Dr. Abdul Hamid Kudah (specialist i sëmundjeve virusale)
Në Perëndim me gjuhën e tyre thonë: “ Zoti e krijoi Adamin dhe Evën dhe jo Adamin dhe Stivin “, që domethënë se Ai krijoi mashkullin dhe femrën, e jo dy meshkuj ose dy femra, pra lidhja plotësuesese, e natyrshme dhe e saktë është lidhja në mes mashkullit dhe femrës. Kështu që, homoseksualiteti ( të vepruarit si populli i Lutit ose shthurja ) nuk është prej natyrshmërisë me të cilën Allahu e krijoi njeriun, por është një risi dhe rezultat i një ambienti jo të shëndoshë, të cilën e nxiti djalli dhe ndihmëtarët e tij prej njerëzve dhe e quajtën me emra të ndryshëm ( seksi i njëjtë ). Derisa erdhi koha të rishfaqet sërish populli i Lutit por tani në një rrobë të re!!
Tregimi i popullit të Lutit është cekur në më shumë se 100 citate Kuranore dhe kjo që të jetë ( fatkeqësia e tyre ) mësim për ne…përfundimi i të cilëve ishte zhdukje, shkatërrim dhe çrrënjosje deri te personi i fundit i tyre!!
A do të shpëtoj bota sot nga marrëzitë e tyre?
Nuk ma merr mendja, sepse premtimet janë të shumta dhe të arriturat e tyre edhe më të shumta, të cilat paralajmërojnë për një hata të madhe nga e cila nuk do të shpëtoj askush, në atë kohë do të pendohen njerëzit, por pendimi nuk do t’u bëjë dobi.
Thotë Allahu i madhëruar: ‘ Ruajuni nga sprovimi i cili nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, dhe ta dini se Allahu ësht Ndëshkues i Rreptë ‘ ( Enfal 25)
Në vazhdim do t’i sjellim faktet shkencore të cilat janë shokuese në lidhje me ta:
1- Qendra për parandalimin e infeksioneve në SHBA ( CDC ) e emërtoi Sidën në fillim të paraqitjes së saj me emrin e saj të vërtetë e ai është “ Kanceri i Homoseksualizmit “, më pas e riemëroi me emrin ” Dobësimi i imunitetit i ndërlidhur me homoseksualizmin “.
Por pas ngjarjes së aktorit të njohur Rok Hudson të cilin e skandalizoi sëmundja e tij ngase ai ishte homoseksual, ashtu siç më ka treguar mua profesori francez Luk Montagnier i cili ishte zbulues i virusit Hiv, se Rok Hudsoni erdhi fshehurazi në institutin Pasteur në Paris, i dhuroi institutit 30 milion franga franceze me kusht që të ketë hulumtime intensive në zbulimin e vaksinës për ta shpëtuar atë para se t’i bëhet publike skandali i tij….por hulumtimet nuk e ndihmuan e as sëmundja nuk i dha afat…nuk shkoi gjatë dhe ndërroi jetë…kështu që u shtuan në këtë kohë mallkimet kundër homoseksualëve dhe llojit të tyre!!
Për këtë në vitin 1982, nën presionin e organizatave të ndryshme të LGBTI-së në botën perëndimore, u emërua kjo sëmundje sërish me një emër tjetër për ta mbrojtur reputacionin e homoseksualëve dhe të grupit LGBTI, e më pas nxorën ligje të nevojshme të cilat e konsiderojnë mardhëniet e gjinisë të njëjtë si të drejtë prej të drejtave të njeriut dhe liri personale të cilën nuk lejohet të kundërshtohet, dhe së fundmi u emërua sëmundja e re me emrin ‘ AIDS ‘ apo “ Sindromi i fituar nga mungesa e imunitetit “, i cili u kategorizua si një sëmundje ngjitëse e cila vje si pasoj e mardhënieve seksuale.
