Shkolla shqipe ka një traditë të gjatë. Nga hulumtimet e deritashme që kanë gjetur dhe publikuar studiuesit dhe gjuhës shqipe, shkollës shqipe dhe historisë së shqiptarëve vërtetohet se shkollat shqipe kanë një histori prej së paku 8 shekullore dhe nga të dhënat e deritashme, ato janë hapur kryesisht nga priftërinj katolik të ritit françeskanë dhe kryesisht në Shqipërinë bregdetare ndërmjet Kotorrit e Durrësit.
Këto shkolla janë hapur pra disa shekuj përpara “Formulës së Pagëzimit” (1462, i pari dokument shqip që deri tash e njohim) dhe botimit të librit të parë shqip që e njohim deri tash “Mesharit” të Gjon Buzukut më 1555. Prandaj, dëshmitë e ndryshme si ajo e murgut Brokard se shqiptarët kanë librat e tyre me shkrim latin duhet të jetë e saktë dhe iu mbetet studiuesve të ardhshëm të hulumtojnë në këtë fushë. Ka disa gojëdhëna se shqipja mund të jetë shkruar edhe disa shekuj më herët (dhe të ketë pasur shkolla para kësaj të Ulqinit) me shkrim biblik (cirilik) në Jug dhe Juglindje të tokave shqiptare, që përkon me periudhën e Bizantit dhe me Kishën e Lindjes, të cilës Kishë i përkisnin një pjesë e madhe e shqiptarëve.
Nga të dhënat e hulumtimeve të deritashme nga studiues shqiptar kemi këtë kronologji për ekzistimin e shkollave shqipe: në Ulqin (1258) ; në Durrës (1278), dy shkolla; në Shkodër (1345 dhe 1395); në Tivar (1349), në Pult (1367), si dhe shkolla shqipe në Drisht (1396).
(Ymer Avdiu, Zëri)
https://ul-info.com/zeri-shkolla-e-pare-shqipe-u-hap-me-1258-ne-ulqin/