Ti qytetar që mendon se do heqësh emrin nga lista e norxheve tuaja. Se do mbyllësh një hall. Ta dish, gabohesh. Një listë veresie akoma më e gjatë të pret nga muaji tjetër e në vazhdim.
Ti qytetar që do të japin një drekë diku. Ti që ke gjithë jetën anëtar. Dhe gjithë jetën u ke trokitur në derë të afërmve të tu, fqinjëve. U ke kërkuar votën.
Edhe pse në zgjedhjet e mëparshme e bëre. Dhe asgjë nuk more si shpërblim.Prapë një drekë me bretkosa do marrësh.
Mos e shit votën për një grusht para. Nuk janë shpëtimi yt, por robëria. Personi që do t’i ofrojë, në emrin e tij, është i varuar nga dikush tjetër. Ai tjetri do t’i marri në dhjetëfish, në qindfish. Nga demagogjia në shërbimin tënd. Ai do bëhet me vilën e tretë. Kurse ty do të vazhdojë të pikojë çatia. Ai do të çojë fëmijët për të studiuar jashtë shtetit. Kurse fëmijët e tu do vazhdojnë të ikin.
Ti qytetar që mendon se i zgjidhe hallet me një premtim. Se do marrësh një vend pune.
Gabohesh. Ai vend ka për të qënë kërcënim. Paratë e paguara nuk do të arrijnë të zëvendësohen me rrogën e ulët. Dhe sigurisht që në një ditë, krejt papritur do të heqin. Dhe ti prapë do mbetesh borxhli. Dhe prapë do jesh pjesë e një sistemi. Ku ha njeriu njeriun.
Ti që ofrohesh për një emër në listën te kutia e votimeve. Që mendon se të paktën të marrësh një shpërblim. Një drekë. Një premtim për një vend pune. Një premtim për të shënuar emrin diku. Sa për të marrë rrogën. Duke kujtuar se po ndihmon sado pak familjen. Aspak. Do luftojë djali yt, më keq nga ty. Do ketë yt bir një tashme në të nesërmen e tij, më të keqe se e jotja.
Ti qytetar që mendon se vota jote është një thes çimentoje ose mielli. Jo është më e vlertë se edhe një vaporr me çimento ose miell. I cili është blerë me lekët tua. Ti një thes miell ose çimento do marrësh. Ata vaporët.
Kështu nuk do të jesh pjesë e qytetarisë.
Bëhu qytetar, gjyko si qytetar, voto si qytetar…, që të rrosh si i tillë.
Bëhu pjesë qytetarie, mos e shit votën.
Nga Ilir Levonja-Florida
/gazetadielli/ulqini-online/