Insitituti IDEA » Shkrime-Artikuj

Ja pse duhet të lexoni çdo ditë!
Është mahnitës fakti se, Zoti zgjodhi që fjala e parë me të cilën do të përcillej Islami, feja e vetme e pranuar tek Zoti, e vlefshme për të gjithë kombet dhe kohërat, filloi pikërisht me fjalen: Lexo!

Dikush mund të çuditet kur mendon se pse një fe kaq madhështore filloi me një fjalë kaq të thjeshtë?! Ose pse nuk filloi me urdhëresat, siç janë kushtet dhe shtyllat mbi të cilat një besimtar i këtij besimi do të duhet të përmbushë për të qenë pjesë e tij. Por jo! Sepse Zoti do njerëz që e kërkojnë diturinë përmes të lexuarit duke gjetur në këtë mënyrë të vërtetën rreth eksiztencës së TIJ dhe të mrekullive që Ai ka krijuar. Për të qenë një besimtar imirë duhet të jesh padyshim edhe një qenie njerëzore që zbaton porositë hyjnore dhe kjo bëhet e mundur nëpërmjet leximit që shpien më pas në kuptimin e drejtë të tyre.

Natyrshëm të vjen në mendje pyetja se kur ka qenë hera e fundit që ke lexuar një libër apo ndonjë revistë? Mund të thuash para shumë kohësh, mund të të vijnë në mendje dhjetëra justifikime për t’u shfajësuar se ke mjaft gjëra shumë herë më të rëndësishme për të bërë se sa të lexosh. Por jo, asgjë nuk është më me vlerë se sa të pasurit e një personaliteti të plotësuar që të bën ty një njeri të suksesshëm në jetë dhe krenarë për veten tënde, kështu që dedikoji pak kohë vetes tënde duke lexuar informacione të dobishme nga libra, revista apo portale të sigurta. Mos harro që çdo informacion mund të jetë i vlefshëm në të ardhm en e afërt dhe nuk është kurrë i tepër, përkundrazi ju siguroj që do të jetë ruajtur mirë në bibliotekën e memories për t’u nxjerrë që andej në çaste kur do të kem i vërtetë nevojë për të!

Në realitetin ku jetojm ë përsa i takon leximit gjendemi përballë dy grupeve të mëdha shoqërore. Grupi i parë ku bëjnë pjesë ata individë që realisht e duan leximin, por koha e tyre është shumë e kufizuar për shkak të axhendave të ngjeshura ditore dhe grupi i dytë i individëve që kanë aq kohë të lirë saqë mund të merren me çdo lloj aktiviteti dhe prapë koha u tepron, sepse ecin me nocionin e të bërit të gjërave, jo se realisht duhen bërë, por të asaj se duhet të bëjme diçka për të “vrarë” kohën.

Përsa i takon atyre që e duan librin, por nocioni i kohës i kushtëzon, mund t’u them se pushimet janë një periudhë mjaft e volitshme për të realizuar përveç aktiviteteve të tjera edhe leximin, kështu që mos harroni të merrni më vete veç të tjerash në çantën e udhëtimit edhe disa libra që i gjykoni si të denjë për të zënë me to kohën tuaj të vyer.

Për individët e grupit tjetër u them me plot bindje se nuk ka mënyrë më të mirë se sa leximi për të zgjidhur problemin e tyre me kohën e tepërt.

Nëse akoma nuk jeni të bindur për dobitë që mund t’u ofrojë proçesi i të lexuarit dhe rëndësinë që ai ka për ne që jetojmë në shekullin e përparimeve të mëdha, si teknologjike ashtu edhe sociale, më poshtë do të gjeni të renditura ato më kryesoret.

STIMULON MENDJEN

Studime të shumta shkencore të kryera vitet e fundit kanë nxjerrë në pah se. leximin shërben si një “palestër” për trurin duke bërë të mundur kalitje e tij nëpërmjet marrjes dhe përpunimit të informacioneve të reja dhe ruatjen prej prekjes së tij nga sëmundje që kanë të bëjnë me humbjen e kujtesës, si Alzhaimeri, Dementia.

REDUKTON STRESIN

Një ditë e ngarkuar si pasojë e një orari të zgjatur në punë apo ndonjë problemi që na ka shqetëuar për një kohë të gjatë mund të jenë disa nga burimet e faktorëve që çojnë në gjëndje stresuese, fjalë kjo që po takohet shpesh kohët e fundit.

Por, si të shpëtojmë prej saj? E thjeshtë, e merr një libër, humb në mendimet që përcjell autori i tij mes rreshtave dhe padyshim që mendja do të fillojë të mendojë rreth asaj që po ndodh aktualisht duke harruar ditën e lodhshme apo shqetësimet që janë faktori kryesor i të qenit i stresuar, gjendje kjo që është burimi potencial i shfaqjes së shumë sëmundjeve që prekin organe me funksione jetike, si zemra apo truri.

PASURON FJALORIN

Kjo pikë është e vlefshme. veçanërisht për ata që po mësojnë një gjuhë të huaj, sepse gjatë leximit ndodh që ata mund të hasin fjalë që nuk i kanë dëgjuar më parë. Por, mund të themi se edhe përdorimi i një fjale në një kuptim të caktuar të ndryshëm nga ai që jemi mësuar ta përdorim në përditshmëri bën të mundur që ky infomnacion i ri të integrohet në memorien tonë për t’u ruajtur aty dhe për t’u përdorur nga mendja jonë kur ne të kemi realisht nevojë për të.

Përmirëson të menduarit analitik

Kur përqëndrohemi në atë që lexojmë ndodh që në fund të shkrimit që sapo lexuam të jenë përballë njëri-tjetrit dy mënyra krejtësisht të ndryshme gjykimi dhe analizimi për një çështje të caktuar, kjo na mundëson që të formojmë një mënyrë analitike të të menduarit, sepse nuk e kemi parë çështjen vetëm nëpër spektrit tonë të të gjykuarit, por edhe në mënyrën se si e shohin të tjerët (që aktualisht përfaqësohen nga autori). Pra, mësimi më i rëndësishëm është se jo gjithmonë kemi të drejtë ne apo ajo që mendojmë është e saktë!

MUNDËSON AFTËSI MË TË MIRA NË KOMUNIKIM

Padyshim që komunikimi është një nga elementët kryesorë që i dallon njerëzit nga njëri-tjetri, duke nxjerrë në pah mentalitetin dhe botëkuptimet e tyre përsa i takon çështjeve të ndryshme shoqërore dhe sociale. Nëpërmjet leximit bëhet i mundur përvetësimi i fjalëve të reja dhe shprehjes në formën më elokuente të mundshme i asaj çka mendon gjë që bën të mundur një komunikim sa më efikas, që do të jetë një mjet ndihmës për të ngjitur shkallët e tua drejt një karriere të suksesshme.

FORMËSON PERSONALITETIN

Me personalitet nën kuptohen të gjitha cilësitë e karakterit tonë. Por, a janë këto cilësi pjesë e pandarë e jona qysh prej kohës që kemi ardhur në këtë botë apo ai formësohet me kalimin e kohës? Në fakt jemi ne ato që e zgjedhim rrugën në të cilën do të ecim, cilësitë me të cilat do të pikturojmë toblonë e personalitetit tonë, pavarësisht se ndikimet nga shoqëria janë të pashmangshme jemi ne ata që vendosim se çfarë na duket e duhura dhe se çfarë duhet të mbajmë sa më larg të jetë e mundur, për të patur një personalitet që na bën të ndihemi dinjitozë. Por, përderisa jemi ne ata që vendosim për veten tonë, na duhet ta pranojmë që edhe përgjegjës për atë që nuk duam të na ndodhin jemi po ne.

TË NJOHËSH MË MIRË VETEN

Të përqëndrohesh në historitë e njerëzve të tjerë reale apo imagjinare, të shtyn në një fare mënyrë të gjesh një zgjidhje për problemet e tyre ose më së paku mënyrën se si do të kishe vepruar ti po të ishe në të njëjtën situatë në të cilën ndodhen ata. Në këtë mënyrë ri arrin të zbulosh tek vetja cilësi dhe mënyra këndvështrimi që nuk e dije se ekzistonin tek ti, por që falë një ndodhie të caktuar në shkrimin që po lexon dolën në pah. Mos harro se të njohësh thellësisht veten do të thotë të njohësh mirë edhe të tjerët, sepse në thelb të gjithë jemi njerëz dhe përveç gjërave që na bëjnë të ndryshëm ka realisht aq shumë që na bëjnë të njëjtë, thjesht mendohu pak më shumë.

RRIT AFTËSINË PËR T’U PËRQËNDRUAR

Nëse nuk do të përqëndrohesh tek ajo që po lexon nuk ke për ta kuptuar kurrë atë që autori po të thotë, e jo më çështje më delikate si nënteksti apo mesazhi që autori dëshiron të përçojë përmes veprës së tij. Në këtë mënyrë përfitojmë edhe aftësinë për t’u përqënruar me atë që po merremi momentalisht.

ZHVILLON IMAGJINATËN

Mjafton të marrësh një libër në dorë dhe ke gjithë mundësitë për t’u “arratisur” për pak kohë nga realiteti ku ndodhesh për tek ngjarja që përshkruan autori dhe pse jo për të qenë një nga personazhet e tij. Ti ke mundësinë për të udhëtuar në kohë e për të qenë një nga personazhet që admiron më së tepërmi apo për të udhëtuar nëpër vende që nuk ke dëgjuar kurrë për to. Një gjë e tillë bën të mundur zhvillimin e ideve të reja, e thënë më thjeshtë një imagjinatë më e zhvilluar të bën një person më kreativ në raport me të tjerët që nuk lexojnë.

NJË MUNDËSI ARGËTlMI FALAS

Për të qenë plotësisht të sinqertë, na duhet të pranojmë se jo të gjithë i kanë mundësitë për të blerë librat që dëshirojnë të lexojnë edhe pse janë miq të mirë të tyre, sepse kërkesa për plotësimin e nevojave bazike nuk ua lejon “luksin” e të paturit të një biblioteke personale. Sigurisht që për çdo gjë ka një zgjidhje! Për të mos humbur asnjë nga dobitë dhe përfitimet që na mundëson leximi, atëherë mund të bëhemi pjesë e një biblioteke publike për të lexuar në këtë mënyrë librat që duam pa asnjë pagesë. Argëtim ky, që libri si mënyrë e të shprehurit të shpirtit artistik të shkrimarit ofrohet edhe pa pagesë ndryshe nga punimet në fushat e tjera të artit.

Sherife Kalaja

Revista Familja nr. 8-9

Ismail Bej Vlora, njeriu i madh i Shqipërisë
Përmasat e njeriut të madh të Shqipërisë, Ismail Bej Vlora, meritojnë vëmendje në çdo kohë, si shtetar e politikan i rangut të lartë në Perandorinë Osmane dhe kreu i qeverisë së parë në Shqipërinë e pavarur, duke vepruar me durim e kurajë në një klimë tepër të vështirë para dhe pas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, 1913.

Nuredin NAZARKO, Korçë

Historia është jeta që ka ngrirë dhe e vetmja mënyrë për ta bërë të gjallojë sërish është endja nëpër fijet e saj. Leximi, përsiatja, analiza dhe sinteza janë bashkëshoqërueset e pandara të kujtdo që lexon e reflekton mbi këtë jetë që gjallon mes rreshtash. Secili në botë ka fatin e vet dhe secili është krijuar për një kohë të caktuar. Ata që vijnë më pas kanë për detyrë të hulumtojnë e të nxjerrin mesazhet e nevojshme nga e kaluara në përputhje me rrethanat ku jetojnë e gjenden.

Në gjerdanin e njerëzve të mëdhenj që shqiptarët kanë përgjatë historisë së tyre nuk mungojnë figurat e një rëndësie jo vetëm kombëtare, por edhe më gjerë. Paçka se historiografia komuniste ka lënë në harresë emra të mëdhenj të historisë, disa duke i lënë në hije, disa duke i paraqitur sipas kallpeve ideologjikë të kohës, disa duke i ndaluar të përmenden, e disa duke i shpallur tradhtarë e të padëshirueshëm për rreshtat e historisë së ideologjizuar, në ditët e sotme kur kemi mundësira të reja, është detyrë që të shkundim pluhurin e harresës dhe indiferencës duke i risjellë në vëmendjen e shqiptarëve përmes burimeve dhe referencave të reja, që nuk censurohen nga makineria ideologjike e historisë së politizuar.

