Dijetari i madh Dr. Ali Tantavi ka thënë:
- Shkova në shkollë fillore për hir të së ardhmes, pastaj më thanë:
- Shko në shkollë të mesme për hir të së ardhmes. Pas shkollës së mesme, më thanë:
- Shko në fakultet për hir së ardhmes. Kur e kreva fakultetin më thanë:
- Gjeje një punë në profesionin tënd për hir të së ardhmes. Pastaj më thanë:
- Martohu dhe bëj fëmijë për hir të së ardhmes!
Dhe ja, kur po i shkruaj këta rreshta, unë i kam 77 vjet dhe ende jam duke pritur të ardhmen..
Çka është, në të vërtetë, e ardhmja përveç një leckë e kuqe, të cilën matadori e lëviz para kokës së demit, i cili përpiqet ta përfshij, por assesi nuk mundet, sepse kur vjen e ardhmja, ajo bëhet e tashme, e tashmja bëhet e kaluar, dhe pastaj përsëri presësh një të ardhme të re.
E ardhmja e vërtetë është fitimi i kënaqësinë e Allahut, shpëtimi nga zjarri i xhehenemit dhe hyrja në xhenet.”
Përkthim: Miftar Ajdini/islampress/