Të Fundit
A nuk mjafton kjo vrasje në shkollat shqiptare që të ngrihet një platformë mbarëkombëtare për institucionin arsimor në vendin tonë?

A nuk mjafton kjo vrasje në shkollat shqiptare që të ngrihet një platformë mbarëkombëtare për institucionin arsimor në vendin tonë?

A nuk mjafton kjo vrasje në shkollat shqiptare që të ngrihet një platformë mbarëkombëtare për institucionin arsimor në vendin tonë?

》Vetëm mësuesi nuk ka çfarë bën…?

》As vetëm prindi nuk ka çfarë bën…?

》As polici (oficeri i sigurisë), vetëm nuk ka çfarë bën…?

》As psikologu i vetëm nuk ka çfarë bën…?

》As klerikët të vetëm nuk kanë çfarë bëjnë…?

Po vallë si i bëhet…?

Ajo që ka nevojë është një platformë mbarëkombëtare ku përfshihet të gjithë faktorët publik që kanë ndikim në një formë apo tjetër në shoqërinë njerëzore.

Duke krijuar një tryezë të përbashkët ku mësuesët, prindërit, përfaqësues nga nxënësit, përfaqësues shtetërorë, psikologë, sociologë, teologë dhe deri tek strukturat e sigurisë dhe të policisë, për të parashtruar për çdo qytet apo qytezë se si mund ta bëjmë shkollën një qendër të mirëfilltë edukimi njerëzor dhe rregullimi të shoqërisë.

Kjo platformë duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe me iniciativën shtetërore, me në krye Ministrinë e Arsimit.

Kjo platformë do të mundësojë diskutimet dhe planifikimet konkrete se si mund të parandalohen konfliktet dhe edukohen brezat përtej thjesht një ore mësimi.

Kjo platformë bashkon shoqërinë rreth një interesi të përbashkët kombëtar, që do të mundësojë edhe lidhjen e vetë strukturave të shoqërisë shqiptare.

A duhet të presim vallë përsëri, që të ndodhë ajo që ka ndodhur dhe ne të zgjohemi nga kjo tymnajë institucionale e shpërndarë me termat që “unë bëj punën time” dhe kaq?

——

Nuk mjafton vetëm të punojmë, por duhet të punojmë bashkë për një shoqëri më të mirë.

Vladimir Kera