Të Fundit
Instituti IDEA: TË RUHET HARMONIA NDËRFETARE NË ULQIN

Instituti IDEA: TË RUHET HARMONIA NDËRFETARE NË ULQIN

Me datën 02.12.2017, ditën e Shtunë, në Qendren për kulturë, Instituti IDEA realizoi konferencën me titull: “Ta ruajmë harmoninë ndërfetare”. Të ftuarit në panel ishin: Kryeimami i Ulqinit, Ali ef. Bardhi, Kryeimami i dikurshëm Rexhep ef. Lika, Prototorej i kishës ortodokse Sinisha Smiliq, Famullitari i kishës katolike dom Simon Filipaj si dhe Profesori i studimeve islame në Prishtin, prof.dr. Xhabir Hamiti.

Tubimi kishte për qëllim temën e ruajtjës së harmonisë fetare si vlerë e cila duhet kultivuar me kujdes sidomos në këto kohë të trazirave globale.

“Ulqini çdo herë ishte vend i kuptimit frutdhënës të feve dhe kulturave dhe kjo duhet të mbetet. Detyra jonë është që këtë thesar të madh të ja lëmë në amanet gjeneratave të cilat vijnë”, u tha në tubimin.

Në emër të Komunës së Ulqinit, e cila së bashku me Institutin “IDEA” e organizoi këtë tubim, fjalën përshëndetëse e mbajti nënkryetarja e komunës së Ulqinit, Hadixha Gjoni.

Organizimine tubimit e përshëndetën ministri në Qeverinë malazeze Mehmed Zenka, deputeti në Parlamentin shtetëror Luigj Shkrela dhe kryetari në Kuvendin komunal të Ulqinit Loro Nrekiq, e përveç të tjerëve i pranishëm ishte edhe deputeti Dritan Abazoviq.

Tubimin në fjalë e percollën mediat lokale si dhe ato nga rajoni, si, RTK e Kosovës si dhe Zëri i Amerikës.

2017-12-02 19.13.16 2017-12-02 19.17.34 2017-12-02 19.21.41 2017-12-02 19.25.49 2017-12-02 19.39.40 2017-12-02 19.39.47 2017-12-02 19.44.56 2017-12-02 20.10.51 2017-12-02 20.17.16 2017-12-02 20.32.57 2017-12-02 20.44.44 2017-12-02 20.50.17 2017-12-02 20.50.32 2017-12-02 20.50.52 2017-12-02 20.51.08 2017-12-02 21.05.52 2017-12-02 21.12.12 2017-12-02 21.20.30 2017-12-02 21.22.13 2017-12-02 21.26.52

FTESA PER TRYEZE 1