Të Fundit
Kurani flet: Islami fe e paqes, dashurisë dhe vëllazërisë

Kurani flet: Islami fe e paqes, dashurisë dhe vëllazërisë

Ajetet kuranore që flasin dhe tregojnë se Islami është një fe e faqes, dashurisë dhe vëllazërisë:

“O ju që besuat, jetoni tërësisht në paqe, dhe mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik juaji i hapët.” (El-Bekare, 208).

“Allahu ju thërret për tek Shtëpia e paqes, dhe kënd të dojë e udhëzon në Rrugën e drejtë”. (Junus, 25).

“…kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit.“ (Maide, 32)

“S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).“ (Huxhuratë, 10).

“Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë. Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit.“ (Anfal, 46).

“Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do t’u krijojë (në zemrat e tyre) dashuri.“ (Merjem, 96).

„Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, po shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit.“ (Ali imran, 110).

“Ti merre të lehtën, urdhëro për mirë dhe hiqu prej të padijshmëve.“ (El-A’raf, 199).