Insitituti IDEA

“Fëmijët tanë në rrezik nga shkollat”
Jemi mësuar të dëgjojmë se fëmijët janë sot në rrezik:

nga qentë endacakë,

nga makinat që voziten pa kontroll,

nga akulli dhe vërshimet,

nga çantat e stërngarkuara (që po u shkaktojnë spondilozë dhe shtrembërim të unazave kurrizore),

nga planprogramet e mbingarkuara (ku futen lëndë dhe lektura për të plotësuar interesa tenderësh të drejtorive komunale dhe të mësimdhënësve që i paguajnë këto tenderë për t’i futur librat e tyre në planprogramet e Ministrisë).

Mirëpo, të themi se “fëmijët janë sot në rrezik nga vetë nxënësit në shkolla” — si kuptohet kjo?

Po flas jo vetëm me kompetencë si mësimdhënës, por edhe me zemër si prind. Ngado që më bie të vizitoj shkollat fillore dhe të mesme, më duhet t’i mbyll sytë dhe veshët, ose të mos i besoj asaj që shoh e dëgjoj.

Pjesa dërrmuese e nxënësve, pa dallim moshe dhe gjinie:

kanë fjalor të pistë, vulgar, bullizues, linçues dhe pervers;

shfaqin sjellje banale, ecje somnambule (me telefona të mençur në dorë) dhe veprime amorale, të pakontrolluara;

përdorin duhan apo edhe lloje të ndryshme substancash në ato “kuti elektronike”. Këtë e bëjnë në oborrin e shkollës, në rrugë, në autobus — nuk e di saktësisht nëse kjo ndodh edhe në shtëpitë e tyre.

I brengosur deri në shpirt, pyes veten:

Ku jemi si shkollë dhe si institucione edukative-arsimore?

Ku jemi si shtet, që nuk kontrollon çfarë shitet në kioskat afër shkollave dhe çfarë përdoret në oborret dhe rrethinat e tyre?

Ku jemi si shtëpi dhe si familje, që fatin e së ardhmes sonë e kemi lënë në dorë të drogës, të rrugës, të telefonave të mençur dhe të televizorit, ndërsa vetë arsyetohemi se jemi të zënë duke punuar e duke fituar?

Çfarë fitimi është ky?

Po i dërgojmë fëmijët në shkollë me plis, e po kthehen me shapka (shishe).

Pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë, kishte brengë te gjyshërit për fëmijët e tyre, që po “edukoheshin” nga komunizmi. Ata u thoshin: “Bijtë tanë të dashur, kujdes ku po shkoni dhe ku po edukoheni, se po shkoni me plis e po ktheheni me shapka.”

Dilema hamletiane sot shtrohet kështu:

Si po shkojnë fëmijët tanë në shkollë (a kanë edukim familjar?)

dhe si po kthehen nga shkolla (a po e zvogëlon apo po e shton ambienti shkollor ndikimin social pozitiv, apo përkundrazi, po e thellon degjenerimin)?

Kjo është një pyetje që kërkon përgjigje individuale dhe institucionale.

Për kë, atëherë, duhet të ndizet alarmi?

Prof.Dr. Rrahman Ferizi/mesazhi/

Shpesh e kërkojmë lumturinë te gjërat materiale, por thelbi i saj mbetet shpirtëror.
Siç thuhet me mençuri:

‘Lumturia, është dhuratë prej Zotit…, dhe si e tillë, nuk zbret në zemrën ku ka arrogancë dhe egoizëm’

Kjo nuk është vetëm filozofi fetare, por edhe një e vërtetë psikologjike

Serotonina dhe Oksitocina janë hormonet që na bëjnë të ndihemi mirë. Por truri ynë i lëshon këto kimikate kur ne sillemi në mënyra të caktuara…, pra nuk dhurohen ‘kot’, por vetëm kur kujdesemi për të tjerët.

Nëse lejojmë që arroganca dhe egoizmi të zënë vend në zemrat tona, ne sabotojmë aftësinë tonë për të ndjerë lumturi. Këto dy gjendje janë armiq të mirëqenies sonë.

Egoizmi dhe arroganca pengojnë dhe dëmtojnë elementet kyçe të lumturisë tonë:

* Forcimin e marrëdhënieve sociale

* Kultivimin e përulësisë dhe mirënjohjes

* Shfaqjen e thellë të empatisë (ndjeshmërisë)

* Gëzimin e bamirësisë dhe kontributit

* Arritjen e qartësisë dhe urtësisë

* Gjetjen e paqes dhe rehatisë shpirtërore, etj.

Lute Zotin me sinqeritet, që të ruaj prej arrogancës dhe egoizmit që mund të shfaqet në zemrën tënde.

Jeta pa lumturi është sikur dita pa diell!

Vehbi Zeqiri

Sprova e TikTok-ut
Në kohët e fundit, platforma TikTok është përhapur në të gjithë botën dhe është bërë një nga angazhimet kryesore të të rinjve. Ky aplikacion, i cili u lançua në Kinë disa vite më parë, fitoi famë me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Problemi kryesor i tij është se i mban njerëzit të zënë për orë të tëra, pasi përmban video të shkurtra që nuk i kalojnë dhjetë minuta. TikTok-u i jep mundësinë çdokujt të ngarkojë përmbajtjen e tij lehtësisht nga telefoni, duke krijuar kështu një shumëllojshmëri videosh të shkurtra nga e gjithë bota, të cilat tërheqin shikuesit dhe i bëjnë ata të kalojnë nga një video në tjetrën, derisa minutat dhe orët u ikin pa u ndier.

Për këtë arsye, e gjithë bota është magjepsur pas këtij aplikacioni, dhe këtu nuk përjashtohen as myslimanët. Shumë të rinj ndjekin gjithçka që gjejnë në internet, pa marrë parasysh vlefshmërinë apo ndalimin e saj. Sapo një person hyn për të eksploruar TikTok-un, ai përballet me përmbajtje të dobët dhe një nivel të ulët etik. Ky aplikacion duket sikur ka mbledhur të gjitha gjërat negative të internetit nëpërmjet videove të shumta, duke e shndërruar atë në një “depozitë mbeturinash” të botës virtuale.

Është për të ardhur keq teksa shohim shumë të rinj myslimanë të cilët shikojnë lloj – lloj videosh me përmbajtje që goja nuk t’i zë t’i thuash. Djemtë ndajnë video me përmbajtje pa asnjë vlerë dhe imitojnë Perëndimin dhe elementët më të degjeneruar të shoqërisë së tyre në çdo gjë. Ndërsa tek vajzat, situata është edhe më e rëndë; ato kanë braktisur hixhabin, bisedojnë me djemtë në chat dhe në dhoma zanore pa pikë turpi. Duket sikur të gjithëve u është dhënë liri e pakufizuar, si djemve ashtu edhe vajzave, pa asnjë kufizim, pa ndonjë mbikëqyrje apo përgjegjësi. A thua vallë ka ardhur Dita e Gjykimit dhe të gjithë ne kemi hyrë në Xhenet?! Tashmë nuk po e dimë çfarë është hallall dhe haram, sepse mëkatet jo vetëm që bëhen haptazi, por askush nuk pendohet dhe askush nuk i trembet ndëshkimit të Zotit. Allahu i Madhëruar thotë: “A mos vallë ndihen të sigurt nga dënimi i Allahut? Nuk ndihet i sigurt nga dënimi i Allahut përveç populli i humbur.”[1]

Kështu ne i shohim të rinjtë tanë teksa humbin orë e ditë të tëra në këtë aplikacion, duke shpërdoruar vitet më të rëndësishme të jetës së tyre, duke mos i kushtuar vëmendjen e duhur faljes së namazit, leximit të Kuranit, kërkimit të dijes apo qoftë edhe studimit të mësimeve.

Çuditë e TikTok-ut

Ndër gjërat më të çuditshme që kemi parë në këtë aplikacion është shfaqja e vajzave me hixhab duke kërcyer, djem dhe burra që vendosin grim, pleq që kërcënojnë me këngët më të ulëta, nëna që filmojnë vajzat e tyre për të fituar para, dhe shumë gjëra të tjera të habitshme. Vallë ku është devotshmëria dhe frika nga Allahu? Ku janë zhdukur morali dhe vlerat? A kanë harruar ata se Allahu është i Plotfuqishëm të na zhdukë të gjithëve në një çast, dhe se zemërimit të Tij nuk mund t’i bëj ballë askush? Apo kanë harruar mësimet e Islamit? Ata ose nuk dinë, ose nuk u intereson fare, ose nuk e marrin në konsideratë faktin se Allahu i sheh. Allahu i Madhëruar thotë:”Dhe Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që ata veprojnë.”[2]

Sa e çuditshme është mënyra se si interneti po i ndryshon njerëzit me një shpejtësi të frikshme! Rrjetet sociale i kanë devijuar shumë prej tyre, teksa – lehtësisht – i shohim të rinjtë myslimanë që po imitojnë Perëndimin dhe jobesimtarët në gjithçka. Madje, është bërë e vështirë të dallosh një mysliman nga një jo-mysliman. Këtë e ka parashikuar edhe Profeti (a.s) kur ka thënë: “Do të ndiqni rrugën e atyre që ishin para jush pëllëmbë pas pëllëmbe dhe krah pas krahu, derisa edhe sikur të hynin në vrimën e hardhucës, ju ju do t’i ndiqnit ata.” Sahabët e pyetën: “O i Dërguari i Allahut, a e ke fjalën për hebrenjtë dhe të krishterët?” Ai tha: “Po, për kë tjetër?”[3]

Sigurisht, ne nuk mund të mohojmë se TikTok-u ka video me përmbajtje të dobishme,siç janë recitimet e bukura të Kuranit dhe ligjëratat e dijetarëve. Allahu i shpërbleftë ata që i publikojnë këto video. Allahu i Madhëruar thotë: “E kush ka fjalë më të mirë se ai që thërret në rrugën e Allahut, bën vepra të mira dhe thotë: Unë jam prej myslimanëve?”[4] Megjithatë, vërehet se shumica e videove kanë përmbajtje të dëmshme dhe nuk përcjellin asnjë dobi. Prandaj, është e këshillueshme që të shtohen kanalet islame në këtë platformë dhe të zgjerohet aktiviteti i tyre. Kjo duhet të bëhet nën mbikëqyrjen e dijetarëve dhe studentëve të dijes, në mënyrë që të përhapet sa më shumë e mira dhe të zvogëlohet ndikimi i përmbajtjeve të pahijshme.

Problemet e TikTok-ut

TikTok-u ndikon negativisht në përqendrimin tonë dhe e zvogëlon ndjeshëm përqendrimin. Kjo dukuri është quajtur “Truri i TikTok-ut” (TikTok Brain). Për shkak të çlirimit të shpejtë të hormonit të dopaminës nga videot e shkurtra dhe të pafundme, bëhet më e vështirë për shikuesit e rinj që të përqendrohen në aktivitete më intesitet më të ngadaltë. Efekti që TikTok – u ka lënë tek njerëzit është sikur t’i kishim futur fëmijët në një dyqan ëmbëlsirash ku gjithçka është shumë tërheqëse dhe e shpejtë.

Padyshim kjo dukuri ka një ndikim negativ në procesin e tyre të mësuarit dhe aftësisë për të kuptuar gjërat, duke e kundërshtuar kështu objektivin e përgjithshëm të Kuranit, i cili është përmirësimi i jetës individuale dhe shoqërore. Dëmi i kësaj dukurie është i madh, veçanërisht te fëmijët. Profeti (a.s) ka thënë: “Nuk ka dëm dhe as shkaktim të dëmit (në Islam).”[5] Për këtë arsye, është më e udhës që të largohemi prej tij dhe të mos i mësojmë fëmijët të jenë të varur nga ai.

Një nga problemet e TikTok-ut është gjithashtu se ai përzien videot e mira dhe të këqija për shikuesin, dhe duket se kompania e bën këtë qëllimisht. Teksa përdoruesi hyn për të parë një temë të caktuar, ai vëren se lloji i përmbajtjes ndryshon papritur në videon e radhës në diçka krejtësisht pa lidhje dhe shpeshherë edhe gjëra të ndaluara. Për këtë arsye, është më mirë të qëndrohet larg tij, pasi ai çon në mëkate dhe shpërdoron kohën e çmuar, të cilën secili prej nesh ka nevojë që ta shfrytëzoje atë për t’u përgatitur për një Ditë kur do të ketë më shumë nevojë se kurrë për çdo vepër të mirë që mund ta ndihmojë. Si mund të ketë një përdorues i tij shqetësim për botën tjetër, kur nuk i ka mbetur më kohë për të kërkuar dije, për të falur namazin e natës, për të përmendur Allahun, për të kërkuar falje dhe për të kujtuar mëkatet e tij në mënyrë që të pendohet prej tyre?

