Në një vendbanimi të vogël, të varfër rural, të gjithë po mbyten në borxhe dhe jetojnë me huamarrje. Papritur një turist i pasur vjen në qytet dhe hyn në hotel, vendos 100 dollar në banakun e pritjes dhe shkon të inspektoj dhomat në katin e sipërm për të zgjedhur një dhomë të përshtatshme.
Ndërkohë, pronari i hotelit përfiton nga rasti dhe merr njëqind dollarët dhe shpejt shkon te kasapi për të paguar borxhin.
Kasapi gjithashtu është i kënaqur me këto dollarë dhe nxiton me ato te tregtari i bagëtive për të paguar pjesën tjetër të detyrimeve të tij.
Tregtari i bagëtive, nga ana e tij, merr njëqind dollarët dhe ia çon tregtarit të ushqimit për të paguar borxhin e tij.
Tregtari i ushqimit të bagëtive shkon te shoferi i kamionit që e solli ushqimin nga një vend i largët për të paguar pagesat e vonuara.
Shoferi i kamionit vrapon me shpejtësi në hotelin e qytetit, nga i cili merr me qera një dhomë duke ngelur borxh kur arrin të dorëzojë ushqimin e kafshëve, për t’u çliruar nga lodhja e udhëtimit, për t’i dhënë pronarit të hotelit njëqind dollar për të shlyer borxhet e tij.
Pronari i hotelit kthehet dhe i vendos njëqind dollarët në banak përpara se turisti i pasur të largohet nga turni i tij i inspektimit të dhomave.
Turisti që nuk i pëlqeu standardi i dhomave zbret dhe vendos të marrë njëqind dollarët dhe të largohet nga qyteti! Asnjë nga banorët e qytetit nuk fitoi asgjë, por të gjithë i shlyenin të gjitha borxhet.
“Kjo është mënyra se si Shtetet e fuqishme kapitaliste menaxhojnë ekonomitë e botës.”
Përshtati Korab Hajraj