Siguria është një begati që Allahu begaton me të kë dojë prej robërbve të Tij. Allahu thotë në Kuran: “Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie, I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike! (Sure Kurejsh; Ajeti 3-4)”.
Frika është një natyrshmëri të cilën Allahu ka vendosur tek çdo njeri që ta ruajë atë. Ajo është thikë me dy teha. Nëse vazhdon të mbetet në mesataren e saj dhe në natyrshmërinë e saj, ajo e ruan njeriun nga shumë rreziqe. Por, nëse ajo kalon kufijtë dhe kalon në sëmundje atëherë do të shndërrohet në pengesa të pakaluara dhe do të pengojnë lirinë e jetës, e cila shpie në humbjen e fuqisë për tu ballafaquar me jetën. Frika ka definicione të ndryshme të cilat mund të përmblidhen në një rregull: “ frika është një reagim i fuqishëm i pa dëshiruar e cila rezulton me ndjenjën e ekzistimit të rrezikut dhe ndodhjes së tij”. Disa dijetarë kanë menduar se fëmia lind sëbashku me natyrshmërinë e frikës. Por, zbulimet e reja sinjalizojnë se frika tek fëmija nuk fillon para se ai ti mbushë gjashtë muaj. Nga kjo kohë fëmia fillon t’i shtohet ndjenja për frikë gjer në moshën gjashtë vjeçare që është periudha e pjekjes së mëndjes së fëmijës. Dijetarët kanë cekur se 90% e fëmijëve para moshës gjashtëvjeçare kanë frika të ndryshme që burojnë prej burimeve të ndryshme.
Shkaqet e frikës:
Frika e fëmijëve ka disa shkaqe që ndryshojnë varësisht prej personit. Është me rëndësi që të dijmë shkakun e frikës në mënyrë që ta shërojmë atë. Ka disa shkaqe që janë të përgjithshme të cilat mund ti përmbledhim në pikat vijuese: Frika ka mundësi të jetë si rezultat i miratimit të tepruar tek fëmija, ose kritika e teprua, apo ngurtësimi i tepërt. Kritika e tepruar tek femija zgjonë ndjenja të fuqishme të frikës në rrezikun e rrënjës së ndonjë gabimi, që në fund kjo shkakton që fëmija të humbë besimin në veten e tij. Ndërsa miratimi i tepruar e bën fëmijën që të dobësohet dhe e bën të pafuqishëm në ballafaqimin me këtë jetë, e cila shkakton ndijime të frikës nga çdo përvojë e re që kalon në të. Çështja ka nevojë për një peshore mes teprimit dhe mes neglizhimit apo mes miratimit dhe kritikës. Përvojat jo të mira nëpër të cilat kalon fëmija e në veçanti në fëmijrinë e tij të hershme. Këto situata dhe këto përvoja të dhimbshme mbesin të lidhura gjithmonë në mëndjen e fëmijës dhe pastaj gjithmonë e gjen veten të paaftë para situatave dhe para përvojave të ngjashme. problemet familjare dhe debatet ngjallin një frikë tek fëmija për të ardhmen e tij. Ndikimi tek të tjerët. Fëmija ka mundësi ta përdorë frikën e tij që të mbizotërojë ndaj prindërve dhe të tërheqë vëmendjen e tyre tek ai. Zakonisht ndodh tek ata fëmijë që prindërit nuk i kushtojnë rëndësi shumë të madhe apo e duan një fëmi më shumë se atë. Kjo formë në mënyrë të drejtpërdrejtë shkakton ekzistimin e frikës tek fëmija. Kështu fëmija mendon se frika është një metodë e mirë dhe e kënaqshme për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve. Dobësimi i trupit apo i shpirtit të fëmijës dobëson mbrojtjet psikologjike të fëmijës që pastaj fëmija ka frikë që të përzihet me njerëz. Frikat që i shkaktohen fëmijës. Në periudhat e jetës së tij fëmija më shumë ndërton mendimet e tij, mbi iluzione dhe largimin nga realiteti. Për këtë, tek fëmija në këto periudha më shumë ndikojnë faktorët e jashtëm sesa logjika e tij dhe të menduarit në çështje konkrete. Vperimi dhe hutimi i tepruar i prindërve e sidomos i nënës kur fëmijën e godet ndonjë e keqe. Një sjellje e tillë dhe një frikë e tillë nga nëna ndikon keq në sjelljen e fëmijës.