Engjëlli i vdekjes mund të vijë dhe mund të marrë shpritin e gjithsekujt prej nesh, teksa ne po përdorim këtë aplikcion duke qenë në një gjendje pakujdesie dhe humbjeje. A nuk do të ishte më mirë që ta linin këtë aplikacion dhe të pendoheshin para se të jetë tepër vonë? Koha e një myslimani është më e çmuar sesa të humbet në këtë aplikacion. E lavdëruar qoftë Allahu që na ka lënë derën e pendimit të hapur me mirësinë e Tij, dhe nuk ka vend për dëshpërim nga falja dhe mëshira e Tij. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me mëkate! Mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Vërtet, Allahu i fal të gjitha mëkatet. Ai është Mëshiruesi, Falësi!”[6]

Le të zgjedhim burime hallall për jetesën, larg mëkateve dhe dyshimeve, dhe të kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga sprovat, ato që janë të dukshme dhe ato që janë të fshehura. I lutemi Atij të zgjojë rininë tonë për çështjet e Ahiretit dhe t’i mbrojë ata nga sprova e TikTok-ut dhe të tjera si ai.

Autor: Menal Muhamed

Përktheu: Elton Harxhi/mesazhi/

[1] – Sure A’raf: 99.

[2] – Sure En’am: 132.

[3] – Buhariu.

[4] – Sure Fussilet: 33.

[5] – Ibn Maxheh dhe Ahmedi.

[6] – Sure Zumer: 53.

Mitet dhe gënjeshtrat për raportin e shqiptarëve me Perandorinë Osmane
Nga fundi i shekullit XIV deri në vitin 1912, pjesa dërrmuese e trojeve shqiptare ishte pjesë organike e Perandorisë Osmane, e njohur në dokumentet osmane si Arnavutluk.

Rreth vitit 1430, hapësira gjeografike shqiptare ndahej mes sferës veneciane në Veri dhe kontrollit të drejtpërdrejtë osman në Jug, kontroll që më pas u zgjerua. Pas vdekjes së Skënderbeut dhe rënies së Shkodrës më 1479, rezistenca e organizuar përfundoi, duke çuar në integrimin e plotë të territoreve në sistemin osman.

Shqiptarët nuk ishin thjesht “të sunduar” gjatë këtyre pesë shekujve. Ata ishin pjesë aktive e aparatit perandorak: oficerë, jeniçerë, pashallarë, vezirë të mëdhenj, deri tek dinasti me origjinë shqiptare si familja Qyprilli apo Mehmet Ali Pasha, themelues i Egjiptit modern, i cili krijoi një dinasti 150-vjeçare. Dhjetëra vezirë të mëdhenj ishin me origjinë shqiptare. (Ju nuk keni qenë anëtarë të Perandorisë, por sundimtarët të saj i tërhiqte vërejtje Eqerem Bej Vlorës, ministri Brendshëm osman më 1908). Kjo krijoi një disbalancë: shqiptarët ishin të mbipërfaqësuar në elitën osmane, ndërkohë që territori i tyre mbetej në skaj të Perandorisë dhe i pazhvilluar.

Miti 1. Osmanët barbarë

Historiografia e periudhës komuniste e paraqiste pushtimin osman si një akt të egër ushtarak, pa asnjë implikim apo “lojë” lokale. Për komunizmin kemi vetëm “osmane që bien nga qielli”. Studimet bashkëkohore e sfidojnë këtë narrativë: shumë princër ballkanikë, përfshirë edhe shqiptarë, i ftuan trupat osmane si aleatë në konfliktet e tyre dinastike dhe lokale. Rasti klasik për hapjen e derës së pasme është beteja e Savrës 1385, ku osmanët hyjnë si aleatë të njërit krah shqiptar kundër tjetrit.

Elitat lokale shpesh ruajtën pronat duke u integruar në sistemin osman të timarit. Pushtimi ishte real, por nuk ishte një histori “bardh e zi” (100% viktima kundër 100% barbarëve), por një proces me llogari, interesa, aleanca dhe tradhti.

Miti 2. Rezistencë e pandërprerë

Versioni i mësuar në shkolla promovon idenë e një rezistence të vazhdueshme kombëtare nga Skënderbeu deri më 1912. (400 kryengritje ne 500 vjet).Në të vërtetë, pas vitit 1479, vërehen rreth tre shekuj ku elitat shqiptare ishin kryesisht pjesë e sistemit osman. Rebelimet e mëvonshme (Pashallëqet, Ali Pasha, Bushatllinjtë) ishin luftëra për pushtet, taksa dhe privilegje, dhe jo kryengritje “kombëtare” në kuptimin modern.

Miti 3: Islamizimi erdhi me shpatë

Narrativa komuniste theksonte se feja “na u ndërrua me zjarr e hekur”: Historianët bashkëkohorë (Oliver Jens Schmitt, Noel Malcolm, Nathalie Clayer) argumentojnë se Islamizimi zgjati rreth 4-5 shekuj.

Konvertimi nisi shpesh nga lart-poshtë, kryesisht te elitat që synonin ruajtjen e pasurisë dhe bërjen e karrierës ushtarake ose administrative. Për shumëkënd, ishte një akt politik besnikërie, jo përjetim mistik.

Feja Islame shërbente edhe si shenjë statusi, pasi vetëm myslimanët gëzonin paketën e plotë të të drejtave politike. Edhe pse pati presion dhe diskriminim ndaj të krishterëve, tabloja është shumë më komplekse.

Miti 4: Shqiptarët vetëm vuajtën

Në versionin komunist shqiptarët janë vetëm viktima.

Në fakt nga shek. XVII e më tej, shumica e garnizoneve osmane në disa pika kyçe perandorie kishin kontingjent të madh shqiptar, deri te mbrojtja e Budës në 1688 ku burimet europiane theksojnë se mbrojtësit myslimanë ishin kryesisht shqiptarë.

Dhjetëra vezirë të mëdhenj dhe pashallarë të fuqishëm janë me origjinë shqiptare

Si individë shqiptarët kanë përfituar nga “kullotat e pafundme të perandorisë” siç i thoshte me 1908 ministri i Brendshëm Eqerem Bej Vlorës.

Miti 5: Shqiptarët më të shtypurit

Ne jemi më të varfërit se grekët, serbët etj sepse ishim “halë në sy” për osmanet.

Studimet flasin ndryshe: prapambetja erdhi sepse pjesa më e madhe e trojeve shqiptare ishte zonë malore, e vështirë për t’u integruar në qendrat tregtare. Perandoria investonte atje ku kishte interes ekonomik dhe ushtarak (p.sh., Selaniku, Vojvodina)

Elitat shqiptare bënin karrierë në qendra si Stambolli, Kajro apo Siria, dhe jo domosdoshmërisht kanalizonin burimet në qytetet e origjinës.Nuk është se ne “hëngrëm më shumë dajak” se popujt e tjerë, por raporti elitë-territor ishte i deformuar:

Miti 6: Shqipëria e gjitha myslimane

Ideologjia komuniste e trajtoi Islamin thuajse si “fe shtetërore osmane të shqiptarëve”. Deri në shekullin XIX ekzistonte një mozaik: Veriu dypalësh (katolikë/myslimanë), Qendra/Lindja me shumicë sunite, Jugu tri-fetar (ortodoksë/myslimanë/bektashinj).

Shqiptarët nuk kanë qenë as “komb mysliman”, as “komb martir i krishterë”. Ky mozaik u kthye në forcë të nacionalizmit, kur Rilindasit ndërtuan me sukses identitetin mbi gjuhën: “Feja e shqiptarit është shqiptaria.” (Pashko Vasa).

Miti 7: Identiteti kombëtar i pastër që nga Mesjeta

Komunizmi hoqi një vijë të drejtë: nga ilirët te Skënderbeu, te Rilindja, te Partia Komuniste.

Ndërkohë, sipas shumë studiuesve ne shekujt. XVI–XVIII: shumë shqiptarë identifikohen më fort me fenë, fshatin, klanin, rrethin e pashait se me “kombin” në kuptimin modern.

Vetë emërtimi shqiptar dhe Shqipëri që zëvendësoi Arbër / Arbëri erdhi relativisht vonë.

Elitë e pasur, Shqipëri e varfër

Perandoria ishte projektuar për të ushqyer makinerinë ushtarake dhe burokratike, jo për të zhvilluar periferitë. Karriera bëhej në Stamboll, Kajro, apo Selanik. Elitat shqiptare u “globalizuan osmanisht” (duke i dhënë “Besën e Madhe Perandorisë”) dhe rrallë u kthyen për të investuar në “vendin e vogël të origjinës” (“Besën e Vogël”) siç shkruante Sami Frashëri. Kombinuar me terrenin malor dhe prishjen e lidhjeve tregtare veneciane, këto faktorë e lanë Shqipërinë në periferi ekonomike.

Të fundit

Shqipëria doli e fundit nga Perandoria për disa arsye:

Mungesa e institucionit fetar kombëtar: Greqia dhe Serbia patën Kishat Ortodokse si instrumente nacionalizmi. Shqiptarët, të ndarë në tri fe, nuk patën një institucion të tillë

Një pjesë e elitës myslimane gëzonte status të privilegjuar në sistemin osman dhe nuk kishte arsye të priste “degën ku ishte ulur”.

Shpallja e Pavarësisë u shty në momentin e fundit, kur copëtimi i Perandorisë dhe interesat gjeopolitike të Fuqive të Mëdha (Italia dhe Austro-Hungaria) e bënë projektin shqiptar një mjet për të penguar zgjerimin e Serbisë në Adriatik.

Përfundimisht, Shqipëria doli e fundit nga Perandoria sepse elitat e saj ishin përfituese të sistemit dhe projekti kombëtar ishte i vonuar.

Lutfi Dervishi/mesazhi/

Ja pse duhet të lexoni çdo ditë!
Është mahnitës fakti se, Zoti zgjodhi që fjala e parë me të cilën do të përcillej Islami, feja e vetme e pranuar tek Zoti, e vlefshme për të gjithë kombet dhe kohërat, filloi pikërisht me fjalen: Lexo!

Dikush mund të çuditet kur mendon se pse një fe kaq madhështore filloi me një fjalë kaq të thjeshtë?! Ose pse nuk filloi me urdhëresat, siç janë kushtet dhe shtyllat mbi të cilat një besimtar i këtij besimi do të duhet të përmbushë për të qenë pjesë e tij. Por jo! Sepse Zoti do njerëz që e kërkojnë diturinë përmes të lexuarit duke gjetur në këtë mënyrë të vërtetën rreth eksiztencës së TIJ dhe të mrekullive që Ai ka krijuar. Për të qenë një besimtar imirë duhet të jesh padyshim edhe një qenie njerëzore që zbaton porositë hyjnore dhe kjo bëhet e mundur nëpërmjet leximit që shpien më pas në kuptimin e drejtë të tyre.

Natyrshëm të vjen në mendje pyetja se kur ka qenë hera e fundit që ke lexuar një libër apo ndonjë revistë? Mund të thuash para shumë kohësh, mund të të vijnë në mendje dhjetëra justifikime për t’u shfajësuar se ke mjaft gjëra shumë herë më të rëndësishme për të bërë se sa të lexosh. Por jo, asgjë nuk është më me vlerë se sa të pasurit e një personaliteti të plotësuar që të bën ty një njeri të suksesshëm në jetë dhe krenarë për veten tënde, kështu që dedikoji pak kohë vetes tënde duke lexuar informacione të dobishme nga libra, revista apo portale të sigurta. Mos harro që çdo informacion mund të jetë i vlefshëm në të ardhm en e afërt dhe nuk është kurrë i tepër, përkundrazi ju siguroj që do të jetë ruajtur mirë në bibliotekën e memories për t’u nxjerrë që andej në çaste kur do të kem i vërtetë nevojë për të!

Në realitetin ku jetojm ë përsa i takon leximit gjendemi përballë dy grupeve të mëdha shoqërore. Grupi i parë ku bëjnë pjesë ata individë që realisht e duan leximin, por koha e tyre është shumë e kufizuar për shkak të axhendave të ngjeshura ditore dhe grupi i dytë i individëve që kanë aq kohë të lirë saqë mund të merren me çdo lloj aktiviteti dhe prapë koha u tepron, sepse ecin me nocionin e të bërit të gjërave, jo se realisht duhen bërë, por të asaj se duhet të bëjme diçka për të “vrarë” kohën.

Përsa i takon atyre që e duan librin, por nocioni i kohës i kushtëzon, mund t’u them se pushimet janë një periudhë mjaft e volitshme për të realizuar përveç aktiviteteve të tjera edhe leximin, kështu që mos harroni të merrni më vete veç të tjerash në çantën e udhëtimit edhe disa libra që i gjykoni si të denjë për të zënë me to kohën tuaj të vyer.

