Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Instituti IDEA edhe këtë vit sikur vitin e kaluar ditën e parë të festës së Kurban Bajramit, shpërndau mish kurbani për familjet të varfëra dhe me nevoja të shumta në krejt territorin e Ulqinit me rrethinë e deri në Krajë.
Nga 70 kurbanet e therur (10 lopë) përfituan 200 familje nga vendbanimet në komunën e Ulqinit me rrethinë e deri në Krajë, me kushte të rënda socio-ekonomike, siç janë familjet e jetimëve, skamnorët, invalidët, Romëve. Ku secila qese ka pasur 8 deri 12 kg mish kurbani.
Kontribues të këtyre kurbaneve janë bashkatdhetarët tanë nga Nju Jorku dhe Nju Xhersi, konkretisht Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane në Queens, NY.
Këto kurbana kanë ardhur si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm dhe besimit që partnerët tanë kanë treguar dhe po tregojnë në mbështetjen e të gjitha projekteve, e në veçanti të projektit për shpërndarjen e mishit të Kurban Bajramit, që sapo e realizuam.
Instituti IDEA tashmë ka përfituar një përvojë të mirë në menaxhimin e situatave të ndryshme kur është fjala për realizimin e therjes së kurbaneve, ku mobilizoi aktivistë nga radhët e saj duke iu përmbajtur strikt rregullave dhe afateve të therjes së kurbaneve.
Instituti IDEA u është mirënjohëse të gjithë atyre që kontribuan në realizimin e këtij projekti dhe e lusim Krijuesin tonë Fuqiplotë që t’i pranojë sakrificat dhe kontributet e çdonjërit, duke i shpërblyer me të mirat e Tij në të dy botërat.
Departamenti i Institutit IDEA
Zyra për informim, Ulqin – Mali i Zi