– Një nga parashenjat e kiametit është edhe shpejtësia e rrjedhjes së kohës –
Në një rast, pak para namazit të akshamit, Pejgamberi (savs), i kishte deklaruar këto fjalë:
“Me të vërtetë shembulli i asaj që ka mbetur nga kjo dynja në krahasim me atë që ka kaluar, është sikurse shembulli i asaj që ka mbetur nga kjo dita e sotme në krahasim me atë që ka kaluar prej saj.” (Bin bir Hadis M. Arif / përkthimi i Fuad ef. Subashiq / hadithi nr. 185)
E pra, sa kohë ka mbetur nga dita në prag të namazit të akshamit? Shumë pak. Ashtu është edhe me kohën e mbetur deri në Ditën e Gjykimit.
Me këtë shembull nuk dëshirohet të shkaktohet panik tek besimtarët, e as që të humbet vullneti për të jetuar, por kjo është nxitje që besimtari të mendojë seriozisht në lidhje me shfrytëzimin kohës së tij.
Fundi i botës nuk do të ndodhë derisa të realizohen parashenjat e tij, ku njëra prej tyre është që njerëzit do ta ndjejnë sesa shpejt po ju kalon koha, përkatësisht, ata do të privohen nga bereqeti i kohës.
Shumë njerëz çuditen se sa shpejt po ju kalon dita, pa e hetuar fare. Në lidhje me këtë, flet ky hadith autentik:
“Nuk do të ndodh Dita e Gjykimit derisa nuk vjen shkurtimi i kohës; kështu që viti do të zgjat si një muaj, muaji si një javë, java si një ditë, dita si një orë, kurse ora si një shkëndijë.” (Imam Ahmedi 2/537 dhe Tirmidhiu 6/624).
Rrjedha e jetës së sotme po nxiton. Njeriu është vazhdimisht në nxitim dhe vrapim. Ai shpesh nuk ka kohë as për të ngrënë drekë me familjen e tij. Vazhdimisht është i zënë dhe nuk ka kohë as për veten as për familjen e tij.
Sa i përket çështjes së fesë dhe praktikimit të saj, ai sillet si një i arratisur, i cili vazhdimisht ik dhe as vet nuk e di se ku është duke ikur. Kur i tërhiqet vërejtja, ai e ngre dorën dhe thotë se ende ka kohë.
Prandaj, duhet të shfrytëzohet koha para se të preokupohemi, siç është thënë në hadith. Pastaj, edhe kur të jetë njeriu i preokupuar, duhet të përpiqet që kohën ta planifikojë mirë, në mënyrë që një pjesë e kohës të mbetët edhe për të (për obligimet fetare, për ushqim të zemrës dhe të shpirtit), por edhe për familjen e tij. /Akos.ba/
Përshtati: Miftar Ajdini