Shoqëritë homogjene paraqesin kërcënim për veten dhe të tjerët, ndërkaq, shoqëritë e larmishme janë më të dobishme për veten tyre dhe njerëzimin mbarë.
Ai që nuk pranon diversitetin dhe nuk pranon ekzistencën e tjetrit do të ndërtojë rreth tij mure dhe kështjella që do të shemben një ditë mbi kokën e tij, pasi që gjithë barrierat që do t‘i ndërtojë do të shemben, pavarësisht nga preteksti i ruajtjes së origjinalitetit, zakoneve dhe traditave.
Diversiteti krijon shoqëri të mëdha, pasi zgjëron përceptimin, gjeneron ide, ndez entuziazëm, forcon vendosmërinë dhe stimulon krijimtarinë.
Një ndër arsyet e triumfit të qytetërimi evropian sot është mbështetja e tij në diversitet.
Profetët – paqja qoftë mbi ta – ishin të parët që u kujdesën për shumëllojshmërinë. I Dërguari ynë Muhamed alejhi selam, u sigurua që në tubimet e tij të merrnin pjesë grat krahas burrave, njerëzit me ngjyrë paralel me të bardhët, persiane bashkë me arabët, si dhe skllavët para zotërive të tyre.
Dhënia e përparësi një grupi mbi grupin tjetër krijon rrezik dhe problem, diversitet ju krijon të gjithëve siguri.
Baza e civilizimeve të mëdha ka qenë shumësia dhe diversiteti, Përandoria Osmane ishte njëri nga shembujt më të mirë në këtë drejtim.
Asnjëherë nuk duhet t’i përgjithësojmë mendimet tona mbi të tjerët, është e shëndetshme të ju lejojmë njerëzve të mos pajtohen me ne, përkundrazi të përpiqemi të arrijmë një konkluzion të përbashkët me ta.
Racizmi herët a vonë do t’i shkatërroj shoqëritë, prandaj duhet të luftohet pa kompromisë.
Nga Halil Avdulli