërit t’i inkurajojnë dhe kujtojnë fëmijët e tyre se ata kanë aftësinë për të kryer atë që kërkohet prej tyre.
2. MOS U DORËZO
Inkurajoni fëmijët tuaj të përqendrojnë nëse ballafaqohen me vështirësitë që mund të paraqiten në jetën e tyre. Përkujtoni që të mos dorëzohen, por për të pasur vetëbesim. Përsëriteni këtë frazë sa herë që ju keni mundësi në mënyrë që fëmijët e juaj gjithmonë ta mbajnë mend rëndësinë e këmbëngulës.
3. UNË BESOJ TEK TY
Tregoni fëmijëve tuaj se ju jeni tifoz numër një i tyre. Tregoni atyre që ju me të vërtetë besoni në aftësitë e tyre dhe e di potencialin që ata posedojnë.
4. JU JENI I ZGJUAR
Një fëmijë që ndihet më pak inteligjent se të tjerët, shpesh do të dorëzohet në ballafaqimin e parë me vështirësinë, duke pretenduar se ata thjesht nuk janë “mjaftueshëm të zgjuar.” Për të parandaluar këtë rënie të fëmijëve tuaj, lavdërojeni inteligjencën e tyre sa herë që mundeni.
5. MËSOJMË ME PRAKTIKË
Kur ju filloni diçka të re, ju shpesh ballafaqoheni me vështirësi të mëdha. Megjithatë me kalimin e kohës, praktikë e bën çdo gjë të duket e thjeshtë. Detyra apo vetë problemi nuk ka ndryshuar, por aftësia për të kryer është rritur. Sigurohuni që fëmijët tuaj të mësojnë këtë sa më herët.
6. GJITHMONË BËJË MË TË MIRËN QË MUNDESH
Është e rëndësishme për t’i mësuar fëmijët tuaj që në çdo situatë ata ta gjejnë veten dhe ta kryejnë më të mirë që mundesh dhe asgjë më pak.
7. MOS UA BËJ TË TJERËVE ATË QË NUK DO TË DËSHIROJE TË TA BËJNË TY
Kjo thënie e vjetër është një vlerë e rëndësishme në ditët e sotme, ku shoqëria dikton rregullin e përparësisë. Fëmijët duhet të mësojnë të jenë të sjellshëm dhe të butë që nga moshë e re.
8. UNË JAM GJITHMONË ME JU KURDO QË TË KENI NEVOJË
Prindërit duhet të krijojnë ndjenjën e sigurisë për fëmijët e tyre. Fëmijët e juaj duhet ta dinë dhe të ndjehen se ata kurrë nuk do të jetë vetëm për shkak se prindërit e tyre dhe anëtarët e familjes do të jenë gjithmonë aty për ta.
Gjëra e vogla që ju bëni çdo ditë mund të rrënjosin vlerat tek fëmijët tuaj që do t’u ndihmojnë të rriten në fëmijë të sigurt dhe të lumtur në të ardhmen. Jeni të sigurt për t’i mësuar të vegjlit tuaj sa herë që keni mundësi.
Autore: Renata Finholdt
Nga anglishtja përshtati: Lutfi Muaremi