Veshi po na vritet përditë me lajme pafund nga kronika, socialja, investigativja, kultura, politika, etj. Mediet janë të mbingopura nga lajmet për çdo gjë që ndodh. Por në fakt a përbën çdo gjë që transmetohet lajm? A përbën çdo informacion lajm dhe a i shërben interesit të publikut çdo informacion që transmetohet? Fatkeqësi njerëzore ka përditë nga aksidentet, kriminaliteti, shkaqe natyrale dhe rrjedhimisht media gjen hapësirë për çdo gjë, duke rritur dhimbjen e familjeve të përfshira nga këto fatkeqësi. Media. me atë që prezanton, kthen çdo gjë, pavarësisht personazheve të përfshirë në të, pavarësisht se sa ndikim dhe interes ka për opinionin publik, apo se sa ndikon për audiencën ky zhvillim, në lajm të nevojshëm dhe të domosdoshëm për t’u dhënë. Informacioni nuk është i barabartë me lajmin, jo çdo gjë që ndodh duhet të zërë vend në media, pasi pjesa e mbulimit me informacion për çdo gjë, tashmë është ezauruar. Në këtë plan është duke u sakrifikuar dhe zvogëluar, mundësia dhe hapësira e transmetimeve dhe e shkrimeve cilësore dhe me rëndësi jetike.
Media hera-herës rrezikon të bëhet shkelësja më e madhe e etikës dhe e profesionalizmit. Ajo hedh dritë, shpeshherë padrejtësisht, në jetën personale të njerëzve. Si mund të flasësh me emra të plotë, kur përfshihen në krime apo pre të tyre të mitur? Si mund të trajtohen njerëzit si kavje eksperimenti nëpër emisionet televizive, në emër të risisë apo të të bërit të gjerave ndryshe, vetëm se mendohet se pëlqehet nga audienca, që e sheh median si diçka me të cilën shtyn kohën, por minimalisht edukuese. Në fakt, pjesën më të madhe të audiencës shqiptare, e tërheqin më tepër antivlerat në sjellje. Ne si audiencë, ngazëllehemi dhe kënaqemi, kur emisione satirike tallen apo ironizojnë mbi fenomenet negative të shoqërisë tonë. Si mund të kënaqesh si shikues, në një emision humori, me gjërat e këqija të shoqërisë, për hir të zbavitjes, kur mund të rehabilitosh dhe përmirësosh shoqërinë, duke paraqitur tematika të tjera, të gjërave që transmeton dhe shkruan media?! Këto emisione mundohen, me të qeshur, duke cituar indirekt, se këta jeni ju dhe të tillë do të mbeteni. Problemet dhe mangësitë shqetësuese të shoqërisë, nuk na shtyjnë drejt ndryshimit por thjesht dhe vetëm i bëjnë njerëzit të shkrihen buzagaz, për negativizmat dhe mendjelehtësinë, me të cilën e shohin dhe i etiketojnë ato.
A do ta kemi ndonjëherë privilegjin e ruajtjes fort të interesit të publikut, duke respektuar ekstremisht etikën medietike? Drejtuesit e medieve duhet të hedhin vështrimin edhe në zbulimin e njerëzve të spikatur, qe kane kapacitetet e duhura për të zbërthyer ngjarjet dhe fenomenet, që përbëjnë realisht lajm. Tanimë media nuk po duket fort sensibilizuese, por si pjesë e rrymës, jo të diferencëbërjes, mbi mëshimin e fortë mbi të vërtetën e domosdoshme që t`ia imponojë atë fuqishëm dhe me shumë forcë audiencës. Pjesa më e madhe e këtyre pyetjeve do të mbeten pyetje retorike, përderisa zëri im ndoshta nuk depërton aty ku duhet dhe aq sa duhet. Një zë nuk dëgjohet ndonëse jehon dhe trumbeton, dy zëra bëjnë të lëvizin gjërat, mbi 10 apo 20 zëra tentojnë të bindin dhe ndërgjegjësojnë, që rruga e ndryshimit ka vetëm një kah.
