Të Fundit
Masakra e Srebrenicës, 11 korrik 1995 (më shumë se 7.079 viktima)

Masakra e Srebrenicës, 11 korrik 1995 (më shumë se 7.079 viktima)

U ndjeva i tradhtuar. Fatkeqësisht, kjo s’ishte hera e parë…
Vuajtjet e Bosnjës, me përjashtime të rralla, i ka shoqëruar një indiferencë e çuditshme, madje edhe një heshtje e turpshme e botës.
“Më 7 korrik serbët e sulmuan një pozicion vëzhgues të kontigjentit holandez në Srebenicë dhe morën peng 55 ushtarë holandezë. Për t’i shpëtuar pengjet, bashkësia ndërkombëtare refuzoi të ndërmerrte sulme ajorore dhe praktikisht e sakrifikoi Srebrenicën.
Trupat e OKB-s ishin shpresa e vetme e këtyre enklavave, por kjo shpresë në verë të vitit 1995 u tradhtua…
…Më 11 korrik, pasdite vonë, filluan të arrijnë lajme për hyrjen e njësive të Mlladiqit në qytet, ndërsa kurrfarë aksioni të NATO-s nuk kishte.
U ndjeva i tradhtuar. Fatkeqësisht, kjo s’ishte hera e parë…
Në vend që bashkësia ndërkombëtare pikërisht këtu t’i mbrojë dhe t’i garantojë parimet e veta të proklamuara, ajo i tradhtoi ato.
Vuajtjet e Bosnjës, me përjashtime të rralla, i ka shoqëruar një indiferencë e çuditshme, madje edhe një heshtje e turpshme e botës.
Dëmet e luftës në Bosnjë:
200.000 mijë të vrarë,
600.000 mijë të dëbuar dhe
800 xhami të rrënuara.
_____________________

(nga libri: Kujtime, Alija Izetbegoviq)

Lavdrim Hamja