Çdo mëngjes, kur na është dhënë privilegji që të zgjohemi dhe të fillojmë një ditë të re, na është dhënë gjithashtu mundësia që të rritemi si individë.
Një nga pyetjet më të rëndësishme që duhet të pyesni çdo ditë është: “Si mund të rritem sot?”
Kjo pyetje e veçantë është e fuqishme sepse kur fillon ditën duke pyetur veten se cilat janë mënyrat që mund të rriteni, mendja juaj do të funksionojë në gjetjen e përgjigjeve.
Në shumicën e kohës, unë vazhdimisht përqendrohesha më shumë në punën time sesa tek vetja.
Mërzitesha shumë sepse po shpenzoja shumë kohë duke punuar në detyra, projekte dhe gjëra të tjera, ndërkohë që nuk po përqendrohesha në një rritje më të mirë të vetes time.
Jim Rohn ka thënë: “Punoni më shumë për veten sesa për punën tuaj. Nëse punoni shumë për punën tuaj, ju mund të jetoni mirë. Nëse punoni shumë për veten ju mund të bëni pasuri”.
Gjatë viteve, kam zbuluar se kjo thënie përmban shumë të vërteta.
Dita që fillova ta pyes veten: “Si mund të rritem sot?” ishte dita që jeta dhe biznesi im ndryshuan për mirë.
Çdo mëngjes, unë fillova të shkruaj në një bllok shënimesh gjërat për të cilat unë do të përqendrohesha atë ditë sa i përket rritjes time personale.
Një ditë mund të jetë për të mësuar një aftësi të re ose për të praktikuar diçka që ndjeja se më mungonte.
Në çfarëdolloj rasti, unë sigurohesha që do të bëhesha më mirë dhe do të rritesha si profesionalisht ashtu dhe në jetën personale.
Rritja nuk është e detyrueshme
Ne të gjithë rritemi në moshë, por rritja si individ është fakultative. Kjo është një zgjedhje që ju dhe vetëm ju mund ta bëni.
Çdo përvojë, mendim, marrëdhënie dhe takim në jetë na jep mundësinë të rritemi, qoftë në mënyrë negative apo pozitive.
Kur ju vendosni të rriteni çdo ditë, filloni të kuptoni bukurinë dhe gëzimin e vërtetë që jeta na ofron.
Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të dish se po rritesh gjithnjë e më shumë nga personi që ke qenë më parë.
Meqenëse rritja në moshë është e detyrueshme, kjo e lë shumicën e popullsisë të marrë rrugën e lehtë dhe të mos përqendrohet në rritjen ditore.
Arsyeja pse shumica nuk angazhohen në rritjen e përditshme është për shkak se kërkon që ju të lëvizni jashtë zonës tuaj të rehatisë. Ju nuk mund të rriteni gjatë kohës që jeni të kënaqur.
Mësoni një aftësi të re, duke rafinuar një të vjetër, duke ndryshuar procesin e mendimeve tuaja, duke lexuar më shumë ose duke u zgjuar më herët se normalisht në mënyrë që ju të lëvizni përtej zonës tuaj të rehatisë.
E gjitha fillon me një vendim
Të bëheni më të mirët dhe të rriteni çdo ditë nuk ndodh rastësisht. Fillon me një vendim të fortë dhe të guximshëm. Ashtu si çdo gjë në jetë, ne jemi të detyruar të marrim vendime. Merrni kohë tani për të marrë vendimet që do t’iu rritin si individ çdo ditë, disi, në një farë mënyre.
Krijo programin tënd të rritjes ditore. Çfarëdo që vepron më mirë për ju, bëjeni atë. Për sa kohë që merrni një vendim që do të çojë në rritjen qoftë dhe shumë të pakët, në njëfarë mënyre kjo është e gjitha ajo që ka rëndësi. Ju ia keni borxh vetes për të korrur përfitimet e plota që jeta ka për të ofruar.
Në fund të fundit, ne mund t’i rritim bizneset tona pasi ne të rritim veten./Mesazhi/