Autor të huaj janë fascinuar me realitetin shqiptar që ka të bëjë me diversitetin fetar si asnjë popull tjetër në Europë.Ndonëse një konstatim i tillë na bën të veçantë duke shprehur në praktikë tolerancën fetare, një diversitet i tillë është i pakonceptueshëm për popuj të tjerë, sidomos të fqinjët tanë grekë dhe sllavë, të cilët janë të njëjtësuar me konfesionin e tyre ortodoks. Diversiteti fetar ndër shqiptarë mbetet model për popujt e tjerë të cilët vuajnë nga komplekset teokratike.
Dr.Nail Draga
Studiues profileve të ndryshme shkencore të cilët janë marrë me raportët e ndryshme shoqërore të shqiptarëve, kanë spikatur një dukuri e cila është e veçantë tek kombi ynë.Fjala është për tolerancën fetare, qe lidhet me besimin. Pra, kemi të bëjmë me një bashkëjetesë pa armiqësi e konflikte të besimtarëve me fe të ndryshme. Dihet historikisht se besimi tek shqiptarët fillon me Ilirët, ku nga paganizmi përmes romakëve pranuan krishtërimin në shek.IV, ndërsa më pas me ndarjën e Krishtërimit në vitin 1054, shqiptarët i përkasin Bizantit, përkatësisht ortodoksizmit, ndërsa nga shek.XV, e më pas me paraqitjen e Perandorisë Osmane në Siujdhesën Ilirike, pjesa më e madhe e shqiptarëve kaluan në islamizëm. Ishin këto periudha të veçanta, me plot intriga, presione dhe kushtëzime të ndryshme, ku për të mbijetuar shqiptarët ishin të detyruar t iu përshtatën rrethanave të kohës. Andaj, edhe dukurinë e konvertimit në fe të kohës duhet kuptuar në kontekstin kohor, për arsy politike e etnike. Pikërisht në lidhje me këtë çështje kemi raste të shumta nga klasa politike e kohës. Tashmë dihet se Balshajt në vitin 1369 nga ortodoks kaluan në katolik, pastaj ngjajshëm vepruan edhe Skurajt, Muzakët e Zahariajt. Ndërsa sipas rrethanave politike Gjon Kastrioti, i ati i Skënderbeut, ishte katolik si aleat i Venedikut më 1407, ortodoks si aleat i Stefan Llazareviqit më 1419-1426, mysliman si aleat i Muratit II më 1430-1438 dhe vdiq si katolik më 1443. Rastet e tilla te asaj kohe por edhe më pas janë të mjaftueshme për të kuptuar tolerancën fetare e cila vazhdimisht ka qenë dhe mbetet preokupim i studiuesve të profileve të ndryshme shkencore.
Në këtë vit kur shënojmë 550-vjetorin e vdekjës së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu si dhe 140-vjetorin e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit e tërë bota shqiptare në hapësirën e saj etnogjeografike si dhe në diasporë më krenari kujton këto ngjarje të lavdishme të historisë sonë kombëtare. Sepse kemi të bëjmë me kohën e mbijetesës kombëtare duke marrë parasysh se shqiptarët përjetuan dhunë, shpërngulje, asimilim dhe luftëra të ndryshme, por mbijetuan dhe sfiduan rrethanat e kohës dhe politikat ekspansioniste të fqinjëve tanë.
Diversiteti fetar pasuri kulturore e kombëtare
Ndonëse populli shqiptar trashëgon një divesistet të theksuar fetar, bashkëekzistenca, harmonia dhe toleranca fetare e kanë veçuar të kaluarën dhe të tashmën e shqiptarëve. Eshtë kjo një vlerë e çmuar historike që rrallë kush e ka nga popujt e tjerë në botë, andaj ne më kënaqësi iu ofrojmë popujve të tjerë të botës në luftën kundër intolerancës, fanatizmit dhe ekstremizmit fetar.
Toleranca fetare, nuk është dukuri e re e as e panjohur për shqiptarët, sepse ajo gjatë shekujve u bë vyrtyt specifik i popullit tonë. Nga Mesjeta kur shqiptarët në hapësirën e tyre etnogjeografike, u përhap islamizmi u ruajt toleranca fetare, sepse vazhduan të njëjtet faktorë si territori i përbashkët, gjuha, tradita dhe marrëdhëniet shpirtërore.