Për individët e grupit tjetër u them me plot bindje se nuk ka mënyrë më të mirë se sa leximi për të zgjidhur problemin e tyre me kohën e tepërt.

Nëse akoma nuk jeni të bindur për dobitë që mund t’u ofrojë proçesi i të lexuarit dhe rëndësinë që ai ka për ne që jetojmë në shekullin e përparimeve të mëdha, si teknologjike ashtu edhe sociale, më poshtë do të gjeni të renditura ato më kryesoret.

STIMULON MENDJEN

Studime të shumta shkencore të kryera vitet e fundit kanë nxjerrë në pah se. leximin shërben si një “palestër” për trurin duke bërë të mundur kalitje e tij nëpërmjet marrjes dhe përpunimit të informacioneve të reja dhe ruatjen prej prekjes së tij nga sëmundje që kanë të bëjnë me humbjen e kujtesës, si Alzhaimeri, Dementia.

REDUKTON STRESIN

Një ditë e ngarkuar si pasojë e një orari të zgjatur në punë apo ndonjë problemi që na ka shqetëuar për një kohë të gjatë mund të jenë disa nga burimet e faktorëve që çojnë në gjëndje stresuese, fjalë kjo që po takohet shpesh kohët e fundit.

Por, si të shpëtojmë prej saj? E thjeshtë, e merr një libër, humb në mendimet që përcjell autori i tij mes rreshtave dhe padyshim që mendja do të fillojë të mendojë rreth asaj që po ndodh aktualisht duke harruar ditën e lodhshme apo shqetësimet që janë faktori kryesor i të qenit i stresuar, gjendje kjo që është burimi potencial i shfaqjes së shumë sëmundjeve që prekin organe me funksione jetike, si zemra apo truri.

PASURON FJALORIN

Kjo pikë është e vlefshme. veçanërisht për ata që po mësojnë një gjuhë të huaj, sepse gjatë leximit ndodh që ata mund të hasin fjalë që nuk i kanë dëgjuar më parë. Por, mund të themi se edhe përdorimi i një fjale në një kuptim të caktuar të ndryshëm nga ai që jemi mësuar ta përdorim në përditshmëri bën të mundur që ky infomnacion i ri të integrohet në memorien tonë për t’u ruajtur aty dhe për t’u përdorur nga mendja jonë kur ne të kemi realisht nevojë për të.

Përmirëson të menduarit analitik

Kur përqëndrohemi në atë që lexojmë ndodh që në fund të shkrimit që sapo lexuam të jenë përballë njëri-tjetrit dy mënyra krejtësisht të ndryshme gjykimi dhe analizimi për një çështje të caktuar, kjo na mundëson që të formojmë një mënyrë analitike të të menduarit, sepse nuk e kemi parë çështjen vetëm nëpër spektrit tonë të të gjykuarit, por edhe në mënyrën se si e shohin të tjerët (që aktualisht përfaqësohen nga autori). Pra, mësimi më i rëndësishëm është se jo gjithmonë kemi të drejtë ne apo ajo që mendojmë është e saktë!

MUNDËSON AFTËSI MË TË MIRA NË KOMUNIKIM

Padyshim që komunikimi është një nga elementët kryesorë që i dallon njerëzit nga njëri-tjetri, duke nxjerrë në pah mentalitetin dhe botëkuptimet e tyre përsa i takon çështjeve të ndryshme shoqërore dhe sociale. Nëpërmjet leximit bëhet i mundur përvetësimi i fjalëve të reja dhe shprehjes në formën më elokuente të mundshme i asaj çka mendon gjë që bën të mundur një komunikim sa më efikas, që do të jetë një mjet ndihmës për të ngjitur shkallët e tua drejt një karriere të suksesshme.

FORMËSON PERSONALITETIN

Me personalitet nën kuptohen të gjitha cilësitë e karakterit tonë. Por, a janë këto cilësi pjesë e pandarë e jona qysh prej kohës që kemi ardhur në këtë botë apo ai formësohet me kalimin e kohës? Në fakt jemi ne ato që e zgjedhim rrugën në të cilën do të ecim, cilësitë me të cilat do të pikturojmë toblonë e personalitetit tonë, pavarësisht se ndikimet nga shoqëria janë të pashmangshme jemi ne ata që vendosim se çfarë na duket e duhura dhe se çfarë duhet të mbajmë sa më larg të jetë e mundur, për të patur një personalitet që na bën të ndihemi dinjitozë. Por, përderisa jemi ne ata që vendosim për veten tonë, na duhet ta pranojmë që edhe përgjegjës për atë që nuk duam të na ndodhin jemi po ne.

TË NJOHËSH MË MIRË VETEN

Të përqëndrohesh në historitë e njerëzve të tjerë reale apo imagjinare, të shtyn në një fare mënyrë të gjesh një zgjidhje për problemet e tyre ose më së paku mënyrën se si do të kishe vepruar ti po të ishe në të njëjtën situatë në të cilën ndodhen ata. Në këtë mënyrë ri arrin të zbulosh tek vetja cilësi dhe mënyra këndvështrimi që nuk e dije se ekzistonin tek ti, por që falë një ndodhie të caktuar në shkrimin që po lexon dolën në pah. Mos harro se të njohësh thellësisht veten do të thotë të njohësh mirë edhe të tjerët, sepse në thelb të gjithë jemi njerëz dhe përveç gjërave që na bëjnë të ndryshëm ka realisht aq shumë që na bëjnë të njëjtë, thjesht mendohu pak më shumë.

RRIT AFTËSINË PËR T’U PËRQËNDRUAR

Nëse nuk do të përqëndrohesh tek ajo që po lexon nuk ke për ta kuptuar kurrë atë që autori po të thotë, e jo më çështje më delikate si nënteksti apo mesazhi që autori dëshiron të përçojë përmes veprës së tij. Në këtë mënyrë përfitojmë edhe aftësinë për t’u përqënruar me atë që po merremi momentalisht.

ZHVILLON IMAGJINATËN

Mjafton të marrësh një libër në dorë dhe ke gjithë mundësitë për t’u “arratisur” për pak kohë nga realiteti ku ndodhesh për tek ngjarja që përshkruan autori dhe pse jo për të qenë një nga personazhet e tij. Ti ke mundësinë për të udhëtuar në kohë e për të qenë një nga personazhet që admiron më së tepërmi apo për të udhëtuar nëpër vende që nuk ke dëgjuar kurrë për to. Një gjë e tillë bën të mundur zhvillimin e ideve të reja, e thënë më thjeshtë një imagjinatë më e zhvilluar të bën një person më kreativ në raport me të tjerët që nuk lexojnë.

NJË MUNDËSI ARGËTlMI FALAS

Për të qenë plotësisht të sinqertë, na duhet të pranojmë se jo të gjithë i kanë mundësitë për të blerë librat që dëshirojnë të lexojnë edhe pse janë miq të mirë të tyre, sepse kërkesa për plotësimin e nevojave bazike nuk ua lejon “luksin” e të paturit të një biblioteke personale. Sigurisht që për çdo gjë ka një zgjidhje! Për të mos humbur asnjë nga dobitë dhe përfitimet që na mundëson leximi, atëherë mund të bëhemi pjesë e një biblioteke publike për të lexuar në këtë mënyrë librat që duam pa asnjë pagesë. Argëtim ky, që libri si mënyrë e të shprehurit të shpirtit artistik të shkrimarit ofrohet edhe pa pagesë ndryshe nga punimet në fushat e tjera të artit.

Sherife Kalaja

Revista Familja nr. 8-9

Fjalimi historik i Ismail Qemalit
Edhe përkundër dëshirës së Europës për t’i larguar forcat serbe e malazeze nga Shkodra, përkatësisht vendimit që pikërisht Shkodra të bëhet kryeqytet i Shqipërisë, do të ndodhë diçka e pakuptueshme – Esat Pashë Toptani do t’ua dorëzojë këtë qytet pikërisht forcave serbe e malazeze.

Shkëlzen HALIMI, Shkup

Në tetor të vitit 1913, pak para së të shënohej njëvjetori i shpalljes së pavarësisë, Ismail Qemali, atëbotë kryetar i Qeverisë së Përkohshme, para vlonjatëve do të mbajë një fjalim, në të cilin, veç tjerash, do të flasë edhe për situatën aktuale politike, përkatësisht raportin me Esat Pashë Toptanin dhe themelimin e Bankës Kombëtare. Këtë fjalim, në dy vazhdime, do ta botojë PËRLINDJA E SHQIPËNIËS (organ për me mprojtur të drejtat kombëtare), e cila dilte dy herë në javë (e mërkurë, e shtunë) në Vlorë, por që nuk pati jetë të gjatë, sepse, me rënien e Qeverisë së Përkohshme të Ismail Qemalit (më 22 janar, 1914), edhe ajo pushoi të dalë.

Çka ndodhi në Durrës!

Ismail Qemali, duke u kërkuar falje për vonesën e tij për t’iu drejtuar vlonjatëve, tha se po vinte nga një takim me konsullin austriak, i cili ka dhënë lajmin e mirë për fillimin e largimit të ushtrisë serbe nga të gjitha viset shqiptare dhe se ka shpresë se shumë shpejt do të largohen edhe grekët.

“Kërkova të piqem me ju edhe të ju thom se ç’bâni e ç’ nuk bäni qeverria gjer në ditën e sotme edhe përsë u bânë disa vepra të cilat ndofta nuk duheshin bërë. Tani mbushen njëmëdhjetë muaj që kur se po rrojmë nën hien e flamurit të Shqipëriës së lirë. Sot e një motmot, kur të huajt i shkelen të gjitha viset e Shqipëriës, po thua, pa kurrë-farë kundërshtimi, neve të bijve të këtij vendë, nuk na kishte mbetur veç se një detyrë: të përpiqemi për të formuar një qeverrië, e cila duke i mbajtur të liruara viset që nuk kishin ranë akoma nën pushtimin e të huajvet, te perpiqemi e të ngrejmë zanin t’ënë per shpëtimin e visevet të tjera e për të drejtat e Kombit Shqipëtar”, ishin fjalët e para me të cilat iu drejtua masës së tubuar, Ismail Qemali.

Ai edhe një herë do të tregojë për peripecitë e realizimit të projektit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Në rrugëtimin e tij drejt tokave shqiptare, Ismail Qemali me bashkëmendimtarët e tij kishte vlerësuar se ngritja e Flamurit dhe shpallja e kumtit të pavarësisë së Shqipërisë të bëhet në ndalesën e parë, në Durrës. Por, fatkeqësisht aty do të hasë në një rezistencë dëshpëruese.

“Unë, pa fuqië, me një tok shokë të lidhur të gjithë me një mendje, erdhëm këtu në Vlonë, jo si në vent tim, po si nde një qendrë ku munt të mbaronej puna e qëllimi për të cilët ishim duke n-përpjekur. Kishim ndër ment t’a banim në Durrës punën që bâmë këtů, po, me të vënë kâmbën n’atë qytet, pakupëtimi i Durrsakëvet na dha të marrim vesh se një punë e tillë nuk munt të mbaronej atje. E, mjerisht, nuk u-ndamë vetëm me kaq, po neve që u thoshim ejani të përpiqemi së bashku për sipe-timin e Atdheut f’ënë, na përgjigjeshin:-Ju jeni tradhëtorë, ju kërkoni humbjen e vatanit, prishjen e mbretëriës; ju gënjeni, se Turqia nuk humbi e nuk humbet; ushtëria e Turqiës ka zanë shumë qytete të Bullgariës dhe tani po i kthehet Serbies. Qysh muntnim na t’u a mbushnim kokën këtyne njerësve? Kështü u shtrënguam t’u themi të mirë mbetëshi, Zoti-u dhanët ment, edhë u-nisëm për në Vlonë.”, do të shprehet Ismal Qemali para të tubuarve në Vlorë.

Më tej ai do të tregojë edhe për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Qeverisë së Përkohshme, por edhe për sfidat e shumta që e prisnin këtë qeveri, sidomos për bashkimin e të gjitha trojeve, ndonëse, siç do të theksojë ai, “Konferenca e Londrës ua kishte dhane dënimin e vdekjes Kosovës edhë Dibrës”. Rrethanat e asaj kohe, siç dihet, nuk mundësonin që kjo Qeveri të bëjë diç më shumë, aq më tepër të kundërshtonte vendimet e Fuqive të Mëdha, të cilat kishin vendosur Kosova të mbetet jashtë, përkatësisht brenda kufijve të shtetit serb.