Përmasat e njeriut të madh të Shqipërisë, Ismail Bej Vlora, meritojnë vëmendje në çdo kohë, si shtetar e politikan i rangut të lartë në Perandorinë Osmane dhe kreu i qeverisë së parë në Shqipërinë e pavarur, duke vepruar me durim e kurajë në një klimë tepër të vështirë para dhe pas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1913). Në rreshtat që pasojnë kemi sjellë në vëmendje episode nga jeta e tij në shërbim të Perandorisë Osmane dhe Shqipërisë, mesazhet e të cilave janë tepër aktuale edhe sot e kësaj dite. Mosleximi si duhet i historisë sjell pasoja të padëshirueshme për njerëzit dhe vendin. Duhet të dimë të përfitojmë nga përvoja e këtyre njerëzve që, për kohën që shërbyen nën Perandorinë Osmane, ishin aktorë politikë në arenën europiane dhe kur u shkëputën prej saj në vend që të zgjidhnin të qëndronin jashtë ngjarjeve e të gëzonin pushtet e privilegje, zgjodhën rrugën e vështirë, atë të lënies mënjanë të egos dhe krenarisë njerëzore, duke u vënë në shërbim të një kauze që edhe pse shenjat në qiellin e diplomacisë europiane nuk dilnin shpresëdhënëse, nuk hoqën dorë nga shpresa se duhej shpëtuar e ndërtuar Shqipëria.

Me Ismail Bej Vlorën përmes kujtimeve

Kur u ktheva në Rusçuk, prita sa të shkrihej Danubi dhe, me anijen e parë që u nis për në Danubin e Poshtëm, shkova në Tulça, kryeqendra e Danubit të Poshtëm (ose Dobruxhës), ku mbërrita në mars 1870. Në prill vajta në Galac, selia e Komisionit Evropian për Danubin, dhe mora kryesimin e këtij komisioni si delegate turk, duke pasur si bashkëpunëtorë kolonelin (më pas gjeneral) John Stokes, për Britaninë e Madhe; baronin D’Avril, për Francën: baronin de Radowitc, për Gjermaninë; baronin Offenberg, për Rusinë, një përfaqësues për Austrinë; dhe z. Berio për Italinë. (Vlora, Ismail Bej. Kujtime. Tiranë: Toena, 2009, 74).

Ismail Qemali ishte mes përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha si kryetar i Komisionit Europian për Danubin. Një shembull për t’u patur parasysh se, edhe pse vinte prej një vendi të vogël, në sajë edhe të lidhjeve të vazhdueshme historike të familjes së Vlorajve me Perandorinë Osmane, ai ishte përfaqësues i një shteti të madh. Si i tillë, në arenën e Fuqive të Mëdha pati mundësinë të njohë dhe prekë nga afër diplomacinë e oborreve europiane, duke shpresuar gjithmonë që veçanërisht Britania e Madhe do të ishte në anën e shpëtimit të Perandorisë Osmane dhe dhënien e të drejtave Shqipërisë po ashtu, shpresa që nuk u realizuan.

Unë gjithashtu kisha përfituar nga qëndrimi im në kryeqytet për të marrë miratimin për disa projekte të mia të reformës administrative në rajon. Kryesori ndër to ishte organizimi i shkollave publike në Dobruxhë, ku asgjë nuk ishte bërë deri atëherë, pavarësisht nga shpallja e ligjit për arsimin publik rreth tre vjet më parë…Unë isha shumë i kënaqur që m’i kishin miratuar të gjitha këto projekte. Mirëpo Aali Pasha, kur po më uronte për rezultatet e arritura, më tha disa fjalë me ton tepër sarkastik, që më mërzitën shumë atëherë. “Çfarë do të bëhet me gjithë këta njerëz, kur të kenë mbaruar shkollën, në kushtet ku gjendet vendi sot?” më pyeti. “A mos do përfundojnë të gjithë avoketë dhe të papunë si në Greqi?” Kjo vërejtje, e cila në të vërtetë qe fort e drejtë, ishte një goditje e ashpër për mua, i ri në moshë siç isha dhe plot entuziazëm për lirinë dhe mbrothësinë e njerëzve. Por, për të mos dalë sikur isha kundër mendimit të të vetmit burrë që qe, si me thënë, personifikimi i Perandorisë, unë përfshiva në program mësime praktike të dobishme për punët bujqësore, çka e kënaqi Vezirin e Madh. Megjithatë, unë e lashë atë me mendimin se kisha në krye si drejtues një despot e një njeri me pikëpamje të prapambetura. Koha dhe përvoja më kanë bërë të çmoj mendjemprehtësinë dhe vizionin e gjerë të këtij burri shteti turk, i cili, pavarësisht nga disa të meta, e ndihmoi vërtet vendin në udhën shkallë-shkallë drejt përparimit. (Vlora, Ismail Bej: 81-83)

Rinia është gjithmonë guximtare, ëndërronjëse dhe beson se pikëpamjet e saj janë më të drejta dhe se bota patjetër duhet të shkojë udhës së pikëpamjeve të tyre që të ndriçohet e lulëzohet. Rinia shpesh paragjykon dhe nuk pranon urtësinë e përvojës së më të vjetërve, por kur rinia shkon dhe jeta të ka gdhendur me daltë e çekiç, e kupton vlerën e atyre këshillave që dikur të dukeshin të pavenda. Nën ndikimin e ideve iluministe të kohës, arsimi shikohej si ura e pashmangshme drejt zhvillimit e përparimit, por masiviteti do të sillte një mbiprodhim të arsimuarish që nuk i përgjigjeshin realitetit të zhvillimit. Duke u arsimuar masivisht, shprishet rendi natyral, sepse edhe atij që nuk priret drejt shkollimit i mbushet mendja se vlen shumëçka vetëm sepse ka një diplomë. Në të tjera rrethana duhet të kishim një zanatçi që do të gjente hapësirë punësimi në sektorë ekonomikë që kanë tepër nevojë për profesionistë të fushave të ndryshme, ndërsa duke i mbushur mendjen se vetëm duke u shndërruar në punonjës jakëbardhë gjen zgjidhjen ideale për jetën, ia presim hovin potencialit natyral që mbart individi. Arsimi duhet t’i shërbejë shoshitjes dhe nxitjes së prirjeve natyrale të njeriut dhe jo ta mbajë peng të ideve se njeriu vlen vetëm po të kalojë të gjitha hallkat e arsimit. Edhe sot e kësaj ditë kjo përmbysje e rendit natyral, krijuar prej arsimit masiv, ka sjellë mjaft probleme me punësimin e të arsimuarve, ndërkohë që nevojitet më shumë prakticitet sesa rrahje e ujit në hava.

Bëma e parë e Mahmud Nedim Pashës ishte të hiqte qafe të gjithë ata ministra e guvernatorë, që kishin bashkëpunuar me Aali Pashën, si dhe të gjithë ata funksionarë të tjerë, që kishin qenë të përkushtuar në shërbim të shtetit. Ai i uli në rang ose i syrgjynosi pa kurrfarë argumenti ose ndofarë hetimi. Emëroi dhe riemëroi njerëz të tjerë në detyra të ndryshme në mënyrën më të gabuar e pa lidhje me punën. Ai që kishte qenë Guvernator i Përgjithshëm në periudhën e Aali Pashës, pa kurrfarë arsyeje konkrete, emërohej guvernator i thjeshtë. Po ashtu, njerëzit sapo emëroheshin guvernatorë, pa filluar nga detyra, transferoheshin gjetiu. (Vlora, Ismail Bej: 103)

Vlera e qeverisjes varet nga personaliteti dhe vizioni i qeveritarit. A ka për qëllim t’i shërbejë zhvillimit dhe forcimit të vendit apo ka për qëllim të mbledhë rreth vetes aparatçikë që përmes temenarave përpiqen të përfitojnë sa munden nga pozita që fati u pati shkruar të kenë? Kushdo që ka për qëllim pushtetin vetjak, është e sigurt që rreth vetes nuk ka për të patur të zotët, të mirët, ata që e duan vendin dhe zhvillimin e tij. Me pushtetin që i jep të qënit në institucion, për të mërzitur dhe larguar nga punët drejtuese të padëshiruarit, nuk i trajton sipas meritave dhe aftësisë, ndërsa të preferuarit emërohen sipas afërsisë personale. Kjo mënyrë të qeverisuri në mos pështjelloftë shtetin, e nis rrugës së rrënimit nëse nuk ndalet në kohë. Ngritja ose ulja në detyrë e njerëzve që i shërbejnë me dashamirësi e drejtësi shtetit, nuk mund të bëhet sipas tekave dhe humorit të qeveritarit. Pushteti është përgjegjësi dhe jo instrument tekash individuale e plotësim interesash meskinë.

Me t’u kthyer ne Filipopol, me ne erdhi edhe Baringu, me cilësinë e komisionerit anglez, dhe, të shoqëruar prej tij, pak ditë më pas përshkuam viset e tjera të Qarkut të dëmtuar në rajonin e Kalloferit dhe Derbent Klisurës (kryengritja bullgare dhe shtypja e saj)… Ndonëse detyra e tij ishte të vëzhgonte nëse komisioni po punonte si duhet, ai shpesh qe i shtrënguar të merrte pjesë në diskutimet – çka për ne të gjithë ishte krejt e natyrshme. Baringu, duke qenë i pari ndër të huajt, dhe pasi kishte parë me sytë e vet rezultatet e tmerrshme të këtyre masakrave, e pasi kishte hartuar një relacion të mbështetur në mbresat e trtishtuara që kishte marrë me vete, e quante veten të detyruar të mbronte konkluzionet e veta sa herë që nga hetimi dilte se ato duhet të ishin më të buta ose duheshin ndryshuar. U pa se kishte vetëm një dëshirë: të vërtetohej pikëpamja e tij dhe të mbështeteshin rekomandimet e tij. Mirëpo ne, që prapa kësaj e mbi të gjitha shihnim humnerën ku Perandoria po binte nëpërmjet ngjarjeve të tilla të tmerrshme, e quanim detyrë patriotike të zbulonim me çdo kusht shkaqet e kryehershme, në rrënjë; dhe, duke pasur parasysh se qe e pamundur të lihej në hije ajo çka nuk mund të lihej, të përpiqeshim sidoqoftë të zbutnim pasojat. (Vlora, Ismail Bej: 155-156)

Sado i mirë të jetë i huaji, ai kurrë nuk mund ta dojë vendin tënd më shumë se ty. Shtetarët e vërtetë nuk kanë pse t’i varin shpresat tek raportimet e të huajve për vendin e tyre. Nëse e duan vendin me gjithë zemër dhe mendojnë për çuarjen para të tij, do të duhet të mbrojnë dinjitetin e vendit të tyre dhe jo të shkojnë si hija pas të zotit e të pranojnë çdo raportim nga të huajt për vendin e tyre, kur ky raportim nuk është i bazuar në shkaqet reale të situatave apo gjendjeve, por mbi ndjesi të caktuara, sepse ndjesitë përballë fakteve nuk vlejnë. Përballë të huajit nuk ka pse të ketë komplekse inferioriteti, edhe pse mund të jetë përfaqësues i një shteti të madh. Dashuria ndaj vendit e popullit që i përket nuk mund të zhbëhet vetëm që të fitojmë simpatinë e të huajve. Shtetari i mirë nuk rri e bën sehir teksa vendi merr rrokullimën. Ai përpiqet të gjejë rrënjën e së keqes dhe të kurojë me sa të mundet problemet që cenojnë mbarëvajtjen e punëve të popullit.

Gjatë kësaj periudhe jo të shkurtër të qeverisjes sime në Bolu ndjeva gëzim të madh, që kisha mundur të zgjoja te popullsia e vendit një vetëdije për të drejtat e tyre, duke u dëshmuar atyre se autoritetet shtetërore dhe përfaqësuesit e zgjedhur nuk ishin tjetër veçse mjet në shërbim të tyre. Duke qenë se në të gjitha periudhat kisha qenë i hapur për të gjithë ata që donin ndihmën dhe këshillën time, dhe që nuk më ndaheshin pa ua zgjidhur problemin, unë u bëra një lloj mbrojtësi ose babai i të gjithëve. I bija anembanë territorit të juridiksionit tim, edhe në qoshet më të thella madje, sepse doja të njihja gjendjen për vete e të gjeja rrugët për zhdukjen e shpërdorimeve – të cilat, në brendësi të vendit, mjerisht, nuk mungonin. (Vlora, Ismail Bej: 215)

Qeveritari duhet të jetë në shërbim të popullit. Ai nuk është zgjedhur ose vendosur në një detyrë për të shijuar privilegjet që të garanton posti, por për të realizuar në mënyrën më të mirë kujdesin ndaj të drejtave të nënshtetasve. Qeveritari i mirë njeh hallet dhe shqetësimet e njerëzve, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me ta dhe jo vetëm kur ia diktojnë rrethanat. Ai jeton e punon që të ndalë padrejtësitë dhe jeta e njerëzve të mund të bëhet më e begatë.

