Të Fundit
Instituti IDEA: muaji Janar, ndihma për skamnorët në komunën e Ulqinit

Instituti IDEA: muaji Janar, ndihma për skamnorët në komunën e Ulqinit

Në vazhdën e aktiviteteve humanitare, Instituti për Drejtësi, Edukim dhe Arsim – IDEA, si fillim të vitit 2015, gjatë muajit Janarë shpërndau ndihma për skamnorët e Komunës së Ulqinit me rrethinë.

Falë atyre që dinë të zgjasin dorën e ndihmës, Instituti IDEA arriti të përgatis pako me artikuj ushqimorë dhe t’ua shpërndajë skamnorëve nga Komuna e Ulqinit dhe, shpresojmë se sado pak do t’i zbusim hallet e bashkëqytetarëve tanë.

Ky aksion do të vazhdoj gjatë tërë vitit siç kemi bërë edhe viteve të kaluara, andaj çdo kush që dëshiron që të jetë bashkëveprues dhe të shtrijë dorën e solidaritetit dhe të ndihmës, atëherë ndihma juaj është e mirëpritur, na kontaktoni në këto të dhëna duke klikuar KËTU ose duke na kontaktuar përmes rubrikës në portalin tonë KËTU.

Instituti IDEA u është mirënjohëse të gjithë atyre që kontribuan në realizimin e këtij projekti dhe e lusim Krijuesin tonë Fuqiplotë që t’i pranojë sakrificat dhe kontributet e çdonjërit, duke i shpërblyer me të mirat e Tij në të dy botërat.

 

Departamenti i Institutit IDEA

Zyra për informim, Ulqin – Mali i Zi

2014-07-17 13.45.39 2014-07-17 13.45.49 2014-07-17 13.46.02 2014-07-17 13.46.07 2014-07-17 13.46.23 2014-07-17 13.46.36 2014-07-17 13.46.50 2014-07-17 15.37.25 2014-07-17 15.37.32

Lini një Përgjigje