“S’ka dyshim, ish dëtyr e Qeverries, të perpiqej që të mos mbesë as një Shqipëtar jashtë Shqipëries. Por, fatkeqësisht nuk ishim mjaft të pregatitur dhe me gjithë që Austria mbajti 1 milion ushtarë më kâmbë, dhe Italia u perpoq me gjthe menyrat dhe Anglia desh të n’a mprojë, por që të mos kërcasë një lufte evropeane, u shtrënguan të n’a bâjnë theror. Na shpresën nuk duhet t’a humbasim: giithëmonë duhet t’a kemi parasysh që Kosova ka qënë dhe do të jetë shqiptare”.

Rasti i Shkodrës

Duke e paraqitur situatën aspak të favorshme, për shkak të bindjes së ndërkombëtarëve se shqiptarët nuk mund të qeverisin me vetveten, Ismail Qemali do të ndalet te rasti i Shkodrës, e cila atëbotë ishte e rrethuar nga serbët dhe malazezët. Edhe përkundër dëshirës së Europës për t’i larguar forcat serbe e malazeze nga Shkodra, përkatësisht vendimit që pikërisht Shkodra të bëhet kryeqytet i Shqipërisë, do të ndodhë diçka e pakuptueshme – Esat Pashë Toptani do t’ua dorëzojë këtë qytet pikërisht forcave serbe e malazeze.

“E tanë bota u çudit; as njëri nuk priste që kējo çështje të marrë një funt kaq të papandehur. N’a dhembi këjo ngjarje sa s’munt të tregohet dot me gojë; po, me gjithë këtë, e duruam, duke dashur t’i mbulojmë fajet a fajtorëve per t’a shpëtuar nderin e Shqipëtarit, thamë se Shkodra ra nga që ushtëria ish e dobëtuar, nga që skamja a hajes shkakëtonte mjerime të mëdha”.

Por, Esat Pasha, siç dihet, do të vazhdojë me shantazhet e tij, pavarësisht përpjekjeve të shumta të Ismail Qemalit për ta bindur se nuk ishte në rrugën e duhur. Kur u mendua se Pasha do të qetësohet pas përfshirjes së tij në Qeverinë e Përkohshme si ministër i Punëve të Brendshme, ai prapë u tregua tepër i papërgjegjshëm. Në kohën kur dy komisione ndërkombëtare u vendosën në Shqipëri për t’i caktuar kufijtë në veri dhe në jug dhe kur Europa filloi me realizimin e vendimit për largimin e serbëve dhe grekëve nga viset e njohura ndërkombëtarisht si shqiptare, Esat Pasha, ndonëse ishte ministër, sërish do ta turbullojë qetësinë, duke u ngritur kundër qeverisë së vet, duke kërkuar diçka që nuk përkonte me realitetin dhe që ishin kundër interesave të Atdheut të tij. Po çfarë kërkoi Esad Pasha?

“Kryeqytet i përtanishmë i Shqipëriës të ngrihet nga Vlona e të vejë në Durrës. Ministrat e qeverriës të sotme të heqin dorë dhe në vent të tyre, Pasha me mua të bëjmë një kabinet të ri. Të mshtillet një mbledhjë kombëtore e cila të marë hesap prej qeverriës së vjetër dhe të bashkëpunojë me qeverriën e re”.

Ndërkohë, Esad Pasha përfundimisht do të largohet dhe do të vendoset në Durrës, ku do ta bëjë qeverinë e tij. Gjithë kjo ndodhi në kohën kur fati i Shkodrës fare nuk ishte i qartë, kur një pjesë e madhe e tokave shqiptare, që nga Himara e deri në Korçë, sundoheshin nga grekët. Lidhur me këtë çështje, Ismail Qemali do të theksojë: “Na menduam dhe mendohemi gjithenjë qysh t’i lidhim të gjithë Shqipëtarët dhe qysh t’a forcojmë Shqipëriên. Per këtë, pa ikur Esad Pasha, bâmë një kanun, i cili, me pak kundërshtime u-pranua. Në këtë kanun do të shihni në dua t’a perçaj Shqipëriën apo dua t’a lith e t’a bashkonj ma tepër”.

Në vazhdim të fjalimit të tij, Ismail Qemali do të ndalet edhe në çështjen e qeverisjes së Shqipërisë dhe çështjes se bankës kombëtare. Duke folur për Qeverinë, ai do të shprehet se do të ishte shumë më ndryshe sikur mos të paraqiteshin disa probleme e ngatërrime. Rajoni i Durrësit, për shkak të Esad Pashës, nuk ishte më nën Qeverinë e Përkohshme, e cila e kontrollonte vetëm Vlorën me gjithë Labërinë, rajonin e Beratit dhe të Elbasanit. Shkodra, e cila kontrollohej nga Mali i Zi, me vendim të Fuqive të Mëdha u la në duart e ushtrisë së këtyre fuqive.

“Tashti që Zoti n’a dha liriën edhe kemi një Shqipënië, jo për të huajt po për Shqipëtarët, lipset doemos që kesaj Shqipëriës shqipetare t’i apim një qeverrië krejt kombëtore, ja, má mirë, krejt shqipetare. Puna e jonë per qeverimin e Shqipëriës do të ishte shum’ e lehtë po të mos kishim perpara këto ngatrime, të cilat vinë ca nga e keqeja e disa njerëzve, ca nga natyra e disa ngjarjeve pa dashjen e kurkujt. Kemi qeverrimin e Vlorës me gjithë Laberiën e Sanxhaqet e Beratit dhe i Elbasanit nga pjesa e Shqipëriës që kish mbetur gjer sot e lirë, janë në dorën tonë e i kemi vënë n’udhë sa mundet ma mirë. Durësi me gjith kazat’ e ‘tij që, gjer dje, ishte nën qeverrimin t’onë, nga shkaku i një njeriut u-ndah, si u-thashë edhe pak ma perpara. Shkodra gjendet po thuaj, n’erë. Një komisië nderkombëtore, e formuar nga amiralët e të gjashtë Fuqiëve të mëdha, e qeverris që ditën kur e muarën prej dorës së Malit-të-Zi e gjer disa dit ma parë kur amiralët shkuan edhe qetësia e qytetit u-la në dorë t’ushtëriës së stereës të Fuqieve të mëdha. Sot duhet domosdo të mendohemi per qeverrimin e gjithë Shqipëriës. Mendimi i ynë, dëshira e jonë nuk asht që t’a çajmë e t’a ndajmë Shqipëriën, po, t’a forcojmë duke lidhur e duke bashkuar të gjitha anët e Shqipëriës nën një qeverrië qendrore, (centrale) të fortë dhe kombëtore. Per këtë shkak u-munduam shumë e jo me pak kundërshtime, bamë e vendosëm nje kanun organik të cilin do t’a shihni edhe do t’a gjykoni n’asht per ndarjen apo per lidhjen e Shqipëriës”.

Me një fjalim brilant, siç i ka hije një plaku te mençur, Ismail Qemali, të pranishmëve në Vlorë do t’u flasë për lidhjen e natyrshme të fshatit, nahisë, kazasë dhe sanxhakut, për specifikat e tyre dhe për funksionimin normal e që e fuqizojnë përparimin dhe zhvillimin e vendit.

“Si çdo njeri ka një fëmijë, e ka një shtëpië: si çdo njeri nuk do kurrë, e as që ka nevojë, as pak tjatri, që të trazohet në punërat e tij. Po gjith të zotët e shtëpiëve dhe të fëmiëve, duke ruar bashkë, kanë rrugat, kroit, xhamin a kishën, sheshin e hien edhe meranë per të cilat, të gjithë, bashkë, kanë interes t’i mprojnë e kështu lidhen e bájnë një fshat. Fshatrat, me gjith atë që duan të jenë si ç’do zot’i vet per fshatin e tij, po, nga shumë interesa si të udhrave, uravet, etj. etj., lidhen së bashku dhe bájnë atë që quhet nahie. Kështu nahiet me ca interesa të pergjithme, ndo per tregëtië, ndo per bujqësië, ndo per gjyqësië lidhen me një qytet dhe bájnë kazanë edhe kazatë, për këto shkake edhe per disa interesa ma të lartëra, mblidhen e formojnë sanxhakun. Këta sanxhaqet që formohen pas njerëziës me një mendim, me një zakon e një interes moral e lenduar, në mos qofshin të lirë per të bërë ato që do përparimi’ i vendit, a mundin të venë perpara e të forcojnë me lidhjen e ‘tyne at-dhen’ e tërë? Unë mbesoj se jo! Lidhja lipset të jëtë në mendime, bashkimi lipset në ndihmën e therorësiën per madhësiën e mprojtjen e shtetit. Nga kjo nuk del që Labi do të jesë Lap. Gega, Gegë dhe Toska Tëskë dhe seicili do të punojë vetëm per Labërien, per Gegëriën a per Toskëriën; po, të gjithë me ideale shqipëtare do të punojnë si Shqipëtarë dhe do të vriten si Shqipëtarë per Shqipëriën duke marrë fuqië prej perparimit të vendit të vet”.

Banka kombëtare

Në vazhdim të fjalimit të tij Ismail Qemali do të flasë për rëndësinë e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, e cila atëbotë ishte themeluar vetëm disa ditë para këtij fjalimi. Por, kjo, natyrisht akoma nuk perceptohej si diçka e rëndësishme për shtetin e ri, ndaj dhe shumë njerëzve ky projekt ua kishte trazuar mendjen.

“Mbetet tani një nga punërat që bëri má në funt Qeverria Shqipëtare për të cilën shumë gjëra jane thasë edhe shumë njerëzve n-kanë trazuar mendjen. Kjo punë asht Banka Kombëtore e Shqipëriës q’u themelua disa dittë perpara, Si s’ka njëri, sa do i pasur të jëtë, që të mos ketë nevojë për kredit edhe, pas kre-ditit që të ketë, të dëftejë gjër më sa vete nder i ‘tij, kështu edhe shtetët kanë nevojë per kredit edhe lavdurohem me kredi-tin që kanë në mes të bursave të pergjithme. E dini fort mirë së fuqia ma e madhe në këtë jetë asht Ingliterra edhe ma i pasuri komp asht inglizi. Po kjo fuqië kaq e madhe, ky popull kaq i pasur, mundet të rrojë pa kredit? Jo! Se vjen kohë që, per një luftë, per një çeshtje të drejtit e të nderit të prishin nje qint, dy qint e tre qint miliunë lira, si ngjajti në luften e Transvalit. Shqipëria, ate dite kur pati fatin e bardhë të bane shtet në mes të shteteve të Ballkanit e t’Evropës, kishte dreitë të ketë një edhe má tepër banka per të siguruar kredein ebotshëm si popull edhe kreditin e veçantë per seicilin Shqipetar, si njëri. Qysh të mos gëzonet njëriu, kur në kohë që një njeri si Esad Pasha bje një turbullim dhë s’e lë të mjerën Shqipënie t mendonet as per vellezërit tonë të Malësiës e të Dibrës që iken, burra e gra, nga zjar’i anmikut e muarën malet e brigjet, ku, pa bukë, pa mbulesë dhe pa strehë munden me vdekjen; as kufinjt e Shqipënies së Poshtme që Evropa e tërë kërkon t’i shënojë pas interesit t’onë. Në ajë kohë të ketillë e ardhura e kapitalistave në Shqipënië e dhania e tyre mjaft e madhe pas kohes që gjen demi i dëften gjithë botës sa e shëndoshë asht Shqipëria dhe se sa besim mandet t’i epet jetës së saj per ma tutje”.

Është evidente përpjekja e Ismail Qemalit për të dhënë sqarime sa më të kuptueshme për rëndësinë e Bankës Kombëtare Shqiptare, për kreditit, për kamatën. Do të flasë edhe për lehtësitë e ndryshme.