Sirisë i takonte të ishte vendi më i begatë e më i lulëzuar në lindje, si falë tokës pjellore dhe kushteve të mira për transportin dhe eksportin e prodhimeve, ashtu edhe falë zgjuarsisë dhe zellit për punë të banorëve të saj. Mirëpo, mjerisht, moskokëçarja e papërligjshme e autoriteteve, si dhe acarimi i popullsisë nga mungesa e sigurisë dhe nga taksat e padrejta, bënin që ky vend të ishte jashtëzakonisht i prapambetur. (Vlora, Ismail Bej: 238)

Një shtet mund të ketë pasuri natyrore të shumta, pasuri nëntokësore të shumta, klimë të begatë, njerëz të mirë e punëtorë, por nëse bie në duar të qeveritarëve jo të zotë, të paaftë dhe më qëllimin për të zhvatur nga financat publike në favor të xhepave të tyre, atëherë vlera e potencialeve që ka ai vend shkon drejt zerimit. Kapitali më me vlerë që ka një vend është qeveritari i drejtë. Kush është i drejtë, do të jetë edhe i mirë e dobiprurës për vendin dhe popullin. Në të kundërtët, ai shtet dhe ai popull do të njohin vetëm probleme, shqetësime e vuajtje.

Ligji për koncesionet u jepte carte blanche ministrave për të dhënë koncesione pa u verifikuar nga parlamenti. Tarafe të ndryshme të bashkuar nga krerët më me influencë të Partisë së Bashkimit interesoheshin, disa për koncesionet që u duheshin dhënë francezëve, disa amerikanëve e disa të tjerëve, por çështja kryesore mbetej ajo e hekurudhës së Bagdadit. Meqë isha kundër parimit të garancisë sipas kilometrazhit, unë doemos do të dilja kundër marrëveshjes me të cilën qeveria merrte përsipër një herë e përgjithmonë të paguante një garanci aq të rëndë për vijën hekurudhore, që do të ndërtohej nëpër ultësirën deri në Bagdad, në një kohë kur ajo kishte plotësisht të drejtë të mos e pranonte këtë garanci dhe të bënte të ndërtohej me shpenzime më të pakta. Fushata ime kundër këtij projekti ishte me karakter logjik, ekonomik e patriotik, mirëpo të gjithë anëtarët e Kabinetit, duke filluar me Vezirin e Madh, dhe të gjithë përfaqësuesit e Komitetit në parlament u bënë grusht e të vendosur kundër mosmiratimit prej meje. (Vlora, Ismail Bej: 393-394)

Investimet e huaja janë të domosdoshme për zhvillimin ekonomik të një shteti. Thithja e këtyre investimeve duhet parë gjithmonë në prizmin e interesit të përgjithshëm të popullit. Arka e shtetit nuk është arka private e pushtetarëve. Të ardhurat nga taksat që njerëzit i nxjerrin më shumë mundim dhe ia dorëzojnë shtetit për mbarëvajtjen e punëve, nuk mund të luhen në tavolinën e interesave meskinë, ku secili nxiton të përfitojë copën më të madhe të tortës meqë i erdhi rasti në dorë. Fakti që paratë paguhen nga taksapaguesit dhe jo nga xhepi personal nuk duhet të ushqejë babëzinë e qeveritarëve, që është porta e fatkeqësive të një populli. Kushdo që punon drejt, nuk e ka të lehtë në një mjedis të babëziturish. Detyra duhet kryer me përgjegjshmëri e ndershmëri për t’i shërbyer popullit dhe rezultatet e punës le t’i vlerësojë koha.

Lypset pranuar se AbdylHamidi ndiqte çdo lëvizje të shqiptarëve më vëmendje të madhe, për arsye personale a politike qoftë dhe kurrë nuk la pa i trajtuar me seriozitetin më të madh kërkesat dhe ndjeshmëritë e këtyre shtetasve. (Vlora, Ismail Bej: 410)

Si njeriu që shpesh ishte në audiencë personale me sulltanin AbdylHamid, Ismail Bej Vlora kishte dhe kundërshtitë e mospajtimet e veta me qëndrimet e sulltanit për reformat në qeverisjen e Perandorisë Osmane. Këshillat e Ismail Beut drejtuar sulltanit në përkujtesën e 1897, (Vlora, Ismail Bej:435), tregojnë se edhe pse propaganda e kohës në shtypin europian e paraqiste si sulltanin e kuq, kritikat dhe qëndrimet e kundërta mund t’i shpreheshin hapur sulltanit, jo pa ndonjë rrezik, por edhe të pranuara e vlerësuara nga sulltani. Ky pasazh na tregon qartë se shqiptarët, në periudhën e fundit të Perandorisë Osmane, morën një vëmendje të madhe, por pas rrëzimit të AbdylHamidit acarimi i tyre dhe kryengritjet e armatosura nuk shkonin kundër Perandorisë si shtet, por kundër politikave agresive të turqve të rinj që pasi morën në dorë pushtetin treguan se nuk e dëshironin dhe aq shpëtimin e Perandorisë ose ishin të dehur nga pushteti dhe mendonin se nuk do të rrëzoheshin kurrë, pandehmë që doli krejt e gabuar. Histori me propagandë nuk duhet të ketë.

Me të mbërritur në Londër, po atë mbrëmje, u ndjeva i gëzuar që gjendesha përsëri në atë atmosferë dashamirëse me të cilën kisha qenë mësuar dhe mora energji të reja për luftën time politike për të drejtat e popujve të Lindjes. Dashamirësia e çiltër e shfaqur prej njerëzve dhe shtypit britanik ndaj çështjes sonë kombëtare, si dhe pritja e ngrohtë që m’u bë nga ministrat dhe shtetarët e këtij vendi të madh, më lanë të shpresoja se të drejtat tona të padiskutueshme, të cilat nuk qenë aspak të papajtueshme me interesat politike të Evropës në përgjithësi, ose me ato të fqinjëve në veçanti, do të njiheshin nga Konferenca (Konferenca e Ambasadorëve në Londër, 1913)… Mirëpo dashamirësia e shfaqur për mua në misionin tim mbeti i vetmi ngushëllim për zemrën e thyer të Shqipërisë, kur mora vesh vendimin që kishte marrë Konferenca e Londrës. (Vlora, Ismail Bej: 422-423)

Simpatia për ndonjë fuqi të huaj nuk duhet të na bëjë të besojmë verbërisht në paanësinë dhe drejtësinë e saj. Ismail Bej Vlora kishte shpresuar shumë tek miqtë anglezë të rangjeve të larta në qeverisje, por si gjithmonë në realpolitikë ka vetëm interesa. Aty ku nuk priten fijet e interesave miqësia humbet. Diplomacia nuk njeh njerzillëk. Nëse do ta shtynim pak më tej këtë sjellje të diplomacisë, përcaktim më shterues për shtetin që humbet njerëzillëkun zor se mund të gjejmë tjetërkund, përveçse tek “Kështu foli Zarathustra”. Shteti është përbindëshi më i akullt ndër të gjithë përbindëshat. Në Konferencën e Londrës, por edhe para saj, dominoi pikërisht kjo ftohtësi, e cila u bë shkas për tragjedinë e popullsisë shqiptare dhe jo vetëm në hapësirën ballkanike. (Më gjerë shih, Vdekje dhe dëbim, Justin McCarthy)

Trajtimi i Ismail Bej Vlorës, si njeri me njohje të gjera në diplomacinë e Fuqive të Mëdha, miq të shumtë të rangjeve të larta në kancelaritë europiane, dhe kërkesave të tij për Shqipërinë, si gjë pa ndonjë vlerë, duhet të shërbejë si një mësim i madh për këdo shtetar shqiptar sot, që i duket vetja sikur ka prekur qiellin me dorë kur i shkel këmba në kancelaritë europiane ose tejatlantike. Vlera e burrit të shtetit nuk matet me shkallën e servilizmit dhe nënshtrimit ndaj të huajve, por me qëndrime dinjitoze dhe përpjekje serioze për të mirën e popullit që qeveris. /revistashenja/mesazhi/

Refuzimi ndaj gjenocidit nuk paska qenë kurrë një ndjenjë e vërtetë
Gjithçka që dinim rreth dhunës, është përmbysur tashmë. Gjithçka që dinim rreth vrasjes është zhvlerësuar tashmë. Gjithçka që dinim rreth pastrimit etnik është tretur tashmë dhe gjithçka që dinim rreth vdekjes është vrarë tashmë. Në Gaza, po përmbysen konceptet tona. Ne, thjesht paskemi jetuar brënda një tullumbaceje vlerash e cila nuk i rrezistoi gjëmbit të parë me të cilin u ndesh. Iluzionit të të jetuarit brënda një hipnoze shoqërore të universalitetit të sakrificës, të ndërkombëtarizimit të konsensusit dhe të reagimit parandalues, duket se i ka ardhur fundi. Ndoshta është më mirë. Më mirë se sa të jetosh brënda një bote iluzive i papërgatitur për traumën që të pret, sepse më mirë të jesh në muzgun e një sistemi hipokratik, se sa në agimin e tij, sigurisht, më mirë se sa një rend i cili përpiqet vazhdimisht të vrase kujtesën e të gjithëve ne.

Tashmë gjerat duken qartë. Gaza e gjeti të papërgatitur sistemin ndërkombëtar për të ndërtuar alibinë e vet. E fotografoi ashtu lakuriq me të gjithë shëmtinë të cilën askush prej nesh nuk e shihte. E ekspozoi ditë pas ditë, javë pas jave dhe muaj pas muaji në kapjen fatale të tij nga një grusht njerëzish qëllimin e fshehtë të të cilëve e sheh tashmë qartë në muret e rrënuara të qytetit, si dhe në fytyrat e vyshkura prej urisë të banorëve të saj. Në Gaza nuk ka vetëm gjenocid do të thoshte Soulayma Mardam Bey dhe Tatiana Krotoff, në “L’Orient le Jour”, atje ka “Urbicide” (vrasje e qyteteve), “domicide” (vrasje e banesave), “ekocide” (vrasje e ambjentit), “scholasticide” (vrasje e shkollave), “culturicide” (vrasje e kulturës), “futuricide” (vrasje e të ardhmes).

Pyetja legjitime që të vjen menjëherë në mendje është se çfarë mund të ketë përtej asaj që ndodh në Gaza dhe në Palestinë. Ku janë kufinjtë e njerëzimit? Cili është fundi me të cilin ne përkufizojmë veten tonë si qënie njerëzore? Përgjigjen e këtyre pyetjeve fatkeqësisht nuk e gjetëm dot në Gaza dhe do vazhdojmë të mos e gjejmë. Ekstremizmi fetar nuk na paska qenë e vetëm i një krahu, për të cilin me dekada ka gëluar media, por paska qenë thjesht maskë për të fshehur ekstremin me të cilin i gjithë sistemi qe mbrujtur deri në palcën e tij. Kjo që ndodh ne Gaza, me orkestrimin e urisë si mjeti themelor i gjenocidit i cili drejton kah eleminimi, është një përsëritje e Auschëwitz-it në kohët moderne, pa pasur nevojën e një komande naziste, por me institucione ndërkombëtare dhe me retorikë të luftës kundra terrorizmit. Psikologu i famshëm hebre Gabor Mate, familja e të cilit qe zhdukur në Auschwitz, tregon se gjermanet përdornin urinë deri në ekstrem, pastaj për të realizuar spastrimet enike, u ofronin të uriturve copa buke me reçel me kushtin e vetëm që të hipnin në trenat e vdekjes. Sot, përdorimi i urisë ndaj palestinezëve, duke i grumbulluar qëlllimisht në pak zona shpërndarjeje me qëllim pastrimin e pjesës tjetër të territorit, është një kopje perverse e ndërtuar në një Auschwitz të hapur si Gaza, por me ndryshimin që në vend të reçelit, u jepen plumba.

