Gjumi: Sundimtari, urdhri i të cilit nuk refuzohet.
Uria: Pabesimtari, i cili nuk ka mëshirë.
Mrekullia: Shkalla e temperaturës që rritet, zvogëlohet dhe zhduket.
Dashuria: Jeta që është plotësisht e ndarë nga jeta e zakonshme.
Rënia në dashuri: Sëmundje e pashërueshme.
Brenga: Shpatë e ftohtë në brinjët e ngrohta.
Besueshmëria: Treni që të çon përpara.
Heshtja: Floriri.
Modestia: Thesari që nuk zhduket.
Shpirtligësia: Flakë pa zjarr dhe tym.
Fyerja: Sasia e mungesës së vetëbesimit.
Ndershmëria: Çelësi i duhur për zemrat më të egra.
Padrejtësia (zullumi): Errësirë mbi errësira (dhulumat fevka dhulumat).
Tradhtia: Fundi.
Toleranca (falja): Fillimi.
Miqësia: Monedhë e rrallë.
Frika: Mbytja në pishinë pa ujë.
Dëshira: Ngrohtësia.
Amaneti: Mesazhi i njerëzimit.
Mëshira: Një nga atributet e Allahut që ua dhuroi njerëzve.
Koprracia: Ruajtja e kursimeve për hajdutët.
Zemërimi: Çelësi i marrëzisë.
Urrejtja: Humbja (dështimi) i zemrës.
Pesimizmi: Mungesë besimi në Zot.
Durimi: Çelësi i lehtësimit dhe suksesit.
Përkthim: Miftar Ajdini Abdusamed Nasuf Bušatlić