Të Fundit
Përballja me vdekjen dhe pikëllimin nga aspekti psikologjik

Përballja me vdekjen dhe pikëllimin nga aspekti psikologjik

Vdekja është e pashmangshme. Megjithatë, kur humbim miku të ngushtë apo një anëtar të familjes na mbizotërojnë emocione të forta. Ndonjëherë ne përpiqemi të kapërcejmë dhimbjen, ankthin dhe pafuqinë – ndjenjat që janë të pranishme kur humbim një person të dashur. Por do të ketë ditë kur çdo gjë do të kthehet në normalitet – të paktën deri në momentin kur më në fund e kuptojmë se jeta jonë ka ndryshuar në mënyrë të pashmangshme.

Pavarësisht shkallës së gjerë të ndjenjave që na mbulojnë, pikëllimi për personin e dashur na ndihmon ta luftojmë humbjen dhe shërojmë plagët. Dhimbja e fuqishme në shpirt është një tregues se një lidhje shumë e ngushtë dhe e thellë u ndërpre. Nuk ka dyshim se pikëllimi është shumë i dhimbshëm, por në të njëjtën kohë paraqet një proces të domosdoshëm.

Vazhdimi i jetës nuk do të thotë se e kemi harruar personin e dashur i cili nuk është më në mesin tonë. Ri-shijimi i jetës nuk tregon se ky person nuk na mungon më. Përtëritja e gjendjes emocionale nuk do të thotë që ju e keni tradhtuar mikun tuaj ose anëtarin e familjes. Kjo thjesht do të thotë se ka përfunduar një periudhë e hidhërimit të thellë.

Edhe pse ne nuk e shfaqim pikëllim në të njëjtën mënyrë, ekzistojnë disa reagime që janë të përbashkëta për të gjithë ne.

Psikiatri, Elisabeth Kübler-Ross, në vitin 1969 prezantoi atë që njihet si “pesë fazat e pikëllimit”, përkitazi paraqet faza e ndryshme të gjendjes emocionale përmes të cilave kalojnë ata që janë përballuar me vdekjen dhe tragjedinë.

Bazuar në eksperiencën shumëvjeçare të pacientëve me kancer, Kibler-Ros prezantoi pesë fazat e mëposhtme përmes të cilave shumica e njerëzve kalojnë:
1. Mohimi: “E pamundur! Kjo nuk më ndodh mua!”
2. Zemërimi: “Pse po më ndodh kjo mua? Kush është fajtor për këtë?”
3. Marrëveshja: “Vetëm se të përfundon mirë gjithçka, dhe unë do të veproj kështu ____.”
4. Depresioni: “Unë dorëzohem. Nuk kam forcë për ta luftuar këtë.”
5. Pranimi: “Unë e pranoj atë që po më ndodh mua.”

Megjithëse kështu shprehet zakonisht njeriu që humb dikë, nuk ekzistojnë situata dhe mënyra të definuara lidhur me procesin e pikëllimit. Periudhën e pikëllimit më lehtë do ta kapërcejmë nëse e kuptojmë më mirë dhimbjen dhe simptomat e saj të zakonshme. Gjithashtu është e dobishme ta njohim dallimin në mes traumës dhe depresionit.

Përpos njohjes se si mund të na dëmtojë fizikisht stresi, emocionalisht dhe shpirtërisht, ne duhet të kuptojmë dhe të zbatojmë udhëzime praktike për ta zbutur procesin pikëllimit. Ato përfshijnë: kujdesi për trupin tuaj, shmangia e vetmisë dhe kthimi në bashkësitë fetare.
Do të ketë gjithashtu një çast kur ndonjë i afërt i yni do të përjetojë ndonjë humbje të dhimbshme. Dija se si t’i përgjigjemi nevojave të shokut të pikëlluar është pikënisje e mirë për ju që të provoni të jeni mbështetje e besueshme personit në nevojë.

Vdekja e një dashamiri është përvojë e hidhur që godet edhe personat më të qëndrueshëm. Sidoqoftë, pavarësisht sa e vështirë të jetë humbja, është e mundur të vazhdohet jeta me shpresë në të ardhmen.

Përfundimi: “Është e çuditshme çështja e besimtarit, me të vërtetë e gjithë çështja (jeta) e tij është hajr dhe kjo nuk i ndodh askujt përpos besimtarit. Nëse i ndodh diçka e mirë, e falënderon Allahun, kështu që është hajr për të dhe nëse i ndodh diçka e keqe, bën durim, kështu që përsëri është hajr për të.” (Hadith)

Përshtati: Lutfi Muaremi
[Breziiri]