Të Fundit
Ideja e shpëtimtarit

Ideja e shpëtimtarit

Në histori të njerëzimit shpesh ka ndodh që shtetet apo edhe shoqëritë të rrëshqasin në nivel mjerimi e pastaj të shpresojnë apo të besojnë në mënyrë irracionale në një shpëtimtar qe do të vijë dhe për pak ditë t’i rregulloj gjitha gjërat.
Ndodhja e këtij fenomeni ka bërë qe të kemi shpesh edhe interpretim religjioz të kësaj dukurie.
Këtë e dëgjojmë shpesh edhe në disa qasje tona të mangëta të interpretimit fetarë, kur thuhet se do të vije një njeri me filan emrin dhe do rregulloj gjithë botën, duke harruar në të njëjtën kohë se vetë Muhamedi a.s. ishte i dërguar i Zotit të shpëtoj njerëzinë, por qe iu deshën 23 vjet angazhim, përpjekje, sakrificë dhe predikim për të ngritur një shoqëri dhe për të bërë një perandori besimi.
Në vitin 1908, u botua një libër në gjuhën angleze, me titull “Mehdiu në Islam”, një libër i sajuar nga qarqet ndryshme Islamofobe të asaj kohe. Këto qarqe sajuan këtë libër për ti shërbyer projektit të tyre, libër i cili gjendet në tregje dhe është botuar kushedi sa herë. Çfarë ka bërë qe deri me tani numri i atyre qe pretenduan të ishin shpëtimtar është 150, pra kjo qështje është diçka që duhet të trajtohet me kujdes?!

Duke e pasur parasysh gjendjen jo të mirë të popullit tonë, vjen në shprehje ideja e shpëtimtarit, me këtë rast secili politikan mundohet të paraqes veten si shpëtimtar.
Ndoshta jemi një moment kur kemi nevoj të besojmë kështu, ndoshta edhe ndonjëri ka afinitet të jetë pretendent real për shpëtimtar, megjithatë, mendoj që shoqëria e jonë duhet të jetë e pjekur dhe maksimalisht racionale në raport me besimin për kandidatin shpëtimtar.

Pra duhet kohë, shumë mund, tepër sakrificë, shumë trimëri, dhe bashkërendim me gjithë strukturën intelektuale dhe mbarë popullin burra e gra, i madh e i vogël. Ndryshe, do të zhgënjehemi do të tradhtohemi dhe do të lodhemi deri në zgjedhjet ardhshme të parakohshme ku do të vije prapë në shprehje ideja e Shpëtimtarit.

Halil Avdulli