Ajo që habit të gjithë, është apatia e Perëndimit kolektiv ndaj sprovës më të madhe që ai ka hasur në raport me ngrehinën që vetë ndërtoi pas Luftës së Dytë Botërore. Ekziston një justifikim i heshtur që merr trajtat e një alibie ndaj gjenocidit. Me 21 nëntor të 2024, Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve leshoi urdhër arresti per Netanjahun, ku një ndër akuzat ishte dhe perdorimi i urise si armë. Kjo ka ndodhur më pak se një vit më parë, në kohën ku akoma kishte ushqim në Gaza. Asgjë nuk u bë, dhe ja tani, kemi gjëndjen më të rëndë humanitare në historinë moderne të botës. Duket se refuzimi ndaj gjenocidit nuk kishte qenë kurrë një ndjenjë e vërtetë. Ka qenë pjesë e literaturës, gazetarisë dhe teksteve ligjore, por kurrë nuk paska qenë pjesë e softit të qytetërimit i cili më së shumti e prodhoi atë gjatë kolonizimeve dhe dy luftrave botërore.

Nga krahu tjetër, gjëndja e popujve arabë dhe myslimanë duket sikur ka ngelur një kopje e pandryshuar e rezonancës koloniale e cila edhe pse fizikisht nuk ëshë më aty, ka lënë pasojat e kolonizimit të mendjes, ndërgjegjes dhe moralit shoqëror të ayre vendeve. Pafuqia dhe pamjaftueshmëria nuk janë produkt vetëm i rethanave sociale, më së shumti janë produkt i rrethanave mendore dhe besimore të cilat përthyhen në pranimin në heshtje të poshtërimit, fyerjes dhe degradimit. Prandaj, ajo që ndodh në Palestinë tash e 76 vjet, dhe ajo që ndodh në Gaza, duket sikur ëshë një fat i parashkruar në mendjet e myslimanëve, një destin gati gati i normalizuar, sepse mendja koloniale është mësuar me myslimanin që vuan, shkatërrohet digjet e vritet dhe asgje e askush nuk mund të jetë përgjëgjës. Zhvillimet e kohëve të fundit nuk janë thjesht përpjekjet për të mbijetuar të një populli martir dhe guximtar si palestinezët, por janë përpjekjet e të gjithë myslimanëve për t‘u çliruar nga kurthi shekullor i mpirjes, amnezisë dhe përgjumjes koloniale.

Nëse Perëndimi kolektiv ka sot një përplasje të brëndshme e cila e dyzon mes qytetërimit liberal demokratik dhe mendësisë koloniale që i vërtitet sipër kokës si një fantazëm e së shkuarës, Lindja heterogjene myslimane përpiqet të dalë nga makthi i mendjes së kolonizuar drejt vlerave humane të fesë në të cilën beson. Duket se rruga e të ftilluarit të dy krahëve të botës, po përcaktohet nga një grup i vogël njerëzish që i detyron të kalojnë doemos përmes humnerës së luftës dhe krimit. Në mes të Perëndimit dhe Lindjes ndodhet një popull i cili të gjithë këtë përplasje mundohet ta ushqejë përmes justifikimi me terrorizëm, i cili lehtësisht dekonstruktohet thjesht me lejimin e mediave ndërkombëtare që të hyjne në Gaza. është po ky popull që sipas sondazhit të organizuar nga akademiku izraelit Tamir Sorek, profesor i Universitetit te Pensilvanisë në bashkëpunim me kompaninë izraelite të sondazheve “Geocartography Knowledge Group”, realizuan një matje në Mars të 2025 dhe të botuar në gazetën izraelite “Haretz”, ku sipas të dhënave dilte se 82% e izraelitëve jan pro spastrimit etnik ne Gaza dhe 47% e tyre dëshirojnë vrasjen e çdo burri, gruaje dhe fëmije atje.

Kaq mjafton që kjo matje shkencore të na japë një arsye mëse logjike dhe të mjaftueshme që civilizim perëndimor dhe ai lindor të kuptojnë se aleanca mes tyre është e vetmja mënyrë për të ruajtur globin nga përçarja, dhuna dhe degradimi. Këtë, jo thjesht duke deklaruar se do njohim Palestinën (që në vetvete është një akt i drejtë dhe i moralshëm), por duke ndërprerë furnizimet si dhe duke vënë nën embargo Izraelin. Këto do ishin masa që realisht do tregonin se Perëndimi e ka seriozisht shqetësimin, dhe jo thjesht një maskë për të mbuluar mëkatet e së shkuarës.

Nga: Redi Shehu/mesazhi/

Ndryshim i thellë në perceptimin e vetvetes dhe botës
Kombi shqiptar u krijua mbi themele kulturore dhe gjuhësore, kurse sot, në epokën e modernizmit, përballet me sfida të shumta në ruajtjen e identitetit në një botë gjithnjë e më të hapur.

Shkëlzen HALIMI, Shkup

Kombi dhe shtetit modern shqiptar nuk u ndërtuan në të njëjtën kohë. Kombi shqiptar, si ndjenjë përkatësie kulturore dhe gjuhësore, zanafillën e ka shumë përpara krijimit të shteti të pavarur. Shteti shqiptar, siç dihet, u shpall zyrtarisht më 28 nëntor 1912, kurse identiteti kombëtar do të përforcohet sidomos gjatë periudhës së Rilindjes, përmes gjuhës, letërsisë, historisë dhe figurave të shumta të kësaj epoke.

Formimi i kombit modern shqiptar nisi në shekullin XIX, nën ndikimin e ideve iluministe dhe romantike europiane, që e lidhnin kombin me gjuhën, kulturën dhe historinë e përbashkët. Në këtë drejtim, Rilindja Kombëtare Shqiptare (1830-1912) luajti rol vendimtar. Figura, si Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Sami Frashëri, Pashko Vasa e shumë të tjerë, hodhën themelet e identitetit kombëtar përmes theksimit të unitetit gjuhësor dhe kërkesës për një gjuhë letrare të përbashkët, krijimit të një historiografie kombëtare, pastaj krijimit të simboleve kombëtare, siç janë flamuri, himni, alfabeti etj. Ishin pikërisht rilindësit ata që vlerësuan se kombi është një bashkësi shpirtërore që duhej të zgjohet nga gjumi dhe të përqafojë ndjenjat e përbashkëta shqiptare, përtej dallimeve fetare, fisnore apo krahinore.

Pra, vlen të potencohet se kombi shqiptar u krijua mbi themele kulturore dhe gjuhësore, kurse sot, në epokën e modernizmit, përballet me sfida të shumta në ruajtjen e identitetit në një botë gjithnjë e më të hapur. Por, pavarësisht këtyre sfidave, kombi shqiptar mbështet në një parim që ka lëshuar rrënjë thellë në vetëdijen e tij: një gjuhë, një kulturë, një histori e përbashkët dhe dëshira për përparim si pjesë e botës moderne.

Shikuar në kontekstin historik, nuk do të gabonim nëse themi se modernizmi shqiptar ka qenë i ndërprerë, por i qëndrueshëm si aspiratë. Dhe, pavarësisht pengesave historike, megjithatë modernizmi ka vënë themelet për mendimin kritik dhe pluralizmin kulturor. Ndaj, nevoja për një debat më të thelluar mbi identitetin kulturor në kontekstin e modernitetit do të ngelë aktuale edhe përkundër ngritjeve dhe rënieve të asaj që do ta quanim tendencë moderniteti dhe sfidave të saj ndaj tradicionales.

Letërsia

Siç dihet, modernizmi, si rrymë estetike dhe filozofike, solli ndryshime të thella në mënyrën se si shoqëritë e perceptonin vetveten dhe botën. Në letërsinë shqiptare, për shembull, modernizmi nuk erdhi si një rrjedhë e njëtrajtshme e brendshme, por më shumë si përthithje e influencave perëndimore, të përshtatura për realitetin shqiptar.

Letërsia shqiptare në fillim të shekullit XX do të fillojë të shkëputet nga modelet jo vetëm folklorike, por edhe romantike, për t’u orientuar drejt një stili ndryshe dhe kritik. Në periudhën e komunizmit shqiptar (1945-1990) modernizmi u shtyp nën ideologjinë e realizmit socialist, kurse komunizmi jugosllav ndaj paraqitjeve të këtilla ishte më liberal, gjë që shqiptarëve të ngelur jashtë kufijve të shtetit shqiptar u mundësoi modernen ta trajtojnë në frymën e kohës. Kjo do të ndjehet sidomos në Kosovë, ku do të kemi një plejadë artistësh, të cilët patën mundësi që, përmes mediumeve, t’i përcjellin rrjedhat e kulturës, artit dhe letërsisë botërore. Ndër të parët që solli risi në letrat shqiptare ishte edhe Martin Camaj, i cili, për shkak të grushtit të fortë të regjimit, kishte ikur nga Shqipëria. Ai zhvilloi një poezi simboliste, e cila fare nuk përkonte me modelet zyrtare. Në Kosovë do të shpërthejë Anton Pashku, një shkrimtar i veçantë, që do të sjellë diçka të re në prozën shqiptare. Pak më vonë, po në Kosovë, do të paraqiten edhe letrarë tjerë, të cilët letërsinë moderne shqiptare do ta çojnë një hap përpara. Nga këta letrarë duhet veçuar sidomos Teki Dërvishin e Beqir Musliun, për të cilët pati vlerësime se kishin ardhur para kohe, elementet moderniste të të cilëve, akoma, edhe sot e kësaj dite (me përjashtim të studiuesit Nehas Sopaj, i cili për këta të fundit ka botuar nga një monografi studimore), nuk janë zbërthyer deri në pikën e fundit.

Përderisa në Shqipërinë komuniste (1945-1990) realizmi socialist u imponua si metodë e vetme letrare, që duhej të ishte në funksion të ideologjisë marksiste, pa ndjenja individuale dhe pa pesimizmin ekzistencial, modernizmi në letërsinë e Kosovës (por edhe te shqiptarët në Maqedoni të Veriut) filloi të shfaqet dukshëm nga vitet ’60-’70 e në vazhdim, megjithëse rrënjët e tij nisin edhe më herët në disa vepra eksperimentale. Ai zhvillohet në një kohë kur Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë dhe shkrimtarët shqiptarë ballafaqoheshin me censurë politike, por edhe me një dëshirë të fortë për të krijuar një identitet letrar dhe kombëtar. Një pjesë e madhe e letrarëve nga Kosova iu larguan klisheve të artit të angazhuar ideologjikisht, duke eksperimentuar me forma të reja dhe duke u përqendruar më shumë në botën e brendshme të individit, në krizën e individit, absurditetit dhe identitetit. Modernizmi krijoi një kthesë të fuqishme në letërsinë e Kosovës, duke e bërë atë më autonome, estetike dhe universale. Pas rënies së regjimit komunist, edhe në Shqipëri letërsia njohu një shpërthim të lirive shprehëse dhe eksperimentimit letrar, duke sjellë tematika dhe forma të reja.

Pra, moderniteti në letërsinë shqiptare, ndonëse erdhi si ndikim nga Perëndimi, ishte edhe si një nevojë e brendshme për të kuptuar dhe pasqyruar shpirtin shqiptar në ndryshim. Mbase ishte edhe një formë rezistence ndaj çdo forme uniformizimi ideologjik e shoqëror. Moderniteti në letërsi nuk është vetëm stil apo teknikë, por shprehje e thellë e shqetësimeve të kohës dhe e shpirtit njerëzor në kërkim të kuptimit.

Nuk gabojmë nëse konstatojmë se modernizmi në letërsinë shqiptare ka kaluar nëpër etapa të ndryshme, kuptohet të ndikuara nga konteksti historik, politik dhe shoqëror. Pati një evoluim të vonuar dhe të penguar, kurse ishte i dukshëm tensioni mes të vjetrës dhe të resë. Në fakt, modernizmi shqiptar mbetet një përpjekje për t’u çliruar nga skemat dogmatike, për të afirmuar ndjeshmërinë individuale dhe për të ndërtuar një letërsi që nuk imiton, por që shtron pyetje dhe nxit reflektim. Megjithatë, shqiptarët nuk e përjetuan një Rilindje shpirtërore të krahasueshme me atë të popujve të shteteve perëndimore dhe kjo mungesë kuptohet se ka ndikuar dukshëm në zhvillimin moral dhe kulturor të shoqërisë shqiptare.

Moderniteti në letërsi nuk është thjesht një çështje kronologjike, por një transformim i mënyrës së të menduarit, të përjetuarit dhe të shprehurit të realitetit. Ai përfshin ndryshime tematike, strukturore dhe estetike, duke pasqyruar shqetësimet e njeriut modern, krizën e vlerave, fragmentimin e identitetit dhe përplasjen me normat tradicionale. Letërsia shqiptare, edhe pse e vonuar për shkak të zhvillimeve historike dhe sociale, ka përjetuar një proces të vazhdueshëm të afrimit me modernitetin, duke reflektuar brenda saj sfidat e kohës dhe shpirtin e individit në tranzicion.

