Një bujk i cili rregullisht merrte vendin e parë në panairin lokal, e kishte traditë që farën më të mirë të grurit t’ua jepte njerëzve të rrethit.
Në pyetjen përse vepron ashtu, u përgjigj:
“Është çështje interesi. Era bart polenin nga një arë në tjetrën. Sikur fqinjët e mi të kenë grurë të cilësisë së ulët, fryrjet e erërave do të ndikonin në zvogëlimin e cilësisë së të ardhurave të mia. Ja kjo është arsyeja përse dëshiroj që edhe fqinjët e mi të kenë farë cilësore gruri.”
URTËSIA
Çfarë u japim të tjerëve, i japim vetes.
Është e pamundur t’ju ndihmojmë të tjerëve, dhe njëkohësisht të mos ndihmojmë veten; ashtu siç është e pamundur të dëmtojmë të tjerët dhe njëkohësisht të mos dëmtojmë veten.
“Allahu i Madhëruar në Ditën e Gjykimit do të thotë: ‘Ku janë ata që janë dashur në emër të Madhërisë Sime? Sot do t’i vendos nën hijen Time, në ditën ku nuk do të ketë hije (mbrojtje) tjetër përveç hijes Sime.’” [Hadith]
Përshati: Lutfi Muaremi