Lloje të veçanta të frikës dhe forma e ngadhnjimit ndaj tyre
Frika ndaj errësirës. Frika ndaj errësirës është një gjë e natyrshme që përballen me të edhe të vegjlit edhe të mëdhenjtë. Mendja e njeriut nuk ka mundësi të bashkëpunojë me atë që për të është e panjohur, ndërsa errësira është ajo që na bën të panjohur atë e cila na rrethon. Frika e fëmijës nga errësira është njëra prej shenjave të moskuptimit të plotë ndaj çdo dukurie me të cilën ballafaqohet njeriu. Fëmija me mendjen e tij të kufizuar nuk ka mundësi ta kuptojë se gjërat ekzistojnë edhe nëse ai nuk i sheh. Sepse gjërat janë prezente dhe ato nuk kanë mundësi të lëvizin vetvetiu. Fëmija nuk ka mundësi të kuptojë se errësira ëshë ajo e cila mbulon gjërat të cilat janë rreth nesh dhe ai nuk mund të kuptojë se ato ende ekzistojnë edhe pse ne nuk i shohim. Mjekja Xhin Berman e specializuar në shërimin e problemeve familjare në Kaliforni kur flet për frikën prej vendeve të errëta thotë: Televizioni është prej shkaktarëve më të këqinj të këtij problemi tek fëmija. Prindërit nuk kanë mundësi ta kuptojnë se sa ndikon tek fëmijët ajo që shfaqet në ekrane televizive prej fotografive dhe pamjeve të frikshme dhe trishtuese, përmes zërave dhe fantazmave apo tregimeve origjinale të frikshme. Të gjitha këto veprojnë si një faktor që ngjall frikën dhe i bën ato si ngjarje të vërteta me të cilat jeton truri dhe mendja e fëmijës. Por me kalimin e kohës dhe me rritjen e femijës këto frika pakësohen gjersa në vitet e fundit të fëmijërisë së tij ato humbasin.
Po ashtu biseda jonë me fëmijën dhe prania e jonë afër tij që të qetësohet pakson frikat ndaj errësirës. Frika ndaj shtazëve. Frika ndaj shtazëve është një lloj i frikës që ankohen shumë prej fëmijve të cilët jan mes moshës 2 dhe 4 vjeçare. Nuk është patjetër që fëmija të ketë ndonjë rast të veçantë me shtazët të cilat i ruajnë, që ai të frikësohet prej saj, ose të ketë parë dikë që ka pasur ndonjë të keqe prej shtazëve, por ajo është një periudhë në të cilën kalon fëmija si rezultat i papërvojës së tij dhe frika e tij nga çdo gjë që është e re për të.
Me pjekjen dhe rritjen e fëmijës këto frikëra largohen. P.sh. Fëmija i cili frikësohet prej maces kemi mundësi që t’ia largojmë këtë frikë dal nga ndalë duke i treguar se si i Dërguari i Allahut ka nxitur që të jemi të butë dhe të sillemi me butësi me këto krijesa. Frika ndaj vdekjes. Frika ndaj vdekjes është një gjë e natyrshme edhe nëse ajo gjindet tek të mdhenjtë. Të logjikuarit e fëmijës në këtë periudhë dhe mendimi i tij rreth vdkejes në këtë kohë, ka mundësi që të jetë joreal. Me rritjen e tij ai arrin ta kuptojë realitetin e vdekjes. Ai në moshën dhjetëvjeçare e kupton vdekjen si një dukuri. Kjo frikë ndaj vdekjes ka mundësi të jetë si rezultat i kalimit të fëmijës nëpër përvoja jo të mira rreth natyrshmërisë së vdekjes. Në shumicën e rasteve situata të tilla të vdekjes na shoqërojnë me të qajtura me britma, me vajtime, me pikëllime dhe kur fëmija sheh këto situata shkaktohet një frikë në shpirtin e tij ndaj kësaj dukurie. Ose ka mundësi që fëmija të humbë një përson që ai e ka dashur shumë dhe të gjitha këto ndikojnë tek ai që vdekjen mos ta kuptojë si një caktim prej Allahut.
Shërimi i frikës:
E para:
Prindërit duhet të jenë shembull i mirë në qetësim, në rehatim dhe të jenë të kujdesshëm në sjelljet e tyre para fëmijës i cili frikësohet. Të jetojnë jetën e tyre në gjendjen normale në mënyrë që ambienti familjar të jetë shkak në qetësimin e fëmijës dhe sigurinë e tij. Gjersa edhe në momentet e frikës së fëmijës prindërit janë ata të cilët duhet të qetësojnë dhe të flasin me të me ngadalësi ta pysin atë se pse frikësohesh?, të shprehin gadishmërinë për ta ndihmuar në këtë situatë dhe të jenë afër tij.