“E para e punës asht që banka, me para të huaja, do të jetë fis kombetore Sqipëtare, nën kontrollin e një komisari t’emenuar prej Qeverriës shqipëtare me administratarë të cilët do të jenë shqipëtarë të emënuar edhe ata prej Qeverries shqipëtare. Puma e kasës së Qeverriës, per dhanie e marrje do te banët prej bankës, e cila, pa një sigurim ka me dhanë Qeverriës një kredit jo ma pak se 50.000 lira në vit, pa menduar kreditet e tiëre që do të jepen me sigurime. Dhjetë miliune frangat të saj do të perdoren prej shqipëtarëve per ç’ do punë me një fajis, jo si sot 20, 30 70 per 100, po me 4, 5 e 6 per qint. Nuk mbesoj të jetë një nga ju, i cili të helmohet se ç’ do shqipëtar, në çdo punë që të jetë të gjejë paskëtaj para me fajis kaq të lirë kur, në dashtë, nuk e mban njëri të marrë nga ato që pinë gjakun, sot, e atyre që gjenden në shtrëngim me tajis të lartër. Banka ka me marrë e me dhanë polica, çeçe, mall-tregëtë e ç’do tiater gjë, që blihet ë shitet per të lehtësuar punérat e njerëzvet. U thonë që banka ka par të marrë të gjithë mallin e dhenë duke i dhanë botës, para hua. Një pandehie e tillë ashi marēzië t’a ketë njëriu; po, më ngjan se, duk me qënë banka e duk me dhânë hua mẹ 4.25% me të paguar më 20, 30 e 50 vjet, asnjeri nuk do të gjendet në shtrëngim, si sot, t’a shesë dhenë për të dalë nga shtrëngimi. E dini fort mirë se një zot i cifligut a i zot’ i një copës së madhe dheu, kur shtrëngonet për të bërë një shtëpië, per të blerë bagëtië a per të perparuar bujqësiën e tij, huet, e, kur asht faji tepër, koha e pakët, shtrëngohet dhe e shet dhenë; po, kur fajizi asht i lirë e koha e gjatë dhe t’ardhunat të shtuara, dheu mbetet pashitur mua më ngjan se ata që thrasën, sot, kundra bankës, janë ata që prisnin të blënën nga të zotet që gjendeshin në shtrëngim, dhenë per t’a shitur ma shtrenjt të huajvet. Ishin bërë tertipe të tilla, pa ardhun unë, këtë herë, nga Europa”.

Qeverria, do të shprehet ndër të tjera Ismail Qemali, kurdoherë që të vendosë një konqesië per punera të vjejtura, si udhë të hëkurtë, si limanetj, banka do të thirret që të marrë pjesë me myshterinjt e tjerë pa pasur as një preferim (preference) duke qënë që ajo ofertë, nga kushdo që të jetë, po të jetë ma e dobishme per qeverriën, do të pranohet. Vetëm në qoftë, që qeverria kërkon t’i epen ofertat të shkruara, të mbyllur e të vulosura edhe në qoftë që oferta e bankës të gjendet një me ma të miren ofertë të tjatrit per qeverriën, ahere do të pranohet e bankës.

Pas përfundimit të fjalimit, gazeta në fjalë do të konstatojë se populli u nda i kënaqur që mund të dëgjojë nga goja e kryetarit ë Qeverisë së Përkohshme shpjegimet e nevojshme dhe të plota mbi ato çështje me interes të madh, të cilat kundërshtarët e Qeverisë i trajtojnë sipas qejfit të tyre, duke u përpjekur t’i bëjnë armë luftimi jo kundër njëri-tjetrit, por kundër atyre që kanë vuajtur e janë duke vuajtur për të drejtat e këtij kombi./mesazhi/

Тhemeltari i përndritur i pavarësisë
Valëvitja e flamurit të Skënderbeut në Vlorë nga Ismail Qemali përmbyll epokën e rezistencës disashekullore identitare shqiptare dhe hap epokën e afirmimit të kombit shqiptar në gjithë gjeografinë historike. Vizitat paraprake të Ismail Qemalit, në qendrat europiane të asaj kohe, tregojnë për koordinatat e mendjes diplomatike të tij, që paraprakisht idealitetin për shtet shqiptar e kishte vendosur në hartën historike të Europës, aty ku përkiste populli me trashëgimi të lashtë.

Shkruan: Bardhyl ZAIMI, Tetovë

Historia mbetet një trajektore momentesh sublime, të cilat zakonisht e përbrendësojnë kohën me ngjarje, me emra që shënojnë pikën e ndritshme të një populli. Historia merr kuptim pikërisht nga këto momente, që artikulojnë dhe shpërfaqin një përpjekje të vazhdueshme, e cila në heshtje formëson ngadalshëm një aspiratë dhe një idealitet të brezave të tërë. Ngjarjet e mëdha determinohen nga përpjekje të panumërta, nga rënie-ngritje, që pulsojnë në universin e një populli, gjithnjë duke ruajtur përbrenda një gjakim të përhershëm për të lidhur sinapsat historike, momentet sublime që kristalizojnë një vetëdije tjetër në një kontekst të caktuar historik. Historia, ngjarjet historike, në asnjë rast nuk mund të shihen jashtë ndërvarësive kontekstuale, por edhe jashtë përpjekjeve këmbëngulëse të breznive, emrave të përveçëm, që i japin zë dhe kuptim një epoke.

Përtej detajeve historike, sfondit historik, momentet sublime shkëlqejnë me madhështinë e vet dhe shndërrohen në mite themeluese në universin e një kombi. Dhe, disa emra ngriten dhe shenjtërohen në dimensionet e shtetndërtimit dhe kombformimit si asnjëherë më parë. Ata i japin kuptim historisë, ekzistencës historike të një populli me forcën e figurës dhe përpjekjes së tyre, duke shënuar kështu një epokë, një kohë tjetër të ngjizur me vizionin dhe maturinë e tyre.

Ismail Qemali mbetet një ndër emrat më të lartësuar të historisë shqiptare, një figurë e përndritur, që me dijen, zgjuarsinë dhe përkushtimin e tij arriti që të finalizojë një përpjekje shekullore të shqiptarëve, pavarësinë e shtetit shqiptar.

Figura e Ismail Qemalit, arkitektit të pavarësisë së shtetit shqiptar gjithnjë duhet të shihet në dimensionin e thellë historik, të një paradigme historike siç ishte Rilindja Kombëtare. Siç e dimë tashmë, ideja e pavarësisë së shtetit shqiptar “vezullon” si substancë, si aspiratë tek një brez i tërë mendjesh të ndritura shqiptare, të cilët brenda kontekstit të zhvillimeve të Perandorisë Osmane po kultivonin pandërprerë dhe me shumë kujdes universin e identitet kulturor dhe historik të shqiptarëve. Ismail Qemali ishte prodhim i këtij konteksti, i formësuar në këto vlime kombëtariste, dhe njëkohësisht i stërvitur dhe i latuar me dimensionin e diplomacisë brenda Perandorisë Osmane.

Me njohje të thella të realiteteve gjeopolitike të kohës, me njohje nga afër të lëvizjeve tektonike brenda Perandorisë Osmane dhe brenda rajonit të Ballkanit, ku tashmë nacionalizmi po merrte hove agresive, diplomati kalibër i frymës shqiptare po rendte drejt një aspirate shekullore të shqiptarëve për të pasur shtetin e tyre në tokën e tyre. Vetëm shqisa e një njeriu që tashmë kishte përbrendësuar idealitetin kombëtar dhe pragmatizmin e zgjuar të një diplomati kalibër, mund të finalizonte një përpjekje mbinjerëzore të një populli, që rrezikohej nga rrënojat e rënies së një perandorie dhe ambiciet agresive territoriale të fqinjëve, që duke përfituar nga rrethanat po përpiqeshin të zhvatnin gjithçka në territoret shqiptare, që më parë gjallnonin në katër vilajete në kuadër të administrimit osman.

“Njeriu i duhur në kohën e duhur”, ky mund të jetë formulimi më i saktë për rolin e Ismail Qemalit në historinë shqiptare, në historinë e themelimit të shtetit shqiptar, që vjen si një kurorë përpjekjesh të elitës kulturore dhe politike të Rilindjes Kombëtare.

Valëvitja e flamurit të Skënderbeut në Vlorë nga Ismail Qemali përmbyll epokën e rezistencës identitare shqiptare dhe hap epokën e afirmimit të kombit shqiptar në gjithë gjeografinë historike.

Vizitat paraprake të Ismail Qemalit, në qendrat europiane të asaj kohe, tregojnë për koordinatat e mendjes diplomatike të tij, që paraprakisht idealitetin për shtet shqiptar e kishte vendosur në hartën historike të Europës, aty ku përkiste populli me trashëgimi të lashtë.

Së këndejmi, figura e Ismail Qemalit duhet të shihet në këtë planimetri veprimi, në dimensionin e idealitetit të mëvetësisë së kombit shqiptar, që ishte paradigmë e Rilindjes Kombëtare, vazhdim i shtetit të Skënderbeut dhe Lidhjes së Prizrenit, si dhe pragmatizmit të zgjuar diplomatik, që tashmë kishte përbrendësuar kontekstin europian të asaj kohe.

Gjithë trajektoren historike të përpjekjes shqiptare deri te “independenca” mund ta gjejmë te libri “Zgjimi kombëtar shqiptar” i Stauro Skendit, një libër me referenca të pafundme studimesh objektive për këtë periudhë të historisë shqiptare.

“Gjendja po ndryshonte me shpejtësi me përparimin e forcave të tjera ballkanase. Më 28 nëntor u mblodh në mënyrë solemne Asambleja Kombëtare e Jashtëzakonshme e kryesuar nga Ismail Qemali. Në një fjalim të shkurtër, ku përshkruhej situata e krijuar në Shqipëri si rezultat i luftës ballkanike, ai tha: ‘Shqiptarët kanë marrë pjesë në luftë jo aq shumë si ushtarë po si zotër të tokës për ta shpëtuar vendin e tyre’. Ai propozoi që të merreshin masa për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë, për të formuar një qeveri të përkohshme, për të zgjedhur një senat, për të kontrolluar e për të ndihmuar qeverinë dhe të krijohej një komision që do të dërgohej jashtë për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë. Gjithë propozimet e tij u miratuan dhe ai u ngarkua me formimin e qeverisë së përkohshme. Pastaj flamuri shqiptar u ngrit dhe Fuqitë e Mëdha dhe gjithashtu Porta dhe aleatët ballkanas u lajmëruan për shpalljen e pavarësisë shqiptare.”, thekson Stauro Skendi në librin e tij, duke përshkruar kështu ambientin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Kështu, thekson ai, u arrit pavarësia e Shqipërisë në rrethana të rrezikshme, pas më shumë se tri dekadash përpjekjeje për zhvillimin e ndërgjegjes kombëtare.

Historiografia shqiptare, autorë shqiptarë dhe të huaj e kanë trajtuar gjerësisht kontekstin e shpalljes së pavarësisë të shtetit shqiptar, si dhe rolin vendimtar të Ismail Qemalit. Edhe Faik Konica, që njihet tashmë për shkrimet e tij kritike edhe ndaj figurës së Ismail Qemalit, do ta pranojë se “dora e Ismail Qemalit do t’kujtohet për jetë në histori, se ngrijti e para flamurin e unjur katër shekuj më parë. Me këtë veprë Vlora u bë më tepër se një qytet historik: u bën simboll i pavdekur dhe një copë e pandarë e shpirti shqiptar”. /revistashenja/mesazhi/

Rreth fjalës KOMB
Termi komb, i përdorur gjerësisht nga rilindësit shqiptarë gjatë periudhës osmane, ka një histori të ndërlidhur me traditën leksikore të gjuhëve orientale dhe me zhvillimin e brendshëm të shqipes. Etimologjikisht, fjala lidhet me arabishten قَوْم (kaum), e cila në tekstet klasike dhe në Kur’an përdoret në shprehje si kaumu Ibrāhīm, kaumu Nūḥ etj., me kuptimin “popull, bashkësi, trup shoqëror”.

Ky term është përmendur qartë nga Kostandin Kristoforidhi (1827–1895), i cili në veprën e tij leksikografike vëren formën kom në gegërisht dhe pohon përdorimin e termit nga Sami Frashëri

(shih:- Kostandin Kristoforidhi, Fjalori i Gjuhës Shqipe, bot. i plotë, Tiranë: Akademia e Shkencave, 2005, f. 312). – Sami Frashëri, Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet, Stamboll, 1899, f. 18–19).

Parimi fonetik dhe zhvillimi dialektor

Në shqipen e vjetër dhe në gegërishten letrare, forma kom paraqitet si rezultat i një kontraksioni fonetik të krijuar për të shmangur hiatin, çka përputhet me strukturën fonologjike të fjalës arabe kaum.

Në toskërisht, ndërkaq, shfaqet forma komb, ku fonema b paraqitet si shtesë fonetike sekondare (epentezë), një dukuri e njohur në shumë raste të leksikut toskë, për të përforcuar mbylljen bilabjale pas tingullit m. Ky zhvillim përshkruhet në: – Eqrem Çabej, Studime Etimologjike në Fushë të Shqipes, vëll. I, Tiranë: ASHSH, 1976, f. 145–147.

– Shaban Demiraj, Gjuha Shqipe dhe Historija e Saj, Tiranë: ASHSH, 1988, f. 203–205.

Polemikat për tingullin “b”

Rreth 40 vite më parë në shtypin shqiptar u zhvillua një debat i gjerë midis autorëve të Jugut dhe gjuhëtarit M. Logoreci, i cili argumentonte se b në fund të fjalës ishte një shtesë e panevojshme dhe se forma kom ishte më e natyrshme për shqipen, duke qenë se kjo trajtë ishte më e përhapur në përdorim popullor dhe në gjuhët orientale huazuese.