Me një fjalë, moderniteti letrar nënkupton largimin nga modelet tradicionale të bërjes së letërsisë dhe përqafimin e formave të reja, siç janë, bie fjala, eksperimentimi me gjuhën dhe strukturën, thyerja e linearitetit kohor dhe narrativ, pastaj format që kishin të bëjnë me shqetësimet ekzistencialen, absurdin, urbanen, seksualen, ideologjiken e kështu me radhë.

Shekullarizimi

Shekullarizimi është procesi përmes të cilit institucionet dhe jeta shoqërore ndahen nga ndikimi i drejtpërdrejtë i besimeve fetare. Në thelb, ai synon krijimin e një sfere publike neutrale, ku qytetarët trajtohen të barabartë, pavarësisht përkatësisë fetare. Shoqëria shqiptare, me historinë e saj të veçantë dhe të ngarkuar, përbën një rast interesant për të analizuar marrëdhënien ndërmjet fesë dhe shtetit, traditës dhe modernitetit.

Për shekuj me radhë, shqiptarët kanë jetuar e jetojnë në një realitet fetar të larmishëm: myslimanë, të krishterë dhe ortodoksë. Megjithatë, dallimet fetare pothuaj asnjëherë nuk kanë krijuar ndarje kombëtare, sepse ndjenja e përkatësisë etnike ka qenë më e fortë se ajo fetare. Për shkak të rrethanave të njohur, Rilindja Kombëtare, e cila motivoi jashtëzakonisht shumë ndjenjat patriotike, vendosi edhe një vijë të qartë midis kombit dhe fesë, por duke i dhënë përparësi faktorit komb, thjesht për ta ruajtur unitetin dhe shmangien e përçarjes mbi baza fetare, një tendencë kjo për të cilën investuan shumë armiqtë përreth.

Pas pavarësisë, shteti shqiptar nisi të ndërtonte institucione mbi baza laike, ndonëse ende me ndikim të dukshëm fetar në jetën shoqërore. Më pas, gjatë regjimit komunist, Shqipëria bëri një hap ekstrem: në vitin 1967 shpalli ndalimin e fesë, duke u vetëshpallur “shteti i parë ateist në botë”. Ky proces u shoqërua me dhunë ndaj institucioneve fetare dhe klerikëve, duke lënë pasoja të thella kulturore e shpirtërore.

Në hapësirat tjera shqiptare, që ngelën nën regjimin jugosllav, ishte më ndryshe. Feja nuk u ndalua, por u mbajt brenda kornizave të përcaktuara me ligj. Pra, sado kudo pati një liri fetare, por që kishte një vije të kuqe se deri ku mund të shtrihej.

Sot, shoqëria shqiptare është e karakterizuar me një pluralizëm fetar, kurse kjo shpesh është vlerësuar si një model i tolerancës fetare. Shekullarizimi në shoqërinë shqiptare konsiderohet një proces kompleks, që ka kaluar në tri nivele: nga toleranca e natyrshme në ekstremizmin shtetëror komunist, e deri te forma më e balancuar dhe moderne. Prandaj, në rastin e Shqipërisë, por edhe të Kosovës, si dy shtete shqiptare, ruajtja e laicizmit është jetike për harmoninë shoqërore, për mbrojtjen e lirisë individuale dhe për ndërtimin e një kulture qytetare të hapur dhe përfshirëse, kurse kjo duhet kultivuar me kujdes, duke përforcuar edukimin kritik dhe respektin për diversitetin. Në historinë e shqiptarëve, feja ka pasur një rol të rëndësishëm, por shpeshherë të ndërlikuar. Në periudha të caktuara, ajo ka shërbyer si mjet identitar, në të tjera është margjinalizuar dhe në epokën moderne përballet me një krizë të thellë shpirtërore dhe etike. Sot, shqiptarët jetojnë në një kohë kur jeta religjioze nuk është as plotësisht tradicionale, as qartësisht moderne; një situatë që reflekton një pluralizëm besimesh, rënie të autoritetit moral dhe mungesë të një teologjie të konsoliduar moderniste.

Teologjia shqiptare moderne, si formë e analizës dhe filozofisë së fesë, mungon pothuajse plotësisht. Janë shumë pak zëra që tentojnë të ndërtojnë një diskurs të arsyeshëm, filozofik dhe bashkëkohor rreth fesë, moralit dhe shoqërisë.

Religjioni dhe teologjia ndër shqiptarë janë sot në një udhëkryq: midis një trashëgimie të ndalur dhe një bote moderne që kërkon kuptim, drejtësi dhe përkatësi. Kriza shpirtërore dhe etike që përjeton shoqëria shqiptare nuk mund të zgjidhet vetëm me reforma politike apo ekonomike. Ajo kërkon një rilindje të mendimit shpirtëror, një teologji që nuk i shmang pyetjet e vështira, por i trajton me guxim dhe thellësi.

Një fytyrë tjetër

Moderniteti, i konceptuar si epokë përparimi, racionaliteti dhe emancipimi, ka sjellë zhvillime të jashtëzakonshme në shkencë, teknologji dhe organizim shoqëror. Por, historia na dëshmon edhe një fytyrë tjetër të modernitetit: shfaqjen e formave sistematike të dhunës dhe diktaturave totalitare, të cilat, ndryshe nga tiranitë e vjetra, u justifikuan përmes racionalitetit, progresit dhe rendit. Ky është paradoksi themelor i modernitetit: në emër të njeriut, janë kryer mizori kundër njeriut.

Filozofët si Hannah Arendt kanë argumentuar se totalitarizmi është prodhim i drejtpërdrejtë i modernitetit – ku teknologjia, kontrolli shoqëror dhe ideologjitë totale u bashkuan për të ndërtuar dhunën si mekanizëm sistematik.

Michel Foucault-i thekson se pushteti modern nuk vepron më në mënyrë të dukshme – ai e kontrollon trupin dhe mendjen, edukon, ndëshkon dhe normalizon.

Fatkeqësisht, aty ku jetuan shqiptarët, moderniteti nuk erdhi përmes iluminizmit, por përmes modeleve ideologjike totalitare si komunizmi stalinist. Regjimet komuniste (i Enver Hoxhës dhe Titos) ndërtuan struktura totale të kontrollit mbi jetën, përmes partisë, shërbimeve sekrete, arsimit dhe propagandës. Ndaj dhe dhuna nuk ishte spontane, por pjesë e projektit modern për “njeriun e ri socialist”.

Dhuna dhe diktatura janë pasqyrime të errëta të modernitetit të pashpirt, atij që e sheh njeriun si mjet, jo si qëllim. Megjithatë, moderniteti nuk duhet braktisur, por duhet humanizuar: përmes mendimit kritik, etikës, kujtesës historike dhe mbrojtjes së dinjitetit njerëzor.

Shoqëria shqiptare ka kaluar ndër dekada nga një strukturë tradicionale, rurale, patriarkale në drejtim të një shoqërie më moderne, urbane dhe dinamike. Ky kalim nuk ka qenë as i lehtë, as i njëtrajtshëm – shpesh i ndikuar nga pushtime, ideologji, zhvillime globale dhe faktorë të brendshëm kulturorë. Moderniteti nuk ka sjellë vetëm përparim, por edhe kriza të identitetit, thyerje të normave dhe tension mes të resë dhe të vjetrës.

Pas rënies së sistemeve komuniste, pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë dhe krijimit të shtetit të Kosovës, kalimi nga shoqëria tradicionale në atë moderne, ishte një proces i rëndë. Sot, sfida kryesore nuk është thjesht përqafimi i teknologjisë apo jetës urbane, por krijimi i një kulture moderne që ruan vlerat pozitive tradicionale dhe promovon lirinë, barazinë dhe përgjegjësinë qytetare.

Duhet pranuar se moderniteti solli përfitime të mëdha për shoqërinë shqiptare – nga zhvillimi arsimor dhe emancipimi, deri te pjesëmarrja globale dhe rritja e vetëdijes qytetare. Por, në të njëjtën kohë, shoqëria shqiptare ka përjetuar edhe një tronditje të thellë të strukturave të saj etike, kulturore dhe familjare. Sfida e së tashmes është të ndërtojmë një modernitet që nuk shkatërron, por e pasuron identitetin tonë – një bashkëjetesë e të resë me të vjetrën dhe jo një përballje mes tyre. /revistashenja/mesazhi/

Nga njeriu modern, tek ai post-modern dhe meta-modern
Çfarë është njeriu, është modern, post-modern? Apo njeriu është i kohës së vet? Ç’është modernizmi? A ka fund? Apo është ciklik?

A është Modernizmi, për të cilin flasim sot, tejkohor, kur dihet se “jetëgjatësia e tij” është diku 150-200 vjet? A po bien intelektualët në grackë të një lëvizjeje kulturore dhe ideologjike që u përpoq të kritikojë dhe vendosë një rend të ri, duke vënë në nishan gjithçka që ishte tradicionale e duke i thyer kështu traditat e vjetra? A duhet që edhe sot, në emër të kësaj lëvizjeje, të kritikojmë dhe të lëmë pas dore çdo gjë që e kemi ndërtuar për t’i bërë vend të resë? Apo, thjesht, Modernizmin duhet parë si një lëvizje të një kohe dhe të një vendi të caktuar, kryesisht të pjesës perëndimore të Europës, e cila dëshironte të dilte nga një errësirë që e kishte eklipsuar dijen në emër të Kishës? Apo, ndoshta, njeriu i sotëm, i ashtuquajtur modern, duhet t’i bëjë “upgrade” vetvetes?

Afër 100 vjet më parë, kur shqiptarët filluan ta ndërtojnë shtetin e vet me konturet e para, Branko Merxhani, sikurse shumica e intelektualëve të kohës, si një iluminist i kohës së vet, kishte dalë me një mori apelesh se si duhet ecur përpara. Përmes shumë eseve, ai ishte përpjekur ta gjejë ilaçin e shpëtimit të kombit. Duke qenë se ai jetonte në një kohë kur vërtet çdo zhvillim teknik e industrial i kohës vinte nga Perëndimi, s’do mend se kishte besuar fort se ne, si shqiptarë, duhet ta dimë se nga ta kthejmë kokën. “IDEOLOGJIA E NEO-SHQIPTARISMËS si të vetmin burim të saj ka nevojat e REALITETIT KOMBËTAR. Një fuqi, që do që të veprojë në fushën e krijimit shoqëror, duhet më parë të jetë e armatosur me masën e vlerës sociologjike, masë e cila të mos jetë marrë nga theoritë subjektive të mendimit, po t’i përshtatet njohjes objektive së konditavet së jetës së një vendi”. (Branko Merxhani, f.28). Përmes këtij amaneti, dhe jo vetëm, ai kishte bërë përpjekje maksimale për një kahëzim, sepse e ndjente se koha po ecte shpejt, kurse shqiptarët “nuk ishin askund”.

100 vjet pasi janë shkruar këto rreshta, domosdo parashtrohet pyetja se a e dimë sot se çfarë duam? A jemi koshientë për botën që po ndryshon? A jemi modernë nëse ndjekim gjithçka pa e ditur se ku jemi nisur? A i “njohim kondidat e jetës”?

Ne, si shqiptarë, për të mos rënë në kurthin e “theorive subjektive të mendimit”, ndoshta do të kishte qenë mirë t’i përqafonim fort idetë e Ukshin Hotit, babait të “shqiptarizmës moderne”, i cili asnjëherë, në asnjë rast, në asnjë rrethanë, nuk hoqi dorë nga vetvetja, nga ajo qenie shqiptare, e cila ishte, është dhe do të jetë produkt i së kaluarës. Ai, pa ndjenjën minimale të inferioritetit, arrin ta përçojë mesazhin më sublim se “ne jemi ata që jemi, myslimanë, ortodoksë, katolikë, me shumicë myslimanë”, por se “jemi vlerë”. Madje, ai shpreh edhe vrerin ndaj intelektualëve të kohës së tij që, sikurse atëherë, edhe sot, besimin e një pjesë të shqiptarëve, të atyre të besimit islam, e shohin si hendikep për “vlerat europiane”.

I shkolluar në vitet e ’60-ta dhe ’70-ta të shekullit të kaluar, ai e kishte kuptuar qartë fenomenin transformues të botës. E kishte parë atë që edhe sot janë të paktë ata që e shohin para “hundëve të tyre”, transformimin shoqëror e gjeopolitik.

