Të Fundit
Kraja si “Tokë e shenjtë serbe”

Kraja si “Tokë e shenjtë serbe”

Derisa zona e Krajës po shpopullohet dita ditës, në territorin e saj po ndodh procesi i serbizimit të trashigimisë kulturoro-historike nga kisha ortodokse serbe. Që nga fillimet e pluralizmit, provokimet e ketij institucioni religjozo-politik ndaj banorëve të Krajës, nuk kanë të ndalur.Vlen të kujtojmë vitin 1989, kur gërmadhat e “Kishës së Krajës” u uzurpuan dhe u bekuan themelet për ringritjen e kishës ku kishte jetuar Gjon Vladimiri, si “monumentin e parë serb në Mal të Zi”. U bë edhe kërkesë për rikthimin e eshtrave të Vladimirit në Krajë, për ta shëndruar këtë vend si lokalitet pelegrinazhi për besimtarët serb.

Rethanat ishin të tilla që kjo kërkesë nuk u realizua,  por ky projekt akoma sot është shumë aktiv, dhe këtë e verteton fakti se cdo vit me 4 qeshor Kisha Ortodokse Serbe organizon mbajtjen e nje liturgjie ku provokohen banorët e kësaj zone me deklarata sic ishte ajo e vitit të kaluar, ku udhëheqësi i saj patriarku Amfilohije i fyente dhe mallkonte të gjithë ato që janë kundër “teneqes” së vendosur në majen e Rumisë.

Ky proces, por në mënyrë më të intensifikuar, po ndodh në ujdhesat e Liqenit të Shkodrës ku jane ngritur “komplekse kishtare serbe” me tendecë zgjerimin e tyre deri ne kufirin me Shqipërinë, dhe duke ju bashkangjitur objektin në Malin e Rumisë plotësojnë mbulimin e gjithë teritorit të Krajës.

Përballë këtij poshterimi institucionet shtetërore bëjnë shurdh-memecin ndersa në disa raste ishin edhe bashkëpunëtor. Situata ekonomike në Krajë po rendohet dita ditës dhe numri i banorëve po bie në mënyrë drastike, ndersa Kisha Ortodokse Serbe po intensifikon aktivitetin e vet. Pa hyrë në analizë historike se cfarë ishin dhe cfarë perfaqsojnë gërmadhat e këtyre objekteve (përvec objektit në Rumi i cili duhet hequr sa më parë sepse aty kurre ska egzistuar) ato janë pasuri e Krajës dhe nuk mund të përvetsohen,aq më pak nga Kisha Serbe. Ato duhet valorizuar si objekte kulturore,muzeale dhe si një atraktivitet turistik. Kraja ka nevojë për investime infrastrukturore dhe plane zhvillimore dhe jo për bekimet e Amfilohije Radoviqit me shokët e tij, të cilët bekonin kriminelet serb ne luftrat e ish Jugosllavisë.

Vlen te përmendet akti i një kranjani fisnik, që edhe përpos një shumë të madhe parash nuk nuk ja shiti pronën e vet këtij institucioni, por sa do ndiqet ky shembull dhe a do kenë fuqi dhe dëshirë organet shtetërore kompetente (të cilët këtë proces e kane miratuar me heshtjen e tyre ) të ndalojnë poshtersimin që po i bëhet Krajes dhe banorëve të saj…Sot vështirë të ketë vend për entuziazem !

Shkruan: Ilirian Koliqi

http://lajm.me/2015/07/06/kraja-si-toke-e-shenjte-serbe/

Kraja1 Kraja2 Kraja3 Kraja4 Kraja5 Kraja6 Kraja7 Kraja8