Të Fundit
Cilat janë nevojat e përgjithshme të të gjithë njerëzve?

Cilat janë nevojat e përgjithshme të të gjithë njerëzve?

A nuk janë ngrënia, pirja, martesa dhe siguria?!
Pyetje:
Përderisa janë të tilla dhe konsensuale mes njerëzve.. pse të mos arrihen?
Përgjigje:
Janë dy gjëra qe pengojnë realizimin:
1- Sepse shumica e njerëzve i ndjejnë këto nevojat për veten e tyre, por jo edhe për gjithë të tjerët.
2- Sepse disa njerëz shohin se kanë nevoja shtesë, siç është të qenit dominues dhe kryelartë në tokë!
Sikur të gjithë njerëzit do të mjaftoheshin me nevojat e tyre themelore dhe të zakonshme, ata të gjithë do të jetonin në paqe.
Por, dashuria për kryelartësi, egoizëm dhe sundim të tjetrit janë nevoja djallëzore që iu shtohen atyre, dhe si rezultat i tyre, kemi pastaj gjithë këtë korrupsion dhe fesad në tokë, duke filluar nga vrasjet, vjedhjet, zilia dhe gjithçka tjetër e keqe.
Fshini këto nevoja djallëzore dhe shikoni pastaj si do ishin njerëzit!
Kryelartësinë dhe dominimin
Shejtani ua zbukuroi ato njerëzve dhe i bindi në to, duke i larguar nga shpallja – me gënjeshtër – dhe nga realiteti – me rezultate duke i mbjell ato në zemrat e njerëzve, për pasoj ata po shkatërrojnë njëri-tjetrin.
Braktisni ato në të gjithë botën, shihni pastaj rezultatet!
Imagjinoni teorikisht një lagje të vogël … një lagje të vogël në të cilën të gjithë njerëzit, fetë dhe grupet shoqërore, janë të kënaqur me nevojat themelore. Paramendoni sikur kjo lagje e vogël të përfshinte lagjet afër saj, pastaj gjithë atdheun, rajonin dhe gjithë botën.
Kështu do vinte dita, kur do të habiteshim pse zihen njerëzit?

Nga: Hassan Farhan
Perkthim/mesazhi.com