2- Profesori Kevin Fenton i cili është drejtor i shërbimeve shëndetësore publike në Britani, në seminarin vjetor të vitit 2013 i cili u mbajt në Londër, publikoi këto çështje dhe paralajmëroi për rrezikun e tyre:
a- Paralajmëroi për rrezikun e përhapjes së një fatkeqësie globale shkaku i së cilës është homoseksualizmi, sepse sëmundjet që përhapen përmes mardhënieve seksuale si dhe SIDA po shtohen tmerrësisht shpejt.
b- e Publikoi se përqindja më e lartë e të goditurve me këtë sëmundje është veçanërisht në mesin e seksit të njëjtë sidomos në SHBA e cila sot konsiderohet si epiqendër e mjekësisë dhe shkencës.
c- Të goditurit me këtë sëmundje në mesin e seksit të njëjtë është tetëfish më i shumtë se sa tek personat e seksit të kundërt dhe kjo në shtetet e varfëra kurse njëzetetrefish më shumë në shtetet e pasura.
d- Brenda homoseksualëve shpërndahet SIDA tetëmbëdhjet herë më shumë se sa në mardhëniet vaginale.
e- Prostitucioni, homoseksualizmi ( seksi anal ), seksi oral dhe substancat narkotike janë përgjegjëse e më shumë se 90% të goditjeve me sëmundjet të cilat përçohen përmes mardhënieve intime dhe e 98% e rasteve me SIDA në SHBA, duke e ditur se të gjitha këto praktika janë të ndaluara në të gjitha fetë qiellore.
3- Drejtori i programit të Kombeve të Bashkuara për luftimin e SIDA-së (UNAIDS) Michel Sidibe publikoi këto fakte me rastin e ditës ndërkombëtare të SIDA-së:
a- Nevoja për mbulimin e shpenzimeve në luftimin e SIDA-së do të arrijnë shifrën 24.000.000 dollarë në vit.
b- Janë rritur rastet me virusin Hiv në 13% në Evropën lindore dhe Azinë e mesme që nga viti 2006.
c- Janë rritur rastet në 100% në Lindje të mesme dhe në Afrikën veriore që nga viti 2001.
d- 50.000 raste të reja me virusin Hiv ndodhin çdo vit në SHBA, sipas raportit të UNAIDS të vitit 2013.
4- Ka shpërndarë UNAIDS ( 2007 ) 3.500.000 prezervativ në të gjitha vendet e botës për parandalim të kësaj sëmundje, duke e nxitur të ashtuquajturën “ seksi i sigurt “, por fatkeqësisht numri i rasteve është çdo ditë në rritje!!
Sepse seks të sigurt nuk ka vetëm se në mes burrit dhe gruas.
5- Ka deklaruar Papa Benedikti i XVI se homoseksualizmi do ta shkatërrojë racën njerëzore, ashtu siç ka deklaruar edhe kryeministri i Vatikanit se pranimi i martesës së gjinisë së njëjtë është dështim për gjithë njerëzimin e jo vetëm për vlerat krishtere.
6- Në mes të muajit Maj ( 2015 ) kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel u martua me shokun e tij Gutey Destinay dhe i kurorëzoi kryetarja e qytetit të Luksemburgut Lydie Pulfer, në prezenzë të kryeministrit liberal belg Charles Michel i cili e lavdëroi këtë veprim duke thënë: Luksemburgu është pioniere e cila duhet të merret si shembull në të drejtat e njeriut.
7- Kanë pretenduar disa shkencëtar izraelit se shkaku i homoseksualizmit është një hormon ( i trashëguar ) tek homoseksuali, dhe për këtë nuk duhet të përbuzet e as të dënohet për sjelljet e tij, ndërsa janë publikuar disa punime shkencore si dhe janë bërë hulumtime të veçanta në Australi, të cilat e vërtetojnë të kundërtën e këtij pretendimi… këto punime janë publikuar në magazinën “ Boston zemrat botërore” në vitin 1999 nën titullin “ Demantimi i teorisë së hormonit homoseksual “ përmbajtja e së cilës ishte se asnjë prej shkencëtarëve dhe hulumtuesve nuk thotë se homoseksualizmi është trashëgues dhe shkaku i tij janë hormonet të caktuara dhe për shkak të së cilave lind homoseksuali homoseksual.
