Nëse nuk mund të bëhesh laps për të shkruar atë që njerëzit i bën të lumtur,atëherë të paktën, bëhu gomë për fshirjen e pikëllimit të tyre dhe përhapjen e shpresës
Me një rast goma iu drejtua lapsit, duke e pyetur: ‘Si je, mik i dashur?’
Lapsi u përgjigj me zemërim: ‘Unë nuk jam mikuyt. Unë të urrej ty!’
Goma e pyeti me habi dhe pikëllim: ‘Po përse?!’
Lapsi: ‘Sepse ti e fshinatë që unë shkruaj.’
Goma:‘Unë i fshij vetëm gabimet.’
Lapsi: ‘Cili është profesioni yt, në përgjithësi?’
Goma: ‘Unë jam fshirëse, dhe kjo është puna ime.’
Lapsi: ‘Kjo nuk është as profesion, as punë.’
Goma:‘Puna ime është po aq e dobishme sa edhe e jotja.’
Lapsi:‘Ti po gabon dhe po e mashtron veten, sepse shkrimi është shumë më i mirë sesa fshirja.’
Goma: ‘Evitimi i gabimeve është i barabartë me shkrimin e saktë dhe të dobishëm.’
Lapsi heshti për ca kohë, pastaj tha me pikëllim:‘Por unë po shoh se ti dita-ditës po zvogëlohesh.’
Goma: ‘Kjo është për shkak se unë e sakrifikoj një pjesë të vetvetes sa herë që fshij ndonjë gabim.’
Me atë rast, lapsi me një zë të ngathët, tha: ‘Edhe unë po ndihem se jam më i shkurtër se ç’kisha qenë.’
Duke e ngushëlluar, goma i tha: ‘Dije,se ne nuk mund të jemi të dobishëm për të tjerët nëse nuk bëjmë sakrificë për ta.’
Pastaj, gomae shikoi lapsin me dhembshuri të madhe dhe e pyeti: ‘A më urren akoma?’
Lapsi buzëqeshi dhe tha: ‘Si mund të të urrej kur vetëflijimi na ka afruar dhe bashkuar!’
O njeri, çdo ditë që zgjohesh, jeta jote shkurtohet për një ditë.
Prandaj, nëse nuk mund të bëhesh laps, për të shkruar atë që njerëzit i bën të lumtur, atëherë të paktën, bëhu gomë, për fshirjen e pikëllimit të tyre dhe përhapjen e shpresës dhe optimizmit në shpirtrat e tyre, që, me dëshirën e Zotit, e nesërmja e tyre të jetë më e mirë se e sotmja, sidomos më e mirë see djeshmja e tyre.
Përkthim: Miftar Ajdini