Bota joperëndimore, ajo pjesë që nuk është produkt i këtij qytetërimi, gjithmonë e ka ushqyer kompleksin e inferioritetin në vetvete duke bërë gara se kush po bëhet më “perëndimor”. Kjo ambicie e këtyre “elitave” filoperëndimore që, siç i quan me dozë të lartë kritike Orhan Pamuku, gjithmonë janë përpjekur të ndërtojnë një marrëdhënie dashurie me këtë pjesë të botës, duke u bërë snobë kulturorë. Thua se epiqendra e njerëzimit gjithmonë ka qenë vetëmse Europa, ndërsa fundi i historisë ka ndodhur po në këtë kontinent!

Është e vërtetë se mendimi kritik, racionalizmi, iluminizmi dhe shumë izma të tjerë kanë buruar nga kjo pjesë e globit, por më me rëndësi se kjo është pyetja se pse gjithë këto izma ndodhën në këtë kontinent, çfarë e shtyri “botën perëndimore” ta shpikë Iluminizmin, pse intelektualët e shekujve 18-të dhe 19-të në Perëndim bënin gara se kush po bëhet më racional e më anti-Zot, kujt i nevojitej kjo filozofi e re, a ishte besimi – në kuptimin teologjik të fjalës – pengesë për jetën në paqe në pjesën tjetër të globit në atë kohë, apo ky problem shfaqej vetëm në Perëndim, ku kisha e ndalonte dijen dhe vriste njerëzit për një “problem më të vogël”, siç është zbulimi se toka sillet rreth diellit? Pse nuk pati nevojë për iluminizëm në shekujt 7-12 kur një pjesë e globit po përjetonte ‘kohën e artë’, pse diçka që ka pasur vlerë për Perëndimin dikush edhe sot, pas dyqind vjetësh, përpiqet ta universalizojë? Cili ka qenë problemi i madh në Amerikën Latine, ta zëmë, në atë kohë apo Indo-Kina a ka pasur nevojë t’ia dijë shumë për idealizmin e Hegelit dhe teoritë e tij apo edhe për materializmin e Marksit dhe Engelsit… Pyetje të këtilla ka shumë. Mjafton që botën mos ta shohim nga dioptria perëndimore, sepse njerëzimi nuk është vetëm Londra e Parisi, por më shumë se kaq!

Është fakt se këto vlera Perëndimi me shekuj përpiqet t’i eksportojë nëpër botë, duke e paraqitur veten si “zot mbi dhé”, por kjo nuk domethënë se çdo mall mund të shitet gjithkund, qofshin ato edhe “vlerat demokratike”, që përpiqet t’i imponojë gjithandej, duke e zhvatur njerëzimin, qoftë përmes kolonializmit, qoftë përmes skllavërimit, e qoftë përmes ndërhyrjeve ushtarake si në Afganistan, Irak, Somali…

Modernizmi, si lëvizje, është vlerë intelektuale. Njëjtë siç është edhe Iluminizmi ose, bie fjala, Romantizmi dhe Renesanca. Dhe, pa dyshim, që ne si shqiptarë “jemi pjesë e kontinentit” ku janë zbërthyer këto ide. Mirëpo, jodetyrimisht janë universale. Ato janë universale në kuptimin akademik, por jo edhe praktik, ngase mendimi, si i tillë, në mënyrë viskoze ka lëvizur nëpër qytetërime të ndryshme të botës, në periudha të ndryshme, e posaçërisht në dy mijë vjetët e fundit.

“Më duhet përsëri të them se nuk kam ndonjë Orient ‘real’ të cilin do ta mbroj. Megjithatë, kam një vlerësim të lartë për fuqinë dhe dhuntitë e popujve të këtij rajoni, të cilët luftojnë për vizionin e vet se çfarë janë e çfarë duan të jenë. Ka pasur një sulm kaq masiv dhe agresiv të llogaritur kundër shoqërive të sotme arabe e myslimane për prapambetjen e tyre, për mungesën e demokracisë dhe për mohimin e të drejtave të grave, saqë ne thjesht harrojmë se nocione të tilla si moderniteti, iluminizmi dhe demokracia, nuk janë aspak koncepte të thjeshta e për të cilat jemi pajtuar të gjithë”. (Edward Said, f.12). Pra, çfarë na qenka moderniteti? Ajo që e përcakton Perëndimi?!

Dhe, vijmë te një shkrimtar tjetër, që përpiqet gjithherë ta gjejë “rrugën e artë”, atë të mesit, dhe të flasë pa komplekse: “Perëndimin e interesojnë dy gjëra: mëkati i tjetrit dhe përkryershmëria e vet, mossuksesi i tjetrit dhe suksesi i vet”. (Venko Andonovski)

E pastaj kthehemi te ne. Si jemi dhe si na shohin të tjerët? A jemi modernë apo hija e së kaluarës sonë është pjesë e asaj “nomenklature identitare” që e bartim ndër shekuj, nga Perandoria Romake, Bizantine, ajo Osmane, e pastaj komuniste, pluraliste?..

“Në këtë Ballkan ekziston edhe një pjesë e gjallë e botës islamike. Minaret e xhamive u japin Shkupit, Sarajevës, Tiranës dhe shumë qyteteve dhe fshatrave të tjera një karakter tërheqës oriental. Islami i Ballkanit, i trashëguar nga bota perandorake osmane, paraqet një komunitet të fortë, i pasur në tradita. Ai është i lidhur me Islamin e Lindjes së Afërme edhe nëpërmjet marrëdhënieve të shumta familjare.” Kështu na kanë parë në vitin 1944. (Guvernatori i Hitlerit për Ballkanin, Herman Neubacher, f. 44-45).

Prandaj çdo tentim për t’u shkëputur nga hija, përpos se është punë Sizifi, është edhe tragjikomike.

E zgjidhja?

Në vitin 1899, Ferid bej Vlora, shqiptari që më vonë u bë kryeministër në kohën e Abdulhamidit II, e që na atë kohë udhëhiqte me Vilajetin e Konjës, një krahinë jashtëzakonisht e madhe edhe në Turqinë e sotme, përafërsisht sa Shqipëria dhe Kosova bashkë, e ndjen se arsimi duhet të reformohet. Ai, si vizionar i madh që ishte, e kishte nuhatur me kohë së arsimi duhet reformuar. I vetëdijshëm se sistemi fillon të ndryshojë nga poshtë lart, sepse vetëm ashtu vendosen themelet e një “shoqërie moderne”, i mbledh mësuesit e medreseve të asaj kohe dhe i paralajmëron me këto fjalë: “S’po mundeni të ecni me hapin e kohës. Sa kemi shansin, t’i reformojmë medresetë. Unë do t’ju ndihmoj. Ndryshe do të pendoheni. Do të vijë një ditë dhe medresetë tuaja do të shkatërrohen dhe juve do t’ju nëpërkëmbin”. Por, mësuesit e kohës, as që ua kishin vënë veshin këtyre fjalëve të guvernatorit. (Ferid bej Vlora, f.138)

Një shekull e një çerek më vonë, duhet ta pyesim veten se ku jemi?

A jemi reformuar? A e dinë shkollat tona se çfarë brezash prodhojnë? A përpiqemi ta kuptojmë se sot nuk mjafton të quhemi postmodernë? A e kuptojmë se gradualisht duhet të bëhemi metamodernë, si një përpjekje për të shpëtuar nga kriza që e ka kapluar botën, si shpëtim nga skepticizmi, por edhe si shpresë se, megjithatë, do të duhet të gjejmë një rrugë për t’ia dalë në këtë kohë kur teknologjia po përmbyt çdo vlerë e teori që e kemi ditur deri më sot?

Prandaj, çdo modernizëm dhe postmodernizëm, në fund të ditës do të përfundojnë si një cikël që do të na kthejë në një fillim të ri, pa e ditur se si t’ia nisim nga e para. Njerëzimi sot ka nevojë për metamodernizëm, ku secili do ta kuptojë botën në trajtën reale që është. Do ta kuptojë se gjithë ajo që e kemi ditur nga sociologjia, psikologjia, politologjia, teknologjia, madje edhe nga interpretimi i fetarisë, do t’i nënshtrohet një debati të thellë, aq të thellë, saqë vetëm ata që do të jenë të “përmbajtur e përgatitur intelektualisht” do të mund ta rrokin thelbin e problemit. Metamodernizmi po vjen…

Shkruan: Ismail SINANI

(Editoriali i revistës “Shenja”)

BËHU PJESË E KOMUNITETIT NË VIBER…

‘Mbylle njërin SY për shumë gjëra në JETË.’
E dëgjova këtë nga një njeri i URTË dhe i MOSHUAR, që kishte kaluar nëpër stuhi e sfida të panumërta.

Fjalët e tij më mësuan një të vërtetë të thjeshtë, por të fuqishme: mos e shpërdoro energjinë tënde të çmuar për çdo gjë që has në rrugëtimin e jetës.

Jo gjithçka e meriton VËMENDJEN dhe SHQETËSIMIN tënd.

Zgjidh me kujdes ku ta përqendrosh fokusin. Gjërat e vogla, të parëndësishme, apo ato që të irritojnë, por në fund të ditës nuk kanë asnjë peshë, duhet t’i lësh pas dore.

Mbylle njërin sy dhe ec përpara.

Bota është një vend i ndërlikuar, i mbushur me padrejtësi, që mund të fillojnë brenda familjes, vazhdojnë në shoqëri apo në punë. Por mos harro:

Nuk je këtu për të korrigjuar çdo padrejtësi, për të rregulluar çdo gabim.

Nëse përpiqesh ta bësh këtë, do të harxhosh pa masë kohën dhe qetësinë tënde shpirtërore.

Ruaje paqen tënde të brendshme duke zgjedhur betejat e tua me mençuri.

Hape zemrën për gjërat që kanë vërtet rëndësi.

Dashuria, mirënjohja, mirëkuptimi dhe momentet e vogla të bukura që të ofron jeta meritojnë gjithë vëmendjen dhe përkushtimin tënd.

Le ta bëjmë së bashku këtë:

Të injorojmë të voglat dhe të parëndësishmet, që të përqendrohemi te ajo që ka vlerë dhe kuptim për një jetë më të mirë dhe një botë më progresive për të gjithë ne.

Vehbi Zeqiri/mesazhi/

Drejtësia peshore e universit
Në literaturën e historisë islame, haset dhe një ngjarje e çuditshme lidhur me sulltan Mehmet Fatihun. Në kohën e vet, ai pati urdhëruar ndërtimin e një xhamie madhështore, vepër të cilën ia kishte besuar një arkitekti bizantin tepër të aftë. Një ndër kërkesat e sulltanit ishte, që kolonat e brendshme të xhamisë të ishin prej mermeri dhe të ishin të gjata, me qëllim që xhamia të kishte një pamje luksi.

Por arkitekti në fjalë, për një shkak apo për një tjetër, i punoi kolonat më të shkurtra seç ia kishte kërkuar sulltani, pa e njoftuar këtë të fundit për ndryshimet e bëra. Kur sulltan Mehmet Fatihu e dëgjoi këtë lajm, e humbi toruan, jo vetëm për faktin se nuk ishin bërë siç i kishte kërkuar ai, por edhe sepse kolonat ishin sjellë nga vende të largëta dhe kishin kushtuar grushte me para. Në ato çaste zemërimi ai urdhëroi, që arkitektit në fjalë t`i pritej menjëherë dora dhe ashtu ndodhi. Pas pak çastesh ai u bë pishman për këtë vepër, por tashmë nuk kishte vlerë, sepse dora ishte prerë.

Nga ana e tij, arkitekti nuk e la çështjen me aq dhe nuk e uli kokën. Ai u nis menjëherë tek kadiu i Stambollit, shejh Sari Hizr Çelepi, emri i të cilit ishte përhapur në të katër anët e perandorisë osmane. Ai i rrëfeu zullumin që i kishte bërë sulltani Mehmet Fatihu dhe kërkoi të vendosej drejtësi. Kadiu nuk u luhat aspak në pranimin e kësaj padie dhe menjëherë i dërgoi fjalë sulltanit të paraqitej në gjykatë, pasi dikush nga raja (masa e popullit) kishte ngritur padi kundër tij. A nuk qëndron drejtësia mbi të gjithë njerëzit, përfshirë edhe vetë sulltanin?

