Kombi ynë si rezultat i fatit të tij historik, okupimeve, luftërave dhe sistemeve që e dhunuan dhe e shtypën atë, e ngadalësuan përparimin dhe zhvillimin e tij. Trajtimet që do të duhej të ishin tashmë të tejkaluara kombi ynë akoma ballafaqohet me to. Në këto momente që ndodhet kombi ynë sot janë mjaft të ndjeshme. Sot kombi ynë është në udhëkryqin e tij dhe ka nevojë për marrjen e orientimit dhe drejtimit drejt të ardhmes. Ky orientim dhe drejtim që do ta merr kombi ynë, do të përcaktoj fatin e tij në të ardhmen, fatin tonë si komb shqiptar dhe fatin tonë si shtete shqiptare, Shqipëri e Kosovë. Në funksion të këtij orientimi sot në kombin tonë, është duke u zhvilluar një luftë, por jo e dhunës, sot jemi në kohën e zhvillimit të luftës ideologjike. Sa e sa ideologji politike, kulutore e fetare sillen e pështillen nëpër kokën e kombit tonë. Sa e sa mendime intelektuale, analitike, politike e shkencore sillen nëpër gojët e kombit tonë. Sa grupe ideologjike, sa grupe politike, sa grupe fetare e sa grupe intelektuale janë duke u përpjek që ti servojn kombit tonë iden e gatshme veq për ta përbijt për orientimin që duhet ta marr.
Çdo grup shoqëror i organizuar është duke u përpjek që kombit tonë ti sjell modele që duhet ti pasojmë për të përparuar. Dikush sjell modele lindjeje e dikush perëndimi, dikush të majtën e dikush të djathtën, dikush konservatoren e dikush liberalen, dikush andej e dikush këndej, por a ka nevojë populli ynë për këto modele? A ka nevojë populli ynë, të jetë imitator dhe pasuses, a ka nevojë populli ynë të jetë i verbër në pasim? Pa dyshim që populli ynë nuk ka nevojë për imitim, pasim të verbër dhe të kërkojë modele të servuara. Populli ynë duhet që sekretin e përparimit ta gjej në veten e tij dhe të lej gjurmët e përparimit të tij në botën bashëkokohore.
Kombi ynë, zhvillimin e tij do ta gjej në shpirtin e tij, të ruajtur për shekuj, të skalitur në sprova, të ndërtuar në sfida, të pjekur në besim, të fuqizuar nëpër luftëra dhe të sakrifikuar në besim ndaj Zotit të Madhërishëm. Kombi ynë, nga ky shpirt kulturor nxorri inetelektualë, burrështetas, trima, humanista, dijetarë, patriota, shkencëtar, diplomat e politikanë të fuqishëm. Nxorri kuadro që i shërbyen kombit tonë, dhe kuadro që si komb i shërbyem historisë së njerëzimit. Bijt e këtij kombi që u gatuan me brumin e traditës kulturore dhe fetare ishin shtylla të lëvizjeve të mëdha historike, për vendin tonë dhe për shumë vende e shtete tjera. Burrat dhe grat e këtij vendi që u frymëzuan nga vlerat kombëtare dhe fetare të kombit tonë, shërbyen si udhëheqës dhe themelues shtetesh, Egjitptit e Libisë, shërbyen si kryevezira ( kryeministra) e ministra të Perandorisë së tre kontinenteve, Perandorisë Osmane, shërbyen si rektorë, arkitekt e dijetar, shkencëtar e reformator si, Hoxhë Hasan Tahsini (rektori i parë), arkitekt Sinani, Haxhi Ymer Prizreni ( reformator), Hasan Prishtina ( ideator), Hoxhë Hasan Masurica (shkencëtar e inovator) e shumë e shumë burra tjerë. Kombi ynë nga vlerat e tij nxorri, rilindas e patriot, dijetar e hoxhallar, sakrifikues dhe vizionar. Ajka e kombit tonë, e mishëruar me vlerat më të mira fetare e kombëtare, i rezistuan komunizmit që u përpjek me çdo mjet të dhunoj vlerat e tij shpirtërore dhe fetare. U përpjek ta izoloj nga njerëzimi dhe ta largoj nga mëshira qiellore, por asnjërën e as tjetrën shqiptarët se pranuan dhe çdo gjë nga vetja e tyre sakrifikuan për Zotin e madhërishëm dhe për të mirën e kombit të vet.
Vlerat që ka kombi ynë, janë vlera që e ruajtën këtë komb nga asimilimi fetar dhe kombëtar. Askush si ka larg kujtesës së tij luftërat ballkanike, kur sllavët me ushtri dhe klerik ortdokos u përpjeken t’ua ndërrojn fenë shqiptarëve të Kosovës. Shqiptarët ishin para dy zgjidhjeve, ta puthin kryqin dhe ta ndërrojnë fenë apo të vdesin për kombin dhe fenë. Shqiptarët e zgjodhën të dytën, të motivuar nga vlerat që shpirtërat e tyre i bëri statutja të sakrificës, dhe kombin e fenë nuk e ndërruan. Madje, shqiptarët ishin ata që para ekzekutimit, kërkuan të falin dy rekate namaz në shenjë të qart të përkushtimit jetësor ndaj Zotit dhe martirizimit të lart në shenjë vendosmërie në rrugën e Zotit. Këtë vlerë të lartë e trashëguan nga pasuria shpirtërore e shokëve të Pejgmaberit tonë, Muhamedit s.a.s. Mbi këto vlera, duruam për vite, u sakrifikuam për vite dhe luftuam edhe në luftën e fundit. Mbi këto vlera dhe mbi asnjë tjetër, nënat shqiptare i kanë nisë nëpër luftëra djemt e tyre. Askush nuk i ka nisë djemt e vet në luft për yllin e komunizmit e as për ideologji tjera, por i ka nisë me lutje te Zoti për të luftuar në emër të Zotit, për çlirimin e kombit!
Vlerat e kombit tonë për shkak të historisë dhe pozitës gjeografike janë një gërshetim vlerash lindjeje e perëndimi. Dhe mu për këtë arsye populli ynë ka kapital dhe pasuri të madhe shpirtërore për të gjetë vetë rrugën e zhvillimit, përparimit, sigurisë dhe paqes. Vlera e besimit në Zotin e Madhërishëm e skalitur nëpër shekuj e cila është ruajtur të populli ynë në ndërlidhmëri me vlerat e përgjithshmë hyjnore që ju dërgoj Zoti njerëzimit përmes Pejgamberit s.a.s. Vlera që nxitën dashurinë, drejtësin, paqen, mirëkuptimin por edhe guximin, vendosmërin, sakrificën dhe përpjekjen e vazhdueshme për të vërteten. Po ashtu kombi ynë në mënyrën më të mirë ka mundësi të përvetësoj edhe vlerat e dijes, artit dhe zhvillimit nga trashëgimia evropiane. Një komb, si kombi shqiptar që ka të formësuar dhe të ndërtuar me sakrificë identitetin kombëtar, që ka ruajtur me ngulm trashëgimin e vlerave fetare dhe që ka synimet dhe vizionet e ndërtuara europiane, ka kapitale të mjaftueshme kombëtare, kulturore, fetare e intelektuale të përparojë dhe të zhvilloj veten e vet. Me përparimin e kombit tonë, dhe me ruajtjen e vlerave tona në këtë përparim dhe integrim ne si komb krahas përfitimeve nga familja europiane do të jemi edhe kontribut dhënës në ngjyrimet e bukura shumë kulturore të Europës.
Abdullah Klinaku