Të Fundit
Instituti IDEA: Telegramurimi për Kurban Bajram

Instituti IDEA: Telegramurimi për Kurban Bajram

Telegram urimi
Të nderuar besimtarë të besimit islam

Nesër është dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, ndaj na lejoni që në emër të bordit drejtues të Institutit IDEA të gjithë besimtarëve të besimit Islam t’ju urojmë festën e Kurban – Bajramit, me dëshirat më të mira për shëndetin dhe lumturin tuaj dhe familjeve tuaja.

Kurban Bajrami, është festë që ka në vete vlerën e sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë mes njerëzve, me vete bartë porosinë e mirëqenies dhe paqes mbar njerëzore.

Prandaj çdo njeri duhet të kuptoj se jeton për të bërë vepra të mira dhe për ta luftuar të keqën. Çdo njeri ka për obligim të promovoj vlera të dashurisë, të përhap respekt, harmoni dhe kënaqësi te të gjithë ata që jetojnë pranë tij, pavarësisht përkatësisë nacionale apo besimit që i përkasin.

Në këtë ditë feste madhështore thërras të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më human e solidarë, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri tjetrin, skamnorët, jetimët, të vetmuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojë.

edhe me këtë rast t’ju përkujtoj se festat tona mund ti bëjmë edhe më madhështore duke kultivuar marrëdhënie të mira fqinjësore, duke i tejkaluar mos marrëveshjet eventuale mes nesh, duke qenë të mëshirshëm ndaj fëmijëve jetim, ndaj familjeve të varfra, skamnorëve dhe duke respektuar të vjetrit, sepse këto janë parime Islame, që burojnë nga Kurani dhe thëniet e Muhamedit a.s.

 

Të dashur besimtarë!

Sofra e Bajramit është simbol që bashkon dhe ofron familjet mes vete, shton respektin dhe nderin mes besimtarëve, shton dashurin ndaj Krijuesit, rikujton falënderimin e vazhdueshëm që duhet të bëjmë për të mirat e dhuruara nga i Madhi Zot, i Cili thotë.

“Ne, vërtet të dhamë ty shumë të mira. Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!”.

Ruajtja e paqes së përbashkët është parim fetarë, është përgjegjësi e të gjithëve, megjithatë shumë nga fëmijët e vendeve të ndryshme neper botë ku sot mungon paqja, nuk mund ti gëzohen festës së Kurban – Bajramit, për shkak të dhunës e luftës. Sytë e këtyre fëmijëve janë përplot lot e frikë, dhunë, tortura e presion. Lusim Allahun xh. sh. që të largoi çdo kërcënim që e vështirëson sigurinë dhe paqen, dhe në botën mbarë të mbretëroi paqja dhe harmonia mes njerëzve.

Në fund më lejoni që edhe njëherë tua uroi festën e Kurban – Bajramit të gjithë vëllezërve e motrave tanë si në vendin tonë, brenda trojeve tona etnike, si dhe diasporës kudo që ata gjenden.

Urime festa e Kurban Bajramit !
E gëzofshim për shumë mote !

Departamenti i Institutit IDEA
Zyra për informim, Ulqin – Mali i Zi