Referenca kryesore: – Martin Camaj, Studime Gjuhësore, Minhen: Otto Sagner, 1990, f. 221–223 (analizon debatet normative të periudhës komuniste mbi standardin).

– Artikujt e M. Logorecit në revistën “Nëntori” (1978–1982), sidomos shkrimi “Rreth termit komb”, Nëntori, nr. 3, 1979, f. 45–48.

Aspekti orientalist dhe turko-arab

Në gjuhën osmane, forma përdorur ishte kavim / kavm (ترکی: kavim), e cila rrjedh drejt nga arabishtja kaum. Gjuhetari Matijas (F. M. Matja) e sqaron këtë në studimin e tij mbi elementet orientale në shqipe, duke theksuar se fjala arabe përbëhet nga tri fonema: kāf (ق), uāu (و), mīm (م).

Burimi: – F. M. Matja, Huazimet Orientale në Gjuhën Shqipe, Tiranë: Universiteti i Tiranës, 1967, f. 72–74.

– Johann Fück, Arabishe Studien, Leipzig, 1950, f. 57 (për terminologjinë kaum në arabisht).

Vladimir Kera/mesazhi/

Ismail Bej Vlora, njeriu i madh i Shqipërisë
Përmasat e njeriut të madh të Shqipërisë, Ismail Bej Vlora, meritojnë vëmendje në çdo kohë, si shtetar e politikan i rangut të lartë në Perandorinë Osmane dhe kreu i qeverisë së parë në Shqipërinë e pavarur, duke vepruar me durim e kurajë në një klimë tepër të vështirë para dhe pas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, 1913.

Nuredin NAZARKO, Korçë

Historia është jeta që ka ngrirë dhe e vetmja mënyrë për ta bërë të gjallojë sërish është endja nëpër fijet e saj. Leximi, përsiatja, analiza dhe sinteza janë bashkëshoqërueset e pandara të kujtdo që lexon e reflekton mbi këtë jetë që gjallon mes rreshtash. Secili në botë ka fatin e vet dhe secili është krijuar për një kohë të caktuar. Ata që vijnë më pas kanë për detyrë të hulumtojnë e të nxjerrin mesazhet e nevojshme nga e kaluara në përputhje me rrethanat ku jetojnë e gjenden.

Në gjerdanin e njerëzve të mëdhenj që shqiptarët kanë përgjatë historisë së tyre nuk mungojnë figurat e një rëndësie jo vetëm kombëtare, por edhe më gjerë. Paçka se historiografia komuniste ka lënë në harresë emra të mëdhenj të historisë, disa duke i lënë në hije, disa duke i paraqitur sipas kallpeve ideologjikë të kohës, disa duke i ndaluar të përmenden, e disa duke i shpallur tradhtarë e të padëshirueshëm për rreshtat e historisë së ideologjizuar, në ditët e sotme kur kemi mundësira të reja, është detyrë që të shkundim pluhurin e harresës dhe indiferencës duke i risjellë në vëmendjen e shqiptarëve përmes burimeve dhe referencave të reja, që nuk censurohen nga makineria ideologjike e historisë së politizuar.

Përmasat e njeriut të madh të Shqipërisë, Ismail Bej Vlora, meritojnë vëmendje në çdo kohë, si shtetar e politikan i rangut të lartë në Perandorinë Osmane dhe kreu i qeverisë së parë në Shqipërinë e pavarur, duke vepruar me durim e kurajë në një klimë tepër të vështirë para dhe pas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1913). Në rreshtat që pasojnë kemi sjellë në vëmendje episode nga jeta e tij në shërbim të Perandorisë Osmane dhe Shqipërisë, mesazhet e të cilave janë tepër aktuale edhe sot e kësaj dite. Mosleximi si duhet i historisë sjell pasoja të padëshirueshme për njerëzit dhe vendin. Duhet të dimë të përfitojmë nga përvoja e këtyre njerëzve që, për kohën që shërbyen nën Perandorinë Osmane, ishin aktorë politikë në arenën europiane dhe kur u shkëputën prej saj në vend që të zgjidhnin të qëndronin jashtë ngjarjeve e të gëzonin pushtet e privilegje, zgjodhën rrugën e vështirë, atë të lënies mënjanë të egos dhe krenarisë njerëzore, duke u vënë në shërbim të një kauze që edhe pse shenjat në qiellin e diplomacisë europiane nuk dilnin shpresëdhënëse, nuk hoqën dorë nga shpresa se duhej shpëtuar e ndërtuar Shqipëria.

Me Ismail Bej Vlorën përmes kujtimeve

Kur u ktheva në Rusçuk, prita sa të shkrihej Danubi dhe, me anijen e parë që u nis për në Danubin e Poshtëm, shkova në Tulça, kryeqendra e Danubit të Poshtëm (ose Dobruxhës), ku mbërrita në mars 1870. Në prill vajta në Galac, selia e Komisionit Evropian për Danubin, dhe mora kryesimin e këtij komisioni si delegate turk, duke pasur si bashkëpunëtorë kolonelin (më pas gjeneral) John Stokes, për Britaninë e Madhe; baronin D’Avril, për Francën: baronin de Radowitc, për Gjermaninë; baronin Offenberg, për Rusinë, një përfaqësues për Austrinë; dhe z. Berio për Italinë. (Vlora, Ismail Bej. Kujtime. Tiranë: Toena, 2009, 74).

Ismail Qemali ishte mes përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha si kryetar i Komisionit Europian për Danubin. Një shembull për t’u patur parasysh se, edhe pse vinte prej një vendi të vogël, në sajë edhe të lidhjeve të vazhdueshme historike të familjes së Vlorajve me Perandorinë Osmane, ai ishte përfaqësues i një shteti të madh. Si i tillë, në arenën e Fuqive të Mëdha pati mundësinë të njohë dhe prekë nga afër diplomacinë e oborreve europiane, duke shpresuar gjithmonë që veçanërisht Britania e Madhe do të ishte në anën e shpëtimit të Perandorisë Osmane dhe dhënien e të drejtave Shqipërisë po ashtu, shpresa që nuk u realizuan.

Unë gjithashtu kisha përfituar nga qëndrimi im në kryeqytet për të marrë miratimin për disa projekte të mia të reformës administrative në rajon. Kryesori ndër to ishte organizimi i shkollave publike në Dobruxhë, ku asgjë nuk ishte bërë deri atëherë, pavarësisht nga shpallja e ligjit për arsimin publik rreth tre vjet më parë…Unë isha shumë i kënaqur që m’i kishin miratuar të gjitha këto projekte. Mirëpo Aali Pasha, kur po më uronte për rezultatet e arritura, më tha disa fjalë me ton tepër sarkastik, që më mërzitën shumë atëherë. “Çfarë do të bëhet me gjithë këta njerëz, kur të kenë mbaruar shkollën, në kushtet ku gjendet vendi sot?” më pyeti. “A mos do përfundojnë të gjithë avoketë dhe të papunë si në Greqi?” Kjo vërejtje, e cila në të vërtetë qe fort e drejtë, ishte një goditje e ashpër për mua, i ri në moshë siç isha dhe plot entuziazëm për lirinë dhe mbrothësinë e njerëzve. Por, për të mos dalë sikur isha kundër mendimit të të vetmit burrë që qe, si me thënë, personifikimi i Perandorisë, unë përfshiva në program mësime praktike të dobishme për punët bujqësore, çka e kënaqi Vezirin e Madh. Megjithatë, unë e lashë atë me mendimin se kisha në krye si drejtues një despot e një njeri me pikëpamje të prapambetura. Koha dhe përvoja më kanë bërë të çmoj mendjemprehtësinë dhe vizionin e gjerë të këtij burri shteti turk, i cili, pavarësisht nga disa të meta, e ndihmoi vërtet vendin në udhën shkallë-shkallë drejt përparimit. (Vlora, Ismail Bej: 81-83)

Rinia është gjithmonë guximtare, ëndërronjëse dhe beson se pikëpamjet e saj janë më të drejta dhe se bota patjetër duhet të shkojë udhës së pikëpamjeve të tyre që të ndriçohet e lulëzohet. Rinia shpesh paragjykon dhe nuk pranon urtësinë e përvojës së më të vjetërve, por kur rinia shkon dhe jeta të ka gdhendur me daltë e çekiç, e kupton vlerën e atyre këshillave që dikur të dukeshin të pavenda. Nën ndikimin e ideve iluministe të kohës, arsimi shikohej si ura e pashmangshme drejt zhvillimit e përparimit, por masiviteti do të sillte një mbiprodhim të arsimuarish që nuk i përgjigjeshin realitetit të zhvillimit. Duke u arsimuar masivisht, shprishet rendi natyral, sepse edhe atij që nuk priret drejt shkollimit i mbushet mendja se vlen shumëçka vetëm sepse ka një diplomë. Në të tjera rrethana duhet të kishim një zanatçi që do të gjente hapësirë punësimi në sektorë ekonomikë që kanë tepër nevojë për profesionistë të fushave të ndryshme, ndërsa duke i mbushur mendjen se vetëm duke u shndërruar në punonjës jakëbardhë gjen zgjidhjen ideale për jetën, ia presim hovin potencialit natyral që mbart individi. Arsimi duhet t’i shërbejë shoshitjes dhe nxitjes së prirjeve natyrale të njeriut dhe jo ta mbajë peng të ideve se njeriu vlen vetëm po të kalojë të gjitha hallkat e arsimit. Edhe sot e kësaj ditë kjo përmbysje e rendit natyral, krijuar prej arsimit masiv, ka sjellë mjaft probleme me punësimin e të arsimuarve, ndërkohë që nevojitet më shumë prakticitet sesa rrahje e ujit në hava.

Bëma e parë e Mahmud Nedim Pashës ishte të hiqte qafe të gjithë ata ministra e guvernatorë, që kishin bashkëpunuar me Aali Pashën, si dhe të gjithë ata funksionarë të tjerë, që kishin qenë të përkushtuar në shërbim të shtetit. Ai i uli në rang ose i syrgjynosi pa kurrfarë argumenti ose ndofarë hetimi. Emëroi dhe riemëroi njerëz të tjerë në detyra të ndryshme në mënyrën më të gabuar e pa lidhje me punën. Ai që kishte qenë Guvernator i Përgjithshëm në periudhën e Aali Pashës, pa kurrfarë arsyeje konkrete, emërohej guvernator i thjeshtë. Po ashtu, njerëzit sapo emëroheshin guvernatorë, pa filluar nga detyra, transferoheshin gjetiu. (Vlora, Ismail Bej: 103)

Vlera e qeverisjes varet nga personaliteti dhe vizioni i qeveritarit. A ka për qëllim t’i shërbejë zhvillimit dhe forcimit të vendit apo ka për qëllim të mbledhë rreth vetes aparatçikë që përmes temenarave përpiqen të përfitojnë sa munden nga pozita që fati u pati shkruar të kenë? Kushdo që ka për qëllim pushtetin vetjak, është e sigurt që rreth vetes nuk ka për të patur të zotët, të mirët, ata që e duan vendin dhe zhvillimin e tij. Me pushtetin që i jep të qënit në institucion, për të mërzitur dhe larguar nga punët drejtuese të padëshiruarit, nuk i trajton sipas meritave dhe aftësisë, ndërsa të preferuarit emërohen sipas afërsisë personale. Kjo mënyrë të qeverisuri në mos pështjelloftë shtetin, e nis rrugës së rrënimit nëse nuk ndalet në kohë. Ngritja ose ulja në detyrë e njerëzve që i shërbejnë me dashamirësi e drejtësi shtetit, nuk mund të bëhet sipas tekave dhe humorit të qeveritarit. Pushteti është përgjegjësi dhe jo instrument tekash individuale e plotësim interesash meskinë.