{Veshi po na vritet përditë me lajme pafund nga kronika, socialja, investigativja, kultura, politika, etj. Mediet janë të mbingopura nga lajmet për çdo gjë që ndodh. Por në fakt a përbën çdo gjë që transmetohet lajm? A përbën çdo informacion lajm dhe a i shërben interesit të publikut çdo informacion që transmetohet? Fatkeqësi njerëzore ka përditë nga aksidentet, kriminaliteti, shkaqe natyrale dhe rrjedhimisht media gjen hapësirë për çdo gjë, duke rritur dhimbjen e familjeve të përfshira nga këto fatkeqësi. Media. me atë që prezanton, kthen çdo gjë, pavarësisht personazheve të përfshirë në të, pavarësisht se sa ndikim dhe interes ka për opinionin publik, apo se sa ndikon për audiencën ky zhvillim, në lajm të nevojshëm dhe të domosdoshëm për t’u dhënë. Informacioni nuk është i barabartë me lajmin, jo çdo gjë që ndodh duhet të zërë vend në media, pasi pjesa e mbulimit me informacion për çdo gjë, tashmë është ezauruar. Në këtë plan është duke u sakrifikuar dhe zvogëluar, mundësia dhe hapësira e transmetimeve dhe e shkrimeve cilësore dhe me rëndësi jetike.
Media hera-herës rrezikon të bëhet shkelësja më e madhe e etikës dhe e profesionalizmit. Ajo hedh dritë, shpeshherë padrejtësisht, në jetën personale të njerëzve. Si mund të flasësh me emra të plotë, kur përfshihen në krime apo pre të tyre të mitur? Si mund të trajtohen njerëzit si kavje eksperimenti nëpër emisionet televizive, në emër të risisë apo të të bërit të gjerave ndryshe, vetëm se mendohet se pëlqehet nga audienca, që e sheh median si diçka me të cilën shtyn kohën, por minimalisht edukuese. Në fakt, pjesën më të madhe të audiencës shqiptare, e tërheqin më tepër antivlerat në sjellje. Ne si audiencë, ngazëllehemi dhe kënaqemi, kur emisione satirike tallen apo ironizojnë mbi fenomenet negative të shoqërisë tonë. Si mund të kënaqesh si shikues, në një emision humori, me gjërat e këqija të shoqërisë, për hir të zbavitjes, kur mund të rehabilitosh dhe përmirësosh shoqërinë, duke paraqitur tematika të tjera, të gjërave që transmeton dhe shkruan media?! Këto emisione mundohen, me të qeshur, duke cituar indirekt, se këta jeni ju dhe të tillë do të mbeteni. Problemet dhe mangësitë shqetësuese të shoqërisë, nuk na shtyjnë drejt ndryshimit por thjesht dhe vetëm i bëjnë njerëzit të shkrihen buzagaz, për negativizmat dhe mendjelehtësinë, me të cilën e shohin dhe i etiketojnë ato.
A do ta kemi ndonjëherë privilegjin e ruajtjes fort të interesit të publikut, duke respektuar ekstremisht etikën medietike? Drejtuesit e medieve duhet të hedhin vështrimin edhe në zbulimin e njerëzve të spikatur, qe kane kapacitetet e duhura për të zbërthyer ngjarjet dhe fenomenet, që përbëjnë realisht lajm. Tanimë media nuk po duket fort sensibilizuese, por si pjesë e rrymës, jo të diferencëbërjes, mbi mëshimin e fortë mbi të vërtetën e domosdoshme që t`ia imponojë atë fuqishëm dhe me shumë forcë audiencës. Pjesa më e madhe e këtyre pyetjeve do të mbeten pyetje retorike, përderisa zëri im ndoshta nuk depërton aty ku duhet dhe aq sa duhet. Një zë nuk dëgjohet ndonëse jehon dhe trumbeton, dy zëra bëjnë të lëvizin gjërat, mbi 10 apo 20 zëra tentojnë të bindin dhe ndërgjegjësojnë, që rruga e ndryshimit ka vetëm një kah.
Erion Muça {www.shekulli.com.al/}