Katari e fitoi kupën. Jo kupën e futbollit jo…por kupën e shperndarjes së miresise, vlerave.
Katari kurrë nuk e ka patur futbollin qëllim dhe e dinte që do ikte që me ndeshjen e parë.
Katarit i tha botës që në ceremonine e hapjes, me një aktor të madh dhe një djalosh që posedonte gjysmë trupi, që forca nuk është tek muskujt e këmbës, që ju e shenjtëroni, por tek perla e shpirtit…
Por jo vetëm…
Katari I tha njerezimit:
Nëse familjen doni ta mbysni, ja ku I keni futbollistet tanë që perqafojne nënat, baballaret, ata ngrenë në tribuna familjen që ju nuk dini se nga bie.
Shihini si pozojne lojtaret tanë me femijet, gratë dhe jo dashnoret që futbollistet tuaj I mbajnë nga dy tre muaj dhe pastaj po t’i shohin në rrugë I ngaterrojne me të tjera.
Te pafundme kanë qenë videot kur franceze e anglezë, portugeze, koreane, darkonin nëpër shtepiat e kataristeve që u hapen jo veç stadiumet plot luks, por edhe portat e shtëpisë duke I ulur në qoshe të votrës.
Ne Katar qindra youtubersa I lanë gjërat e shtrenjta në vende publike dhe pas 24 oresh I gjeten atje ku I lanë dhe e kuptuan se arabët nuk janë ata bedewinet e egër me bomba në duar, që vrasin, por jane njerëz besnike, të ndershem, që shperthejne moral, drite, udhezim pse jo dhe shpetim për njerëzimin që sot po perjeton periudhe tranzicioni .
Që festohet edhe alamet festimi, dhe të jesh vigjilent, pa alkol, pa birre, Katari ua mësoi të gjithë tifozeve të botes që kishin pershkuar kontinente.
Katari I tha botës: Botë! Futbolli është I bukur, por ka gjëra më të bukura e më të shtrenjta. Ndërroni perqasjen tuaj karshi jetës!
Eh pra , nese doni njerëzillëk, vlera, edukate , pse jo dhe luks, sigurisht kthejeni busullen nga lindja.
Ne lindje është hajri, e sado do të doni ta mbuloni diellin me shoshë nuk do të mundeni.Asesi!!
Katar, një xhevahir në mes të shkretëtirës.I zbardhe faqen të gjithë ymetit islam!!!
Mondjal si ky nuk ka parë historia, as nuk ka për të parë veç nëse bëhet serish në Katar.
Nga: Myrvete Allmeta/mesazhi/