Me t’u kthyer ne Filipopol, me ne erdhi edhe Baringu, me cilësinë e komisionerit anglez, dhe, të shoqëruar prej tij, pak ditë më pas përshkuam viset e tjera të Qarkut të dëmtuar në rajonin e Kalloferit dhe Derbent Klisurës (kryengritja bullgare dhe shtypja e saj)… Ndonëse detyra e tij ishte të vëzhgonte nëse komisioni po punonte si duhet, ai shpesh qe i shtrënguar të merrte pjesë në diskutimet – çka për ne të gjithë ishte krejt e natyrshme. Baringu, duke qenë i pari ndër të huajt, dhe pasi kishte parë me sytë e vet rezultatet e tmerrshme të këtyre masakrave, e pasi kishte hartuar një relacion të mbështetur në mbresat e trtishtuara që kishte marrë me vete, e quante veten të detyruar të mbronte konkluzionet e veta sa herë që nga hetimi dilte se ato duhet të ishin më të buta ose duheshin ndryshuar. U pa se kishte vetëm një dëshirë: të vërtetohej pikëpamja e tij dhe të mbështeteshin rekomandimet e tij. Mirëpo ne, që prapa kësaj e mbi të gjitha shihnim humnerën ku Perandoria po binte nëpërmjet ngjarjeve të tilla të tmerrshme, e quanim detyrë patriotike të zbulonim me çdo kusht shkaqet e kryehershme, në rrënjë; dhe, duke pasur parasysh se qe e pamundur të lihej në hije ajo çka nuk mund të lihej, të përpiqeshim sidoqoftë të zbutnim pasojat. (Vlora, Ismail Bej: 155-156)

Sado i mirë të jetë i huaji, ai kurrë nuk mund ta dojë vendin tënd më shumë se ty. Shtetarët e vërtetë nuk kanë pse t’i varin shpresat tek raportimet e të huajve për vendin e tyre. Nëse e duan vendin me gjithë zemër dhe mendojnë për çuarjen para të tij, do të duhet të mbrojnë dinjitetin e vendit të tyre dhe jo të shkojnë si hija pas të zotit e të pranojnë çdo raportim nga të huajt për vendin e tyre, kur ky raportim nuk është i bazuar në shkaqet reale të situatave apo gjendjeve, por mbi ndjesi të caktuara, sepse ndjesitë përballë fakteve nuk vlejnë. Përballë të huajit nuk ka pse të ketë komplekse inferioriteti, edhe pse mund të jetë përfaqësues i një shteti të madh. Dashuria ndaj vendit e popullit që i përket nuk mund të zhbëhet vetëm që të fitojmë simpatinë e të huajve. Shtetari i mirë nuk rri e bën sehir teksa vendi merr rrokullimën. Ai përpiqet të gjejë rrënjën e së keqes dhe të kurojë me sa të mundet problemet që cenojnë mbarëvajtjen e punëve të popullit.

Gjatë kësaj periudhe jo të shkurtër të qeverisjes sime në Bolu ndjeva gëzim të madh, që kisha mundur të zgjoja te popullsia e vendit një vetëdije për të drejtat e tyre, duke u dëshmuar atyre se autoritetet shtetërore dhe përfaqësuesit e zgjedhur nuk ishin tjetër veçse mjet në shërbim të tyre. Duke qenë se në të gjitha periudhat kisha qenë i hapur për të gjithë ata që donin ndihmën dhe këshillën time, dhe që nuk më ndaheshin pa ua zgjidhur problemin, unë u bëra një lloj mbrojtësi ose babai i të gjithëve. I bija anembanë territorit të juridiksionit tim, edhe në qoshet më të thella madje, sepse doja të njihja gjendjen për vete e të gjeja rrugët për zhdukjen e shpërdorimeve – të cilat, në brendësi të vendit, mjerisht, nuk mungonin. (Vlora, Ismail Bej: 215)

Qeveritari duhet të jetë në shërbim të popullit. Ai nuk është zgjedhur ose vendosur në një detyrë për të shijuar privilegjet që të garanton posti, por për të realizuar në mënyrën më të mirë kujdesin ndaj të drejtave të nënshtetasve. Qeveritari i mirë njeh hallet dhe shqetësimet e njerëzve, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me ta dhe jo vetëm kur ia diktojnë rrethanat. Ai jeton e punon që të ndalë padrejtësitë dhe jeta e njerëzve të mund të bëhet më e begatë.

Sirisë i takonte të ishte vendi më i begatë e më i lulëzuar në lindje, si falë tokës pjellore dhe kushteve të mira për transportin dhe eksportin e prodhimeve, ashtu edhe falë zgjuarsisë dhe zellit për punë të banorëve të saj. Mirëpo, mjerisht, moskokëçarja e papërligjshme e autoriteteve, si dhe acarimi i popullsisë nga mungesa e sigurisë dhe nga taksat e padrejta, bënin që ky vend të ishte jashtëzakonisht i prapambetur. (Vlora, Ismail Bej: 238)

Një shtet mund të ketë pasuri natyrore të shumta, pasuri nëntokësore të shumta, klimë të begatë, njerëz të mirë e punëtorë, por nëse bie në duar të qeveritarëve jo të zotë, të paaftë dhe më qëllimin për të zhvatur nga financat publike në favor të xhepave të tyre, atëherë vlera e potencialeve që ka ai vend shkon drejt zerimit. Kapitali më me vlerë që ka një vend është qeveritari i drejtë. Kush është i drejtë, do të jetë edhe i mirë e dobiprurës për vendin dhe popullin. Në të kundërtët, ai shtet dhe ai popull do të njohin vetëm probleme, shqetësime e vuajtje.

Ligji për koncesionet u jepte carte blanche ministrave për të dhënë koncesione pa u verifikuar nga parlamenti. Tarafe të ndryshme të bashkuar nga krerët më me influencë të Partisë së Bashkimit interesoheshin, disa për koncesionet që u duheshin dhënë francezëve, disa amerikanëve e disa të tjerëve, por çështja kryesore mbetej ajo e hekurudhës së Bagdadit. Meqë isha kundër parimit të garancisë sipas kilometrazhit, unë doemos do të dilja kundër marrëveshjes me të cilën qeveria merrte përsipër një herë e përgjithmonë të paguante një garanci aq të rëndë për vijën hekurudhore, që do të ndërtohej nëpër ultësirën deri në Bagdad, në një kohë kur ajo kishte plotësisht të drejtë të mos e pranonte këtë garanci dhe të bënte të ndërtohej me shpenzime më të pakta. Fushata ime kundër këtij projekti ishte me karakter logjik, ekonomik e patriotik, mirëpo të gjithë anëtarët e Kabinetit, duke filluar me Vezirin e Madh, dhe të gjithë përfaqësuesit e Komitetit në parlament u bënë grusht e të vendosur kundër mosmiratimit prej meje. (Vlora, Ismail Bej: 393-394)

Investimet e huaja janë të domosdoshme për zhvillimin ekonomik të një shteti. Thithja e këtyre investimeve duhet parë gjithmonë në prizmin e interesit të përgjithshëm të popullit. Arka e shtetit nuk është arka private e pushtetarëve. Të ardhurat nga taksat që njerëzit i nxjerrin më shumë mundim dhe ia dorëzojnë shtetit për mbarëvajtjen e punëve, nuk mund të luhen në tavolinën e interesave meskinë, ku secili nxiton të përfitojë copën më të madhe të tortës meqë i erdhi rasti në dorë. Fakti që paratë paguhen nga taksapaguesit dhe jo nga xhepi personal nuk duhet të ushqejë babëzinë e qeveritarëve, që është porta e fatkeqësive të një populli. Kushdo që punon drejt, nuk e ka të lehtë në një mjedis të babëziturish. Detyra duhet kryer me përgjegjshmëri e ndershmëri për t’i shërbyer popullit dhe rezultatet e punës le t’i vlerësojë koha.

Lypset pranuar se AbdylHamidi ndiqte çdo lëvizje të shqiptarëve më vëmendje të madhe, për arsye personale a politike qoftë dhe kurrë nuk la pa i trajtuar me seriozitetin më të madh kërkesat dhe ndjeshmëritë e këtyre shtetasve. (Vlora, Ismail Bej: 410)

Si njeriu që shpesh ishte në audiencë personale me sulltanin AbdylHamid, Ismail Bej Vlora kishte dhe kundërshtitë e mospajtimet e veta me qëndrimet e sulltanit për reformat në qeverisjen e Perandorisë Osmane. Këshillat e Ismail Beut drejtuar sulltanit në përkujtesën e 1897, (Vlora, Ismail Bej:435), tregojnë se edhe pse propaganda e kohës në shtypin europian e paraqiste si sulltanin e kuq, kritikat dhe qëndrimet e kundërta mund t’i shpreheshin hapur sulltanit, jo pa ndonjë rrezik, por edhe të pranuara e vlerësuara nga sulltani. Ky pasazh na tregon qartë se shqiptarët, në periudhën e fundit të Perandorisë Osmane, morën një vëmendje të madhe, por pas rrëzimit të AbdylHamidit acarimi i tyre dhe kryengritjet e armatosura nuk shkonin kundër Perandorisë si shtet, por kundër politikave agresive të turqve të rinj që pasi morën në dorë pushtetin treguan se nuk e dëshironin dhe aq shpëtimin e Perandorisë ose ishin të dehur nga pushteti dhe mendonin se nuk do të rrëzoheshin kurrë, pandehmë që doli krejt e gabuar. Histori me propagandë nuk duhet të ketë.

Me të mbërritur në Londër, po atë mbrëmje, u ndjeva i gëzuar që gjendesha përsëri në atë atmosferë dashamirëse me të cilën kisha qenë mësuar dhe mora energji të reja për luftën time politike për të drejtat e popujve të Lindjes. Dashamirësia e çiltër e shfaqur prej njerëzve dhe shtypit britanik ndaj çështjes sonë kombëtare, si dhe pritja e ngrohtë që m’u bë nga ministrat dhe shtetarët e këtij vendi të madh, më lanë të shpresoja se të drejtat tona të padiskutueshme, të cilat nuk qenë aspak të papajtueshme me interesat politike të Evropës në përgjithësi, ose me ato të fqinjëve në veçanti, do të njiheshin nga Konferenca (Konferenca e Ambasadorëve në Londër, 1913)… Mirëpo dashamirësia e shfaqur për mua në misionin tim mbeti i vetmi ngushëllim për zemrën e thyer të Shqipërisë, kur mora vesh vendimin që kishte marrë Konferenca e Londrës. (Vlora, Ismail Bej: 422-423)

Simpatia për ndonjë fuqi të huaj nuk duhet të na bëjë të besojmë verbërisht në paanësinë dhe drejtësinë e saj. Ismail Bej Vlora kishte shpresuar shumë tek miqtë anglezë të rangjeve të larta në qeverisje, por si gjithmonë në realpolitikë ka vetëm interesa. Aty ku nuk priten fijet e interesave miqësia humbet. Diplomacia nuk njeh njerzillëk. Nëse do ta shtynim pak më tej këtë sjellje të diplomacisë, përcaktim më shterues për shtetin që humbet njerëzillëkun zor se mund të gjejmë tjetërkund, përveçse tek “Kështu foli Zarathustra”. Shteti është përbindëshi më i akullt ndër të gjithë përbindëshat. Në Konferencën e Londrës, por edhe para saj, dominoi pikërisht kjo ftohtësi, e cila u bë shkas për tragjedinë e popullsisë shqiptare dhe jo vetëm në hapësirën ballkanike. (Më gjerë shih, Vdekje dhe dëbim, Justin McCarthy)

Trajtimi i Ismail Bej Vlorës, si njeri me njohje të gjera në diplomacinë e Fuqive të Mëdha, miq të shumtë të rangjeve të larta në kancelaritë europiane, dhe kërkesave të tij për Shqipërinë, si gjë pa ndonjë vlerë, duhet të shërbejë si një mësim i madh për këdo shtetar shqiptar sot, që i duket vetja sikur ka prekur qiellin me dorë kur i shkel këmba në kancelaritë europiane ose tejatlantike. Vlera e burrit të shtetit nuk matet me shkallën e servilizmit dhe nënshtrimit ndaj të huajve, por me qëndrime dinjitoze dhe përpjekje serioze për të mirën e popullit që qeveris. /revistashenja/mesazhi/

Respekti i njeriut ndaj krijesave të tjera
Edhe kafshët janë një pjesë dhe amanet i kësaj jete sikurse njeriu, sepse ato kanë shpirt, ndiejnë dhembje dhe kanë nevojë për ujë dhe ushqim.

