Ditën e Dielë, datë 12.05.2019, në hotelin Mediteran në Ulqin, Instituti IDEA në bashkëpunim me komunën e Ulqinit realizoi konferencën me titull: “Ta ruajmë harmoninë ndërfetare”, ku mblodhi figura të ndryshme të jetës politike, deputetë, përfaqësues të pushtetit lokal dhe të institutcioneve tjera në vend, prijësa fetarë, si dhe të shoqërisë civile.
Të ftuarit në panel ishin prijësat e tri komuniteteve fetare të Shkodrës. Kisha Ortodokse, me në krye Atë Nikolla Petani, famullitar i Kishës Ortodokse Shkodër; Kisha Katolike – Imzot Angelo Massafra, arqipeshkv Shkodër i shoqëruar me Fr. Landi Jaku ofm përgjegjës i zyrës së Ekumenizmit dhe Marrëdhënieve Ndërfetare për dioqezën Shkodër -Pult; si dhe Myftinia Shkodër, ku i ftuar në këtë panel do të ishte Imam Muhamed Sytari, por në pamundësi që të marr pjesë personalisht, dërgoi përfaqësuesin e Myftinisë Shkodër, H. Fejzi Zoganjorin si dhe sekretarin e myftinisë teologon Lavdrim Hamja i cili lexoi kumtesën e Myftiut të Zonës Shkodër.
Tubimi kishte për qëllim temën e ruajtjës së harmonisë fetare si vlerë e cila duhet kultivuar me kujdes sidomos në këto kohë të trazirave globale. Herën e kaluar të konferencës sonë ishin të ftuar prijësat e bashkësive fetare të komunës së Ulqinit (KLIKO ALBUMIN), ndërsa kësaj radhë bordi drejtues i Institutit IDEA, përzgjodhi që të ftuarit të ishin prijësat e tri bashkësive fetare të Shkodrës, duke na ofruar mesazhet e tyre të bashkëjetesës dhe harmonisë fetare të Shkodrës, si djepi i kësaj harmonie.
Në emër të Komunës së Ulqinit, fjalën përshëndetëse e mbajti nënkryetarja e komunës së Ulqinit, Hadixha Gjoni. Gjithashtu organizimin e tubimit e përshëndetën edhe pjesmarrësit tjerë.
Pas konferencës u shtrua Sofra e Iftarit, “Sofra e Harmonisë Ndërfetare” në restorantin IDEA në Ulqin. Sofra e iftarit u përcoll me mesazhe pozitive nga tre komunitetet e lartpërmendura.
Këtë aktivitet e percollën mediat loKale si dhe ato nga rajoni, si, RTK e Kosovës si dhe Zëri i Amerikës.