Lajmëtari ec rrugës dhe bërtet:
“Kush dëshiron të martohet, ne do ti ndihmojmë të martohet!
Kush dëshiron të ndërtoj shtëpi, ne do t’ia bëjmë atë!
Kush është borxhli, ne do t’ia paguajmë borxhin!
Kush dëshiron ta kryejë haxhin ose umren, ne do ta dërgojmë! ”
Këto nuk janë deklarata të thëna në kohën tonë, në kohën e prosperitetit evropian dhe as në tokat e pasura me naftë!
Këto janë fjalët e lajmëtarit të qeveritarit të mirënjohur i cili e lëshoi këtë botë në moshën dyzet vjeçare.
I erdhën halifes Omer Ibën Abdulazizit me zekatin e tubuar, ndërsa ky ka thënë: “Jepni të varfërve!” Ata iu përgjigjën: “Nuk ka më të varfër në Ummetin islam”.
Ai u tha: “Pajisni ushtrinë me atë.” Ata u përgjigjën: “Ushtritë Islame po luftojnë në të gjithë botën”.
Mandej tha: “Martoni të pamartuarit”, ata u përgjigjën: “Kush deshi u martua, ndërsa ka mbetur akoma pasuri.”
Ai u tha: “Shlyeni borxhet e atyre që kanë borxhe”. Ata u përgjigjën: “Ne i kemi shlyer borxhet e të gjithë borxhlinjve dhe mbeten akoma të holla”.
Ai u tha: “Shikoni kush është borxhli nga hebrenjtë dhe të krishterët, dhe paguani borxhet e tyre gjithashtu.” Ata i shlyen borxhet e tyre, por mbeti akoma pasuri.
Ai u tha: “Jepni dijetarëve.” Ata iu dhanë njerëzve të ditur, por mbeti akoma pasuri.
Ai u tha: “Bleni grurë me të dhe derdhni mbi majat e kodrave, që të mos thotë dikush se zogjtë janë të uritur në vendet muslimane”.
Në të kaluarën ishim Ummet i madh, sot e vrasim njëri-tjetrin!
Zoti ynë, na shpëto nga kjo gjendje në të cilën gjendemi!
Vëllezërit e Jusufit, kur kishin dobi nga babai, ata thanë: vëllai jonë (ehana), ndërsa kur nuk kishin dobi, thanë: djali yt (ibnuke).
Sot ka ndërruar diskursi i shumicës së muslimanëve në bazë të interesit…
Kur sëmuret dikush që e duam, themi sprovë; kur sëmuret dikush që nuk e duam, themi ndëshkim.
Kur fatkeqësia e qëllon njeriun që e duam, themi se i ndodh ngase është njeri i mirë; ndërsa kur fatkeqësia e qëllon dikë që nuk e duam, themi ajo i ndodh sepse u ka bërë zullum të tjerëve.
Prandaj, evitoni gjykimet tuaja personale nga ajo që Allahu e ka caktuar!
Ne të gjithë kemi të meta. Sikur të mos ishte mbulesa (sitr) me të cilën Allahu na i mbulon mëkatet tona, qafat tona do të kërruseshin nga turpi i madh…”
Autor: dr. Zuhdija Adilović
Përktheu: Lutfi Muaremi