Nga nëna e lodhur, për djalin e saj, i cili është i pamoralshëm:
O biri im, kjo këshillë e plagur e nënës të ngratë. E kam shkruar këtë letër, e turpëruar, duke u matur disa herë e duke menduar, duke e kapur lapsin disa herë, por lotët nuk më lanë, më pënguan lotët disa herë deri sa dhe zëmra më rënkonte.
O biri im, pas kësaj jetë të gjatë e kam parë se je njëri i drejtë, i mençur e i kujdesshëm. Kërkoj nga ti që ta lexosh këtë letër, e pasi ta lexosh, nëse deshiron, grise ashtu siç m’i ke grisur ndjenjat e zemrës time më herët!
O biri im, para 25 vitëve ishte një ditë e ndriçuar në jetën time, atëherë kur më lajmëroj motra medicionale së vërtetë unë isha shtatzënë. O biri im, të gjitha nënat këtë fjalë e kuptojnë mirë së ç’farë dua të them. Ajo ditë ishte e bashkuar më gëzim e lumturi, kur me to filluan dhimbjet e formimit të shpirtit dhe trupit tënd. Pas këtij përgëzimi të kam mbajtur nëntë muaj në barkun tim me gëzim e lumturi. Gjatë kësaj kohe jam ngritur më vështirësi, kam fjetur më vështirësi, kam ngrënë më vështirësi, kam marrë frymë më vështirësi… por mëgjitha këto vështirësi nuk u shuajt dashurija ime ndaj teje e as gezimi im ndaj teje. Por, dita ditës u shtua dashuria yte dhe malli për ty aq më shumë më merrte.
O biri im, të kam bartur lodhje mbi lodhje, dhimbje mbi dhimbje, u gëzosha me levizjet tua, me shtimin e peshes tënde, edhe pse kjo bartje ka qenë edhe më e rëndë për shkak të peshës tënde. Vërtetë, këto dhimbje kan qenë të gjata deri sa ka ardhur mëngjesi e unë nuk kisha fjetur tërë natën, e as sytë nuk më ishin mbyllur prej dhimbjeve dhe vështirësive, e prej frikës që nuk e përshkruan lapsi e që nuk mund t’a shpreh as gjuha. E kam parë shumë herë vdekjen më sytë e mi. Derisa erdh momenti të dalësh në këtë botë, dhe u përzien lotët e të qajturit tënd me lotët e gezimit tim, dhe këtu morën fund dhimbjet dhe plagët e mia.
O biri im, kanë kaluar shumë vite prej jetës tënde e unë të kam mbajtur në zemrën time, të kam pastruar me duart e mia, prehrin tim e bëra shtrat për ty, gjiri im ishte ushqimi yt. Natën nuk flejsha vetëm që ti të fleshë, kurse ditën u lodhësha që ti të gëzohesh. Pushimi im, çdo ditë ishtë të të shoh ty të buzëqeshur, e kënaqësia ime në çdo moment që të kërkosh nga unë ndonjë gjë të të pregadis, e kjo ishte kulmi i gëzimit tim.
Kaluan shumë net e dit e unë isha ne këtë gjëndje; shërbetore, pa të meta, gjidhënëse, pa u ndalur, punonjëse, pa pushuar… deri u rrite dhe u bëre djalosh. E kur tek ti filluan të dukën shenjat e burrërisë, fillova djathtas e majtas që të kërkoj një vajzë, të cilën e kërkojshe. Erdh koha e Martesës tënde, zemra ima gati sa nuk plasi dhe nga syri shpërthyen lotët; nga gëzimi për jetën tëndë të re dhe e pikëlluar për ndarjën tënde.
Filluan të kalojnë momente të rënda, tashmë sikur nuk je im bir, të cilin e njoh, më nuk me njeh dhe i ke harruar obligimet që i ke ndaj meje…!
Kalojnë ditët e unë nuk të shoh e as zërin nuk ta dëgjoj, e injorove atë që të ka rritur ty me të gjitha të mirat.
O biri im, une nuk kërkoj nga ti përveç diç simbolike, së paku me jep tek ti pozitën e shokëve të tu të largët, dhe pozitën e atyre që më së paku i rrespekton..O biri im, shpejto në pendim të sinqertë para se të bëhët vonë!
E lus Zotin e Plotfuqishem të na ruaj shoqërinë tonë nga mëkatët dhe gjunahet, të vazhdojë begatija e Tij ndaj neve, të na largon ndëshkimin prej neve, të na furnizojë me përkujtimin e Tij të shumtë dhe falënderim ndaj Tij, dhe adhurim të mirë, Ai, vërtetë ka fuqi mbi çdo send.