E dyta:
Të mundohesh të pakësosh ndijimet e fëmijës dhe ti kushtëzosh diçka me të kundërtën e frikës. Është rregull i përgjithshëm se ndjenjat e fëmijës paksohen prej frikës kur i shoqërohet temës së frikës me diçka e cila e gëzon fëmijën. P.sh. Nëse vendosim në dhomën e errët të fëmijës diçka që ai dëshiron si ndonjë çokollatë dhe ti themi atij shko në dhomë dhe mere këtë çokollatë.
E treta
Përpjekja dhe angazhimi për të biseduar me fëmijën rreth realitetit të vdekjes me një formë logjike bindëse dhe sqarimin se çfarë në realitet ndodh me vdekjen. Të mundohemi që t’ia sqarojmë fëmijës me një formë të thjeshtë që e percepton logjika e tij realitetin e vdekjes, ti tregojmë se si Allahu i ka krijuar njerëzit që ti sprovojë dhe se ai i cili vdes shkon në xhennet që të kënaqet në të, duke mos ja përmendur zjarrin dhe vështërsitë e tij, sepse në këtë kohë duhet që fëmijën ta inkurajojmë e jo ta kërcënojmë. Duke u munduar që fëmija të përdorë imagjinatën e tij për atë se si jetohet në xhennet.
E katërta:
Angazhimi i prindërve për ti sjellur fëmijës shembuj të mirë në veprimin me gjërat e frikshme të cilat nxisin tek fëmija ndjenjat e frikës. P.sh. Babai i cili frikësohet nga miu të mundohet që ta fsheh këtë frikë para fëmijës së tij dhe të mos e shfaq para tij.
E pesta:
Të angazhohen prindërit në pakësimin e përqindjes së frikës tek fëmija duke përcejllur me vëmendje strategjinë e jetës së fëmijës. Nëse fëmija frikësohet prej errësirës, babai ose nëna të mundohen të rrinë sëbashku me fëmijën. Pastaj të ulë dritën pak gjersa fëmija të ndjejë se babai është me të dhe se ai është në siguri. Ose të flejë babai me fëmijën në dhomën e tij dhe me derë të hapur pastaj për çdo natë ta mbyllë derën pak nga pak gjersa fëmija të mësohet të flejë në errësirë.
E gjashta:
Të mundohen që prindërit të mbjellin tek fëmija siguri në veten e tij. Një gjë të tillë mund ta arrijnë përmes lutjes tek Allahu për fëmijën. Po ashtu mund të arrijnë që të mbjellin tek fëmija siguri dhe besim në veten e tij përmes shprehjeve “Allahu është me mua”, “kam mundësi të ballafaqohem me këtë”, ose “ unë jam më trim”, ose duke i kënduar ajete të Kuranit si kaptinën fatiha, kul eudhu bi rabil felek dhe kul eudhu bi rabinnas që ti largohet ajo frikë. Ose të inçizojmë në një CD apo kasetë këto sure dhe tia vendosim çdo herë në dhomën e fëmijës kur ai të bjerë në gjumë që të ndiejë fëmija siguri dhe se Allahu është me të. Kjo gjithashtu i mundëson fëmijës në mësimin e këtyre sureve në të ardhmen e tij.
E shtata:
Prindërit duhet të angazhohen që të bisedojnë me fëmjën e tyre dhe t’ia shpjegojnë se frika është një gjë e natyrshme por nuk duhet të mbizotërojë njeriun dhe të humbë mendjen e tij.
E teta:
Të kenë kujdes prindërit mos të tallen apo ta marin për të madhe gjendjen e fëmijës me frikën e tij sepse kështu ne bëhemi shkaktar që fëmija të fshehë në të ardhmen frikën e tij që ka mundësi të ndikojë negativisht në psiqikën e njeriut.
E nënta:
Nuk duhet të tentojmë që ta obligojmë fëmijën me veprimin e një gjëje që ai nuk e do. P.sh: Mos të tentojmë që ta ulim fëmijën vetëm në errsirë nëse ai frikësohet. Sepse kjo ndikon që fëmijës ti futet edhe më shumë frika e jo ti pakësohet.
E dhjeta:
Ti edukojmë fëmijët tanë në trimëri dhe mos të turpërohemi prej gjërave që i frikësojnë. Është me rëndësi që tua mësojmë përmes fjalëve dhe veprave se frika është ndjenjë e natyrshme dhe ti nxisim për ballafaqim me gjërat që e frikësojnë. Po ashtu ndonjë herë duke i dhënë ndonjë dhuratë apo ndonjë lavdatë për ballafaqimin e tij me gjërat që e frikësojnë.
Në fund:
Nuk duhet të ndiejë fëmija se prindërit janë molisur nga frikat që i shfaqen atij. Po ashtu nuk duhet ta ndiejë fëmija se ata janë të hidhëruar me veprimet e tij, por duhet të veprojnë që të mbjellin tek ai ndjenjat e sigurisë në veten e tij.