PARTITË POLITIKE SHQIPTARE DHE ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË MAL TË ZI
Shkruan Qani Osmani
Partitë politike shqiptare si përfaqësues autentik dhe legjitim të popullatës shqiptare në Mal të Zi, nga viti 1990 prej kur u jetësua pluralizmi politik , para opinionit shqiptarë tentuan të prezentohen si brojtës të interesave sa më të gjera shoqërore, gjegjësisht si mbrojtëse të interesave kombëtare në shoqërinë malazeze. Mirpo sipas rregullave demokratike Partitë politike,brenda afateve të caktuara kohore (zakonisht katërvjeçare), para qytetarëve “japin llogari” për atë se sa në të vërtetë kanë qenë në dimensionin e të përgjithshmes që me aq elan e plasojnë në opinion.E gjithë kjo para së gjithash bëhet gjatë fushatës zgjedhore, si formë më masive e debatit publik për çështjet madhore me theks të veçantë mbi pozitën dhe statusin e popullatës shqiptare në shoqërinë malazeze. Prandaj nuk është e rastit që zgjedhjet në vendet me traditë demokratike, llogariten si “mekanizëm për mbrojtjen e qytetarëve”nga keqpërdorimi i atyre që gjenden në pushtet. Shikuar në përgjithësi nga ky aspekt,mundë të themi se Partit politike shqiptare edhe pse të vetëdishëm se ligji zgjedhor që nga zgjedhjet e para pluraliste në Mal të Zi (9 dhjetor 1990) e deri më sot në praktik ka ndryshuar disa herë nvarësishtë nga rrethanat shoqërore dhe interesave të pushtetit. Në rastin konkret, në pozitë më të pavolitshme kanë qenë shqiptarët, si e vetmja popullsi josllave, ku ende nuk kanë arritur të realizojnë në praktikë përfaqësimin autentik të popullatës shqiptare, subjektet politike shqiptare garuan në të gjitha zgjedhjet si ato lokale ashtu edhe ato parlamentare.
Zgjedhjet e para parlamentare u mbajtën 9 dhjetor të vitit 1990, sipas sistemit të shumicës, ku e definonte tërë teritorin e Malit të Zi me 20 njësi zgjedhore, mandatet u përcaktuan në bazë të formulës të D’ontonit. Në këto zgjedhje morën pjesë edhe Shqiptarët me subjektin e vetëm të tyre politik-LD në MZ-i edhe ate jo si subjekt i vetëm por në koalicion me partinë e boshnjakëve-SDA dhe së bashku arritën të fitojnë 11 mandate, 4 prej të cilëve i takuan LD në MZ-i. Në këtë rastë duhet cekur gjithësesi se fillimishtë parlamenti i Malit të Zi ka pasur 125 deputet.
Në zgjedhjet e dyta të parakohshme të cilat u mbajtën 20 dhjetor të vitit 1992, sipas sistemit proporcional ku i tërë territori i Malit të Zi definohet si një njësi zgjedhore, ku çdo subjekt politik për të marrë pjesë në parlament duhej paraprakisht të siguronte 4% të votave të përgjithshëm të elektoratit të dalur në votime. Në një situatë të tillë, në pozitë të pabarabartë ishin pjestarët e popujve më të vegjël që këtu trajtohen si pakica kombëtare nga shkaku se nuk patën elektorat të mjaftueshëmpër të arinë pragun e nevojshëm për të qenë parti parlamentare.Në këto zgjedhje të parakohshme Shqiptarët kësaj radhe dolën vetëm në zgjedhje , me po të njëjtin subjekt politik-LD në MZ-i, por edhe pse fituan 11.508 vota(3.96%) nuk e arritën cenzusin prej 4% sepse iu munguan 115 vota dhe mbetën jashtë parlamentit. Për këto zgjedhje me randësi është të ceket se u mbajtën gjysëm viti pas formimit të Republikes të përbashkët Jugosllave e përbërë nga Sërbija dhe Mali Zi.
Zgjedhjet e treta parlamentare të cilat u mbajtën 03. nëntorë të vitit 1996, dallojshin dukshëm nga mëtëparshmet nga se tani territori i Malit të Zi nuk ishte një njësi zgjedhore, por ai ndahej në 14 njësi zgjedhore. Një veprim të tillë e bëri partia në pushtet(DPS) sepse në saje të gjendjes ekzistuese frikohej se do t’i humbte zgjedhjet, andaj ia përshtati vetës ligjin zgjedhor. Në krahasim më zgjedhjet e më parshme, ky ligj e eliminonte sistemin proporcinal, duke i eliminuar në këtë mënyrë partitë e vogla. Se ky ligj zgjedhor avanconte partinë në pushtet (DPS) dëshmon e dhëna se edhe pse fitoi 51% të numrit të përgjithshëm të votave, ajo mori 63% të mandatëve në parlament(45 deputet), duke përvetësuar 39000 vota të të tjerëve.
