Zoti i Madhërishëm krijoi kombet, dhe qëllimin e krijimit të tyre e përshkroi në fjalët e Tij fisnike duke thënë “ O ju njerëz vërtetë ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre, e ju bëmë popuj dhe fise, që të njiheni mes vete. Vërtetet te Zoti më fisniku është ai që tregon devotshmëri…( El’Huxhurat 13)”. Së bashku me kombet Zoti i Madhërishëm krijoi edhe gjuhët. Kombet i krijoi të ndryshme, racat të ndryshme, gjuhët e ndryshme dhe kulturat e ndryshme. Allahu i Madhërishëm po ashtu na bënë me dije se sikur Ai të donte do ta krijonte veq një popull, por ndryshueshmëria në kombe, gjuhë, racë e kultura, shtoi ngjyrat e bukura të kreaturës së Allahut të Madhërishëm.
Zoti i Madhërishëm, më ngjyrësin e bukur të shumë gjuhëve, i la edhe shkronjat si vegla t’folmes e t’shkruarit. Me këto vegla të bukura ( shkronjat), kombeve e fiseve ju dha mundësia e komunikimit duke respektuar ndryshueshmërin në gjuhë, kombe e kultura. Këto parime të vendosura nga Zoti i Madhërishëm, në kohët e sotshme duhet ti shërbejnë njerëzimit për ti vënë urat e komunikimit, bashkëpunimit, mirëkuptimit e paqes. Sot bota, përmes gjuhës, shkrimit e t’folmes duhet të nxit debatin konstruktiv, progresiv dhe mirëkuptues duke respektuar ndryshueshmërinë. Kombet e popujt sot këto mekanizma komunikimi duhet ti vëjnë në funksion të formimit të vullnetit të mirë për njerëzimin dhe devotshmërisë për njeriun.
Përderisa jemi në ditët kur për krejt rruzullin tokësor më shumë se kurr kemi nevojë për komunikimin dhe dialogun ndërnjerëzor përmes elementit shkronjë, kujtojmë ditën e abetares, përkatësisht kongresin e Manastirit ( 1908). Kombi shqiptar sot rikujton alfabetin shqip. Alfabet që ka synuar forcimin e kombit tonë dhe formimin e kuluturës sonë gjuhësore të nisur nga dijetarët dhe atdhetarët shqiptar!
Idetë komuniste dhe roli i tyre destruktiv për të kaluarën tonë kombëtare e fetare ka ndikuar në fshehjen e shumë të vërtetave për rolin e atdhetarëve fetar për kombin shqiptar. Kësaj metode për fshehjen e kontributit kombëtar të elitave fetare-islame ju bashkuan edhe idetë laike kundër islame, duke synuar në vazhdimësi të fshehin vlerat dhe kontributet e mëdha të dijetarëve tonë në themelet e shtetit shqiptar.
Abetarja e gjuhës shqipe, ishte arritje e dijetarëve Islam edhe para 1908. Hasan Tahsini, shkencëtari shqiptar, dijetari Islam dhe studiuesi i shkencave lindore e perëndimore qysh 50 vite para kongresit të Manastirit ka shkruar Abetaren e parë shqipe. Hoxhë Hasan Tahsini, librin për mësimin e gjuhës shqipe e paraqiti përmes “Alfabetit të gjuhës shqipe” ( 1874).
Po i këtij kontributi ishte edhe Naum Veqilharxhi me propozimin e tij “Evëtar” i vitit 1844. Përderisa ky i dyti përmendet më shpesh, Hoxhë Hasan Tahsini, përmendet shumë rrallë!
Libri prej të cilit mësohen shkronjat shqipe, e njohur si “Abetare”, sipas rënditjes së shkronjava, na mëson se metoda e shkrimit të Abetares, ka rrjedh nga alfabeti i Kur’anit, përkatësisht, nga shkronjat e para të njohura si; A ( Alif-Elif), B ( Ba-Be) dhe T ( Ta-Taun)- Abetare. Këto janë tre shkronjat e para të alfabetit të Kur’anit e që u nis edhe abetare’ja shqip. Në ndërkohe disa janë përpjek që alfabetin ta emërtojnë edhe si “Abeceja shqip” por ky emërtim kurr nuk u përhap aq sa emërtimi “Abetare”.
Abetarja shqipe, ju nënshtrua nëpër histori edhe ndryshimeve. Fillimisht abetaret e të parëve tonë, krenar me identitetin tonë fetar e kombëtar, sqarimin e shkronjave e zhvillonin përmes shenjave të indetitetit tonë kombëtar. Si shprehje e saj veçojmë; kur mësohej shkronja Xh, sinonimi i kësaj shkronje ishte “Xhamia”, e te shkronja “Q” mësohej nëna Qamile, një grua fisnike me shami, simbol i rezistencës. Shembuj të tillë ka edhe shumë. Ndërsa sot abetares, i janë ndryshuar këto shenja të fuqishme identitare, dhe i janë mvesh simbole kishtare duke përjashtuar qëllimshëm shenjat kombëtare Islame.
Shkronjën shqipe, nga studiuesit komunist e laik, gjithëmon u përpjeken ta paraqesin edhe si një luft kundër Osmane. Gjuha shqipe brenda komunitetit të gjërë Osman, është synuar në vazhdimësi të jetë një shenjë e fuqishmë e kombit tonë, aq sa edhe gjuhët e tjera brenda këtij komuniteti të gjerë Osman.
Hafiz Ali Korça, e paraqet në mënyrën më të mirë këtë fakt, duke qenë vetë ai shtyllë e fuqishme e kësaj kauze, duke thënë “ Ne muslimanët, si shkronjat arabe ashtu edhe shkronjat kombëtare (shqipe) i shenjtërojmë. Sepse me shkronjat arabe stilografike mësojmë Kur’anin e Madhërueshëm dhe me shkronjat kombëtare e shkruajmë lehtësisht gjuhën tonë. Derisa statute shtetëor po na lë të lirë për të kënduar gjuhën e mëmës, atëherë me gëzim të madh do ta këndojmë gjuhën tonë me këto shkronja e saja sepse asnjë fuqi nuk mund të na i ndalojë..
Zot, na bëjë nga ata njerëz që t’i shërbejmë shtetit e kombit!
Zot mos na ndaj nga kjo mbretëri” ( Shtatë ëndërrat e Shqipërisë, fq. 52)
Abdullah Klinaku