Po të shikojmë rrethin tonë, do të vërejmë se çdo gjë është krijuar me një llogari, sistem dhe masë. edhe nëse nuk e dimë shkakun, të gjitha krijesat që janë, me shpirt qofshin ato ose pa shpirt, që të gjitha kanë një qëllim dhe urtësi. Ta lëmë vetëm për një çast njeriun jashtë këtyre krijesave. E dimë se shumë krijesa dhe gjallesa jetojnë, si në tokë ashtu dhe në det. Një pjesë prej tyre, zvarriten, një pjesë tjetër ecin, një pjesë tjetër fluturojnë e një pjesë tjetër vazhdojnë jetën e tyre duke notuar në det. Secila prej tyre, të gjitha ato i sigurojnë rrethit dhe botës që jetojmë, lloje të ndryshme vlerash. Jemi dëshmitarë të llojllojshmërisë së tyre, ngjyrave të tyre, bukurive që kanë ato dhe të mënyrës së lëvizjeve të tyre. Në këtë mënyrë, bota e kafshëve dhe shpendëve është bërë një copë e jetës sonë të përditshme, prandaj jemi të obliguar që ta jetojmë dhe ta ndajmë botën me to. E edhe popujt e tjerë antikë, që kanë jetuar para nesh, kanë gdhendur, vizatuar dhe pikturuar fotografitë e tyre nëpër lisa, gurë, mure dhe nëpër shpella. Kjo tregon se ata u jepnin atyre një vlerë të madhe. E ka nga ato që një pjese të të cilave u kishin dhënë vlerë të tepruar dhe të gabuar përveç respektit, pra i kishin ngritur në shkallën e adhurimit të tyre. Në anën tjetër, këto krijesa përmenden shpesh në letërsi, poezi, legjenda, mesele dhe tekste të ndryshme. Pëllumbi, bilbili, thëllëza, kali, deveja, elefanti, drenusha etj., janë disa nga ato që përmenden. Pa asnjë dyshim, gjatë gjithë historisë ka pasur hapa e qëndrime të ndryshme ndaj botës së kafshëve. Natyrisht, edhe Feja İslame, këtë aspekt nuk e ka lënë anash, dhe, si në kuran ashtu edhe në hadithe, trajtohet kjo çështje. Të kujtojmë se një pjesë e sureve – kaptinave të Kuranit janë quajtuar me emra të disa kafshëve. Këto janë: El-Bekare (Lopa), En-Nahl (Bleta), En-Neml (Buburreci), Ankebut (Merimanga) dhe Fiil (Elefanti). Në hadithe dhe në literaturën e jurisprudencës islame është cekur në mënyrë të hollësishme se si duhet të sillemi me to, cilat dhe kur mund të vriten, nëse na dëmtojnë; janë cekur se cilave prej tyre mund t’u hahet mishi e cilave jo, cilat mund të priten kurban edhe si duhet të theren, norma e kafshëve të ngordhura, zekati për to etj.. Për shkak të përmendjes së shpeshtë të kafshëve në ajetet kuranore dhe në hadithet e Pejgamberit a. s., ne duhet të dimë dhe të kujtojmë se edhe ato janë krijuar nga Allahu xh. sh. dhe se në krijimin e tyre ka bukuri të mëdha. Një grup nga këto kafshë, njerëzve u ofrojnë ushqime, shërbejnë për bartje e hipje, kanë vlerë pasurie, dhe nga të gjitha ka ndonjë mundësi shfrytëzimi. E në anën tjetër, është cekur se të falënderosh për këto begati, është një detyrë dhe obligim ndaj Krijuesit. Sepse ka një rëndësi të veçantë që njerëzit të kenë një rezervë gjatë përdorimit të tyre, dhe të njohin të lejuarën dhe të ndaluarën për to. Përveç kësaj, një pjesë e tyre, pasi mund të shfrytëzohen për kurban dhe zekat, prandaj njerëzit, përmes atyre, arrijnë afrimin ndaj Allahut xh. sh..

Ruajtja e të drejtave të tyre

Për fat të keq dhe me keqardhje, duhet të themi se zhvillimi i teknologjisë dhe dalja e saj në plan të parë, zhvillimi dhe ndërtimi i vendeve e qyteteve me një shpejtësi të madhe dhe spërkatja me ilaçe të ndryshme e kopshteve, ka ngushtuar mundësitë dhe u ka marrë kafshëve të drejtën e të jetuarit. E, në anën tjetër, duhet të dimë se çdo krijesë ka të drejtën e saj për të jetuar. Njeriu nuk duhet të ngurrojë assesi për të shfaqur dashurinë ndaj tyre, ashtu sikurse bëjnë me njerëzit tjerë. Të mos harrojmë se edhe të gjitha kafshët kanë cilësi dhe atyre u takon dashuria sikurse edhe njerëzve. Ato nuk duhet të keqpërdoren. Nuk duhet të dëmtohen dhe t’u bëhet zullum nga ne. Atyre nuk duhet t’ua ngushtojmë të drejtat e tyre për të jetuar të lira në natyrë. Këto kafshë dhe krijesa që janë të nevojshme për përkrahjen dhe ushqimin nga njeriu, duhet të ruhen dhe të gëzojnë përkujdesje. Këto nuk duhet t’i lëmë kurrsesi të etura dhe pa ushqime. Dhe as që duhen bërë lojëra apo prova fizike a psikike ndaj tyre. Këto veprime hyjnë në shkeljen e të drejtave të kafshëve. Vërejmë se në Historinë İslame, janë krijuar vakëfe dhe vende mbrojtëse për përkujdesjen e kafshëve. Po ashtu, nuk është sjellje e mirë që të bëhet gjahu ndaj tyre vetëm e vetëm për dëshirë dhe relaksim, ndoshta pa pasur fare nevojë për mishin e tyre. Nuk duhet të shkaktojmë në trupin e tyre dhembje dhe plagë e as t’i ngarkojmë me barra të rënda. Për këtë arsye, omeri r. a. i kishte dënuar ata që i kishin ngarkuar barrë të rëndë devesë. Edhe Omer ibni Abdul Azizi kishte nxjerrë një ferman që të mos ngarkoheshin kafshët me barrë të rënda, të mos rriheshin me mjete të forta, sikur janë: me gurë, dru, hekur etj.. Në anën tjetër, as juristët islamë nuk kishin lejuar dhe kishin dënuar rrahjen e kafshëve, lënien e tyre pa ushqim dhe ngarkimin e tyre me barrë të rënda. Është një detyrë dhe obligim i masës që të ndikojnë në shumëzimin dhe jetën e kafshëve. Nuk lejohet që ato të hidhen jashtë, të përzihen për shkak të forcës dhe të moshës. Derisa të jetojë, për kafshën duhen siguruar kujdesi, shërimi dhe siguria e saj. Më 15 shtator 1978 në Paris është shpallur Deklarata Ndërkombëtare për Të Drejtat dhe Mbrojtjen e Kafshëve nga UNESCO. Në këtë deklaratë, në nenet 9 e 10, është cekur se duhet të merren masa dhe siguri për mbrojtjen e tyre. Neni 9: “Është e obligueshme që të njihet e drejta e statusit të kafshëve. Çështja për sigurinë dhe mbrojtjen e kafshëve duhet të bëhet nga kujdestarët shtetërorë”. Neni 10: “Janë të obliguar t’ua bëjnë të ditur vendësve që nga fëmijëria, që t’i kenë në konsideratë kafshët dhe të kenë respekt ndaj tyre”.

Mëshirë dhe butësi ndaj tyre

Në mesin e shumë begative dhe të mirave të panumëruara që i janë dhënë njeriut, kafshët në veçanti zënë një vend të veçantë. Çdo gjë që merret prej tyre, sjell nga një dobi të veçantë.

Prej një pjese të tyre kemi dobitë për bartje, hipje dhe vajtje diku. Një pjese tjetër të tyre u shfrytëzojmë leshin, i shfrytëzojmë për ushqim ose përdorim lëkurën e tyre. E sa për dhembjen që kemi ndaj këtyre kafshëve, kjo as që diskutohet, sepse ne si njerëz ndiejmë dashuri ndaj tyre po dhe përgjegjësitë tona ndaj tyre. Me të vërtetë, ne duhet të kemi një respekt dhe mëshirë ndaj këtyre kafshëve, për të cilat nuk kujdeset askush, qofshin ato shtëpiake apo malore. sepse urdhri i Allahut xh. sh. dhe dëshira e Tij është që të jemi të drejtë dhe të mëshirshëm ndaj të gjitha krijesave. Ngase atributi i Tij si er-Raimu – i Mëshirshëm; shfaq mëshirën dhe dashurinë e Tij ndaj të gjitha krijesave të kësaj bote. Në lidhje me këtë, janë shumë me vlerë për ne këto thënie të arta të Pejgamberit a. s.: “Allahu e mëshiron atë që mëshiron tjetrin. Mëshironi ju ata që janë në tokë, që të mëshiroheni nga ata të qiellit”. (Ebu Davud, Edeb, 58.) Nuk mund të thuhet se sjellja dhe mëshira ndaj kafshëve në këtë botë moderne është shumë e mirë. thënë ndryshe, mentaliteti i sotëm është vendor dhe individual. mund të thuhet lirisht se ato që ceken në hadithe dhe zbatoheshin në historinë e jetës së myslimanëve, janë shumë më të mira. Sepse Pejgamberi a. s. ka thënë: “Një besimtar mëkatar, që i ka dhënë ujë një qeni të etur, Allahu xh. sh. ia ka falur mëkatet”. ( Buhari, Shirb, 9.) Kurse në një rast tjetër kemi momentin që na ka treguar Pejgamberi a. s.: ” Një grua kishte mbyllur një mace diku dhe ajo kishte ngordhur nga uria dhe etja, dhe për këtë shkak ajo ishte konsideruar nga banorët e Xhehenemit”.( Muslim, Selam, 151, 152.) Kemi edhe rastin tjetër kur Pejgamberi a. s. kishte parë se dikush i kishte marrë zogjtë nga foleja e tyre dhe se e ëma e tyre po qante nga dhembja për zogjtë e saj, e Muhamedi a. s. kishte urdhëruar që t’i ktheheshin menjëherë ata zogj në vendin e tyre, dhe e kishte dënuar atë që i kishte marrë. (Ebu Davud, Xhihad, 112).

Ruajtja/Mbajtja dhe kultivimi i tyre

Shpeshherë është diskutuar çështja nëse ruajtja apo kultivimi i kafshëve të bëhet në shtëpi apo jo. Dihet se në kohën e Pejgamberit a.s. një pjesë nga ashabët ruanin disa lloje zogjsh, si laraskë, kanarinë ose ndonjë tjetër si këto. (Buhari Edeb, 81, 112.) Në një transmetim tjetër theksohet se një ashabi tjetër i qe propozuar që të ruante një pëllumb apo gjel, për shkak se ishte ankuar nga vetmia. Sipas dijetarëve islamë, nuk ka ndonjë të keqe ruajtja e këtyre kafshëve a shpendëve, si macja, disa zogj që ruhen në kafaz, por me kusht që të mos shpërfillet kujdesi ndaj tyre e ato të lihen të etura e të uritura. Mirëpo, nëse bëhet kjo, atëherë duhet të kihet kujdes që të mos shqetësohet rrethi dhe ta mbrojmë mjedisin nga ndotja e tij. Mund të ruhet/të mbahet edhe qeni, për qëllim gjuetie. Mirëpo, nëse nuk ka nevojë të tillë për qenin, atëherë qeni nuk duhet mbajtur në shtëpi. Për fat të keq, jeta në kohën tonë është tkurrur dhe lidhjet farefisnore kanë f illuar të dobësohen, prandaj dikush vetmohet në jetën e tij personale duke iu shmangur të afërmeve dhe miqve. Kjo dukuri negative vjen duke u rritur çdo ditë e më tepër, dhe kjo ndikon negativisht tek individët dhe bashkësia. Krahas kësaj, çdo ditë e më tepër është përhapur edhe ruajtja/mbajtja e qenve nëpër shtëpi, si një formë argëtimi me ta. Në shikim të parë, kjo duket si respekt dhe dashuri ndaj kafshëve, por kjo sjell shumë dëme për rendin familjar, sepse në shtëpi mund të përhapen sëmundje dhe të bëhen dëme të tjera. E në anën tjetër këto sjellje, njeriun a dashurinë dhe respektin e tij, e drejtojnë në vende të gabuara dhe aty ku nuk duhet. thënë shkurt, edhe kafshët janë një pjesë dhe amanet i kësaj jete sikurse njeriu, sepse ato kanë shpirt, ndiejnë dhembje dhe kanë nevojë për ujë dhe ushqim.

Ato nuk kanë gjuhë, nuk mund të flasin, nuk mund të shprehen për diçka dhe as mund të ankohen për diçka. Nëse i ofron diçka, kafsha e merr, nëse jo – mbetet duke pritur. E në anën tjetër, secila nga kafshët ka një detyrim për të kryer ndonjë nevojë dhe funksion për njeriun. Mundi i bletës për mjaltë, apo i të tjerave që u hahet mishi, u pihet qumështi, i atyre, nga leshi dhe lëkura e të cilave kemi dobi … peshqit që notojnë në ujë, zogjtë që cicërojnë në degë të lisit, në ara e livadhe, insektet që shëtisin nëpër vende të ndryshme… Të gjitha këto Allahu xh. sh. i ka krijuar me një shkas dhe një urtësi për të marrë (njeriu) mësim. Në lidhje më këtë, në Kuran thuhet: “Allahu nuk ngurron të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkonjë a diçka edhe më e imët se ajo. Për sa u përket atyre që besuan, ata e dinë se ai (shembull) është i vërtetë nga Zoti i tyre, ndërsa ata që mohuan, do të thonë: (Shih: El-Bekare,26.)

Doc. Dr. Fikret Karaman

Përktheu: Mr. Zymer Ramadani

Dituria Islame 250