Në spital qëndronte një plak i palëvizshëm. Çdo ditë plakun e vizitonte një djalosh – qëndronte me të, i ndihmonte të haj, e pastronte e shëtiste nëpër kopshtin e spitalit, pastaj e dërgonte në dhomë të shtrihet dhe shkonte kur shihte se nuk i duhej gjë.
Një ditë derisa motra medicinale ia jepte ilaçin dhe e kontrollonte, e pyeti plakun: “Mashaallah, a është ky djali juaj?”
Ai e shikoi dhe mendoi me vete: “Eh, sikur të ishte njëri prej djemve të mi.” Pastaj: “Jo jo, nuk është djali im. Ky është një jetim nga lagjja ku jetonim më parë. Njëherë e pash se si qante para derës së xhamisë sepse i kishte vdekur babai. E morra me vete e ngushëllova dhe i dhashë një ëmbëlsi.” Që atëherë nuk ndahet nga unë – nuk kalon asnjë ditë e të mos më vizitoj mua dhe gruan time për të na parë se si jemi. Kur u sëmura shoqen time dërgoi në shtëpi ndërsa mua më solli në spital.
Kur i thash: “Biri im, ti nuk ke nevojë të përjetosh gjithë këtë barë!” Ai duke buzëqeshur më tha: “Ende e ndjej shijen e ëmbëlsirës në gojën time xhaxha.”
Ka thëne Muhamedi, alejhi selam: ” Unë dhe kujdestari i jetimit do te jemi së bashku ne Xhennet kështu, duke aluduar me gishtin tregues dhe te mesëm dhe i ndau ne mes “.