Ligji zgjedhor i vitit 1996, për shqiptarët paraqiti një risi sepse në saje të këtij ligji zgjedhor mundësohej përfaqësimi i tyre në parlamentin malazez. Kështu nga gjithsej 14 njësi zgjedhore, për shqiptarët ishin rezervuar dy që së bashku jepnin katër deputetë. E para përrfshinte territorin e komunës së Ulqinit dhe Krajën, e dyta territorin e Malësisë. Në këto dy njësi zgjedhore, partitë politike shqiptare (LDMZ, UDSH) fituan gjithsej 9138 vota duke siguruar 4 deputet, nga dy secili subjekt politik edhe ate LD në MZ-i arriti të fitojë 5289 vota, deri sa UDSH-ja arriti të fitojë 3849 vota.
Pas ndarjes së partisë më të madhe në pushtet (DPS) në dy pjesë, dhe ngjarjeve që u zhvilluan pas zgjedhjeve presedenciale që u mbajtën në tetor të vitit 1997, me 31 maj të vitit 1998 u mbajtën zgjedhjet e katërta parlamentare. Për dallim nga zgjedhjet e mëparshme kemi rikthim në sistemin zgjedhor proporcional, ku Mali i Zi është i ndarë në dy njësi zgjedhore, ku në njësinë e dytë zgjidhen 5 deputet nga radhët e pakicës nacionale shqiptare sipas principit të akcionit afirmativ. Kështu që kësaj here u gjet kompromisi që Shqiptarët të votojnë në 59 vendvotime ku jeton popullsia shqiptare si popullsi autoktone në pesë komuna të Malit të Zi (Ulqin, Tivar, Plavë, Podgoricë, dhe Rozhajë). Ky ligj zgjedhor sjell po ashtu edhe një risi, sepse për pjesëmarje në parlament subjekteve politike iu zvoglohet cenzusi nga 4% në 3% të votave të përgjithshme. Në këto zgjedhje garuan edhe partit politike shqiptare ku arritën të fitojnë këto rezulltate: LD në MZ-i arriti të fitoj 5425 vota (një mandat) dhe UDSH-ja 3529 (një mandat).
Zgjedhjet e pesta të radhës u mbajtën me 22 prill të vitit 2001. Ajo ç ka është me randësi të ceket është edhe fakti se pas këtyre zgjedhjeve për hërë të parë ndodhi që asnjë strukturë politike nuk arriti që të ketë shumicën parlamentare në parlamentin e Malit të Zi. Derisa Qeverinë e mbështeti Lidhja liberale e Malit të Zi.
Në këto zgjedhje parlamentare popullata Shqiptare e përfaqësuar nga partit politike shqiptare arritën që në Parlamentin e Malit të Zi të sigurojnë dy mandate në saje të këtyre rezulltateve LD në MZ-i fitoi 3570 vota (një mandat) dhe UDSH-ja e cila fitoi 4232 vota (një mandat).
Pas nënshkrimit të marrveshjes së Beogradit ku u deklarua që me moraterium në referendum qytetarët e Malit të Zi të vendosin mbi statutin juridiko-politik të Malit të ZI, Lidhja Liberale e Malit të Zi, ia shkurtoi përkrahjen Qeverisë së atëhershme dhe zgjedhjet e rradhës të gjashta u mbajtën me 20 tetor të vitit 2002. Ajo çka është karakteristike për këto zgjedhje se përveç stabilizimit politik, nuk ndodhi gjë e re në përfaqësimin e pakicave nacionale, të cilët edhe kësaj rradhe u përfaqësuan vetëm nga pakica nacionale shqiptare të cilët kësaj rradhe garuan me koalicione. Kështu që Koalicioni Demokratik-“Shqiptarët Bashkë” (UDSH, LDMZ, PPD), arritën të fitojnë 8498 vota dhe siguruan dy mandate në Parlamentin e Malit të Zi.
