Çfarë mësuam nga jeta?
Mësuam se njerëzit kanë qëllime të ndryshme!
Mësuam se ndonjëherë duhet të ikim për të parë kush na kërkon!
Mësuam se kush është përpara do të goditet nga mbrapa!
Mësuam se keqkuptimet dhe paragjykimet ngjallin dyshimet!
Mësuam të jemi durimtar dhe të mos ngutemi për të gjykuar të tjerët!
Mësuam se thashethemet e fryra nga egoja janë pasqyrim i një shpirti të zbrazët!
Mësuam se ai që dëgjon shqetësimet e të tjerëve nuk mund t’ia thotë të askujt të vetat!
Mësuam se ndjenjat njerëzore ndryshojnë kur personi ndryshon botëkuptimin, analizën e situatave dhe të dëgjuarit.
Dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, mësuam se jeta mbaron në çdo moment dhe ne nuk jemi të vëmendshem!
Nuk duhet të nënvlerësojmë të drejtat dhe lumturinë e njerëzve! Sa shumë njerëz u divorcuan mes veti , për shkak të keqkuptimeve! Sa shumë njerëz nuk shkojnë me vëllezërit e tyre, për një gënjeshtër që kanë dëgjuar.. Disa njerëz nuk ndalen duke sajuar probleme për njerëzit, duke djallëzuar çdo situat, në mënyre që njerëzit të gjithë të hyjnë në Ferr..!
Për shkak të paragjykimeve; takimet tona miqësore po pakësohen, lidhjet tona farefisnore po shkëputën dhe gjymtohen, ndaj Zoti e mëshiroftë ata që neglizhon mendimet negative për hirë të mbijetesës së dashurisë dhe miqësisë! A nuk e keni vënë re që mbyllim sytë kur qajmë, ëndërrojmë, gëzohemi dhe përqafojmë…?! Sepse gjërat e bukura në jetë nuk shihen me sy, por ndjehen me zemër.
Nëse mendojmë mirë për njëri-tjetrin, atëherë përcaktojmë konceptet, i japim fund betejës së qëllimeve të këqija përgjithmonë, kuptojmë dhe respektojmë njëri-tjetrin, kështu që dakordohemi më shumë dhe përçahemi më pak, prandaj nëse kemi flakën e mendimit të mirë, i lumturojmë njerëzit më të mira.
Në thënien e Muhamedit a.s. thuhet: “Kush prej jush sheh një veper të ligë…” Pra kush e sheh, jo kush mendon, pra u nxor nga sfera e paqartësisë dhe mjegullisë, e pashë me sytë e mi, jo, ndegjova, jo, keshtu me thanë etj…
Ka shumë betejë në shoqëri rreth koncepteve dhe mosbesimit ndaj të tjerëve, ka shumë njerëz që ushtrojnë kontroll mbi çdo lëvizje, fjalë dhe veprim, duke menduar dhe dyshuar për secilin!
Kaptina el-Huxhurat ajeti 12, thotë: O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se vërtet, disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht që ju do ta urrenit këtë! Kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë.
E urrejmë të vërtetën sepse ilaçi i saj është i hidhur si vreri, nuk duam të mendojmë për ëmbëlsinë e shërimit të saj, ndërkohë e duam gënjeshtrën sepse e shijojmë shijen e saj dhe nuk na intereson emri i saj.
A nuk është koha, të jetojmë në paqe me veten?!!
Halil Avdulli