Ditën e caktuar, sulltani u paraqit në gjykatë dhe shkoi u ul në një vend të përshtatshëm. Por kadiu i nderuar i foli dhe i tha: “Nuk të lejohet të ulesh lartmadhëri. Ti duhet të qëndrosh në këmbë përbri paditësit tënd”. Atëherë sulltani Mehmet Fatihu vajti dhe qëndroi në këmbë përbri paditësit bizantin dhe përballë kadiut. Menjëherë paditësi paraqiti shqetësimin dhe hallin që e kishte sjellë në gjykatë, duke paraqitur dhe provat e nevojshme, të cilat mbështesnin çështjen e tij. Kur i erdhi radha sulltanit të flasë, ai e aprovoi gjithçka që kishte thënë paditësi. Pasi palët në konflikt e kishin thënë fjalën e tyre, të gjithë sytë u drejtuan nga kadiu, i cili pasi u mendua një farë kohe, tha: “Sipas urdhrave të shenjta të sheriatit, sulltanit duhet t`i pritet dora!”

Këto fjalë ranë si rrufe në qiell të hapët për arkitektin jomysliman. Trupin e tij e pushtuan drithërimat nga ky vendim i kadiut, vendim i cili kurrë nuk i kishte vajtur në mendje më parë. Gjithçka që mund të priste nga kadiu, ishte një vendim, sipas të cilit të dëmshpërblehej financiarisht për dëmin e shkaktuar. Kurse që kadiu të vendoste prerjen e dorës së sulltan Mehmet Fatihut, çliruesit të Kostandinopojës, emri i të cilit i tmerronte të gjithë mbretërit evropianë, ishte diçka e paimagjinueshme.

Me zë të mekur dhe me fjalë që mezi i dilnin nga goja, arkitekti iu drejtua kadiut dhe i tha se tërhiqej nga padia, pasi gjithçka që dëshironte ishte një kompensim financiar e asgjë më tepër. Prerja e dorës së sulltanit nuk do i hynte në punë për asgjë. Atëherë kadiu urdhëroi, që arkitektit në fjalë t`i paguheshin dhjetë napolona floriri në ditë gjatë gjithë jetës, si kompensim për dëmin e madh që i ishte shkaktuar. Por sulltani Mehmet Fatihu urdhëroi që kjo shumë t`i dyfishohej, pra t`i paguheshin njëzet napolona në ditë gjatë gjithë jetës së tij. Këtë e bëri nga gëzimi që i shpëtoi prerjes së dorës dhe nga pendimi për ndëshkimin, që i kishte bërë arkitektit të tij bizantin.

Sulltan Mehmet Fatihu, i cili zotëronte një perandori tepër të madhe, nuk mund të refuzonte dhe të mos paraqitej para kadiut dhe vetë kadiu mesa duket nuk ndihej aspak i kërcënuar nga zbatimi i plotë i sheriatit islam. Duket qartë, që edhe popullata nuk qëndronte e heshtur ndaj padrejtësive të pushtetarëve. Të gjithë kishin të drejtë të ankoheshin tek kadiu, nëse u shkaktohej dëm prej kujtdo qoftë. Kjo e drejtë vlente edhe për nënshtetasit e huaj, madje edhe për ata të huaj që nuk ishin myslimanë. Drejtësia nuk bën dallime mes një perëndimori apo lindori, arabi apo jo arabi, myslimani apo jomyslimani.

Posti i gjykatësit në islam

Posti i gjykatësit në islam konsiderohet ndër më të fismit. Zoti thotë në Kuran: “Allahu gjykon me drejtësi”[1]

Gjykatësi konsiderohet si përfaqësues i Zotit në tokë, pasi zbaton ligjet dhe normat hyjnore. Imam Gazaliu, Zoti e mëshiroftë, thotë: “Ushtrimi siç duhet i këtij posti është më e vlefshme se xhihadi, sepse natyra e njerëzve është e prirur për padrejtësi dhe zullume dhe të paktë janë ata, që e frenojnë veten. Meqë sovrani është i angazhuar me detyra më të vështira, lipset që të merret dikush me vendosjen e drejtësisë. Nëse njerëzit e ndershëm e refuzojnë këtë post, konsiderohen gjynahqarë dhe është detyra e sovranit ta detyrojë ndonjërin prej tyre ta mbajë këtë post.

Shteti islam nxori nga gjiri i tij burra dhe gjykatës të shquar, të cilët e thoshin të vërtetën siç ishte,  të urdhëronin për mirë dhe nuk i thyenin ligjet e Krijuesit për tu bërë ndere krijesave. Njerëz të tillë i nevojiten sot umetit mysliman. Nuk ka moral dhe vlerë më emergjente për umetin mysliman sot, siç është ajo e drejtësisë, barazisë dhe mos shkeljes së ligjeve të Zotit për hir të sovranit tokësor. Me të tillë syresh mbahet në këmbë njerëzimi, përparon jeta dhe merr vlerë e vërteta”.

Ajeti i drejtësisë dhe vlerave hyjnore

“O besimtarë! Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të Allahut, qoftë edhe kundër jush ose kundër prindërve dhe të afërmve tuaj. Qoftë i pasur ose i varfër ai, Allahu është për ata vlerësuesi më i drejtë. Dhe mos shkoni pas epsheve tuaja e të shtrembëroni drejtësinë! Nëse ju ngatërroni dëshminë ose i shmangeni asaj, vërtet që Allahu e di se çfarë bëni ju”[2]

Ky ajet përmban një sërë urdhëresash dhe porosish hyjnore, të cilat duhet t`i kemi parasysh:

1 – Vendosja e drejtësisë, duke mos devijuar as majtas dhe as djathtas. Në rrugën e vendosjes së drejtësisë nuk ka përse të kihet frikë nga askush. Myslimanët duhet të jenë bashkëpunues, ndërveprues, mbështetës të njëri-tjetrit dhe kontribues të kësaj çështjeje.

2 – Sinqeriteti në dhënien e dëshmisë për hatër të Zotit “duke dëshmuar në emër të Allahut”. Vetëm kur bëhet për hatër të Zotit, ajo është e drejtë dhe e vërtetë, larg manipulimeve, spekulimeve dhe fshehtësisë.

3 – Dëshmia e drejtë, edhe nëse ajo nuk është në favorin tënd. Nëse pyetesh për një çështje, shprehu drejt, edhe nëse dëmtohesh në këtë rast. Mos harro se Zoti nuk është i pavëmendshëm dhe dije, se Ai do të të japë zgjidhje.

4 – Dëshmia e drejtë, edhe nëse dëmtohen të afërmit dhe gjaku yt. Në raste të tilla mos mendo vetëm për interesin e njerëzve të tu, por thuaje të drejtën sido që të jetë ajo. Drejtësia është gjykatësi i të gjithëve dhe ajo gëzon prioritet mbi këdo. Zoti thotë për këtë gjë:” qoftë edhe kundër jush ose kundër prindërve dhe të afërmve tuaj”.

5 – Paralajmërim për manipulim të dëshmisë, nga dëshira për tu pasuruar ose nga frika e fukarallëkut. “Qoftë i pasur ose i varfër ai, Allahu është vlerësuesi më i drejtë për ata”.

Pra, mos hapni sytë nga pasuria e tij dhe të dëshmoni në favor të këtij personi. Këtë mos e bëni as nga keqardhja dhe as nga gjendja e tij e mjeruar. Zoti është Ai, që e di më mirë gjendjen e tyre dhe është Ai që i merr në patronazh.

6 – Paralajmërim nga rendja pas epsheve dhe pasioneve. “Dhe mos shkoni pas epsheve tuaja e të shtrembëroni drejtësinë!”

Pra fanatizmi dhe urrejtja nuk duhet të bëhet shkak, që të hiqni dorë nga drejtësia mes jush. Myslimani duhet t`i përmbahet drejtësisë sido qoftë situata dhe rrethanat. “Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë dhe frikësojuni Allahut!”[3]

Me këtë rast, vlen të përmendim dhe thënien e Abdullah ibnu Revaha, kur Profeti (a.s) e dërgoi në Hajber për të inspektuar të vjelat dhe palmat e hebrenjve. Me të mbërritur, hebrenjtë i ofruan ryshfete, me qëllim që në raportin që do i dërgonte Profetit (a.s) të shkruante më pak. Por ai ua ktheu: ”Po vij nga njeriu më i dashur për mua mbi faqen e tokës, ndërkohë që juve u urrej më shumë se ç`mund të urrej një kope derrash dhe majmunësh. Megjithatë, dashuria që kam për Profetin (a.s) dhe urrejtja që kam për ju, nuk më shtyn të tregohem i padrejtë me ju”. Ata i thanë:”Është kjo ajo që mban në këmbë qiejt dhe tokën”.

7 – Paralajmërim për ndryshim të dëshmisë. Zoti thotë në Kuran: ”Nëse ju ngatërroni dëshminë ose i shmangeni asaj, vërtet që Allahu e di se çfarë bëni ju”.

Kanë thënë rreth drejtësisë:

Omer ibn Abdul Aziz e pyeti Muhamed ibnu Kab El-Kuredhij: ”Ma përshkruaj drejtësinë!” Ai iu përgjigj:”Me çdo mysliman që është më i madh në moshë se ti, sillu sikur të ishe djali i tij. Me çdo mysliman më të vogël në moshë, sillu sikur të ishe prindi i tij. Me moshatarët e tu, sillu sikur të ishe vëllai i tyre. Kriminelët ndëshkoji sipas krimit të vërë. Kurrë mos ia lejo vetes të godasësh një mysliman me kamxhik, për të shfryrë një urrejtje dhe mllef të akumuluar, pasi një akt i tillë të shpie në zjarr”.

Imam Ibn Tejmije, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: ”Drejtësia është boshti i çdo gjëje. Nëse jeta e dikujt bazohet tek drejtësia, ajo do të jetë e suksesshme edhe nëse ky person e ka depozitën e ahiretit të boshatisur. Në të kundërt, nëse ai nuk e respekton drejtësinë, jeta e tij nuk do të jetë e suksesshme, edhe pse depozita e ahiretit mund ta shpëtojë atë nga zjarri”.

Në një thënie tjetër, ai shton: ”Drejtësia është e kërkuar prej çdo njeriu në çdo rrethanë dhe situatë. Sakaq, padrejtësia është e ndaluar dhe nuk mund të lejohet sido që të jenë rrethanat”.

Një i mençur thotë: ”Kush sprovohet me postin e kadiut, le të respektojë drejtësinë mes njerëzve, si në fjalët, sinjalet dhe vendin ku ulen. Ai nuk duhet t`i bërtasë njërës nga palët, përderisa nuk i bërtet edhe palës tjetër”.

Transmeton imam Shabij, se Omer ibn Hattabi (r.a) bleu një ditë një kalë. Pastaj ai i hipi kalit, që t’I  tregojë njerëzve përreth fuqinë dhe hovin e tij. Por gjatë vrapit pikasi një defekt tek kali i sapo blerë. Menjëherë ai u kthye tek shitësi dhe i tha: ”Merre kalin se është me probleme!” Shitësi ia ktheu: ”Kur e more prej meje nuk e kishte këtë defekt.” Omeri i tha:”Le të shkojmë tek dikush, që do na e ndajë këtë çështje.” Mirë – i tha shitësi – le të shkojmë tek Shurejhu.

Pasi ia parashtruan çështjen, Shurejhu i tha Omerit: “O Prijës i Besimtarëve! Merri paratë që bleve kalin dhe ktheje kalin në të njëjtën gjendje që e more!”

Omeri i tha: ”Gjykata dhe drejtësia nuk mund të jetë veçse kështu. Nisu që tani për në Kufe, pasi të kam emëruar gjykatës për ata njerëz!” Kjo, edhe pse ishte dita e parë që takohej me Shurejhun”.

Ata që respektojnë drejtësinë në gjykimet e tyre, kanë sihariq nga vetë i dërguari i Zotit, i cili thotë: ”Ata që kanë respektuar drejtësinë, Ditën e Kiametit do të vendosen mbi podiume drite, në të djathtën e të Gjithëmëshirshmit, duart e të cilit janë të dyja të djathta. Këta njerëz, janë ata që respektojnë drejtësinë në gjykimet e tyre, tek familjet dhe vartësit”[4]

Drejtësia është boshti i jetës dhe i fesë, ajo është shkak i mbarësisë së njerëzve dhe shteteve, mbi të bazohen qiejt dhe toka. Ajo afron zemrat dhe pajton hasmit, ajo shton dhembshurinë dhe dashurinë larg urrejtjes dhe neverisë. Zoti e ka caktuar si kriter për ruajtjen e të drejtave, për vlerësimin e njerëzve dhe të veprave. Ajo është peshorja, e cila peshon drejt. Kushdo që synon ta manipulojë dhe të spekulojë me të, e ka ekspozuar fenë ndaj rrezikut, vendin ndaj dekadencës, dinjitetin ndaj poshtërimit. Gjithçka që është bazuar tek drejtësia dhe ka funksionuar sipas saj, ka siguruar vazhdimësinë dhe i ka shpëtuar dekadencës.

