U rrita dhe zbulova se ilaçet dhe vitaminat nuk janë ëmbëlsira dhe lëngje.
U rrita dhe zbulova se gjyshi im më nuk do të kthehet.
U rrita dhe zbulova se ka shumë gjëra më të tmerrshme sesa errësira.
U rrita dhe zbulova se pas buzëqeshjes dhe qeshjes të nënës sime fshihej loti dhe dhimbja, ndërsa pas fuqisë së babait tim, ishte sëmundja dhe dobësia.
U rrita dhe zbulova se të gjitha problemet nuk mund të zhduken me dhurata dhe çokollata.
U rrita dhe zbulova se në të gjitha udhëkryqet e jetës sime nuk do të takohem me nënën time, e cila më mban për dore dhe më tregon si të kalojë.
U rrita dhe zbulova se unë nuk isha i vetmi që ndryshoi gjatë viteve. Prindërit e mi, gjithashtu po plaken dhe së shpejti do të largohen ose tashmë janë larguar.
U rrita dhe zbulova se zemërimi i nënës sime ishte dashuri, qëndrueshmëria e saj ishte dashuri, ndëshkimi i saj ishte dashuri.
Çdo herë që e rishikoj jetën time, unë mahnitem me të në çdo mënyrë të mundshme.
Le të më falë Pitagora, teorema më e vështirë nuk ishte teorema e Pitagorës, por ishte dashuria e nënës sime.
Le të më falë Platoni, por dashuria e nënës sime është ajo që e përbën shtetin ideal.
Le të më falë Isak Njutni, por nëna ime ishte qendra e gravitetit.
Le të më falë Tomas Edisoni, por nëna ime ishte llamba e parë e dritës në jetën time.
Le të më falë Roma, por të gjitha rrugët më çonin për tek nëna ime.
Le të më falë Zhuljeta, por nëna ime është dashuria ime e vërtetë.
Më falni, të gjithë ju, pa marrë parasysh sesa ju dua, gjithmonë nënën time do ta dua më shumë.
Nëse e keni nënën gjallë, përqafone, duane, jini në shërbim të saj, bëjeni të lumtur dhe luteni që ajo të bëjë dua (lutje) për ju.
Ndërsa, nëse nuk e keni gjallë, sikur unë, lutuni për të,
përkujtone, fëmijët tuaj le të dinë për të, dhe priteni ditën kur përsëri do të jemi një familje në kopshtet e xhenetit, amin.
Në shenjë përkujtimi të vdekjes së nënës sime, Allahu e mëshiroftë, si dhe të gjitha nënat tona.
Velid Besjuni; IslamBosna.ba
Përkthim: Miftar Ajdini