Këto punime kanë përmbledh shumë mendime të specialistëve të kësaj fushe të cilët e demantojnë këtë gjë…dhe fajin kryesor sipas tyre e kanë mediat të cilat e kanë deformuar të vërtetë dhe faktet duke publikuar mendime jo shkencore. Kështu që këtë teori ( Është i lindur homoseksual vetevetiu) e kanë demantu në përgjithësi me argumente shkencore specialist të kësaj fushe nga e gjithë bota.
Disa prej këtyre librave që flasin për homoseksualizmin e trashëguar kishin për qëllim Islamin dhe të shtinin dyshime rreth tij, në atë formë që të pyes lexuesi, si mund të dënohen njerëz të pafajshëm ( homoseksualët) të cilët nuk kanë faj sepse kështu kanë lindur dhe kjo është jashta margjinave të zgjedhjes së tyre!! Dhe shtronin pyetjet si i dënoi Allahu popullin e Lutit kur Ai vet kështu i ka krijuar ata “ homoseksual “!!!
8- Të gjitha përpjekjet për të prodhuar vaksinën kundër SIDA-së dhe kundër disa sëmundjeve që përhapen përmes mardhënieve janë të dështuara deri në këtë kohë, edhe pse janë investuar në këto hulumtime miliarda dollarë, kështu që në fund janë ndarë shkencëtarët në dy grupe, njëri grup këmbëngul që të vazhdojnë hulumtimet deri te një rezultat pozitiv, kurse tjetri thonë që nuk ka dobi nga këto hulumtime, me argument se mbrojtja dhe parandalimi më i mirë për të rinjët nuk janë vaksinat por edukimi i avancuar dhe martesa me gjininë e kundërt. Edhe ne jemi me këtë mendim se zgjidhja e natyrshme dhe e drejtë është fjala e Muhamedit a.s.:” O ju të rinjë, nëse ka mundësi ndonjëri prej jush të martohet atëherë le të martohet, se ajo i bën dobi në ruajtjen e shikimit të tij dhe të organeve të tij, e nëse nuk mundet, atëherë le të agjërojë, ngase ai është mburojë për të “ ( Transmeton Buhariu )
9- Edhe pse tek kafshët janë të përhapura mardhëniet seksuale por jo homoseksualizmi, tek ato nuk ka raste të sëmundjeve që përhapen përmes mardhënieve ose SIDA-s, kurse njeriun të cilin e ka nderuar Krijuesi i tij, ia dhuroi atij logjikën duke e dalluar nga krijesat tjera, poashtu u dërgoi Pejgamber, i zbriti atij libra të shenjta që ta udhëzojnë atë dhe ta largojnë nga gjërat e ndaluarat, dhe e la të lirë që ta begatoj atë…. por ai që nuk logjikon me logjikën e tij, e anashkalon atë dhe e bën zot të tij epshin e tij, e pason rrugën e djallit dhe i ndjek vegëzat e tij siç është prostitucioni, homoseksualizmi, substancat narkotike, do të goditet me kësi sëmundje dhe viruse, dhe e humb këtë botë dhe botën tjetër, përderisa sikur të ndodhte një gjë e tillë tek kafshët është e arsyeshme se ato nuk kanë zgjedhje e as logjikë.
10- Sida dhe sëmundjet ngjitëse përmes mardhënieve kategorizohen si sëmundje zgjedhore, nuk e sulmojnë njeriun vetëmse rrallëherë, por njeriu është ai cili vrapon pas shkaktarëve të saj ( prostitucioni, homoseksualizmi ) me epsh të ndaluar dhe me vetdëshirën e tij, edhe pse logjika dhe argumentet hyjnore mundohet ta bindin për gabimin në veprimin e tij, por ai zgjedh sjelljen e ndaluar dhe bie në këto sëmundje, kurse Zoti i madhërishëm thotë: “ O ju që besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara…” ( Nur 21 )
Dhe thotë gjithashtu:” All-llahu dëshiron t’ju pranojë pendimin, e ata që ndjekin dëshirat e epsheve, dëshirojnë që ju të shmangeni në tërësi (nga rruga e drejtë).” ( Nisa 27 )
Përktheu: Mr. Rijad H. Imeri (Mesazhi)