Autor: Ahmed Zehran/mesazhi/

[1] – Sure Gafir: 20.

[2] – Sure Nisa: 135.

[3] – Sure Maide: 8.

[4] – Muslimi.

Këtë vit po e filloj me këto fjalë të meçme:
1- Një bisedë me një të mençur është më mirë se 10 vjet lexim të librave.

Henry Wadsworth Longfellow

2- Korrupsioni i gjyqësorit çon në fundin e shteteve.

Ibn Halduni

3- Nëse doni të mposhtni ankthin dhe të filloni të jetoni, numëroni bekimet e Zotit mbi ju në vend që të numëroni problemet tuaja.

Dale Carnegie

4- Të jesh i sinqertë do të thotë të jesh armik i të gjithëve.

Gibran Khalil Gibran

5- Është e nevojshme të kesh dëshiruar vdekjen për të ditur vlerën e jetës.

Winston Churchill

6- Mirësia e fjalëve krijon besim, mirësia e të menduarit zgjidh vështirësi dhe mirësia e të dhuruarit krijon dashuri!

Lao Ce

7- Nuk di mëkat më të madh sesa të persekutosh një të pafajshëm në emër të fesë.

Mahatma Gandhi

8- Shpesh fjalët që keni frikë të thoni janë fjalët që duhen thënë!

George Bernard Shaw

8- Një ditë pa të qeshur është një ditë e humbur!

Charlie Chaplin

9- Askush nuk mund të të zë pritë, përveç atyre që i njohin mirë lëvizjet e tua, mos i thuaj askujt atë që po mendon të mbërrish i sigurt!

‎10- Nuk do ta respektoj botën për sa kohë të ketë një fëmijë me sy të thyer.

Guevara

Eklips moral
Jam rritur me idenë që ne si popull posedojmë vlera dhe virtyte, e cilësi tjetër karakterizuese jona është se nën kontekstin e tyre jemi shumë unikë. Nuk u deshën shumë vite pas fëmijërisë sime të hershme kur këto bindje filluan të pësonin lëkundjet e para. Një gjë e tillë ndodhi kur para syve të mi pash trajtim jo të dinjitetshëm të një prindi nga fëmija i tij, kur elemente të pakëndshme në sjellje dhe në gjeste i gjeta te një fëmijë, i cili i përkiste një familjeje të fisshme, si dhe kur shitësi i byrekëve para shkollës rriti çmimin e byrekut dhe minimizoi sasinë e gjizës në të.

Sot të gjitha këto po i rendis pa i përjetuar shumë, por dikur i kam vuajtur me të vërtetë. Arsyeja pse qëndronte pas brengës tjetër që kisha ndërkohë: Pse masa nuk reagon ndaj këtyre elementeve të pahijshme?

Të gjitha këto i konsideroja në divergjencë me imazhin që kisha unë ose që në realitet duhej të kishte shoqëria jonë. Fakti që sot këto devijime po i rendis kollaj më dhemb akoma më shumë, nga ato ditë kam përjetuar dhe pa diskutim do të përjetojë edhe të tjera shumë më të rënda. Andaj ato të shkuarat mbeten vogëlsira e zhgënjimi i kapërcen limitet. Pra, ka kohë që nuk mendoj më se jemi unikë, përkundrazi, ne jemi kopjacë të përkryer. Këtu sado që të përpiqem të gjej një cilësi të mirë tonën, si p.sh. këtë kopjim ta quaj “Shkathtësi për t’u përshtatur”, në këtë vorbull marramendëse, përsëri mendja e shëndoshë më tërheq vërejtje: – “Po i thërret derrit dajë” – më thotë.

E thjeshtë është arsyeja pas saj:

Kopjojmë veshjet e të tjerëve, shesim tonat. Njoh njerëz të cilët shitën sexhadet e katragjyshërve për të blerë një tapet, të cilit i doli boja për dy muaj. Kjo u bë nën pretekstin se sexhadja nuk është më “in”. U shit xhubleta e stërgjyshes dhe veç të tjerash me të u ble një minifund, i cili aspak nuk i kishte hije stërmbesës së asaj fisnikeje. U shitën tespitë e gjyshit nga qelibari, me të cilat ai me shumë bindje e me zemër bënte dhikër dhe me to u blenë një pale gota të bukura, të cilat u përdorën për të shërbyer raki. U thye sharkia dhe u kompensua me një zë shurdhues, i cili dilte nga një fytyrë e shpërfytyruar nga botoksi dhe nga një trup minimumi 75% lakuriq.

Martesa e humbi jo vetëm kuptimin, por edhe funksionin e saj. Kjo çështje degradoi kaq shumë sa nuk dihet më kush është nusja dhe kush është dhëndri. E ky degradim arriti kulmin kur na u hodh ideja e të bërit fëmijë në mungesë të prindit mashkull. Kjo vërtet quhet paturpësi! Sa i madh është ky term, po aq i vogël më duket për ta definuar një çmenduri të këtij lloji.

A të themi diçka për shëndetin?!

Të flasim për shëndetin në ditët e sotme është njësoj sikur të rrahim ujë në havan. E kemi shndërruar në abstrakt konceptin “shëndet”. Mjedisi në të cilin jetojmë është determinant për statusin tonë shëndetësor duke shkatërruar këtë të parin, automatikisht të njëjtën gjë kemi bërë edhe me këtë të fundit.

Si të flasim për shëndet kur të gjitha kyçet dhe pjesët e trupit ekspozohen ndaj të ftohtit periodikisht? Si të flasim për shëndet kur biem të flemë në tre të mëngjesit dhe zgjohemi në tre të pasdites? Si të flasim për shëndet kur shoqëria jonë ka tre elemente bazë të konsumit: kafe, duhan dhe pije energjike?

Si të flasim për shëndet kur fëmijët tanë vazhdimisht konsumojnë noodles, chokocream dhe fast food? Një gjë e tillë bëhet sepse mamatë janë në kafene me shoqet, duke bërë scroll në telefon ose sapo kanë rregulluar thonjtë dhe nuk mund të punojnë asgjë me duar. Në këto konditat e fundit ndoshta është më mirë të hanë noodles, sepse sigurisht aty ka më pak mikroorganizma të dëmshëm sesa në thonjtë e mamasë.

Ekonomia

Gjendja jonë në aspektin ekonomik na shpjegon qartë arsyen pse ekonomia dikur është quajtur “Ekonomia politike”. Ekonomistët e aftë, me anë të politikave ekonomike nuk na i zgjidhin dot problemet e kësaj sfere.

Çfarë më shqetëson më shumë është një kontradiksion në rrafshin e konkretes dhe të përditshmërisë. Në asnjë vend të botës nuk ka kaq shumë ankesa mbi nivelin ekonomik sa këtu te ne, por në të njëjtën kohë jemi ndër vendet e pakta në botë që nuk ia mohojmë vetes luksin e të bërit pushime sa herë të na teket, luksin e të ngrënit në restorante luksoze, si dhe luksin e të veshurit sipas një standardi mbi mesataren. E po ashtu nuk ia mohojmë vetes të bërit “outogol” duke u blerë fëmijëve që në moshën 5-vjeçare iphonat më të fundit. Pikërisht këtu qëndron paradoksi, pjesa e parë e paragrafit nuk korrespondon me të dytën.

Dy arsye e justifikojnë këtë mospërputhje:

1. Ne si popull (në një masë të gjerë, jo të gjithë) nuk dimë të vendosim prioritete e për rrjedhojë gjërat sekondare i nxjerrim në fillim dhe anasjelltas.

2. Na mungon ndërgjegjja ta pranojmë ose sinqerisht ta deklarojmë realitetin, po ashtu kemi tendencën vetëm të ankohemi, zakonisht pa baza konkrete.

Arsimi

Numri i shkollave të pa licencuara është aq i madh, sa më askujt nuk i intereson një fenomen i tillë. Sistemi ka dalë totalisht nga kontrolli. Ata të cilët mbase do të mund të paktën ta vinin në dukje këtë gjë janë të zënë duke tentuar të gjejnë mënyrën më të lehtë dhe më të shpejtë për të vjedhur sa më shumë. Të gjithë janë të vetëdijshëm, niveli i arsimit është zero, diplomat janë njësoj të vlefshme për shkak se të gjitha janë të pavlefshme në të vërtetë. Diploma jote e marrë nga fakultete të pa licencuara, sigurisht, diku edhe është më “e denjë” se një diplomë e ardhur si rezultat i përpjekjeve serioze dhe netëve pa gjumë mbi libra.

E konsekuenca më e rëndë e kësaj të fundit është një ndër sëmundjet moderne: depresioni. Kështu ia kemi vënë emrin, edhe këtë e kemi kopjuar. E kopjuar dhe e vetëshkaktuar me vetëdëshirë, sepse kemi pranuar të pamoralshmen nga e moralshmja, të ligën nga e mira, të padrejtën nga e drejta. E thënë ndryshe, ia kemi krijuar vetes rehatinë për ta shijuar depresionin e shkaktuar pikërisht prej nesh.

Profesioni

Të gjithë synojnë të duken profesionalë në një sferë të caktuar. Në një kontakt të shkurtër me ta kupton që ky profesionalizëm në fakt është pseudoprofesionalizëm, për shkak se është sipërfaqësor, nuk shkon më larg se në dukje. Pra imazhi venitet, sepse “lustrat” pa kallaj nuk janë rezistente në kohë – thotë populli. Si mund të denjojmë të flasim për profesionalizëm kur kriteri për të zënë një pozicion në të cilin duhet ta manifestojmë këtë profesionalizëm nuk është më kriter, nuk i plotëson kushtet për të qenë i tillë. Kuptimi i fjalës kriter është parim ose normë në bazë të të cilit jepet një gjykim i caktuar. Për sa kohë një femër dy metra me linja të theksuara, por me CV bosh ka prioritet ndaj një tjetre me fizionomi të pranueshme ama me CV mbresëlënëse, unë nuk shoh aty as parim, as normë, përkundrazi. Pa pikë diskutimi përzgjedhja e individëve të tillë nuk bëhet për hir të kontributit që individi në fjalë mund të japë tek institucioni. Përfitime sa djallëzore, po aq edhe shtazarake janë në diskutim në këtë mes, të cilat për fat të keq janë të pranishme kudo. Një gjë e tillë është aq e përhapur, por edhe lehtësisht e lexueshme nga kushdo, prandaj të rinjtë e të rejat tona në vend se të investojnë në formimin e një bagazhi njohurish, vlerash dhe parimesh, ata preferojnë të investojnë në muskuj, linja dhe lëkurë.

Kur kam qenë e vogël, libri “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” ishte i preferuari im. Tashmë nuk është i tillë, sepse në çdo rresht e shkronjë e shoh të projektuar në të gjitha institucionet publike ose private. Kaq të shumtë janë në numër personat si Shoku Z, saqë nuk ia vlen, por edhe nëse ia vlen nuk do të mundemi më t’i numërojmë as t’i dënojmë.

Edhe sikur – kush t’i dënojë?!

Një gjyqtar i korruptuar, i cili nuk di se sa vila posedon në tërësi ose një polic, i cili korruptohet me 5 euro. Lind pyetja: Si t’ia bëjmë të kthehemi aty ku duhet? Ku është ajo “ku duhet”? A ka më persona, të cilët me të vërtetë dinë ta vlerësojnë një gjë të tillë, ose e dinë atë “ku duhet”? Apo interesi për atje ku duhet ka rënë, sepse në këto kohë trazirash, manipulimi, mashtrimi janë më të thjeshtë për t›u ushtruar edhe në rast ushtrimi nuk konsiderohen e nuk gjykohen më si vepra të shëmtuara.

Sido që të jetë, edhe pse të paktë në numër, të lodhur e të dërrmuar duke luftuar me tiranitë e pafundme të kësaj epoke turpëruese për ne akoma ka perona, të cilët e dinë ku gjendet ajo “ku duhet”.

Atje ku përvoja ka treguar. Një familje me dy prindër, me fëmijë, të cilët ngjizen në mënyrë natyrale. Të paktën kaq origjinalë mund të jemi, edhe nëse nuk mundemi t’i ofrojmë më shumë shoqërisë sonë, aktualisht – e mjerë.

Mr. Vaxhide Spahiu

Dituria Islame 407/islamgjakova/