Të Fundit
Instituti IDEA: DISA PARTI BLEJNË VOTA

Instituti IDEA: DISA PARTI BLEJNË VOTA

Kandidat të zgjedhjeve lokale në Ulqin, interesohuni për interesat e përgjithëshme të popullit dhe jo në arritjen e interesave të juaja përsonale.

Mjerisht, disa parti politike duke shfrytëzuar situatën e vështirë ekonomike të qytetarëve të Komunës së Ulqinit, në mënyrë dëshpruese po mundohen të blejnë votën e lirë të qytetarëve duke ofruar mjete të ndryshme materiale, dhe fatkeqësisht po arrijn sukses në këtë aspekt.

Ky veprim i partive politike është në kundërshtim me të drejtën e votës së lirë dhe të pavarur dhe në kundërshtim me parimet themelore të çdo shoqërie demokratike dhe si e tillë është e pa pranueshme për ne, dhe do të duhej të ishte e papranueshme për secilin subjekt apo kandidat i cili aspiron që të jetë i zgjedhur me legjitimitet të plotë, në pushtetin e ardhshëm të Komunës së Ulqinit.

Instituti IDEA apelon te të gjithë ata të cilët garojnë për mandatin e këshilltarit në Kuvendin komunal të Ulqinit, që me 26 Janar 2014, por edhe gjatë fushatës së tyre parazgjedhore, të respektojnë të drejtën e garantuar demokratike dhe ligjore të çdo qytetari për të votuar në mënyrë të lirë dhe të pavarur.

Departamenti i Institutit IDEA
Zyra për informim, Ulqin – Mali i Zi