Ky tregim ka të bëj me një mësues për të cilin besohej se nuk ofendohet.
Një njeri arrogant kishte dëgjuar për këtë mësues të urtë dhe vendosi ta provokoj. Shkoi tek ai dhe filloi ta ofendoj dhe ta nënçmoj në të gjitha mënyrat. Megjithatë, gjatë gjithë kohës, mësuesi mbeti i qetë, asnjë muskul nuk i lëvizi. Personi arrogant nuk mund të besonte. Pas gjysmë ore, ai nuk mund edhe të shante sepse kishte humbur të gjithë energjinë dhe në fund vendosi ta pyes mësuesin.
“Unë i kuptoj ato gjëra shpirtërore tuaja dhe se ju nuk e keni dert çka mendojnë njerëzit për ju, mirëpo unë të nënçmova dhe ofendova, duhet të mësosh të luftosh për veten.”
Për të parën herë njeriu i mençur foli: “Biri im, a mund t’ju bëj dy pyetje?” Gjithsesi, tha personi.
Atëherë mësuesi i tha: “Nëse ti më sjell mua një dhuratë, ndërsa unë nuk e pranoj, kujt i takon ajo dhuratë?”
Personi tha: Nëse nuk e pranon, ajo edhe më tej më takon mua.”
Pastaj mësuesi vazhdoi: “E, tani biri im, nëse për mua ke ndonjë ofendim, ndërsa unë nuk e pranoj, kujt i takon ky ofendim?!