Zgjedhje e para që u mbajtën pas rreferendumit i cili u mbajtë me 21 maj të vitit 2006, me të cilin Mali i Zi, e rriktheji panvarësin shtetrore u mbajtën në shtator të vitit 2006.Ajo që eshtë karakteristike për këto zgjedhje ka të bëjë me ate se për herë të parë përfaqësimi i pakicave nacionale u bë në saje të shum listave.Në përbërjen e parlamentit tani më përveç Shqiptarëve kemi edhe përfaqësues të pakicave nacionale Sërbe, Boshnjake deri sa partia që përfaqësonte pakicën nacionale kroate hyry në koalicion parazgjedhor me DPS dhe në fund i takoi një mandat në Parlamentin e Malit të Zi.
Në këto zgjedhje parlamentare që ishin të shtatëtat me rradhë garuan edhe Partitë politike shqiptare edhe ate LD në MZ-i e cila arriti të fitojë 4373 vota (një mandat).UDSH-ja arriti të fitoj 3692 vota (një mandat) dhe Alternativa Shqiptare (ASH) e cila fitoi 2656 vota (një mandat). Me randësi eshtë fakti se ASH-re arriti që të bëhet parti parlamentare.
Në zgjedhjet Parlamentare të cilat ishin të tetëtat me rradhë, partitë politike Shqiptare të cilat garuan në këto zgjedhje arritën të fitojnë katër deputet, duke përsëritur rezultatet e zgjedhjeve të viteve 1990 dhe 1996. Si për zgjedhjet e kaluara, edhe në këtë zgjedhje vlente ligji që në vendvotimet që janë me shumicë me popullsi shqiptare do të japin 5 deputetë, për të cilët do të garojnë të gjitha subjetet politike. Duke marrë parasysh përvojën e kaluar si dhe depërtimin DPS-së në trupin zgjedhor shqiptar, në një masë të konsiderueshme u bënë disa përpjekje për formimin e një koalicioni të madh të partve politike shqiptare. Por një ide e tillë e cila u mirëprit nga opinioni i gjërë shqiptar si në vendë ashtu edhe në diasporë, dështoj sepse dolën në pah interesat karrieriste si dhe ambiciet e sëmura lideriste të disa liderëve partiak.
Dhe nga mosrealizimi i një koalicioni të tillë në mes partive politike shqiptare i bëri që shqiptarët të jenë të përçarë si asnjëherë më parë dhe të dalin në zgjedhjet Parlamentare me pesë lista zgjedhore, nga 16 sa kishte gjithsej në nivel të Malit të Zi. Në këto zgjedhje partitë politike shqiptare arritën këto rrezultate: UDSH-ja fitoi 4747 vota (1 deputet), FORCA 2939 vota (1 deputet), Lista Shqiptare (LDMZ-ASH) 2898 vota (1 deputet) dhe Koalicioni Shqiptar “Perspektiva” 2619 vota (1 deputet). Befasia e këtyre zgjedhjeve ishte rezultati i FORCËS pasi arriti të bëhet parti parlamentare. Pra mund të themi se shqiptarët, nga pesë deputet që ju mundësonte “njësia e veçantë “ zgjedhore fituan katër deputet ndërsa një e fitoj koalicioni qeveritar në krye me DPS-in.
Në zgjedhjet e fundit Parlamentare të vitit 2012 partitë politike Shqiptare të asokohe garonin të ndara në 4 lista. Pjesëmarëse në këto zgjedhje ishin: Aleanca Rinore e Shqitarëve, UDSH, Koalicioni shqiptar (LDMZ, PD, ASH), si dhe kolicioni Forca për Bashkim (Genci Nimanbegu, Vasel Sinishtaj, Zana Sarvan). Sa u përket votave për secilin nga këto lista situata ishte tillë: Aleanca Rinore Shqiptare fitoi 531 vota, UDSH-ja 2848 vota, Koalicioni Shqiptar (LDMZ,PD,ASH) 3824 vota (1 deputet) dhe Forca për Bashkim 5244 vota (1 deputet).Nga këto të dhëna shihet qartë se të gjitha subjektet dhe koalicionet Shqiptare asokohe fitonin 12477 vota dhe arritën të fitonin vetëm dy mandate (deputet).
Si përfundim mund të themi se pas këtyre zgjedhjeve skena politike në Mal të Zi duhet të pësoj ndryshime, e po ashtu edhe ligji zgjedhor. Shqiptarët duhet të kenë zonën e veçantë zgjedhore e cila duhet të përfshijë vendvotimet Shqiptare ku do të zgjidhen 5 deputetë, ku do të marrin pjesë në zgjedhje vetëm partitë nacionale shqiptare, sepse vetëm në këtë mënyrë do të kemi përfaqësim autentik, konform standardëve ndërkombëtare, që vlen edhe për popujt tjerë pakicë në këtë mjedis.