Në sajë te të dhënave që disponojmë del se ekzistimi i tre konfesioneve fetare të shqiptarët: katolicizmi, ortodoksizmi dhe islamizmi, iu ka bërë përshtypje edhe personaliteteve të huaja të cilët kanë vizituar viset shqiptare në të kaluarën.
Vazhdimisht ka ekzistuar bashkëpunimi reciprok në mes komuniteteve të tre besimeve të ndryshme, në rrethana të ndryshme shoqërore.Botimet e ndryshme të kësaj natyre janë dëshmi e një konstatimi të tillë praktik, si të asnjë popull tjetër.
Shqiptarët model për popujt e tjerë
Nëse analizojmë faktorët që patën ndikim të jashtëzakonshëm në kultivimin e tolerancës fetare të shqiptarët nuk ka dilemë se rolin dominant e kanë pasur ideologët e Rindjës Kombëtare Shqiptare. Ata ndikuan që politika e përçarjës fetare të dështoj, sepse ata me veprat e tyre kultivuan atdhedashurinë, se me vetdije vuan përpara kombin e më pas besimin. Ishte ky një veprim largëpamës, që dalloheshin nga fqinjët tanë të cilët më parë vendosnin besimin e më pas kombin. Ka mbetur nga ajo kohë thënia emblematike e Pashko Vasës “feja e shqiptarit është shqiptaria”. Ishte ky një kushtrim për kohën por si i tillë vjen deri në ditët tona, plot emocion dhe idealizëm. Dhe kështu të bashkuar me idealizëm, me rastin e shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntort 1912, toleranca fetare dëshmohet në praktikë nga përbërja e Qeverisë së parë shqiptare e cila përbëhëj nga përfaqësuesit e te tre konfesioneve fetare.
Kujtojmë më ketë rast priftin katolik atë Luigj Bumçi i cili në dhjetor të vitit 1919 shkoj të Papa në Vatikan, për të kërkuar mbeshtetje për çështjen shqiptare. Ai në mes tjerash i dëshmoj Papës së ndonse shumica e shqiptarëve janë të besimit islam, ata e kishin zgjedhur për kryetar të delegacionit të tyre.
Shëmbuj që mburremi me to
Ndërsa në takimin në Gjenevë me 17.12.1920 në Lidhjen e Kombeve, ku diskutohej për pranimin e Shqipërisë në ketë organizëm, Shqipëria përfaqësohej nga Fan S.Noli.
Po ashtu edhe Mbreti i shqiptarëve Zogu I, në ditën që u inaugurua për mbret me 1 shtator 1928 e bëri betimin me njerën dorë në Kuran dhe tjetrën në Bibel, duke simbolizuar kështu unitetin kombëtar. Kjo çështje pas Luftës së Dytë Botërore, me instalimin e diktaturës komuniste në hapësirën shqiptare, mbeti e margjinalizuar në çdo aspekt, sepse çështja e besimit trajtohej si e rrezikshme e madje edhe e denushme. Ishte koha kur qasja ideologjike e partisë shtet eliminonte çdo trajtim tjetër të çështjeve shoqërore, duke anashkaluar edhe përvojën pozitive nga e kaluara, nga çështja e besimit.Vetëm pas dështimit të monizmit dhe miratimit të pluralizmit ndryshuan rrethanat të cilat janë në favor të diversitetit të besimit dhe vlerave morale të tyre.
Ndihma reciproke dhe bashkëpunimi i pjesëtarëve të komuniteteve fetare të popullit shqiptar edhe sot vazhdon në forma të ndryshme. Ne ketë aspekt kemi shembuj qe janë për admirim dhe ne mburremi me to. Si e tillë harmonia dhe bashkëjetesa fetare e shqiptarëve është rast unik në botë dhe shëmbull për popujt e tjerë. Nuk ka dilemë se ketë vlerë duhet mbrojtur dhe avancuar, sepse është vlerë civilizuese.
Shqiptarët si një nder popujt më të vjetër të Evropës do të vazhdojnë më ketë filozofi të veprimit, ndërsa kontributin e tyre do ta japim te gjithë aty ku jetojmë e veprojmë, sepse është obligim moral, profesional e kombëtar. Andaj duhet të jemi të kujdesshëm në realizimin e aspiratave tona në shek.XXI i cili cilësohet si shekulli i shqiptarëve, sepse shumë çka varet nga ne se si do ti koordinojmë veprimet brenda vetës dhe me aleatët tanë në mënyrë qe të realizojmë aspiratat tona kombëtare.
(Mars 2018)