“Lënia e njerëzve në kthetrat e fukarallëkut dhe të mjerimit ka qenë objektiv i shumë qeverive të njëpasnjëshme në kohërat e shkuara dhe të mëpasshme.
Sepse mjerimi i masave është prej shtyllave, mbi të cilat ngrihet politika e zullumit dhe e territ.
Nga këtu është përhapur fukarallëku në Lindje dhe feja e njerëzit e saj u vendosën në shërbim të nxitjes së njerëzve ta pranojnë një gjë të tillë dhe ta justifikojnë.
Tekstet fetare që kishin lidhje me këtë gjë, u komentuan me një komentim të sëmurë.
Përmes kësaj, njerëzit harruan të drejta dhe detyrat e tyre; injoruan dynjanë dhe ahiretin e tyre.
Dhe, e konsideruan fukarallëkun në dynja rrugë drejt pasurimit në ahiret!”
_______________________
Shejkh Muhamed El-Gazali, nga libri: El-Islam vel-avda el-iktisadije / Nga: Lavdrim Hamja