Pergjigje me shembuj konkret:
* Asnje vend i BE-se nuk eshte i percaktuar si vend laik ne kushtetutat e tyre (perveç Frances).
* Ja edhe disa shembuj te “laicizmit” ne Evrope:
Danimarka:
– “Kisha Evangjelike Lutheriane do të jetë e vendosur si Kishë e Danimarkës, dhe, si e tillë, ajo do të mbështetet nga shteti.” (Kushtetuta e Danimarkës, pjesa 1, neni 4).
– “Mbreti do të jetë anëtar i Kishës Evangjelike Lutheriane”. (kushtetuta e Danimarkës, pjesa 2, neni 6).
Bullgaria:
– “…Krishtërimi Lindor Orthodoks konsiderohet si fe tradicionale në Republikën e Bullgarisë.” (Kushtetuta e Bullgarisë, neni 13).
Norvegjia:
– “Themelet e vlerave tona mbetet trashëgimia jonë e krishterë dhe humane…”. (Kushtetuta e Norvegjisë, neni 2).
– “Mbreti në të gjitha kohët shfaq / ushtron fenë Evangjelike Lutheriane”. (Kushtetuta e Norvegjisë, neni 4).
– “…Kisha Norvegjeze, Kishë Evangjelike Lutheriane, mbetet kishë e Norvegjisë dhe si e tilla përkrahet nga shteti…”. (kushtetuta e Norvegjisë, neni 16).
Polonia:
– “… Marrëdhëniet midis Republikës së Polonisë dhe Kishës Romake Katolike do të përcaktohen nga traktati ndërkombëtar i arritur me Selinë e Shenjtë, dhe me statutin. Marrëdhëniet midis Republikës së Polonisë dhe të kishave të tjera e organizatave fetare do të përcaktohen nga statutet e miratuara në pajtim me marrëveshjet e lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre të caktuar dhe Këshillit të Ministrave.” (kushtetuta e Polonisë, neni 25, paragrafet 1, 4 dhe 5).
Suedia:
– “… Mbreti duhet gjithmonë t’i takoj besimit të pastër evangjelik.., princat dhe princeshat e Shtëpisë Mbretërore do të jenë në atë besim të njëjtë dhe brenda mbretërisë. Çdo anëtar i familjes mbretërore që nuk deklarohet i këtij besimi, do të përjashtohet nga të gjitha të drejtat e trashëgimisë.” (Akti i Suksesionit të Suedisë, neni 4).
Britania e Madhe:
– Mbretëresha eshte shefe e vendit edhe shefe supreme e kishës angleze, e poashtu çdo mbret apo mbretëreshë detyrimisht duhet të jenë besimtar të kishës Anglikane. (Act of Settlement 1701, Akti i rregullimit ne Mbreterine e Bashkur).
– “… Ajo është: – Shefe e ekzekutivit; – pjesë integrale e legjislaturës; – shefe e gjyqësorit; – komandant i të gjitha Forcave të Armatosura të Kurorës; dhe – ‘shefe supreme’ e Kishës së Anglisë.” (“kushtetuta” e Mbretërisë së Bashkuar, kapitulli 2, pjesa 1, neni 31, paragrafi 2).
Nga: Amir B. Ahmeti